e hënë, maj 12, 2008

TERZIU, POET EDHE NË PUBLICISTIKË, NJË LORKA I VËRTETË





Nga Agim Shehu


“I adhurueshëm për energjinë e veçantë në të shkruar, harmonizuar kjo me pjekuri mendimi e mprehtësi fjale. Nuk di ku e ka burimin kjo, në gjenetikë, në përvojë, apo një sedër fisnike për të shkarkuar grumbullimet në kohë të mendimit dhe ndjenjës së shtypur dikur!”

Mik dhe koleg i nderuar Fatmir,

Të uroj mbarësi e shëndet. Je i adhurueshëm për energjinë e veçantë në të shkruar, harmonizuar kjo me pjekuri mendimi e mprehtësi fjale. Nuk di ku e ka burimin kjo, në gjenetikë, në përvojë, apo një sedër fisnike për të shkarkuar grumbullimet në kohë të mendimit dhe ndjenjës së shtypur dikur!
E lexova me vëmëndje vëllimin tënd, si poet dhe si mik të cilat i meriton të dyja. Përshtypja e parë është, se ke të bësh me një penë që dhe në publicistikë është poet. Një poet, ku ndjenja përçohet përmes mendimit dhe figura ka shtrirjen moderne të saj. Tepërimi i kësaj prirjeje sigurisht jep dhe vargje të tepërta jashtë poezisë; ku poetikja dhe e zakonta përzihen si thërmijat e floririt me rërën, e që kjo e dyta duhet mënjanuar. Ka shumë vënde ku lexuesi ndalon për të shijuar figurën, gjetjen e bukur të saj, sa poetike dhe të qartë. Ato tregojnë se ke të bësh me poet të mirëfilltë. Kush ndërton një poezi a një figurë, di të bëjë gjithëçka tjetër, mjafton të punojë me kujdes e përgjegjësi sipër letrës. Duhesh përshëndetur për figura të tilla si (po rendis diçka, qe gjenden edhe tek pena poetike te koherave te ndryshme):

1. "Tani fshij sytë si i dehur,
ëndërRat më janë vrarë..."

"Gjuhën e zgjoi nga sepetet,
sënduqet e Todhrit/”

2. “...Dhe pse s'dinë të ankohen/,
është jetë si në qelq...”

3. “Këpucët e shqyera
filmuar në trotuar...”

4. “S'më kish qëlluar kurrë
dhimbja therëse për dreq
të shndëronte në fëmijë një burrë
e ta bënte thjeshtë një qelq...”

5. “Kohën e gozhduam mureve
e futëm në dosje...

6. (Koha e Njeriut është mjaft e mirë e tëra, model);
“Elbasan,
aty ku dhimbja,
malli,
dashuria pikëtakohen..
( e kam provuar dhe vetë)!...”

7. Heshtjes ia zbulova gjuhën
pa dashur në heshtje
mësova gërmat e saj
mësova alfabetin e heshtjes...(bukur)!

8. Lumenjtë e ëndërave kam nisur të pushtoj..

9. “Sytë na mbetën nga tavani
flasim me veten
i kthejmë pastaj nga ekranï...”

“Unë që vazhdoj të përballem me vargun
s'di, vallë nga shiu a lotët jam lagur “ (si e Lorkës);...

“Vargu s'do licencë...”

“Mallkimi i nënave në zë
ka mbetur atje ku ke dhe bustin...
Kanë harruar të qeshin, kanë harruar të qajnë...
Skllav i dy syve të kaltër...
Provo të rrish në qetësi
vetja s'të duket njeri..”

E kështu me radhë. I them këto si pika orjentuese (ndoshta gaboj ? Jo. Eshte nje model, nje realitet!).

Në kufijtë e tyre operohen fjalët e tepërta. Largimi në kohë për të lexuar veprën tënde, është i nevojshëm. Më mirë pak e saktë. Parfumi më i mirë ndodhet në shishe të vogla. Në çdo krijim, sidomos në poezi, njeriu i bën pyetjen vetes: C'gjë të re, të pathënë i lashë këtu njeriut, poetit te kohes moderne! E tepërta në art hiqet lehtë e pa dhimbje, si prerja e thonjve. Po nuk je me mendimin tim të çiltër, merr vetëm sinqeritetin e njeriut që të do të mirën e artit të gjatë.

Zvicer, Prill 2008.

7:12 PM | Permalink | 2 comments


Comments (2) for "TERZIU, POET EDHE NË PUBLICI...
GEZIM LLOJDIA
1-Nje djale nga progonati
Pogonati eshte streha e fshatra tona ne malet e jugut.Atje ka pritur diellin ne lindje poeti yne shume i mirepritur Agim.Poshte fshatit tone ka shpella,ca katakombe te medhenje qe te lekund shpirtin nga frika kur i shikon.Atje me thoshte plaku im,ne kohe te luftes strehoheshin ,por ai me kujtonte nje histori kur ishte lufte sesi fshati ishte ndare si nje vije mes komunisteve dhe nacionalisteve dhe asnjera pale nuk shkelte kufirin e tjetrit.Kurveleshasit pra edhe progonatasit kur i quanin njerze te leshte,dmth njerez te mire si ajo delja qe i thone urate e Perendise.Ne shkonim atje ne stine vere dhe si femije na pelqente shume fshati qe bente geshtenjat,mollet evogla me arome,ftonjte verdhuce.Nje here kam shkuar edhe ne gure kur dilte uji aq i ftohte sa te thante pellemben.Duke shkuar per te Gusmar ishin varrezat dhe me tej hidheshim ne nje perrua pa uje shkonim pertej xhades gjithe gure per te zbritur lajthive per ne Kurveleshin eposhtem.Ne dasmat qe behej ne Progonat me pelqente atmosfera,nje burre qe i therrisnin Banush nxihej me fundin etiganit dhe vinte e na trembte ne femijve duke thiruru:jam gogoli,pra jam shejtani ndersa grarai kerciste kenget dhe priste mishin ndersa prisnin te hapnin sepetet kur vinte pajaj e nuses,serbes.Ka qenen nje plak xha Ali thoshnin ne ishim te ftuar tek Mimi cukalla dhe xha Aliu ishte pa sy.Kishte nje pale syze ,por une nuk edija ketet sepse vija nga qyteti jugor.Xha Alin ekisha perball pi raki me thoshte mua femijes 14 vjecar hidhe goten se eshte miresia e atij, ketij mirepo dikush me pa dhe me zgjati nje shishe me uje,pi ketet me tha se nuk te shikon xha Aliu se eshte qorr.Befas xha Aliu me pyeti,cfare do te behesh ,shkrimtar i thash meq shkruaja ne gazeten lokale Zeri iVlores,do te behesh si Agimi i Shejave perfundoi xha Aliu ,atje e permendin me respekt poetin e shkelqyer A.Shehu.Dhe kur te bene analize ky poet kuptohet se cfare vlerer permbajne kijimet e F.Terziut.
2-Fatmiri eshte nje nder atat qe me te drejte mund te cilesohet kritiku me i mire sot per sot ne letrat shqipe.Ata ta Tiranes besoj se kane avulluar sepse me kritike u morren aq sa maorren rrogat e shtetit,kur u pre ai burim humben pa nam dhe nishan.Terziu po e perfqeson denjesisht kritiken shqipe sot dhe kjo fale punes dhe kembenguljes se tij .Te shkruash per Fatmirin eshte merite sepse Fatmiri nuk ka dite pa hedhur ne leter shenime dhe kritike per librat,poetet,kijruesit shqiptare nga do qe atat gjenden.
Gezim Llojdia
By GEZIM LLOJDIA - Tue, 15 Apr 2008 15:15:05 GMT
FATION PAJO
Te flasesh ose te japesh mendime rreth figures se nje personi sot eshte disi e veshtire.Mendoj se duhet studiuar thelle portreti i tij pa piktori te mundet ta hedhe ne penelaten e Tij. Keshtu po me ndodh edhe mua keto caste per te percaktuar me pak fjale boten e brendeshme,llaven qe qendron brenda shpirtit te poetit te sotem,te tregimtarit te sotem,te analistit te sotem,te kritikut letrar te sotem,z. Fatmir Terziu. Guximi i Tij per te hedhur driten (qe jo cdokush e sheh si rrezaton) qofte dhe mbi nje varg poeti e ta ledhatoje me frymen e tij aq ndjeshem te ben te zgjohesh nga pergjumja e rutines se perditeshme e t'i kushtosh disa caste "Lapidarit" qe vetem njerez pasionante si z.Fatmir dine ta ngrene. I uroj mikut tone mbaresi ne punen e tij fisnike.
By FATION PAJO - Tue, 15 Apr 2008 17:57:41 GMT

Nuk ka komente: