e diel, korrik 13, 2008

“Fjala e Lirë” ngjizet me talentet shqiptare

Fatmir Terziu


...Ajo sapo ka mbaruar vitin e tretë të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koco”. Ka marë mësimet e para rreth pikturës nga mësuesit e saj, Ervini, Agroni, Llazi dhe në vitin e tretë ka mësuar me Mirgen Goskovën. Në këtë moshë dhe në mesin e punës së saj me pikturën, Hoxhalli kujton vitet kur pasioni për pikturën nisi t’i ngjizej përditë e më shumë, dhe nisi t’i zëvendësojë asaj lojrat fëminore me sfilatën e penelit, në duar të njoma fëminore. Ishte koha kur i ati e shtyu të mësonte artin muzikor, por kur ajo parapëlqeu të pikturonte pianon, më parë se të luante muzikë me të...




Asnjë lidhje me këtë talente, me këtë piktore të talentuar që siglon të ardhmen e saj të hapur e me shumë perspektivë. Asgjë, vec “Fjalës së Lirë”, që tashmë po kapërcen pragje dhe kufinj, vendorë e moshorë. Është “Fjala e Lirë”, që ka tërhequr këtë gjashtëmbëdhjetë vjecare shqiptare dhe e ka bërë atë të besojë tek grupi i intelektualëve që e drejtojnë atë. Është “Fjala e Lirë”, që lexohet në mesin e shumë të rrinjve shqiptarë tashmë që duan të ecin në gjurmët e Myrtajt, Priftit, Shehut, Kullës, Sulkuqit, Likajt, Jatës, Gjozes, Traboinit, Kullit, Stanit, Kurtit, Ackes, Lleshanakut, Gjinit, Marinajt, Alibekajt, Martikos e qindra të tjerëve, qindra e qindra të papërmendurve në këtë listë, por që janë pjesë e saj, që janë krenaria dhe simboli për bashkëmoshatërt e kësaj talenteje shqiptare, që janë pjesë e komenteve dhe shkrimeve apo edhe kritikave dhe analizave të “Fjalës së Lirë”. Po kush është kjo gjashtëmbëdhjetë vjecare shqiptare, që kërkon të shpalosë me penelin e saj një rrugëtim në itinerarin e simbolikës së Piktorit të Madh, Vangjush Mio?

Anxhela, jo thjesht një talente

Quhet Anxhela Hoxhalli, është gjashtëmbëdhjetë vjec dhe vjen nga qyteti i Vangjush Mios. Është në hapat e para të këtij arti të mrekullueshëm dhe shpreson që në një të ardhme të bëhet një piktore e talentuar ashtu si edhe i preferuari i saj, i preferuari i qytetit të saj dhe i gjithë Shqipërisë, i Madhi, Vangjush Mio. Ajo sapo ka mbaruar vitin e tretë të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koco”. Ka marë mësimet e para rreth pikturës nga mësuesit e saj, Ervini, Agroni, Llazi dhe në vitin e tretë ka mësuar me Mirgen Goskovën. Në këtë moshë dhe në mesin e punës së saj me pikturën, Hoxhalli kujton vitet kur pasioni për pikturën nisi t’i ngjizej përditë e më shumë, dhe nisi t’i zëvendësojë asaj lojrat fëminore me sfilatën e penelit, në duar të njoma fëminore. Ishte koha kur i ati e shtyu të mësonte artin muzikor, por kur ajo parapëlqeu të pikturonte pianon, më parë se të luante muzikë me të. Kështu notat e muzikës në ëndërrën e babait, shuguruan siglën e talentit të saj që rrekej përpos penelit të ardhur si një sfidë në atë moshë. Dhe tani ajo vetë me gojën e vet thotë: “jam akoma ne fazen e te mesuarit, duke riprodhuar pikturat e piktoreve te medhenj dhe duke mesuar sa me shume nga to. Endra ime me e madhe eshte qe ne te ardhme emri im te bashkengjitet me ato te piktoreve te medhenj nga e gjith bota, pse jo dhe nga piktori i qytetit tim Vangjush Mio…”.

Pikturat e saj

Në një vëzhgim artistik të pikturave të realizuara nga kjo gjashtëmbëdhjetë vjecare, natyrshëm rrekesh tek gjuha e fotografisë. Gjuha që në tekstin e akademikut dhe kritikut Roland Barthes, ka anësi dyzore. Kjo anësi dyzore, shihet në këto detaje tek krijimtaria e Anxhelas. Drita, është parësorja. Simetria është simbioza. Natyrshmëria dhe konfiguracioni janë e tëra dhe kompleksi. Tek Piktura e saj “Natyrë e Qetë 2007”, detaji shtrihet në hapësirën e dritës, që plotëson gjuhën e artit të krijuar nga Hoxhalli. Një pjatancë me frutin e ditës, një thikë në anë të pjatancës, dy kokrra arre jashtë në hapësirën djathtas, një mece me konfiguracion viziv, që nis nga e majta dhe me dritëhije që pasojnë daljen nga e djathta, nuk janë thjesht një kompozicion, apo një detyrë kursi. Aty ka një gjuhë tërheqëse, aty kjo gjuhë flet me temporativen dhe në këtë mes arti i krijuar lexohet në kompleks. Paraqitja e detajuar, dritëhijet dhe normativja e lejuar përcjedhëse në gjuhën e kompozimit piktoresk, ndryshe nga paraqitja element-krijuese nën pushtetin e penelit, ka stigmuar një ndjesi që kapet shpejt. Këtu arsyeja e kapjes që sipas Brandon Taylor, në “The Art of Today” është “diskursi i racës”, mund të nënkuptohet qartë se ‘raca’ e pikturës së krijuar vjen në rrugën e nisur herët nga peneli i piktorëve me emër, rrugë që synohet nga Hoxhalli. Në një pikturë tjetër të saj liqeni dhe varkat, përballë bedenave natyrore, porta në buzë të liqenit, ngjyrat blu dhe grija e molepsur me jeshilen, impresioni i detajit të Foucalt, tek “Discipline and Punish: The Birth of the Prison”, propozon ndërmarjen e gjeometrisë si një metafor për koercionin dhe konfinimentin natyral, që krijohet nga talentja dhe peneli i saj i artë. Duke mimikuar këtë aftësi në një shkalllë të madhe natyrshëm ndjesia e pikturës së saj qartësohet edhe më shumë, dhe talent ii saj flet më qartë, e më vrullshëm…

1 koment:

Anonim tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.