Albert Zholi
INTERVISTA/
Një vajzë simpatike e dashuruar me aktrimin, autore e shumë roleve në komedi, telekomedi dhe telefilma, por që nuk e ka gjetur rrugën e menduar në skenë. Sipas saj, të qënit aktore në Shqipëri është një profesion i vështirë që kërkon shumë punë, shumë talent dhe përsëri rrugët e suksesit I ke të ngushtuara. Bukuria i ka vlejtur po aq sa dhe është bërë pengesë në realizimin e ëndrrave, pasi, ndonjëherë, në emër të bukurisë është kërkuar dhe kompromisi që është jashtë natyrës së saj. Dhe pse ka lujatur më shumë role në komedi, drama është më pranë zemrës së saj dhe aty tenton të realizohet në të ardhmen. Duke pasur parasysh se hapësirat brenda një Teatri janë të pakta për të realizuar dëshirat në skenë dhe në jetë (për të siguruar të ardhmen), mendon se një profesion i dytë tashmë do të ishte më i dobishëm. Në pamje e qetë, ajo fsheh përbrenda energji të cilat kërkon ti
shfrytëzojë në interes të së ardhmes dhe formimit intelektual. Politikën e sheh profesionin më larg se çdo profesion tjetër, pasi sipas saj politikane do të thotë që në shumë raste të mos jesh vetvetja.
Bukuria në Shqipëri është fatkeqësi
Meshkujt shqiptarë tremben nga dashuria
Për role na kërkohet dhe kompromis
Aktoret e reja nuk kanë hapësira
Realizime:
2003-Diplomuar në falultetin e Artit Skenik
-Imazhi i disa spoteve publicitare
-Organizatore dhe bashkpuntore e disa emisioneve të mëngjesit në TVSH si dhe në spektaklin “Telebingo Kombëtare” (1996-1999)
-Drejtuese e disa emisioneve kulturore në TV të ndryshme si dhe prezantuese në disa koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.
-Komedia televizive “Humor parlamentar” (2000)
-Telefilmi “Pas një lajmi” (2001)
-Prezantuese në “Miss Tirana 2002”
-Telefilmi “Pavioni zero” (2004)
-Komedia “Nderi I Kombit” (2004)
-Telefilmi humoristik “Uf të hëngërt mortja” (2004)
-Prezantuese në cirkun e Tiranës 2004-2005.
-Aktore dhe organizatore në emisionin “Ishte leje”, në Top-Chanel (2005-2006)
-Telefilmi humoristik “Më ka shku mendja me u martue” (2006)
-në monodramën “Apologjia e Sokratit” në rolin e Kurtizanes Teodota (2007)
Kur ka filluar dashuria juaj për aktrimin?
Unë artin e kam pasur dëshirë që kur kam qenë e vogël. Me kalimin e viteve fillova të merresha me publicitetin dhe me sfilata të ndryshme dhe kur kam qenë në gjimnaz kam filluar bashkëpunimin me TVSH. Aty kam filluar të merrem me programet e mëngjesit. Kjo ka qenë në vitin 1997 dhe ka vazhduar edhe në vitin 1998. Kështu më lindi ideja që të vazhdoja edhe shkollën për aktrim. Gjithmonë kam pasur pasion primar televizionin, por edhe aktrimi më ka pëlqyer.Për aktrim kam filluar Akademinë në vitin 1998 dhe kam mbaruar në vitin 2003.
Gjatë kësaj kohe a keni vazhduar në televizionin shqiptar apo në ndonjë televizion tjetër?
Gjatë kësaj kohe unë jam marrë kryesisht me prezantime emisionesh të ndryshme në televizione private. Jam marrë edhe me aktrimin, kryesisht në telekomedi, komedi, teatër dhe përvoja e fundit ka qenë drama.
Kur mbaruat shkollën ku u pozicionuat, çfarë rolesh keni luajtur në dramë, komedi apo në filma ? Kush janë këto role që juve ju kanë ngelur në kujtesë?
Të gjitha rolet më kanë ngelur në kujtesë, por, kur kam qenë nga viti i dytë apo i tretë i shkollës së lartë kam pasur rolin e parë, rolin e një sekretareje tek komedia “Humor parlamentar”. Eshtë realizuar në vitet 1999-2000. Ka qenë një telekomedi për televizionin “Klan” me regji të Leka Bungos, me aktorët më të mirë të humorist, si Roland Trebicka, Luftar Paja, Agim Bajko, Aleko Prodani dhe shumë të tjerë. Sekretarja ka qenë një vajzë provokuese, mikluese, koketë, që të tërhiqte vëmendjen e të gjithë parlamentarëve dhe të shihej si një vajzë e bukur që i duhej paralamentit. Një realitet shqiptar që do të thotë shumë.
Çfarë pa tek ju regjisori që ju ofroi këtë rol?
-Unë nuk mendoj se ishte ana e jashtëme. Pra në fillim ndoshat ishte kjo. Pasi duhej një vajzë tërheqëse simpatike, elegante, etj…(qesh). Pra nuk e di se cfarë pa regjizori që më përzgjodhi për atë rol.Nuk ka qenë zgjedhja ime.Unë e pranova këtë rol pasi lexova skenarin e bukur të Koço Devoles. Më tërhoqi sepse ishte shumë jetësore. Shumë praën realitetit shqiptar. Nuk kishte ekzagjerime. Karakteri ishte realizuar me mjeshtëri artistike. Të bënte për vete.
Pas këtij roli të suksesshëm , sigurisht keni pasur role të tjerë?
Ka qenë një telekomedi për televizionin shqiptar me regji të Arjan Çuliqit. Në këtë komedi kam bashkëpunuar me aktorët e talentuar Behar Mera, Rita Lati, Luftar Paja, Cekja. Aty kisha rolin e një gazetareje simpatike. Një rol i tillë m’u duk intersant. Gazetarët më duken si njerëz të një kallëpi tjetër. Sa të lirë, po aq të vështirë.
Eriselda dhe bota e spektaklit…
Kam qenë prezantuese e spektaklit “Miss Tirana” i vitit 2004, njëkohësisht kam qenë prezantuese jashtë Shqipërisë në Maqedoni, Kosovë për koncerte të ndryshme apo fushata elektorale. Kam punuar edhe si aktore në estradat e qyteteve të ndryshme si në Peshkopi. Ky bashkëpunim ka qenë vjet në muajt maj- nëntor kur kam pasur kontratën. Pra në këtë rast kam qenë edhe prezantuese edhe aktore.
Nga CV-ja juaj shihet se keni lujtur më shumë komedi. Ju pëlqeni më shumë humori?
Nuk jam unë ajo që bëj humor, por ndoshta batutat që unë them bëjnë humor. Mua më pëlqen drama. Rolet e mia kanë qenë shumë dramatike. Por në komedi nuk jam si aktore e këtij zhanri, nuk jam aktore e mirëfilltë humori. Humori im është tek fjala. Tek debati me aktorët e mirëfilltë të humorit.
Kush janë idhujt tuaj të aktorëve brenda dhe jashtë Shqipërisë?
-Robert Deniro, Alpacino. Në Shqipëri më pëlqen Timo Flloko dhe shumë të tjerë.
Nqs do t’ju ofronin njëkohësisht dy role, një dramatik dhe një humoristik, kë do të preferonit?
Humori është shumë i bukur, bile më i vështirë se drama. Kur bëhet humor në Shqipëri duhet të jetë një femër simpatike. Por drama …
Shihet se aktorët e rinj janë lënë shumë në hije, kush është mendimi juaj?
Mundësitë në art në Shqipëri janë shumë të pakta, sepse kemi vetëm një teatër kombëtar. Të vjetrit e kanë zaptuar skenën, pasi tashmë kanë dhe një emër. Të ecësh sot në skenë duhet të bësh edhe kompromise. Unë jam kundër kompromisit. Nuk është brenda meje. Ndaj ndodh që të rinjtë rrallëherë mund ta prekin teatrin.
Konkurrenca në këto kushte është shumë e madhe. Skena ka shumë peripeci.
Xhelozia në radhët e aktorëve është më e theksuar se në radhët e gazetarëve?
Them se po, sepse gazetarët mund të punojnë edhe për veten e vet, kurse aktori është i detyruar të punojë me të tjerë, vetëm në grup.
A je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?
Nuk jam penduar, por mendoj se duhet të zgjedh edhe një profesion tjetër.
Kush është ai profesioni tjetër....?
(Më ndërpret). Tani për tani sekret. Në realitetin e ashpër shqiptar, duhet patjetër edhe një shkollë apo edhe një profesion tjetër.
A ke menduar ndonjëherë të shkosh në emigracion, në momentet që tashmë nuk ndjehesh e realizuar?
E kam menduar. Disa herë. Ndoshta ngelet si tentativa e fundit.
Kush është problemi më i madh i shoqërisë së sotme shqiptare?
Varfëria. Këtu është varfëri e madhe dhe nga varfëria rriten problemet sociale dhe njerëzit varfërohen shpirtërisht. Shpesh herë thuhet se varfëria pjell dhe injorancë.
Shumë vajza simpatike tentojnë të arrijnë të çajnë ose të gjejë vetveten duke u marrë me politikë, e ke menduar ndonjëherë këtë pozicion ?
Jo. Brenda politikës ekziston dhe kompromisi. Mua nuk më pëlqen politika. Eshtë shumë larg. Do nerva të tendosura dhe në disa rastesh të dalësh nga vetvetja.
Mendimi për meshkujt shqiptar ?
Meshkujt shqiptarë kanë frikë të dashurojnë, ndërsa në lidhje me artistet i paragjykojnë. Shpesh herë rolin e identifikojnë me personalitetin e artistes.
A i kushtoni shumë kohë lukut në ditë?
Mjaftueshëm. Sa të respektoj vetveten.
Çfarë ju pëlqen më shumë tek një femër, të jetë inteligjente apo e bukur?
Mirë është të jenë të dyja bashkë. Kur je e bukur të hapen dyert e hyrjes. Në këtë moment nuk të shikon njeri inteligjencën. Por në rrugën e gjatë të jetës inteligjenca është autostrada
Ju, u janë hapur dyert në sajë të bukurisë?
Për mua në Shqipëri të jesh e bukur është fatkeqësi, sepse ose duhet ta shfrytëzosh bukurinë ose të ta shfrytëzojnë të tjerët.
Çfarë planesh ke për të ardhmen?
E thashë. E para është se dua të ndërroj profesionin.
Pushimet ku preferoni ti bëni?
Zakonisht i kam bërë jashtë Shqipërisë.
Mbani dietë?
Jo. Dieta më e mirë është të ushqehesh në mënyrë normale pa teprime.
Kjo do të thotë se jeni supersticiozë ?
Mundet.

Nuk ka komente:
Posto një koment