e shtunë, gusht 30, 2008

Ne castin e shpirtit ........

Ne castin e shpirtit ........


Ne castin e shpirtit plot bore
Merzitem,trishtohem
Dhe s'kam si mbeshtetje njeri.
Deshira per jeten ma le ftesen ne dore
E une si ulkonje e uritur vertitem ne kotesi.
TE DUASH?!...
Por.. ...SI?
Por...Ke?
Te gjithe kane ftohtesi
Dhe une nuk e ve dot doren tek asnje.
Ne perjetesine gjalle-vdekur
Une ndihem me shume e vdekur se e gjalle.
Tek vetja kerkoj pak jete
Por asnje gjurme te saj nuk gjej.
E kaluara me gozhde trari me ka mberthyere
Trup e shpirt ne nje Golgote e vertete.
E vetmja gje qe me rri gjalle
Eshte renkimi im prej thellesie.
Pasionet?...Ah ..Pasionet jetime...
Ngelur ne mjegullen e vegimeve te largeta
Fiksim e nje te shkrete embelsie
Qe velet ne vetmine time.
Nga forca e dashurise, gjigandit shpirteror
Une jetoj e vdes me kenget e rinise
Si ne nje kortezh mortor
Qe tingellojne ne fundin e pafundesise.
I zbrazet duket horizonti,mbremjeve...
S'jam Balzaku!
Por hija e nje gruaje te vetmuar
Qe e lyere me benzol
Ndjen friken e flakes se nje cakmaku.
Fillova,e ndjej ,do hesht shpejt,
Me mendjen time do krijoj edhe pak,
Se vetem ate kam te lire
Se ne shpirtin tim
Rri si nje kapak
Gjalle - vdekja e nxire
Qe vetem shpresen se beka dot zap.
Merzitem,trishtohem.
Si s'paska per mua nje njeri te mire?!
Raimonda Moisiu
Hartford Ct USa
2006

Nuk ka komente: