e shtunë, gusht 23, 2008

A mund te krahasohet George W.Bush me Franklin Delano Ruzveltin?



(Marre nga revista prestigjioze "Newsweek")

Nga Raimonda Moisiu

Padyshim, eshte e padrejte dhe ende heret te krahasosh,nje president te ulur ne fronin e pararendesve te tij,vecanerisht ,kur atij nuk i kane mbetur as me pak dhe as me shume dy vjet e gjysem,te perfundoje mandatin e dhene nga vota e popullit,me po ata pararendes. Eshte mbase dyfish e padrejte te thuash se Xhorxh W.Bush,i cili duket se po eksperimenton ,me disa nga metodat e drejtimit te shtetit ,duke u bazuar ne metodat e Franklin Ruzveltit.



Franklin Delano Ruzvelt eshte ne listen e historianeve konservatore ,si nje nga presidentet me te suksesshem dhe me te perkushtuar qe ka pare historia e Amerikes.Por ,duke i vene prane njeri tjetrit te dy burrat e shtetit ;Ruzvelt & Bush, te hedhim pak drite rreth jetes dhe vepres se tyre,si:

Prirjet e Ruzvelt dhe Telashet e Bush -it!

Udheheqja e presidences nga Ruzvelti mund te ofroje edhe sot e kesaj dite ,disa ide te dobishme per --Shtepine e Bardhe ---e per ndokend qe eshte i intriguar nga misteret e lidershipit.Para se ata te uleshin ne fronin e presidentit te vendit ,Ruzvelt & Bush ,kane disa gjera te perbashketa:Ruzvelt studioi ne kolegjin e Graton-it dhe te Harward-it,ndersa Bush studioi ne kolegjin e Andover -it dhe Yale.Ruzvelt mik i ngushte i Curcillit,ndersa Bush ,idhujt e tij ,Ruzvelt & Curcill!..Ne zyren e Bush-it ,ne Shtepine e Bardhe ,ndodhet nje foto e Ruzvelt & Curcill.Rekordet e tyre akademike dhe vleresimet e miqve ,tregojne nje vleresim te barasvlefshem per te dy.Te dy u rriten dhe u edukuan nga nena strikte. Te dy kishin nje huq qe ju vinin nofka ,miqve te tyre.Te dy deshtuan ,per tu graduar oficere madhore,vuajten nga renjet dhe ngritjet e tregut ,nga kolapsi ekonomik,qe perfshiu Ameriken.Te dy kaluan kriza personale ,para se te beheshin guvernatore apo kryetar shteti.Por keto kriza do te linin gjurme te thella ne karakterin dhe stilin e tyre politik ,te drejtimit te presidences.Ruzvelt,ne moshen 39 -40 vjecare do te mberthehej nga semundja e polios,ne nje klinike e cila ishte ndertuar posacerisht per viktimat e polios.Aty'"i gjori doktor Ruzvelti",si i pelqente ta therriste veten e tij,do te tregonte hapur snobizmin e tij dhe do te mesonte si te komunikonte me njeres te rendomte ,njeres te thjeshte ,ate qe Bush sot e ben fare natyrshem.Ruzvelt ju dha force dhe kurajo dhe perterihu shpresen te pacientet me semundjen e polios si ta perballonin ate.Dy jave ,mbas shmangjes se nje atentati per ta vrare ,ne Majami ,ne shkurt te 1933,Ruzvelt morri mandatin e tij presidencial dhe me marifet nenshkroi nje dekret te cuditshem e te barasvlefshem ,ne nje faze tejet te veshtire ,kur pothuajse tere bankat e Amerikes ishin mbyllur,dhe milliona amerikane i kishin terhequr kursimet e tyre dhe qepur ne dysheke dhe jasteke. Kolapsi ekonomik kishte mberthyer Ameriken.Ne nje situate te tille kritike per vendin ,por edhe per presidentin,Franklin Ruzvelt me nje levizje te zgjuar ,por edhe me nje temperament "first class",duke patur ne konsiderate renjen shpirterore te amerikaneve,i adresohet kombit me nje fjalim miqesor e te zjarrte ,duke ju bere thirrje per te ndihmuar ne kurimin e ekonomise.Nje dite mbas atij fjalimi ,qytetaret amerikane qe kishin terhequr kursimet e tyre ,do t' i bindeshin presidentit te tyre me patriotizem,do te rreshtoheshin ne banka dhe do te ridepozitonin ,kursimet e tyre.Ky akt sa befasues dhe i mahnitshem i nje lidershipi "te rrembyeshem",deshmoi "momentin final",te nje politike moderne amerikane, deshmoi ate qe Ruzvelt :

SHPETOI KAPITALIZMIN & DEMOKRACINE ,ne pak jave.

Por ne kohen e sotme eshte shume e veshtire te injorosh veprimet e presidentit Bush ,pa i hedhur nje veshtrim presidences se Ruzveltit ,per te bere sinkronizimin e tyre.Bush ne moshen 39 -40 vjecare ,u mberthye nga "semundja" e alkolit .Bush do te abuzonte duke pire shume alkol ,qe do te tronditete marredhenjet e tij familjare ,ne vecanti me bashkeshorten e tij Laura.Bush do t'i duhej te shpenzonte shume kohe ne nje qender rehabilitimi,dhe me nje disipline te forte,do te hiqte dore nga alkoli.Devotshmeria e Bush-it ,per t'ju kthyer jetes normale -nje atribut i zakonshem per ata ,qe kane abuzuar me alkolin --i ben ata qe te adaptohen ngadale me rrethanat .Ruzvelti ishte nje njeri me shume epersi,.Shume demokrate u perpoqen ta ndalonin ate per te mos fituar ,si president ,me 1932 ,sepse ata e shihnin ate si nje njeri i paqendrueshem ,i rrembyeshem ,ne problemet, si ne Lidhjen e Kombeve dhe ne organizma te tjera.,Por duke e quajtur ate nje "eksperimentim te guximshem dhe kembengules" ,Ruzvleti eshte njeriu qe shendrroi :

EPERSINE NE PRINCIP!...

Kur Ruzvelti u perball me kolapsin ekonomik qe kishte mberthur Ameriken ,me 1933 ,ai po priste sa majtas dhe djathtas,e ne te njejten kohe po punesonte njeresit ,dhe duke ushtruar kontroll ne WALL STREET,per heren e pare,por gjithashtu po i rezistonte presionit per te nacionalizuar bankat dhe i ashper me taksat ,me shume se kurre ne 30%.Ashtu si Bushi ,edhe Ruzvelt morri nje pamje ekspansive te fuqise presidenciale,por ai nuk futi ne gracke ,Kongresin ,ashtu si beri Bush ,me pergjimin.Me 5 Mars 1933 ,dita e pare e plote e tij ne zyre,Ruzvelt u zbavit duke dhene nje fjalim ,legjionit amerikan,ne te cilin ai esencialisht krijoi nje ushtri te stlit Musolin ,per te mbrojtur bankat nga dhuna dhe anarshia.Ruzvelt ,beri nje draft ,qe i jepte te drejten atij per te thirrur veteranet e liruar nen arme.Ai do ju drejtohej veteraneve me keto fjale:_Une rezervoj te drejten ,t'ju therras ju ,nen arme ne cdo faze apo situate kritike qe mund te na konfrontoje NE!Kjo eshte nje thirrje diktatori.Presidenti i ri ,vendosi te marre ne varesi cdo gje Post Kongres,-bile e bente me arrogance ,por ishte i pafat ne realizimin e marrjes nen varesi te Gjykates se Larte.Ruzvelt nuk ishte nga ata qe te falte Menjehere sa morri mandatin ,ai deshironte dhe ja arriti ta bente ,duke marre njecerek milioni punetore krahu ,endacaket ,te papunet ata qe rronin me asistence sociale ,dhe i detyroi per te pastruar pyjet ,per te hapur toka per rruge ,ndertesa dhe ndertuar qytete dhe qendra vendbanimi.Te gjithe antaret e kabinetit e kundershtuan ,duke thene se kjo nuk mund te behej..Por Ruzvelt ,duke patur pjeserisht eksperience nga administrata e ish presidentit Wilson ,se deri ku e kishte fuqine ,ja arriti qellimit dhe kjo ndryshoi fytyren e Amerikes.Ne rast se Ruzvelt do te ishte gjalle kur ndodhi sulmi terrorrist me 11 shtator 2001,nuk do t'i duheshin, 4 vjet ,te ndreqte kompjuterat ,apo te merrte ne mbrojtje dhe te siguronte portet dhe fabrikat e kimikateve ,por vetem 4 muaj .Bush ,pas 11 shtatorit pati te njejtin moment,si "Ruzvelt stil",persa i perket oratorise dhe fjalimeve .Ruzvelt i perdorte fjalimet e tij te qetesonte te frikesuarit dhe te unifikonte kombin,Bush i perdorte fjalimet e tij ,per te rritur friken dhe per perfitim poltik.Ruzvelt ishte gjithashtu nje figure polarizuese.Pasuria e besdiste ate.Por ai dinte si te bente popullin per vete.Kur sfidat ndryshuan ,ai ndryshoi kursin,duke deklaruar :"Marreveshja e re",zvendesohet me "Te fitojme luften".Por ishte nje lufte e drejte e ne kohen e duhur .E themeluesi i Kombeve te Bashkuara ,mendonte se njeanshmeria eshte shkaterrimtare. Ndersa Bush perdori mashtrimin ,per te futur SHBA-te ne lufte.Ruzvelt me nje shkathtesi ,aftesi admiruese ,ai i beri qe te gjithe te punonin.Ai emeroi dy ose me shume njeres me te njejten detyre ,duke patur epersi mbi ta dhe ushtruar nje kontroll te rrepte e te vazhdueshem.Ndoshta jau solli ne maje te hundes ,por kjo i dha atij me shume opsione dhe fisnikeri politike.Bush ,deri tani ka vene perkushtimin mbi performancen ,ndersa Ruzvelt ka vene performancen mbi perkushtimin.Ndersa Bush e ka pare luften kunder terrorizmit si nje shans per perfitim partizan.Shume liberale e respektonin Ruzveltin ,edhe pse ai nuk morri ne konsiderate ndonje agende te tyre.Prirja e tij ishte :

Veprimi!

Ruzvelt kishte vullnetin per te bere kompromise ,shume me teper se kushdo ,e ne kohen e duhur.Per te dekretuar projektligjin per Numurin e Punes (Social Security),me 1935 ,ai e braktisi bazen liberale dhe perkrahu versionin konservator te projektligjit.Bile ,Ruzvelt kurre nuk do ta aprovonte planin e privatizimit ,ashtu sikunder beri Bush.Principi i tij besues ishte "kthim i garantuar",nje koncept me i thelle ,se "Siguria",dhe se mbrojtja nga terroristet.Ruzvelt perfytyronte nje komb ,nje vend qe kurre nuk do t'i linte problemet pas dore ,ne dore te fatit .Sot Amerika e re ,po gezon shume nga vlerat qeverisese te trasheguara nga presidentet ,te cilet e kane udhehequr ate dhe kane lene emer dhe bere historine e Amerikes.Nder ta eshte edhe ish -presidenti i Amerikes :FRANKLIN DELANO RUZVELT,njeriu i EPERSISE dhe i VEPRIMIT!.

Pergatitur nga : Raimonda Moisiu .Hartford CT USA.

Nuk ka komente: