e hënë, gusht 25, 2008

The Gift of the Gab-Dhurata e Elokuences

te njihemi me legjendat irlandeze



Merita B. McCormack
Keshtjella e Blarney-t ne Irlande mbahet si nje nga vendet me famoze ne bote ,pasi ka nje gur special ne parapet qe thuhet se te jep dhuraten e perjetshme te elokuences,nese e puth ate. Ne gjuhen e Gelike thuhet " solabharthact' - ne anglisht thuhet :the 'Gift of the Gab'.
Qe te puthesh ate gur qe ndodhet ne fund te murit te keshtjelles,qe eshte mbi gremine, duhet te perkulesh nga mbas, sikur ben UREN dhe duhet ta puthesh ne ate pozicion se s'ka mundesi tjeter.Guri eshte ne nje pozicion te tille!
Origjina e ketij zakoni nuk njihet me saktesi, por fjala "blarney", do te thote , te flasesh urte e bute dhe ne qetesi, e te bindesh tjetrin, pra me shqip ...t'ja "mbushesh mendjen pa e ngritur zerin" ose ndonjehere perdoret edhe ne varjantin me cinik..."t'ia hedhe dikujt tjetrit me lezet pa e demtuar" pra te vendosesh paqe e te zbutesh nje mjedis bisede, pa ofenduar askend! Mbase origjina e ketij termi rrjedh nga premtimet e paplotesuara te Cormac MacDermot MacCarthy kundrejt Lordit President te Provinces se Munster-it ne fund te shekullit te 16-te.Ai e vonoi shume dorezimin e keshtjelles ndaj Kurores,

duke e mbajtur varur me fjale te buta ,qe njihet si "Blarney talk-Biseda Blarniane".
Keshtjella madheshtore, qe duket edhe me e madhe sepse eshte ne nje vend mjaft piktoresk, ne buze te nje gremine, u ndertua ne vitin 1446 nga Cormac MacCarthy ose sic njihet ne histori "The strong-I forti", ndoshta ne vendndodhjen e nje keshtjelle tjeter, qe ishte e banuar nga Lombardet, te cilet MacCarthistet i perzune. Kjo keshtjelle ka formen e germes L dhe ka pese kate, dy katet e poshtme kane mure qe jane rreth 2 metra te trashe. Sa me lart te ngjitesh ne keshtjelle ,aq me te holle behen muret,por aq me te gjera behen edhe dhomat....
Sekuneca ndertuese eshte pak e koklavitur, por kulla e holle qe permban shkallet dhe nje sere dhomash te vogla , duket sikur eshte ndertuar me perpara se stuktura tjeter.
MacCarthet e mbajten keshtjellen deri ne lufterat Williamiane, kur Donagh MacCarthy, Earli i katert Clancarty, mbeshteti anen qe humbi dhe keshtu ju konfiskua pasuria. Thuhet qe para se te largohej ,familja e hodhi gjithe argjendin ne lume... Pasuria u ble nga Sir John Jefferys, i cili ndertoi nje shtepi te stilit Gotik- aty, ne keshtjelle. Kjo shtepi u dogj rreth viteve 1820, por nje sere shkallesh gjysem rrumbullake ende jane aty.
Shumica e turisteve qe shkojne aty sidomos Amerikanet, habiten nga bukuria, kembengulin te puthin gurin qe te jep dhuraten e elokuences dhe kjo mori turistesh, natyrisht i sjell perfitim te madh Irlandez.
Nje burre i moshuar ne nje nga programet televizive se fundi"Visions of Ireland" kur gazetarja Laura Savini e PBS u ul te puthte gurin e Blarney-t, tha se ky gur ka ardhur nga Toka e Shenjte, Jeruslaemi pra qe ne kohen e Krusejdave e kane sjelle irlandezet per te sjelle fat dhe dhuraten e elokuences. A thua atehere Irlandezet nuk dinin te flisnin bute dhe embel! Nuk e besoj! Por serish Kush e di!!Keta femiejt e mij si gjysem Irish qe jane sigurisht kane "The gift of the Gab" sidomos kur duan lodra.... :-)


Nuk ka komente: