e premte, prill 04, 2008

“KADARE ESHTE SHUME I ZGJUAR, SHUME I TALENTUAR DHE SHUME FATLUM”




Flet David Bellos, perkthyes i librave te Kadarese

nga Maria Zilstrja

M.Z. Profesor Bellos, ju jeni perkthyesi i disa prej romaneve te Kadarese te shkruara ne shqip, e me vone te perkthyera ne frengjisht, e permes asaj frengjishteje ne anglisht. Ndersa Kadare vitin qe shkoi fitoi Cmimin Man Booker International, ju fituat Cmimin e Perkthyesit shoqeruar me nje shume prej 15 mije paundesh. Ne ceremonine e rastit, kryetari i Man Booker, Xhon Kerri i quajti perkthyesit heronj qe punojne kunder fatesh te pamundur dhe qe sjellin kombe dhe njerez se bashku shume me suksesshem sesa burrat e shtetit apo politikanet. A shihni veten si te tille?

Do parapelqeja te isha me modest dhe te mos i pershkuaj perkthyesit si heronj, por si skllever, ne menyre te vecante te ketij lloji, nese ata punojne me anglishten. Mendoj se kjo eshte dicka thelbesore qe mbare bota ka nevoje ta kuptoje; te punosh me anglishten nuk eshte si te punosh me asnje prej gjuheve te tjera tash per tash. Anglishtja eshte kaq e rendesishme, sepse nepermjet anglishtes, nje numer i madh autoresh kane per te kerkuar vleresimin boteror, sepse anglishtja eshte tashme Gjuha e Gjuheve, nje Ndergjuhe.

M.Z. Lingua franka, nje dhe e vetme...

Eh, mire, sic mund ta shihni edhe nga kandidatet nuk eshte krejtesisht nje lingua franca ne ate se lingua franca e Kanadase eshte frengjishtja dhe eshte e mrekullueshme qe ka te tjera ndergjuhe qe funksionojne deri diku. Per nje a dy autore gjermanishtja eshte nje gjuhe e tille. Mendoj se autoret hungareze dhe polake perkthehen fillimisht ne gjermanisht dhe eshte kjo gjuhe qe na lejon t'i lexojme, por anglishtja, sidoqofte, ka tipare te vecanta, pike se pari sepse eshte gjeresisht e kuptuar ne mbare boten. Gjithashtu, eshte mjaft e veshtire te perkthehesh ne anglisht dhe ka dy arsye per kete; se pari botuesit ne boten anglishtfolese ua kane friken botimit te perkthimeve. Bota e librave ne gjuhen angleze eshte kaq e madhe sa qe mjaft shpesh ata nuk ia ndiejne nevojen perkthimeve. Pjese e kesaj eshte ajo se kerkesa e botes angleze; lexuesve, botuesve, kritikeve eshte se perkthimet duhet te tingellojne si anglisht qe sjell keshtu nje kerkese me te larte te natyralizimit te tekstit krahasuar me koleget e mi ne Gjermani, France e keshtu me rradhe. Kjo sepse ne France njerezit i gezohen nje liber qe tingellon paksa i huaj, sepse ata po lexojne nje perkthim.

M.Z. Xhon Kerri tha gjithashtu ne takim se nuk ka dicka te tille si perkthimi fjale per fjale. Mendoj se kjo qe dicka me te vertete e drejteperdrejte, sepse ka shume rremuje rreth perkthimeve e perkthyesve; sa te mire e te dobishem jane ata. Ai tha se nuk ka nje ngjasor gjuhesor ne nje gjuhe per nje fjale ne nje gjuhe tjeter. A eshte kjo pikepamja jote?

Jo. Nuk eshte e vertete. Keto gjera jane lehte per t'u thene dhe ato zakonisht thuhen nga njerez qe nuk perkthejne. Ajo qe, mendoj une, Kerr ka dashur te thote, apo duhej te thoshte, ka te beje me ate se nuk eshte "fjaleperfjala" celesi i ceshtjes. Per t'i bere nje nder autorit ti nuk duhet t'i japesh vetem lexuesin ne anglisht ne kuptimin e thate te mbrojtjes se kuptimit. Ti duhet te shkruash per te nje liber qe punon si liber edhe ne anglisht.

M.Z. Ne njefare menyre je duke e rishkruar...

Mire. Ti je duke i bere te dyja. Dhe nese je fatlum, i gezuar dhe nese ke redaktore te mire dhe lexues te mire doredytes, sepse une perhere kam njerez qe m'i lexojne perkthimet qe keshtu te mund t'i rishkruaj, atehere mund t'i besh te dyja njekohesisht; te shkruash nje liber ne anglisht dhe te shkruash te njejtin liber.

M.Z. Dua te flas me ty rreth noveles me te re te Kadarese ne anglisht "Pasardhesi"...

Nuk dua te jap me shume se duhet duke patur parasysh ata qe nuk e kane lexuar ende librin, por une e di si fakt se Kadare nuk e di se cfare ndodhi me Mehmet Shehun megjithese ai eshte shok i ngushte i djalit te Mehmetit, dhe ai ka shpenzuar mjaft kohe per te gjetur se cfare ne te vertete ndodhi me te atin e Bashkimit. Eshte me te vertete nje mister. Nje mister historik. Eshte nje lloj ndodhie qe justifikon thenien e Kadarese se avantazhi i tij me i madh ishte te jetuarit ne nje regjim komunist qe i siguroi atij materialin me te mire letrar qe mund te perfytyrosh. Sepse per Kadarene letersia vertitet mes kufirit te endrres dhe zgjendrres, nje kufi ndermjet imagjinares dhe historikes. Ashtu sic ka qene gjithmone; mit dhe legjende. Dhe ai e pa veten pjesetar te nje shoqerie ku kjo ishte vecanerisht dhe intensivisht e perceptueshme, keshtuqe krejt materiali shtrihej para tij. Per sa kohe ai do mund te perdorte finokerine dhe artin e tij per te mbijetuar dhe per te vazhduar me shkrimet.

M.Z. Dhe kjo, profesor Bellos, eshte njefare kureshtie mbi karakterin e Kadarese; kjo ka te beje me ate nese ai ishte bashkepunetor i regjimit. Ai ne fakt ishte delegat i Kuvendit Popullor, ai mundi te favorizohej ne publikimin e disa librave, ai madje i thuri himne regjimit. Une e di se kur keni shkruar rreth kesaj ju keni deklaruar se Kadare nuk ishte i kompromentuar. Ndoshta mund te na e shpjegoni kete.

Them se kjo eshte mjaft e lehte per t'u shpjeguar. Kadare eshte shume i zgjuar, shume i talentuar dhe shume fatlum. Edukimi i tij i vertete ndodhi permes asaj cka lexonte dhe kjo i mundesoi te kuptonte se ku ishte duke lexuar Shekspirin, Danten dhe Homerin. Ishte permes ketyre filtrave dhe pamjeve qe ai kuptoi llojin e botes me te cilen i duhej te merrej vesh. Mendoj se Kadare, natyrshem, si nje njeri shume i talentuar dhe i famshem ka armiq dhe disa prej tyre jane te patrembur dhe fabrikojne turli historish pikerisht sepse Shqiperia eshte kaq e erret. Mund te besh mjaft deme duke perhapur thashetheme, apo duke i publikuar ato ne Web. Them se pergjigja e vertete e ketyre hamendjeve qe ju permendet eshte aktualisht e gatshme, te pakten ne frengjisht, dhe shpresoj se se shpejti do te jete e gatshme edhe ne anglisht. Vjet, Shaban Sinani, drejtor i Arkivave Kombetare ne Tirane beri publike nje mori dokumentash te cilat ai i rremoi ne arkivat sekrete. Kjo seri dokumentesh perben krejt karrieren e Kadarese dhe ato perfshijne denoncime, raporte sekrete, akuza te cilat jane absolutisht marramendese. Ato jane firmosur nga koleget e Kadarese ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, dhe me i shenuari e me i frikshmi nga te gjithe eshte Dritero Agolli, presidenti karizmatik i Lidhjes. Nje permbledhje e ketyre jane perkthyer ne frengjisht dhe jane ne shitje ne France. Ju mund te lexoni kete liber dhe te kuptoni se pozicioni i Kadarese pergjate karrieres se tij, qe nga viti 1962 kur ai publikoi "Gjeneralin" e deri ne mes te viteve 80-te, ishte delikat ne ekstrem. Ai ishte ne zgrip, jo ne zgrip, ai ne fakt u denoncua dhe u detyrua te bente autokritike dhe denimi fizik i marre ishte relativisht i lehte. Por, sic ju e dini eshte privilegj i pushtetit absolut, te qenit absolut. Ky eshte qellimi i pushtetit absolut. Keshtuqe, nuk ka ndonje rime a arsye te vecante se perse Kadare kaloi gjashte muaj ne nje ferme kolektivizimi dhe te tjeret perfunduan ne minierat e kromit, dhe eshte bash kjo mungese arsyeje qe eshte ne fakt terrori. Ne vend qe te rrudhim buzet pse Kadareja qenka me fat ne duhet te falenderojme Zotin qe arbitrariteti i Hoxhes u vetushtrua ne ate menyre, sepse shpetoi per Shqiperine dhe boten nje shkrimtar te pakrahasueshem i cili ka ende per te shkruar.


Maria Zilstrja eshte gazetare e Radios australiane "ABC".

Nuk ka komente: