e diel, gusht 24, 2008

NJE GOTE ÇAJ NE KOPSHT



( Ese per Kasem Trebeshinen )


Roland Gjoza


Mendoj se ne art ka vetem nje kusht per tu percaktuar. Dhe ky eshte talenti. Ç' mbetet eshte rekuizite.Me rekuizite kuptoj dhe te tjerat,ato qe vine nga pas,,jo fort te rendesishmet. Me keto, jo fort te rendesishmet, luhet gjer ne fund.Do ta filloj me nje hyrje per tregim.Kasem Trebeshina,nje gjeni i pakuptuar dhe i perjashtuar, me ne fund u ftua ne RTSH.I kishin lene enkas nje ore te vone qe te mos shqetesonin te medhenjte,eterit e perjetshem te fjales.Ata duhet te kishin matur tensionin nderkohe,duhet te kishin pire ilacet dhe duhet te ishin futur ne tesha,te patrazuar.Dhe per fat ky rebel i pandreqshem, Kasem Trebeshina,gerrnjar i prape dhe fare i pa pertypshem,erdhi me vonese.Atij i punon mendja sa per shtate.Intuita e holle i thote shume gjera.Zerina Kuke,nje intervistuese e guximshme perplot sharm zbutes,e pret e vetme,ulur ne fronin e larte.Ajo nuk e fsheh gezimin qe ai ka pranuar,jo nga deshira,po nga furia diabolike e gjeniut per te bere sfide.Ajo ndjehet si mbi gjemba,thote here pas here dicka per shkrimtarin, per veprat e tij,jep shifra dramash,romanesh, poezish,qe gjithsesi nuk jane te sakta,se ato jane denuar te mbeten doreshkrime. Te mos botohen,thene me hapur.Ai u burgos tri here ne komunizem,ne kapitalizem po i burgosnin vepren.Zerina fliste ne pergjithesi, tejet e sakte,me elegancen e saj te perkore,qe sot ka humbur dhe priste.Ai po vonohej.Ishte nje suspans i sastesishem, po qe sherbeu me se miri per te terhequr gjer ne nje ngacmim nervor e padurim te skajshem vemendjen e shikuesit.
Me beri pershtypje nje kremastar.Cdonte ai aty? Ishte mizasena e pergatitur nga vete Kasem Trebeshina.Ai po hakmerrej me menyren e tij perplot spikame,pa fare diplomaci.E kuptova qe ai kishte pranuar te vinte,,jo per te brockollitur rreth kompleksit te madheshtise sic benin rendom shkrimtaret, po qe te leshonte nje nga ato bombat e tij.Dhe per kete do t'i sherbente ai kremastar.C' do te varte aty?Nderkaq kisha lexuar librin e tij te famshem,botuar ne Kosove 'Stina e Stineve" Me kishte mbetur ne mend romani i tij oruellian Odin Moldvalsen,padyshim nje kryeveper.Kisha lexuar romanin Rruga e Golgotes,me parathenie te At Zef Pllumit,qe e konsideronte nje novitet te pakrahasueshem, nje trajtim krejt tjeter te temes madhore te luftes clirimtare.Zhgenjim et e nje pertizani,te tradhtuar nga udheheqesit e tij.Kjo fryme e vertetesise pa cak,po te merrej seriozisht rrezonte ngrehinen 45 vjecare.Rroposte ata qe kishin rene per te fjetur.O,c'tmerr! Kush e ftoi,pse e merrni ne interviste armikun? Ishte viti 1994- 95.Ende viti i iluzioneve te medha.Ai qe i cenonte, padyshim ishte armik.Ah,Kasem Trebeshina,armik ishe,armik mbete,armik ne dy sisteme.Shtyheni emisionin,shtyheni nje ore me vone,te mos e shohe njeri Kasem Trebeshinen. Sepse,sepse, eshte ai ,ai,i krisuri,mosmirenjoh esi i PD, qe e nxorri nga burgu dhe i fali lirine,eshte ai, qe para dy vjetesh tha pa piken e turpit;Demokracia lindi,po lindi foshnje e vdekur.
E shtyne emisionin gjersa i zuri gjumi te medhenjte dhe po gerhisnin duke pare endrra te pangopur per lavdi.Erdhi lajmi;Ata po gerhasin per shtate pale qejfe.Dhe u dha urdhri;Te filloje! Kjo vonese perkoi cuditshem me vonesen qe kishte planifikuar vete Kasemi,per te krijuar suspansen e nevojshme,per te tendosur gjer ne absurd kureshtjen.Dhe ia arriti.Dhe une qe e pikasa lojen,ngaqe jam i ketij djall profesioni,mezi prisja te shfaqej sfidanti i lene vetem,enkas krejt vetem, pa kampionin ne ring.Ai s'duhej te fitonte,kurrsesi s'duhej te fitonte,se kalkulimet e bera ne labirinthet e vjetra te makines shteterore,nuk e lejonin kete gje.Kush tha se ishte fituar liria? Liria u leshua,po ama rrinte e lidhur.
Po Kasemi s'degjonte te vinte.E dija qe grindej me te gjithe,nuk i bindej regjisorit,qe i dukej nje karabush,nuk e perfillte drejtorin,qe jepte urdhra,do te shfaqej kur t'i thoshte ndjesia e tij dramaturgjike, e pagabueshmja ndjesi e tij.I jepja te drejte me mend,ndjeja keqardhje per te,nje keqardhje te madhe,se me dukej me fatkeqi ne bote.Mendoni vete;u burgos tri here per disidencen e tij te padiskutueshme ( mos duhet ta vrisnin qe te besohej perfundimisht? ) Po edhe ata qe vdiqen nuk fituan asgje.Lerini, ju lutem, te flene te qete te medhenjte.Kush tha qe ndodhen ndryshime radikale?Aspak. Ata qe ishin jane,po ndryshoi teksti.Do te thuhen gjera te tjera,vetem kaq.Pak mjegull here pas here,ben mire,ngrini mjegull,ngrini mjegull,qartesia vec zbulon tradhtine.Sa nopran,ky Kasemi,s'ben qe s'ben sikur,nuk i pelqen kjo fjale mashtruese, sikur, dhe vuan,vjen te dale ne ekranin e vogel ne oret e vona kur se degjon njeri.Po a shkon disidenca dhe ne demokraci? Sikur s'vete.Se erdhi goxha demokraci,pleshtat i hane kokat luaneve,c'feste! Keto i di te gjitha Kasem Trebeshina,i ka hedhur neper doreshkrimet mal dhe ju e keni te qarte se kur i ka shkruar ato, i gjori,ne vitet 50-60.Gjithmone e kane shtyre te ziun,shty e shty gjer ne kalendrat greke.Atje eshte ende, ne kalendrat greke,prandaj duket kaq nervoz,absurd, sureal,me nje kremastar,qe pret te varet dicka ne te, atje te froni ku do te ulet pas pak ai.Nje shkrimtar i madh i burgosur tri here nga komunizmi,qe demokracia nuk ia boton kurrsesi doreshkrimet. Nuk e ve ujet ne zjarr per te.Se ai kokeforte nuk i shkruan nje leter kortezie Presidentit, ta quaje,bie fjala,Linkoln, a Uashington,ndoshta me mire,ta shpalle Skenderbe,se eshte me e kollajshme per veshin e turmes,ai nuk di te falenderoje, te shkruaje per shembull,faleminder it qe po me rezervoni kohen tuaj te cmuar per te lexuar letren time,sinqerisht ju kerkoj ndjese,po ai ditezi,ben analiza diabolike se si do te bjere presidenti nga pushteti me duart te zhytura ne gjak.Po a behen keto thagma per presidentet e demokracise? Ka zera qe ai eshte i cmendur.Jo,, jo deri ketu,se bie ne mekat,thone disa te tjere.S'kane faj,demokracia s'u fitua,u dha.Prandaj duhet perdorur gjuha e kompromisit. Po ai kokemushke s'degjon nga ai vesh.
Kam qene ne shtepine e Kasem Trebeshines. Nje apartament i thjeshte te blloku Puna,afer kinema Dajtit.Na priti vetem.Sapo ishte kthyer nga Franca.Na tundi para syve nje leter.Ketu jane 100 mije dollare,te akorduar nga Franca per te vene ne skenen e Teatrit Kombetar nje drame timen dhe dy te Sartrit.Une u thashe se ne Shqiperi s'ka teater.Nuk pranova.Pse te pranoja,zoteri, ne vendin tim nuk me njohin,me injorojne.Isha ne Austri,me mbajten si shkrimtar te lire me parate e tyre,me botuan ne gjermanisht Odin Moldvalsen me titullin :Nje gomar ne Mars",ne Turqi me ofruan azil politik,ne Zvicer,gjithashtu, kudo u kam thene se nuk jam shqiptar.Pse te jem shqiptar?Ketu jo vetem qe s'te quajne shkrimtar,po te lene te vdesesh per buken e gojes.Me kane quajtur shkrimtarin me te madh disident te Europes Lindore.Kjo s'me ngroh.Kujtojne se me bejne qejfin.Edhe Evropa eshte e plakur si ato nenolet qe pine caj ne kopsht.Une kam thene gjithmone mendimin tim,u ka pelqyer,s'u ka pelqyer te tjereve.E kam shprehur.Nuk kam menduar tjeter e kam thene tjeter.Per kete luftova ne lufte.Kam qene me ushtrine clirimtare.Ne s'luftuam vetem per gjeografine dhe anatomine,po ne radhe te pare per demokracine e mendimit.Ketu u zhgenjeva.Ne kishim luftuar per te medhenjte, matrapazet e luftes qe te merrnin fronin,jo per popullin.Luftrat jane bere nga populli,po jo per popullin.Nuk e mbylla gojen para ketij fakti,se isha i zhgenjyer,tmerresis ht i zhgenjyer.Edhe Evropa nuk me kuptoi,ajo nenola e embel qe pi caj,me ofroi ngrohtesi,para, prehje,po nuk me kuptoi.Kur s'te kuptojne je ne vend te huaj.Une jam i huaj.Ju keni te beni me nje te huaj dhe une kam te bej me te huaj.Gjer ketu ka arritur demokracia.Ju me pyesni nese e kam patur te veshtire dhe si kam shkruar kaq shume.Zoterinj, matrapazet fituan paqen,une vazhdova luften.Isha dhe jam ne lufte.Do te vdes ne lufte.Kam shkruar vertet shume,po kjo s'me intereson,se po spekullohet shume me mua.Merren me disidencen dhe sasine e pabesueshme te veprave te Kasem Trebeshines. Ata le te bejne te tyren,une bej timen.Une jam nje nene,lind dhe mbroj.Si cdo nene.I drejtohem instinktit baze.I perktheja veprat ne anglisht dhe i shperndaja neper miq e kushurinj.Disa vepra qe ndodhen ne arkivat i Ministrise se Brendshme jane ne anglisht.Une beja nje letersi tjeter.Kunder rrymes.Po isha me kohen.Vetem se me vonohej publikimi.Ju e dini cdo te thote dalja e vepres ne kohen e vet.Kete shans e humba.Romane te viteve 50 presin vitin 2020,qe te botohen, kur Shqiperia te hyje ne Europe.Edhe atehere s'dihet.Po vepra e vertete reziston.Kjo me mban.E di kete fakt.Nuk eshte profeci.Une do te lexohem.Sot me ndalojne.Nuk duan.Nuk e duan Kasem Trebeshinen. Pse nuk e duan,gjejeni vete.
Sa nervoz qe ishte ai njeri,sa Kasem! O zot,uji merr formen e enes,ai ishte uje,po vetem i nje kohe ekstreme;shterngate s.Uje shterngate qe s'njeh ene,brigje,po merr c'gjen perpara,rrenon, rropos,shkaterro n c'i del ne udhes.Kjo ishte si te profetizoje, ftohte,gati pa shpirt, pa t'u dridhur qerpiku ( me ndjefte zoti! ) vdis Kasem,te te njihet vepra!
Po ai s'vdes qe te deshmoje se ende s'ka ardhur demokracia.
Keto me kujtoheshin duke pare ne ekran Zerinen e bukur dhe kremastarin e cuditshem.
Me ne fund Kasem Trebeshina u shfaq dhe une isha gati te duartrokisja. Ai ishte mjeshter i grafikes morbite dramaturgjike, i asaj kucke,qe s'i jepet kujtdo.Po vecse,ajo ishte robine e tij dhe i nenshtrohej sa here t'i tekej.Nuk u ul ne fron.Beri gjestin.Nje gjest familjar,qe se kishte vendin aty.U krijua nje nonsens e parodi e vogel,qe s'u percaktua,vec beri spikame e aq.Kasemi hoqi xhaketen dhe e vari ne kremastar.Tha; Te gjithe me mbajne per disident.Disidenca ime eshte kjo xhakete.Kush te doje le te vije ta marre.Qysh sot nuk me duhet me.Zoterinj, mos e harroni,une jam shkrimtar,po ju a perseris,une, jam shkrimtar.Kete se jap si nje xhakete, sepse e dua per vete.Pataj u ul ne fron.U drejtua nga ne qe po shikonim si guake.Tha serish i qete ( te medhenjte flinin per shtate pale qejfe,shikonin enderra boterore ) Shqiptaret jane patriote te medhenj,une ju them te mos jene patriote.Shyqyr qe flinin te medhenjte se do t'u binte infarkt nga keto fjale te tmerrshme.Ah, Zerina,c' bere,qe e ftove armikun e komunizmit dhe te demokracise, i le pa gjume shqiptaret e ndjeshem qe s'te falin per kete fjale te shenjte.E merrja me mend, se matane,ne ambjentet e televizionit, behej nami.Kasemi vazhdoi;Jemi i vetmi popull qe e do shkrimtarin me pende dhe me pushke,me karte dhe me palle.Po pse,xhanem,nuk mund te jete vetem shkrimtar, ai i gjore?Ky mentalitet tribal vazhdon.Mua sot me permendin disidencen dhe kinse me mohojne si shkrimtar.Ja ku e keni disidencen,ejani merreni,kujt i intereson,ju pres gjer ne fund te emisionit.Ejani merreni,zoterinj, eshte juaja kjo xhakete.
Ah,kjo drama,si ta ndrydh zemren,kur ate e perdor nje mjeshter.Ja, u ngrit kurthi i nje suspansi te dyte.Do te presim c'do te ndodhe me xhaketen.Pritem e pritem,po ate nuk erdhi ta merrte njeri.Gjynah, goxha xhakete! Po as Kasem Trebeshina shkrimtar nuk u shpall! Nuk duan.Jo une e ti,po te medhenjte qe flene.
Sa shume shkrimtare te medhenj ka sot Shqiperia.Lum si ky vend i vogel! Ik,ik,ik,i vetmi ze i frikshem qe degjohet per shkrimtaret, ik,ik,se s'me duheni me,o ngaterrestare te makllkuar,o mosmirenjohes, o tradhtare,,jeni shtuar shume,si qente bastarde...ik, ik..Dhe Kasem Trebeshina bredh neper Europe dhe pi nje gote caj ne kopsht.

Nuk ka komente: