e shtunë, gusht 16, 2008

Murgesha që mund të bëhet shenjtore


Motra Elizabet, “Nënë Tereza” e kohës Viktoriane, në proces shenjtërimi

Fatmir Terziu


Një murgeshë që punoi në Mançester për të varfërit në shekullin e 19-të mud të jetë shenjtorja e rradhës e Britanisë së Madhe. Lajmi i publikuar nga gazetari, Mike Keegan, sqaron se motra Elizabet Prout ka hapur shkolla dhe ka dhënë ndihmë jete për mijëra gjatë revolucionit industrial në qendrën e bazës së qytetit të saj. Puna e saj, që u përqëndua përreth femrave të varfëra imigrante, e ka vënë atë në linjë për tu bërë femra e parë shenjtore në Britani për gati 40 vjet. Një dosje nga jeta dhe veprimtaria e saj është dashur që të realizohet për 14 vjet dhe tani i është dërguar Vatikanit, që mendohet se e ka vënë në plan të parë të procesit të kanonizimit. Nëse kjo bëhet, pra nëse i jepet drita jeshile, zyrtarët duhet të turren në Kili për të kompletuar hapin tjetër dhe të gjejnë provat e dy mrekullive që i janë kushtuar asaj.
Dy njërëz shumë të sëmurë, një burrë që lëngonte nga kanceri dhe një grua që vuante nga dëmtimi i trurit, është thënë se të dy janë kuruar nga motra Elizabet, pas lutjeve të saj. Motra Elizabet, që është quajtur “Nënë Tereza e kohës Viktoriane”, ka lindur në Shreësbury në vitin 1821, por u bë murgeshë në fillim të moshës së saj 20 vjeçare. Ajo ka qenë e vendosur në kishën St Chad's të Cheetham Hillit. Rrugëtimi i saj ditor nga Deansgate deri në St Mary's, the Hidden Gem, i dha asaj mundësinë e aprë të njohë të varfërit. Ajo dha mësime natën dhe hapi nëntë shkolla në zonë. Shumë që iu bashkuan dhe u ndihmuan prej saj ishin irlandëzët që ikën t’i shpëtojnë urisë së patates. Ajo thuhet se ka ndërtuar shtëpi.
Motra Elizabet krijoi “Passionist Sisters”, që ndihmoi fenrat të shpëtojnë nga varfëria me mënyrën e trajnimit të tyre, se si të jenë për veten e vet. Një nga motrat e Mançesterit, Ana Kuningam, ka qenë në procesin e kanonizimit dhe e përshkruan motrën Elizabet si një ‘pionier’. Motra Ana thotë: “ajo ishte ndryshe sepse solli njerëzit pranë punës së saj dhe i bëri të jetojnë, diçka që në atë kohë ishte ndryshe. Ajo ishte një person i zakonshëm që kishte ide të reja dhe shumë pasion”.
Ati Michael Walsh, zëdhënës për Dioqezën e Salfordit, thotë se në qoftë se ajo bëhet shenjtore, ajo do të jetë e para e Mançesterit, që nga koha e shenjtit Ambrose Barlow. Ai thotë se është kompliment të kesh një shenjtore lokale, që kontriboi për besimin dhe jetën e Mançesterit”.

Nuk ka komente: