John Hampson
Serpentt's Tail Publishing
26 Westbourne Grove
London W2 5RH
I dashuri Xhon,
M'u deshën disa ditë për të punuar për bocat, të cilat po t'i kthej të korrigjuara. Ju pyetët për shpjegimet e mia. Ja ku i keni, bazuar në korrigjimet e mia dhe shpjegimet në bocat. F. 9 (Faqe 9), "Një Shënim për Shqiptimin". - Redaktori jep ekuivalentin anglez të 8 shkronjave shqiptare, duke lënë jashtë gjithë gamën e zanoreve, a, e, ë, i, o, u, y, si edhe katër bashkëtingëllore dhe grup bashkëtingëlloresh, dh, ll, nj, r, rr, të gjitha të shqiptuara ndryshe nga homologet e tyre angleze. Nga tetë shkronjat shqiptare të cituara, 2, q dhe gj, janë shpjeguar gabimisht. Unë korrigjova dhe shtova atë çka mungonte. Një Shënim për Shqiptimin ishte vërtet i nevojshëm, nisur nga numri i madh i emrave tipik dhe gjeografik që ndodhen në roman...... F. 41. - Në këtë faqe autori diskuton impotencën e Maksutit. Djali tregimtar "kureshtar" ka kuptuar se çifti i kundërt lidhur|zgjidhur 'tied-up|untied' ka kuptim seksual. Redaktori mund të mos ketë pëlqyer interpretimin tim të termave. Dhe ai mund të ketë të drejtë. Por këtu unë do të doja që ai të gjente një shprehje më të mirë anglisht, një që të sugjeroj 'potencë|impotencë' pa e lexuar rrokje për rrokje, siç ka bërë; "Jo shumë vonë unë e kuptova se Maksuti ishte bërë i paaftë për të kryer detyrën e tij bashkëshortore". Fjalia nuk ekziston në tekst; redaktori është ngushëlluar me një improvizim të rastit për të shprehur atë që autori vetëm sa bën aluzion. Për më tepër, "kryerja e detyrës bashkëshortore" bie erë Viktorianizëm - - gjuha e një puritani. Kjo gjithashtu prish atmosferën e kërshërisë {'kureshtar' është rrokjezuar dy herë në tekst} që informon teksti. Patosi seksual kthehet në rënie seksuale. Sërish, gruaja Xhexho e quan Maksutin "një djalë i fuqishëm {potent}, jo një djalë 'të pashëm', siç e ka redaktori atë. Mos është femër redaktori? Sidoqoftë, në Angli, gjithashtu, ka gra që mund ta quajnë një lopatë një lopatë dhe një penis një mik. Një minus i dyfishtë në redaktim....
Redaktori ka tredhur
mesazhin politik
F. 215, " 'Dadadada! Tatatata!" - Unë kam shpjeguar {shënimet e mia 61 dhe 67} që dërdëlitjet e dy fëmijëve imitojnë ritmin e sloganeve më në zë, ato të Partisë Komuniste dhe ato të Ballit Kombëtar. Redaktori ka parapëlqyer të tij "dadadada", që tregon sesi e ka kuptuar ai Kadarenë. F. 229, "Balli Kombëtar". - A pret lexuesi të mësojë çfarë është Balli Kombëtar pa një shënim përkatës? E njëjta mund të thuhet për shumë emra të personave politikë që dalin në tekst. Redaktori i ka hequr gjithë këto shënime historike. Sidoqoftë novela është edhe një novelë historike, veçanërisht drejt fundit të saj. Me lënien jashtë të shënimeve historike, redaktori ka treguar se ai {ajo} është i interesuar në histori jo më shumë sesa janë Stalinistët shqiptarë. F. 242, ". . . .'Mensat komuniste të një lloji si', komenton hallë Xhemo zhytur në mendime" - Unë e fshiva fjalën e tepërt "të një lloji si" dhe ndryshova "komunist" me "të përbashkëta", për ta bërë rimën e frazës me "mensa të përbashkëta" {shiko} në faqen 93, sepse e njëjta frazë, mensa të përbashkëta' shfaqet këtu si atje. Hallë Xhemo nuk i do fashistët italianë {mensa është një fjalë italiane me ngjyrim të theksuar fashist} ashtu siç nuk i do as komunistët {i përbashkët 'common'}. Për të fashistët dhe komunistët janë dy anë të së njëjtës monedhë. Sigurisht Kadare nuk pajtohet me Xhemon. Ai jep, megjithatë, identifikimin nga ana e saj të dy ideologjive përmes një rime të largët, i. e., ajo lidh dy ideollogjitë kur në të njëjtën kohë i largon ato - një teknikë letrare e fshehtë me anë të së cilës ai përçon mospëlqimin e tij për totalitarizmin në përgjithësi. Unë nuk përfshijë një shënim për këtë rimë të largët për të mos mbingarkuar dorëshkrimin. Dhe po e shtoj atë këtu për ta bërë redaktorin të kuptojë se çfarë ka harruar, këtu si edhe gjetiu, duke tredhur kështu mesazhin politik të novelës. Bocat përmbajnë korrigjime të tjera, gjithashtu. Por kjo është, mendoj unë, më shumë seç duhet për të konkluduar që redaktimi është i pakujdesshëm dhe më tepri, gjuha e tij puritane dhe me pretendime. Redaktori ka një mani për të ndryshuar, shpesh krejt në mënyrë të panevojshme. Shembuj: "Qyteti nuk mund të falë njeriun që e kishte turpëruar atë" nuk përmirëson 'Qyteti mori hakun ndaj sfiduesit të tij' dhe " . . . . ata vrapuan në shtëpi me ne me të njëjtën shpejtësi të tërbuar', është më e dobët se imja ' atëherë ne të gjithë vrapuam në shtëpi me shpejtësi të rrezikshme'. Nuk duhen mohuar pak përmirësime stilistike dhe gjuhësore, lidhur me punën e redaktorit dhe kompetencën. Ndonëse ai e tepron këtë si zakonisht. Redaktimi tregoi gjithashtu keqkuptime të psikologjisë së novelës, folklorit dhe politikës ndërsa dështoi gjithashtu të vepronte në përputhje të plotë me aluzionet që bën autori dhe argumentet e tij të shkëlqyera gjuhësore. Ndonëse redaktori ishte pajisur me një listë prej 73 shënimesh shpjeguese gjuhësore dhe historike, prej të cilave ai ka shfrytëzuar vetëm një {shënimin 20} për të shpjeguar kuptimin në shqip të emrit Italian Muti, 'shit-mut'. Edhe ky është djallosur nga puritanizmi i tij, duke zëvendësuar 'shit' me 'jashtëqitje njerëzore'. Redaktori gjithashtu ishte pajisur me një ese prej 28 faqesh, 12 prej të cilave trajtonin veprën Kronikë në Gur, ku unë shtjelloj historinë e krijimit të novelës {dy botime para këtij përfundimtarit}, psikologjinë e karaktereve, dhe folklorin e qytetit në të cilin novela është zhytur, kur gjithashtu është shqyrtuar bashkëkomunikimi i dy temave kryesore, seksit dhe politikës, i.e., seksi i ndyrë dhe terrori stalinist. Unë gjithashtu kam identifikuar teknikat subversive të përdorura nga Kadare për të përçuar mesazhin e tij. Kam përshtypjen se redaktori as që e ka lexuar esenë time, që është, do të guxoja të thosha, studimi i parë serioz për Kadarenë deri tani. Nëse redaktori do t'i kishte kushtuar vëmendje asaj që unë kam shkruar në esenë time, ai nuk do të binte në gabimet e mungesave të shpjeguara. Një përkthim prej dijetari është kthyer kështu në një komercial që jo vetëm tradhton shpirtin e tekstit, por nuk i shërben mirë as trajtimit si një mall i thjeshtë. Pa shënimet, lexuesi nuk do të kuptojë shumë hollësi dhe pikat e errëta mund të bëjnë të pakëndshëm tërë librin.
Novela e Kadaresë meriton të bëhet e njohur në botë
Ju do të kujtoni që, kur ju takova në Londër për të diskutuar publikimin e dorëshkrimit tim, nuk e përmenda çështjen e honorareve. Ajo që ishte dhe është e rëndësishme për mua, është që dorëshkrimi të botohej, novela e Kadaresë meriton të bëhet e njohur në botë për arsye të meritave të tij artistike dhe domethënieve politike, siç është treguar nga eseja ime dhe shënimet. Fjalori Enciklopedik Shqiptar {1965} përshkruan veprën si një që "kritikon psikologjinë provinciale dhe traditën e prapambetur". Sidoqoftë, kritika e psikologjisë provinciale dhe tradita e prapambetur shërben për të mbuluar metodat mizore të Stalinizmit shqiptar për të kapur pushtetin nën drejtimin e një prej bijve më të dashur të Gjirokastrës, Enver Hoxhës. Një kriticizëm i tillë nuk mund të përçohet, veçse në një mënyrë të tërthortë, të drejtuar me një gjuhë entendre-me kuptim të dyfishtë duke ndërtuar sistemin e levave mbi teknikat si alegoria, simbolizmi, karikatura dhe grotesku, teknika që duhet të identifikohen për lexuesin, për të vlerësuar plotësisht kryeveprën narrative të Kadaresë. Në letrën time të 12 dhjetorit 1985, unë shkruaja: [Unë e kuptoj që] redaktimi do të rezultojë në disa ndryshime bërë ndaj tekstit të përkthyer. Unë e kuptoj që kjo do të jetë e tillë që të mos dëmtojë kuptimin e tekstit origjinal. Kadareja luan me gjuhën në një mënyrë kaq të hollë, saqë nganjëherë ndryshimi i një fjale, madje edhe i një presjeje, mund të ndryshojë tërësisht kuptimin e asaj që ai dëshiron të përçojë". Përgjigja juaj {e 18 dhjetorit 1985} ishte: Siç e dini, të dy, Xhoni dhe unë ishim përfshirë në publikimin e veprave, në përkthimin për një numër vitesh tashmë dhe ne mendojmë që jemi shumë të ndjeshëm për nevojat specifike të teksteve të tilla . . . . Siç e keni nxjerrë ju në pah, ka finesë të madhe në shkrimin e Kadaresë dhe ne synojmë të garantojmë se asnjë nga këto aspekte të shkrimit të tij të mos humbasë në përkthim". A keni mbajtur fjalën? Nuk e keni mbajtur. Për më tepër, ju keni përdorur mënyra të tërthorta në përballjen me mua. Pas një heshtjeje të zgjatur, ju më shkruajtët një letër, në të cilën më prezantuat me fait açompli të një botimi të dorëshkrimit tim, nga i cili, eseja ime hyrëse dhe shënimet ishin shuar. Titulli i dorëshkrimit tim, "Ismail Kadare: Kronikë në Gur. Përkthyer nga shqipja: Parathënia dhe Shënimet nga Arshi Pipa", nuk lë dyshim se unë synoja që dorëshkrimi të botohej siç ishte, i.e., me parathënien time dhe shënimet. Ju i keni eliminuar ato. Gjithmonë kam pasur bindjen se dorëshkrimi duhej të botohej siç ishte. Dhe ju nuk ma përmendët kurrë, me gojë apo me shkrim, që ju do të vepronit siç bëtë. Unë nuk do ta kisha pranuar kurrë ofertën tuaj, po të kisha ditur që ju synonit të mos pranonit veprën time prej dijetari siç keni bërë. Mënyra si jeni sjellë me mua, është manipuluese në shkallën më të lartë. Por unë e kuptoj se manipulimi shkon më tej. Ju gjithashtu keni lënë jashtë epilogun e novelës. A keni kërkuar lejen e autorit për të publikuar veprën e tij të gjymtuar? Nuk duket kështu nga teksti i letrës tuaj. Por, "Në vend të një Epilogu", tregon jo vetëm sesi ka marrë rrugë novela, por ajo gjithashtu përmban poetikën e autorit. Qartë, ju nuk jeni i interesuar për takëme të tilla, interesi juaj ka qenë vetëm sesi të bëni para me një vepër që pa diskutim do të bëhet një bestseller. Më lejoni t'ju bëj të qartë pozicionin tim në lidhje me epilogun e novelës. Edhe sikur autori ju garanton lejen për ta përjashtuar epilogun, ju nuk e kini lejen time. Sepse kjo do të më bënte mua bashkëfajtor duke ju ndihmuar të trajtoni si një mall diçka që është një vepër arti.
Vërtet, unë pata një dyshim për natyrën e publikimit tuaj, kur ju më thatë se ju do të donit të kishit një popullaritet të shkruanit një parathënie. Megjithatë, unë nuk mund ta imagjinoj që ju mund të vepronit siç bëtë. Unë tani po e përfundoj letrën time.
Ju nuk keni miratimin tim për të publikuar dorëshkrimin tim siç shfaqet në boca. Për të pasur miratimin tim, në pajtim me kushtet kërkohet
Sinqerisht
Arshi Pipa
Nuk ka komente:
Posto një koment