
Fatmir Terziu
Muzika e Ballkanit është bërë një ushqim i domosdoshëm i muzikës moderne. Mbi bazën e popullores ballkanase thuret muzika tërheqëse e quajtur, moderne ose e përpunuar. Kështu është thuajse e gjithë repertura e grupit “Çeçelele”, të Shefildit, në Britaninë e Madhe. Ky grup që inkuadrohet në klubin muzikor “Feniks” përpos kësaj intuite muzikore është gjithnjë e në rritje të aktivitetit të tij. Një bashkim miqsh dhe familjarësh në këtë grup sjell ekzocitetin e muzikës botërore, valles dhe permomimit të Shefildit. Ky grup ushtron aktivitetin e tij muzikor në bazë të rutinës dhe burimores së pasur popullore në qytetin e vet, por edhe me një miksazh të domosdoshëm të kulturave të tjera, kryesisht folk-kulturave ballkanike për të siguruar ndryshen e nevojshme që të realizojë mbushjen e sallës me spektatorë.
Për këtë një miku im në zonën e Shefildit, duke më telefonuar shprehte satisfaks

Duke parë se programi i këtij grupi është kryesisht muzika dhe këngët, kur thuhet se mbështetja është në muzikën folklorike ballkanase natyrshëm ndjehesh mirë. Por grupi ushtron muzikën të shoqëruar edhe me tregime historish, valle dhe performime të fjalës. Ky klub punon edhe me komunitetet përreth Shefildit, duke marë ushtrues të muzikës dhe valles, apo këngës edhe nga mesi i këtyre komuniteteve. Ata inkurajojnë njërëzit të ndajnë kulturat e tyre, besimet dhe idetë e tyre nëpërmjet këngëve, valleve dhe tregimit të historive. Midis grupeve më në emër të këtij klubi tashmë janë “Duarmajtët” dhe “Çeçelele” from Jork. Dy grupe të tjera “Bold” që është kryesisht mbi bazën e folkut dhe “Size of The Day” një e ngjashme me të tashmë natyrshëm kanë në programin e tyre inspirime të kësaj natyre nga vende të ndryshme. Një këngëtare dhe kitariste që

Thuhet se në mesin e këtij angazhimi do të jetë edhe vepra dhe përkushtimi i muzikantit dhe kompozitorit shqiptar, Thoma Simaku. Ai me grupin e tij dhe me aktivitetin e tij, sidomos me njohuritë e mëdha për muzikën natyrshëm do të jetë një shans i madh që edhe muzika e palëvruar të bëhet pjesë e këtij modernizmi bashkëkohor.
Viola akrobatike e Lindsay Aitkenhead e vendos xhazin në muzikën ballkanase, duke shtyrë gjithë pasionin e vete dhe vënë në lëvizje gjithë ndjesitë njërëzore. Muzika e transferuar ballkanase të bën që të përhumbesh mes rokut dhe ritmit modern të saj. “Çeçelele” i specializuar në botën muzikës folklorike, pikturën madhërishëm dhe bukur muzikën karakteristike ballkanase dhe afrikane. Ata këndojnë këngë për largimin e vuajtjeve, për dashurinë dhe vdekjen, sëmundjet dhe luftërat, emancipimin dhe për bashkëjetesën njerëzore.
E gjitha ngrihet mbi vlera dhe flet qartë dhe ndjeshëm ballkanase në gjuhën e kohës që jetojmë.
Nuk ka komente:
Posto një koment