e shtunë, mars 08, 2008

NJË ZEMËR PËR “ZEMËR NËNE”




Nga Fatmir Terziu

Gjashtë kapituj, dy intermexo dhe një epilog janë brumi aritmetik i njëqind e dyzet faqeve të romanit të Fation Pajos, “Zemër Nëne”. Pastaj një parathënie modeste nga Demir Korita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërsië, që përfundon me urimin: “I uroj autorit të librit, … suksese në të ardhmen për të na dhuruar libra kaq të bukur sa edhe “Zemër nëne”. Botuar në Gutenberg, 2005, nën redaktimin e Hurma Numanit dhe korrektimit letrar nga Nuredin Qato libri në prozën e gjatë të autorit është punuar në kompjuter nga R. Ferizaj.


***

Nëse nuk do të kishte prurë në listat e internetit, ku Pajo shpeshherë është i pranishëm, një poezi me ndjenja të larta emocionale për nënën, në ditën e 8 Marsit 2008, nuk do të ishte ky lexim i nxituar i romanit të tij nga ana jonë, të cilin ai e adresoi aty nga fillimi i Shkurtit “me kënaqësi e mirënjohje”. Dhe duke ‘nxituar’ që të them fjalën time në ditën që autori gjen gjithë këtë frymëzim fantastik dhe persiatje medituese, natyrshëm një roman kaq tërheqës nuk mund të përfundohej në kohë rekord. Një tentim i bukur i autorit në lëmin e tij të prozës, pasi ne jemi mësuar që Pajon ta lexojmë më shumë në poezi. Një numër i madh karakteresh lëvizin, shfaqen, diktohen në kompleksitetin e tyre dhe pastaj fshihen lehtë e lehtë nga bardhëzija e fletëve duke u fiksuar në kujtesë. Një gjë e mirë kjo që krijon një premtim të zanafillës së këtij autori në lëminë e prozës së gjatë. Në këtë turavrap modest të karaktereve që pasqyron “Zemër nëne”, një ecje të këndshme gjen tek elementi përshkrues, i Kadri Xhutit, një përshkrim dual, që i jep pushtetin e dyfishtë të drejtorit të shkollës dhe organizuesit të punëve të partisë në kooperativë. Jemi në dhjetorin e vitit 1954, një dhjetor që sillet alegorik dhe tepër mentalitet-alarmues nën karshillëkun materialisto-dialektik të autorit që sheh sfidën e një vile që qëndron kryeneçe e nuk pyet për dimrin. E gjitha tulatet nën një prurje disi nominale tek qëllimi goditës që fshikullon kapjen e momentit figurativ nën çadrën e njohurisë për realitetin. Një kapje e figurativëzuar në sforcim alegorik brenda vetbotëkuptimit: “shtëpia dykatëshe tip ‘elbasançe’ e Dervish Beut”. Dhe pastaj pas gati dhjetë vitesh nga lufta autori parasheh ende ‘pasojat e luftës dukej që do të ndiheshin edhe për pak kohë në fshat”. Këtu nis udhëtimi përshkrues i Xhutëve, që na jepen në të dy anët e jetikes, duke përdorur qartë ‘derë e madhe në dritas’ dhe duke detajuar lidhjen me të shkuarën, ku lufta sillet si kronologji lidhëse, dhe me të tashmen, ku autori gjen ndriçimin e situatave në Dritas. Prezantimi i karaktereve, tashmë anëtar të familjes që detajohet e detajohet me Halimin, Dritën, Delina Trungun e me ambivalencën ku realizohet detajimi: “Çdo gjë në atë shtëpi i dukej fallco. Kur rastiste të mos e zinte urbanin e linjës, shkonte e flinte në zyrë, mbi tavolinën e punës.” Karakteret e tjerë janë pjesë e udhëtimit përshkrues. Të tillë janë Spiro, Shezaiu, madje edhe i vëllai i Kadriut, Shahin Xhuti, që ‘ngatërronte pozicionin vëlla me atë të funksionit të lartë partiak që kish në qytet’. Më tej elementi i mentalitetit të fshatarit të asaj kohe, që linçohet pas një koncepti figurativ, e që merr përmasa të mira njohëse me detajin e makinës së Shahinit, që nëpërmjet së cilës ai diktohej në fshat kur vinte për punë, gjen një hapësirë letrare të mirëinformimit dhe kapërcimit të detajeve të tepërta e të panevojshme. Lidhja vëlla-vëlla, por disniveli pushtetor dhe partiak, prapaforcon një nevojë njohëse për të cilën Pajo, rezervon fjali të tilla: “kohët për Shahin Xhutin kishin ‘ndryshuar’. Dhe sit ë mos mjaftonte kjo autori shton një emergjencë vazhduese që komunikon qartë: “Para tij kishin lindur të tjera interesa, tjetër shoqëri. Këtë gjë e kish vënë re edhe Kadriu, por s’i vinte mirë. Veprimet e të vëllait kishin filluar të binin erë. Ç’i do dekoratat e trimërisë e të luftës, kur shndërrohesh në tjetër njeri” Me këto mendime Kadriu u ngrit një ditë dhe i shkoi në shtëpi…”
Romani “Zemër nëne”…

Vazhdon... FJALA E LIRE

Nuk ka komente: