Nga Sami Milloshi, SHBA
I dashur Mero,
Artikulli yt per emigrantet me nxiti te shkruaj pak rradhe edhe une per kete teme. Zgjodha formen e letres sepse deshiroj te komunikojme sic komunikojne dy gazetare ne kafe kur bisedojne per te njejten teme. Shpresoj se do te me mirekuptosh.
Ti e di shume mire se une jam emigrant ne SHBA qe prej pothuaj 10 vjetesh. Ajo kafe qe kemi pire bashke ne Rogner sigurisht eshte fare pak kohe per ta treguar nje eksperience 10 vjecare emigracioni. Por besoj se me mirekupton po te te them se krahas sfidave te papritura, kjo kohe me ka dhene gjithashtu privilegjin te kem ca njohuri me shume ne kete fushe. Nuk dua te bej rolin e atij qe pretendon se e di kete teme ne menyre te plote,por gjithashtu nuk do te doja te beja edhe negligjentin.
I quaj te natyrshme disa dyshime qe mund te kesh kur je shprehur ne menyre relative rreth kesaj teme. E quaj me vend gjithashtu shqetesimin tend lidhur me dilemen nese duhet te votojne apo jo emigrantet. Por, po te them se po te kete vullnet politik ne Tirane kjo ceshtje madhore per Shqiperine ,mund te zgjidhet,ose me sakte mund te filloje te futet ne rrugen e e zgjidhjes. Por qe te ndodhe kjo ,mbi te gjitha kjo ceshtje meriton te trajtohet si nje ceshtje e madhe dhe jo si nje ceshtje qe del ne skenen e "teatrit te kukullave" sa here afrohet sezoni i zgjedhjeve. A lidhet emigracioni shqiptar ne zgjedhjet ne Shqiperi? Sigurisht qe lidhet,por nuk lidhet sic mund te lidhet nje kone qe mund ta shetise i zoti , ashtu per qejf neper parqe ne mengjez ose ne mbremje.
Para se gjithash, emigracioni eshte nje realitet demografik qe nuk mund te shperfillet. Shqiperise i kane emigruar rreth nje milion shqiptare te rinj, sic thua edhe ti, dhe kjo nuk eshte pak per Shqiperine. Shteti shqiptar e ka per detyre te dije se ku i ka bijte e vet ashtu sikurse bijte e vet e kane per detyre t'ia thone shtetit se ku jane. Nuk eshte problem aq i veshtire,nuk kerkohet as nje Anshtajn i dyte per ta zgjidhur. Eshte fare i thjeshte po te veshtrohet me po ate dashuri qe NENA i veshtron te gjithe bijte e vet,pavaresisht si ku i ka, ne dere te shtepise apo larg neper bote.
I dashur Mero, une nuk do ta zhvilloj aspektin moral te kesaj teme,sepse eshte shume i gjere. Vetem do te mjaftohem te te them se nuk besoj te kete emigrant qe ka gjak shqiptari ne deje qe nuk i shkon se paku njehere ne dite mendja ne Shqiperi. Por le t'i leme per pak emocionet. Problemi eshte se pari ligjor. Shteti shqiptar duhet te kete regjistrin e plote te shtetasve te vet. Por, shteti shqiptar me sa di une, ende nuk e ka te plote , domethene perfundimtar kete regjister. Ne kete regjister shteti duhet te kete edhe emrat e emigranteve. Askush nuk mund t'i fshije emrat e tyre sepse kjo do te ishte nje masaker. Ky regjister mund t'i sherbeje shtetit per te gjitha punet e tij,bile edhe kur vijne kohet e zgjedhjeve te deputeteve tane te nderuar apo te bashkiakeve. Pra, para se gjithash, eshte detyre ligjore e shtetit shqiptar. Kjo duhet kuptuar seriozisht nga zyrtaret shqiptare. Por, ne mos gaboj, ti Mero me duket se ne artikullin tend e ve theksin me shume tek pergjegjesia e emigranteve. Ja le ta citoj pak artikullin tend. Ja cfar thua ti nder te tjera: "Në këtë mes hartimi i regjistrit kombëtar të shtesave shqiptarë është një lehtësi e madhe për të verifikuar gjithë shtetasit shqiptarë, por nga ana tjetër ne duhet të regjistrojmë gjithë diasporën shqiptare ose ta identifikojmë në regjistrin elektronik vendndodhjen e dytë të secilit shtetas. Kushdo prej emigrantëve që do të votojë, duhet të kontribuojë duke depozituar vetë adresën e tij të dytë në gjendjen civile të Shqipërisë dhe kjo adresë të jetë e vlefshme që atij t’i dërgohet me postë fleta e votimit. Ne nuk kemi luksin të krijojmë një armatë votuesish, të cilëve nuk iu dimë as adresë, as emër real dhe as lidhjet me Shqipërinë. Ata që duan të votojnë, së paku duhet të dëshmojnë të regjistrohen si votues dhe të depozitojnë të dhënat e tyre pranë shtetit shqiptar. Pastaj forma e votimit mund të zgjidhet në mënyrat klasike, siç votojnë qytetarët amerikanë jashtë Amerikës apo dhe diaspora të vendeve të tjera."
Une e kuptoj shqetesimin tend Mero per t'i prere rruge rremujes dhe manipulimeve. Por le ta marrim ceshtjen thjeshte. Une kam nje adrese te pare. Dhe kjo eshte ne Rrugen "Ali Baushi", Pallati numer 7, etj, etj, ne Tirane. Eshte teresisht ligjore sepse une jam shtetas shqiptar dhe nuk ka burre nene qe te ma fshije emrin nga ato lista. Tani ,meqe para dhjete vjetesh une emigrova ligjerisht ne SHBA,sipas te gjitha rregullave, kam pranuar gjithashtu te jem edhe shtetas Amerikan. Natyrisht kam edhe nje adrese te dyte, ne Atdheun e dyte, sic quhet nje vend qe une e dua me zemer . Kete adrese shteti shqiptar mund ta mesoje fare lehtesisht permes ambasades Shqiptare ne Washington. Une nuk jam meksikan qe kam kaluar kufirin me nje torbe ne krah dhe qe fshihem te mos me kap policia qe mund te ktheje nga thembrat kembet. Une jam me te gjitha dokumentat ligjore dhe si une jane me mijera shqiptare ne SHBA. Dhe te tille i ke edhe neper Evrope jo pak. Shteti shqiptar, ashtu sic me te drejte promovon turizmin duke transmetuar spotet televizive ne CNN, mund te promovoje ne shtypin e shkruar dhe ne Internet detyrimin e tij per te mesuar ate qe ti Mero e quan "adresa e dyte". Formalisht me kete pune mund dhe duhet te merren Ambasadat shqiptare ne bote. Une mund t'ia dergoja Ambasades shqiptare deshmine zyrtare te adreses sime te dyte dhe t'i provoja ligjerisht se e kam kete adrese. Pastaj Ambasada do te duhej te me deshmonte mua se e mori kete adrese dhe pastaj vjen ajo faze per te cilen flet edhe ti Mero,se "Pastaj forma e votimit mund të zgjidhet në mënyrat klasike, siç votojnë qytetarët amerikanë jashtë Amerikës apo dhe diaspora të vendeve të tjera." Por, une nuk mund te hedh fall se ne cilen dore mund te bjere adresa ime e dyte po te lajthis dhe, per shembull, ta dergoj ne ato fare zyrash te gjendjes civile ku edhe per nje certifikate te thjeshte te shohin ne kokerr te syrit te paguash nje bakshish. Me fjale te tjera, ne radhe te pare shteti shqiptar duhet te me deshmoje mua se eshte i pergjegjshem duke me pasqyruar ne listat e votimit. Nese do ai shtet qe ta coje edhe me tej kete pergjegjesi te tijen, domethene nese eshte i interesuar per voten time duhet te beje edhe ca perpjekje te tjera te me gjeje zyrtarisht kete "adresen e dyte". Pastaj fillon pergjegjesia ime. Por as kete,domethene nivelin e pergjegjesise sime, askush nuk ka te drejte ta pargjykoje. Une mund te jem si te thuash i djegur per te votuar,mund te abstenoj,ose,larg qofte, mund te kerkoj qe te me fshihet emri fare nga ato listat e votimit ne Shqiperi. (Nje ish zyrtar i larte i Drejtesise Shqiptare qe tash jeton ne Amerike e ka bere nje kerkese-marrezi te tille.) Kjo mbetet per t'u provuar. Por, para se gjithash mbetet per t'u provuar serioziteti i zyrtareve qe qeverisin me shtetasit e vet. Ne kete veshtrim une mendoj se ti Mero mund te kesh qene pak i deshperuar kur e ke mbyllur artikullin me keto fjale:"Nuk ia vlen të lodhemi dhe duke i gjurmuar ata ku janë strehuar, duke iu lutur të votojnë për ne. Duhet të votojnë ata që e meritojnë."
Jo Mero, ia vlen qe zyrtaret e shtetit shqiptar te lodhen,bile te lodhen shume per te ditur se ku i ka shtetasit e vet. Se keta shtetas , tashme edhe me statusin e emigrantit i kane dhene e i japin jo pak atij vendi. Mjafton te te permend se jo me larg se dje vete shtypi shqiptar i Tiranes pohon se :"Në një studim të fundit të Bankës së Shqipërisë kalkulohet se në tre muajt e parë të këtij viti nga emigrantët ka hyrë një kapital rreth 210 milion euro". Ne kete kuptim mund te thuhet se emigrantet votojne cdo dite per Shqiperine . Keshtu qe ata e meritojne te jene ne vemendjen serioze te shtetit shqiptar. Nga kjo vemendje serioze burojne pastaj pergjegjesite e ndersjellta. Prandaj ceshtjet e emigracionit shqiptar kerkojne nje vizion te plote. Ne radhe te pare duhet te ndryshoje mentaliteti per emigrantet dhe emigracionin. Duhet te kete nje respekt real per ta dhe te mos behet propagande apo bisnes politik. Qeveria shqiptare duhet t'u bjere ne gjunje emigranteve se ata sjellin miliona per familjet e tyre ne Shqiperi ne nje kohe kur ende nuk jane ndezur sic duhet motorret e prodhimit dhe te ekonomise se vendit. Qeveria ka gjithashtu nje detyrim shume me madhor per te bere realitet motivin e kthimit te trurit ne Shqiperi, te atij truri qe ka fituar kulturen perendimore. Por le ta them hapur, mua me duket se ende nuk ka struktura shteterore pergjegjese dhe te kompletura qe te merren me emigrantet dhe emigracionin. Personalisht e kam thene edhe ne shtyp, ka ardhur koha qe gjysma nje ministrie te caktuar t'i kushtohet emigracionit. Ka per shembull Ministri te Kultures dhe te Turizmit. Por mund te ishte, per kushtet e Shqiperise, dicka e tille: Ministria e Emigracionit dhe e Turizmit. Ne Amerike nuk ka Departament Kulture dhe megjithate, artet, letersia, dhe kultura lulezojne sepse e qeverisin komunitetet e artisteve.
Nuk ka komente:
Posto një koment