
Fatmir Terziu
Një nga studiuesit më të njohur britanikë të natyrës, Richard Williams, më zgjoi diçka në mendje. Ndërsa ai përshkruan dëllenjat dhe bekon frutin e tyre, unë ndërmar udhëtimin imagjinar në vite, dhe kujtoj rakinë tipike shqiptare të prodhuar nga dëllenjat, që quhej në emrin e tyre “Junipers”, pra i shqipëruar disi në “Juniperus”. Një raki me një shije tipike, erë

Tek artikulli i tij i datës 31 Gusht 2008, Williams, thekson se sipas statistikave të tij aty rreth vitit 1953 zhvillimi i tyre në Shqipëri dhe në Kosovë ishte absolutisht i jashtëzakonshëm. “Piktura natyrale e saj kohe e jep Shqipërinë dhe Kosovën, si në një dritare jashtëzakonisht të shëndoshë natyrore,”- thotë Williams. Dhe shton se gati 14 mijë bimë dëllenjash ishin pamja e kësaj dritareje, që nënshkruante elementaren e një rruge natyrale tejet dobiprurëse. Në këtë pikë, sipas Williams, është me interes të shihet se dëllenjat e titulluara “Levin Down’s”, përpos emrit të zbuluesit të tyre, kanë qenë të mbrojtura nga armiqtë e tyre të përjetshëm, lepujt. Por kjo mbrojtje nuk vinte me ligj në Shqipëri. Nuk bëhej me gardhe, apo me ndonjë ngjashmëri. Gjuetia e lepujve ishte masive dhe varfëria e bënte njeriun të gjuante lepurin si burim ushqimi. Kështu ndërsa gjuhej lepuri, qëllonte me fat bima natyrale e bukur dhe dobiprurëse, dëllenja.
Dhe nëpër forume tashmë gjen dhe lexon edhe ngjashmëri në kohën që jetojmë. Brezat e rrinj, apo fanatikët e prodhimeve shqiptare shprehen se ata janë ndjekës të asaj që ka ndodhur dhe ndodh me fatin e prodhimeve shqiptare. Diku dhe dikush shprehet më qartë, por enigmatik: “akoma nuk e dike ti qe rakia e dellenjës është xhini, pra raki dëllenje dhe xhin është e njëjta gjë.” Nejse, pa komentuar në këtë thënie, se ajo ka problematikën e saj, le të shohim se ajo që lidhet me dëllenjën dhe frutin e saj është më shumë se lakmi për fatin e saj, për më tej një arsye për botanistët dhe shkencëtarët e kësaj fushe. Gjetja e rrugëve që lidhen me dëllenjën, natyrshëm zgjon edhe interesin për të. Është ndoshta koha të shikohet ekonomia dhe vlera e saj natyrale dhe ushqimore-kurative.
E ndërsa Williams e shtron këtë domosdoshmëri, fakti që sjedh ai është kuptimplotë. “Si dikur në Angli, bimët ishin të respektuara dhe përdoreshin për të shëruar sëmundje të ndryshme”, thotë ai. Ai thekson se dëllenjat ishin ‘mikeshat’ e grave. Të përdorura që nga mesjeta në Evropë, si një ilaç për abordin femëror, ata natyrshëm kuptohen se çfarë roli kanë patur në

Xhini është njohur si “shkatërimi i nënës’ (Mothers Ruin), duke shërruar të dyja, edhe shtatëzaninë, edhe hidhërimin, por që udhëheq drejt adiksionit. Nënat në veriun e Anglisë, shumë shekuj më parë, thuhet të kenë patur foshnja “poshtë drurëve shpëtues”, që nënkupton dështimin e fëmijës nga ngrënia e tepërt e dëllenjave. Gjithashtu, vaji që prodhohet nga dëllenjat, quhet “Savarin”, dhe prodhohet vetëm nga dëllenjat Evropiane, “Juniperus Sabina”.
Arsyeja që detyroi atë të mbjellë dëllenja në Angli ishte e lidhur me këto fakte. Ai kujton Kosovën, për këtë fakt, kur rregimi i atëhershëm ndaloi me ligj dhitë dhe delet nga kullotat pranë tyre. Kështu ai bëri edhe në Angli.
Sot mund të shohësh këto dëllenja të kthyera në kaçube pa vlerë. Por një punë dhe një përkujdesje ndaj tyre ua kthen imazhin e mëparshëm, aq të domosdoshëm.
Koleksioni më i madh

Pra një vlerë dhe një kujdes. Vetëm kaq për dëllenjat shqiptare. Për dhuratat natyrore që na i ka dhënë Zoti, dhe që të tjerët nuk i kanë por që me ngulm mundohen ti krijojnë. Mundohen ti mbjedhin se ua dinë vlerat dhe rëndësinë e tyre në dobi të njeriut, në një kohë që duhen respektuar si dikur.
Nuk ka komente:
Posto një koment