Nga Aleko Likaj
“Shkolla e Evisës ka dorëzuar krijimtari të disa fëmijëve të saj të talentuar për kompeticionin e Shkrimtarëve të Vegjël të vitit 2008 në Britani të Madhe”, - thuhet në letrën e dërguar nga editorja e kompeticionit me adresë në Remus House, të Peterborough, zonja Michelle Afford. Më tej ajo sqaron: “është kënaqësi t’ju lajmërojmë se krijimi i Evisës “Gjëra që mund të gjeni…” është seleksionuar nga juria si fituese e kompeticionit dhe është përfshirë në publikimin e librit “Little Laureates 2008 London” (Laureatët e Vegjël të 2008-ës në Londër). Sipas letrës së dërguar prindërve të vajzës së talentuar 10 vjeçare, Evisa Terziu, mësohet se ky kompeticion është i gjashtëmbëdhjeti i rradhës me tematikë të përmirësuar. Meqënëse kompeticioni ka qenë më i kompletuar, edhe seleksionimi ka qenë më i madh duke gjetur rrugën e botimit dhe mbështetjes për të ardhmen disa talentë britanikë. Në këtë rrugë e para ishte Evisa Terziu, që u nderua edhe me certifikatën “Merit” dhe me motivacionin ‘talent në krijimtari’ duke shtuar ‘ka shkruar një krijimtari distinktive’ dhe me mjaft të dhëna për të ardhmen e saj në fushën krijuese. Çertifikata është e firmosur nga manaxherja e kompeticionit në fjalë Allison Jones. Kompeticioni i shkrimtarëve të vegjël pasi i ka hapur udhën Evisës në krijimtarinë e saj, ka përgëzuar së pari shkollën Broadwater në Londër, për këtë dhuratë të çmuar për kompeticionin dhe jo vetëm kaq, siç shprehen Afford dhe Jones, kjo pjesë e përzgjedhur është një eveniment i shquar dhe me domethënie të madhe shtysë për bashkëmoshatarët e saj në Mbretërinë e Bashkuar e më tej për fëmijët e vendlindjes së saj, Shqipërisë. Dhe të parët që i kanë afruar shanset e para talentes së re, Evisa Terziu, janë drejtuesit e revistës “Scribbler!” e vetmja revistë në Angli, Wells, Iralandë e Veriut dhe Skoci, për fëmijët. Revista në fjalë i ka afruar botim të krijimtarisë së Evisës në faqet e saj për çdo numër të saj. Kjo e bën fituesen e këtij kompeticioni akoma më të lumtur dhe më të sigurtë në krijimtarinë e saj për të ardhmen e saj të cilësuar premtuese. Evisa ka një sërë krijimesh që tashmë me ndihmën e shkollës së saj dhe drejtuesve të revistës do të shohin edhe dritën e botimit. Më pas ato do të përmblidhen në një libër më vete të quajtur “Antologjia e shkrimtarëve të vegjël”.
Por talenti i Evisës nuk është vetëm krijimtaria letrare, ajo pak kohë më parë ka fituar një kompeticion tjetër në fushën e kompozimit të grafikës ku realizoi me një mori frutash të krijojë një logo dhe të fitojë kompeticionin e klubit “Star” në Londër.
Prindërit e saj, dy intelektualë shqiptarë, Luçiana dhe Fatmir Terziu, ndjehen krenarë për vajzën e tyre.
Nuk ka komente:
Posto një koment