e hënë, mars 10, 2008

LEDRI KURTI, OSE ‘MARTESA’ ESTETIKE ME NATYRËN

Nga Fatmir Terziu

Në më të shumtën e rasteve, shumë prej nesh parapëlqen natyrën si spektator. Madje në shumë raste, disa racione të skenave natyrale janë parë sikur ato janë një pikturë ose një fotografi. Ne në fakt, edhe kur ndodh kështu, edhe kur tentohet një anë tjetër, shikojmë piktoresken për të eksperiencuar gjërat reale, sepse estetika na lejon depërtimin drejt natyrës që është filtruar në pikturë, një hapësirë mesazhiere, një ujëvarë në rrënien natyrale, një buzëbuckël luleje që tringëllon nën petal, një ngrirje a shkrirje kohore në pafundësi emocionesh. Një jetë kjo, që skicohet “Nën Harqe Kacafytjesh”. Një jetë që siglon nën firmën e shkrimtares Ledri Kurti. Dhe këtu në këtë jetë piktoreske, natyrshëm s’ka asgjë ndryshe nga ajo që Kurti pikturon pa u sforcuar, të na japë një natyrë të zhurmshme, një natyrë grishëse dhe sfiduese. Menduar për një natyrë të tillë me fenomene natyrale si materialisht të atashuara në përditësinë karakter-jetë, një skenë estetike parapregatit homonimen që mburret me një pasuri figurative dhe një brum popullor të përzgjedhur, që në fakt mbetet jo vetëm një pasuri për bibliotekën “Shkodra”, por edhe për një rrafsh kombëtar. Në çfarë vazhdon, nënshkrimi i estetikës aktive për të parë detajin elementformues të natyrës që rrethon, deri në strukjen e zbërthimin e ëndërrës si tipar Frojdian, kacafytja e Nikos në atë grimcërim transparent mes çarçafëve rozë shpërngulet qetësisht mes një gjuhe joshëse drejt qendrës dhe pastaj në mënyrë postmoderne anashkalon linjat vazhdueshmëri, duke parë e riparë kohët dhe kthimet në hapësirë e në kohë. Një përsëritje e tillë në kohë e në hapësirë na afron një Niko në ecje tronditëse, një Niko ndryshe, në të përditshmen e jetës së tij dhe na prezanton natyrën jetike dhe atë njërëzore në të cilën fenomeni Niko nuk është ai i karakterit Niko.
Departura e parë nga pozicioni i rolit të observuesit, e vë Nikon në simbolikën e tipit ballë-për-ballë, me të keqen e të mirën, me të bukurën dhe të shëmtuarën, me bjonden 18-19 vjeçare, me birbon që ‘zgërdhehet me bjonden’ dhe me motin gri. Një pikturë kjo që bën të kryesh aktin real me natyrën dhe me natyralen, ku fenomeni natyral është një e mesme e lëvizjes. Një perceptim i tillë, i ndihmuar nga figuracioni i pasur i Kurtit, zbulon vazhdimësinë e natyrës jo të përshtatshme për karakterin apo ndjekësin e tij, ku fjalia e Kurtit zbulon:
“Moti në fakt, qe gri prej kohësh, për t’mos thënë se s’dihej në i përkiste ndonjë rreze dielli këtij viti. Megjithatë sikur të mos qe qyteti, ku qe bërë kaq dreq vitesh, poi dukej vetja i panjohur në të, ose s’qenë njërëzit, që i përkisnin këtij qyteti. Ata kishin një buzëqeshje gati-gati të papranueshme, por sa shpejt u formohej ajo dhe një mirësjedhje të pakuptueshme, sikur u ngatërrohej nëpër gishta, sy dhe trup, pa ditur as ata vetë sa kot u rrëshqiste, ose të paktën kështu i dukej atij. Nikoja nuk ndjehej fare në terezi...”
(faqe:8).
Një pasazh i qartë, një akt që nën piktoreskën e natyrës dhe prezantimi figurative të grisë si detaj dhe jo si ngjyrë, figurojnë dy oportunitete absente dhe estetike nga pikëpamja lexues-karakter-situatë dhe nga këndndodhja tipar-përshkrim-figurë. Natyra si një environment jetik këtu luan dyfish-asistencën e saj, teksa sensi i logjikës kompleton gjuhën dhe mentalitetin në të cilin karakteri konfiguron me natyrën që e rrethon. Dhe para se karakteri i Kurtit të “drejtojë këmbët për nga shtëpia e mikut të tij”, kjo ngjiz dhe parapregatit ardhjen në skenë të vajzës që dashuronte ai prej vitesh. Këtu përsëri natyra luan rolin themeltar, madje ajo ndihmon të sipërfaqësohen detaje më joshëse të sekseve njërëzore në një labyrinth kohor dhjetë vjeçar dashurie. Elementi i shkëputur nga teoria e Frojdit në këtë rast largon fajin Edipial dhe libidinal të Nikos, për atë puthje flokësh e buzësh, derisa ëndërrimi ndryshe nga ëndrra kthehet në një dëshirë të kahershme:
“Madje ain ë fund të studimeve të saj do të shkonte atje e të ktheheshin të dy bashkë, në të vërtetë të tre, të kurorëzonin dashurinë e tyre. Atje ëndërronin të kishin dhe fillesën e krijesës së tyre. Do të kalonin atë që zakonisht çiftet e respektojnë tradicionalisht, si ‘muaj mjalti”.
Kur ne depërtojmë në këtë pasazh fjalësh që sjedhin një pasojë turbulente, natyrshëm shohim edhe natyrën estetike të cilën proza e Ledri Kurtit ‘kacafyt’ nën harqe jetike të jetës që zbulon elemente fëminore, fëmijësh si brazdë gjenerate dhe tipiken Livia si një protagonist në trion, bir-e dashur-nënë. Më tej është tabani ku kjo natyrë sundon. Është tabani ku peshohet fjala dhe ushqehet fjalia e tillë domëthënëse: “Ja ashtu, si të rrinjtë ende beqar dhe të punësuarit e pakënaqur!” Kjo ndoshta edhe një parapërgatitje për ‘duelin e heshtur’ që zbulohet në arsyen e linjës Livia-Elma, për të cilën autorja gjen një arsye më shumë të katapultojë paksa edhe ndjenjën, edhe realen e lidhjes dhe zgjidhjes në këtë rast. Dhe përsëri ndeshim ngjyrën që Kurti nis si pëshqesh për sytë e Livias duke e huazuar nga natyra, nga moti gri. Ledri thotë se sytë e Livias qenë bërë gri, nga lotët që kërkonin të shpërthenin. A nuk bëhet natyra gri kur shpërthejnë lotët e saj nga qielli? “Kjo ka qenë mbase diçka që zgjidh një pikëpyetje, në shpirtin tim për marrëdhëniet mes tyre, por kjo po më lodh sa jeta që më ka mbetur”, - tejkalon situatën ndërhyrja e autores. Ndoshta për të rifokusuar në një insinuatë karakteri që shtriqet midis realitetit dhe gënjeshtrës së Livias, madje deri në caqe të autokritikës: “Gënjeve derr!” – i tha vetes dhe vazhdoi rrugën kuturu”.

KUNDËRNATYRA E PROZËS

Më dramatike është bërë tashmë eksperienca e aktit kundër natyrës, duke tentuar të jashtëshkruash ndodhitë e natyrës, ose të ndërvaresh në fytyrën e kundërshtive të kundërshtares me natyrën. Natyra ndoshta merret në këtë rast si një provë, sic ndodh shpeshherë në ngjitjet alpinistike drejt majave të larta, apo kacafytjeve në brigje lumenjsh dhe grykëdershjes të gojëmufatura. Ne i shohim forcat e natyrës si një kompeticion kundër nesh, sikur malet, lumenjtë grykat dhe rrethrrotullama jonë problematike me natyrën dhe egoizmin tonë të ket një cifël cmire që rrëshqet mbi kapricion tonë, njeri. Në këtë kontestim proza e Ledri Kurtit, natyrshëm ndërhyn në natyra të ngjashme dhe krijon kundërnatyrën si një element sprovues. E gjitha preferohet të shfaqet në kohë e hapësirë të padetajuar me një kundërvlerë në tërsinë e pasazhit, ku “nëpër qytet dëgjohej një lubi” dhe kur “këlyshët”, ose ‘pjellat e saj’ shokohen nën potencial fjalësh “c’lloj race, mishi, truri, gjuhësh, duhej të preferonin”. Në këtë ‘qytet hipish, memecësh, psikopatësh’ kundërnatyra e prozës së Kurtit manaxhon një situatë të cilën diafragma ndarëse e përcjell në grahma tipike dhe tepër të kundërshtuara nga natyralja, nga jetikja, por ja që sillen ashtu sic dhe ndodhën në cmendinë e asaj kohe pa kohë, në rrëmujën e atij viti pa vit në historinë kalendarike të prozës së Kurtit. Dhe kundërnatyrorja na sjell pastaj një fakt si ky: “Fillimisht, iu grumbulluan varrezave. Ishin varreza të larta, me kryqe të mëdhenj e të lartë, që të mbartnin për bukuri. Aty e ndjenin veten më të sigurtë. Shurosnin aty majë kryqeve e as u bëhej vonë fare e as që u duhej të dinin se gjithë ajo urinë, binte sipër një varri, i kujtdo qoftë ky dhe i nënës apo i babait të tij...” (Faqe:19). Në një protektorat të tillë ku “njërëzit që s’e patën menduar një rrugë të tillë shpëtimi, silleshin nëpër qytet ashtu sic qenë.”, ndryshohet edhe këndi i vështrimit kundërnatyrë për të skenuar Angjelinin, djalin e parë që po bënte për vete, pothuaj të gjithë ata, që gdhinin mëngjeset me pasqyrë nën jastëk, duke mos i besuar fatit, që i kish falur gjer ate cast”. E ndërsa autorja e rikthen vështrimin në tematikën më prekëse, në atë që proverbi francez “në do të të them se c’komb je më trego varret”, natyrshëm kuptojmë kritikën dhe autokrikën ndjenja-shkrumbuese që nënshkruhet në një antagonizëm me natyralen: “kështu, varrezat u përmorën e u qelbën aq shumë sa dhe duke ndejtur majë kryqeve nuk zgjidhje asgjë nga ajo që prisje...” Kjo eksperiencë e aktit kundër natyrës përputhet edhe me teorinë e John Dewey që përshkruan një balancë midis bërjes dhe shpërbërjes. Ai thotë: “ajo nuk është thjesht një bërje dhe një shpërbërje në alteracion, por një miksje e tyre në marrëdhënie... Aksioni dhe konsekuenca e tij ndoshta janë bashkuar me perceptimin.”(Dewey, Art and Experience: 1934:44). Më tutje mund të marrim si argument edhe nocionin e Emanuel Kantit për sublimen, për atë që lidhet me rëndësinë e modifikimit, që aplikohet direct me intimacionin konfrontues me natyrën.

IDENTITETI DHE METAFIZIKA E PREZENCËS

Analiza ime në këtë roman të autores Ledri Kurti (Kraja) është më shumë në anën somatike të eksperiencës, ‘një modë e ndëraktrimit’ me një natyrë të interpretuar mbidominuesisht në terma letrare të të gjithë anëve të saj fizike. Ky referim tek ‘metafizika e prezencës’ referon teorinë poststruktualiste të Derridës që prioritizohet në kritikën e Niçes për matafizikën e substancës. Në vizionin e Deridës, metafizika e prezencës është një gjatësi vazhdimësie dhe fondamentale e mendimit Perëndimor, po aq edhe të një niveli ku synon krijimtaria bashkëkohore dhe kultura. Sipas Deridës ajo është një pjesë e folozofisë moderne dhe traditës së kësaj filozofie. Në romanin e Kurtit ne gjejmë një ambigacion lidhës me këtë, që në detaj krijon ‘mitin e prezencës’. Në fjali të shumta ku përsëritja e shumëhershme e fjalës ‘gjoks’ tempted në frymëmarje të ndryshme shpjeguese, kritika e Deridës për prezencën synon të demonstrojë këtë anë paradoksale të identitetit në lidhje me ekskluzionin që autorja në këtë rast gjen në aprioritetin e vet fjalës që shpjegon artistikisht një botëkuptim të lidhur me simbolikën e gjoksit të nënës, gjoksit fëmëror, gjoksit burrëror, gjoksit si ushqim dhe gjoksit si kundërshti apo kapriçio, apo edhe në gjoksin e njëri-tjetrit. Në këtë mpleksje logjike idea e filozofes së mirënjohur Judith Buttler atribuon identitetin në një teori që lidhet me kuptimet e reja që fjala ndërmer dhe realizon në hegemoninë e saj. Në këtë teori gjendet edhe pasuria tjetër që shihet në figuracione të njohura si ‘më shumë dihaste bosh se flinte’, apo ‘kënde të jetës së tij’ dhe ‘ora vazhdonte të ecte pa kokëçarje’. Një lidhje me këtë është edhe sekuenca që insiston një riskim të karakterizmit, ku Meri dhe foshnja janë një simbolikë më vete: “foshnjën sapo e kish zënë gjumi. Brenda asaj dhome era s’hynte dot veç klithte duke u kacavarë me gishtërinj të thatë në xhamat e dritareve dhe qindra herë ringrihej duke u përdredhur e lidhur nyjë me veten, si e sit ë ngelej aty gjer sat ë zgjohej foshnja. Në trurin e errët të Merit përsëriteshin fjalët e Martit: “Meri, jepi të pijë! Meri ajo është jeta jonë! Ne tani sapo e filluam! Por Meri s’arinte të haptë sytë. Qe diçka e rëndë, zezë” (faqe:31).

AKTRIMI ME NATYRËN

Ledri Kurti ndërton një lëvizje të ndjeshme karakteresh në romanin e saj. Një lëvizje që zhytet e zhytet në tendosjen pafre të natyrales. Çdo element pastaj bëhet detaj. Çdo detaj bëhet një symbol. Dhe tek çdo symbol shohim një parathënie dhe një ndërthënie të pasuar me pasthënien e heshtur. Duhani është një lloj preteksti midis Kleos dhe Nikos për tu zhytur ‘në palat e rënda të tymnajës’. Po aq sa edhe gjeografia e pushimeve krijon diçka më tepër në prezantimin e botës që na rrethon, botës që shoqëron prezencën dhe kthimin e Elmës. Faktori argumentues ose shkaku janë pushimet. Pushimet janë eksplorues të ‘një grupi miqsh nga Franca, Italia, Kuvajti, Japonia’ për të realizuar aktrimin e nevojshëm me natyrën në këtë pikë. Elementët natyralë janë bashkëudhëtarë të portretimit Kurti. I gjen në thjeshtësinë e jetës, po aq edhe në aktrimin medium të lëvizjeve në roman. Në këtë bashkëudhëtim plotësimi i aktrimit me natyrën kryhet me një mori epitetesh, krahasimesh, metaforash hiperbolash dhe e gjitha është një fabulë që shumëzon tërësinë. “Krisi dera e veturës”; “si thes i qullur”; “ndiqte arsyen e qëllimit”; “ia ngulte shpatullat në vend”; “i rëndonte në hije”; “dikush i padukshëm”; “gjishshka u err”; “dielli kishte filluar të qeshte”; “mundohej kryeneç”; “dy trupa ndenjur dhe shtrirë me fytyrë mbi tapet, gërhisnin, çfrynin, gromësinin” dhe “dukeshin sikur s’do ngriheshin për një javë të tërë” nuk janë pak për të thënë se janë elementët figurativë që ndërtojnë vetëm një gjysëmfaqe, pikërisht gjysëmfaqen tridhjetë e katër të romanit të Kurtit.

Në këtë aktrim me natyrën, natyrshëm shfaqet edhe lidhja e vazhdueshme që krijohet me modelin e njohur të quajtur ‘juxtaposition’ që në shqip përkon me hyrje-daljen në një proporcion jo të njëjtë kohor dhe dimensional. Kur Toni hyn në skenën e romanit, aktrimi i tij me natyrën ndërtohet si një vazhdimësi, sikur ai nuk shkrepet për së pari, por si një element që krijon vazhdimësinë. Qartësohet më shumë kjo në prezencën Toni-Meri-Elma, ku natyra e gëzimit penelon trigma të ndryshme nocioni. Toni i gëzuar dhe Meri “ndryshe krejt, çuditërisht krejt ndryshe nga ç’priti Toni, u duk me një buzëqeshje në buzë, sit ë copëtuar më gërshërë dhe sy të humbur, pa fare pikëqëndrim” (faqe:35).
Gjithashtu improvizimi është i nevojshëm kur aktrohet me elementët e natyrës. Diferenca është një modë impartiale e interaktrimit me një ton ndryshe të ndërvarur nga eksperienca respektive. Kur autorja kompleton këtë aktrim me natyrën, përpjekja për të larguar kthimin prapa anashkalon një debat që lind nga faktorë rrethanorë, kohorë, vendorë dhe madje edhe kritik. Rigrupimi dhe konfigurimi ‘atletik’ i detajeve presupozon një aktrim të lehtë dhe jo të shpërndarë në tematikë që përthyhen. Por jo gjithmonë poststrukturializmi përkon me këtë. Në detajin e Martin dhe në letrën e “Pushtetit të Lubisë” shihet një tendencë mënjanimi e këtij elementi dhe më tej kapet shumë shpejt duke e kthyer romanin në trakun e vet të mëparshëm. Peripecitë e thurura artistikisht kanë konvergjencën historike dhe elementin e kamufluar politik që shpeshherë ndrydhin aktrimin e bukur me natyrën, një mënyrë e shkëlqyer e autores për të larguar të tërën dhe për të afruar pikanten, interesanten.

AKTIVITETI PERCEPTUES I KARAKTEREVE

Ndryshe nga loja rutinë një aktivitet perceptues i karakterëve në roman shihet si një gjallëri. Perceptimi lëvizës, nëse do të përshtasnim më qartë këtë nocion, krijon njohje të lehtë, dhe aktivizon situatat. Pa këtë aktivitet perceptues Livia në lëvizjen e saj do të dukej e tepërt, ose si një ngjtje pa arsye. Livia lëviz në natyrën e saj dhe në gjeografinë e karakterit për të argumentuar lidhjen femër-shtëpi, por edhe për të bërë lidhjen njohëse më të detajuar me Elmën në mes në një realacion me nënën. Këtu fjalia “dikush lind për të vuajtur” konfuzon paksa realitetin dhe duket si e shpejtuar në një pasqyrim mjeshtëror që romani ka ndjekur në këtë pikë. Por më tej kemi sërrish elementin e cigares në duart e femrave, kafenë që u pi dhe detalin që krijon preceptimin e qartë “askush s’e dinte si rridhte jeta e këtyre qënieve, që i besonin aq shumë së mirës”. Pastaj hyjnë njërëzit, mentaliteti dhe aktiviteti i hershëm, ai present dhe perceptimi në botën e njërëzve për atë c’ka shqetësimi duket analitik në roman. Frika si një element, dhe këshilla e vendosur prej nëne ngjyros situatën dhe kërkon zgjidhjen tek faktori i vetëm Elma. Situata përcillet e lehtë dhe e kuptueshme, por jo e zbuluar deri në fund. Ky lloj perceptimi nga Kurti të mban ngjeshur mbi faqet e romanit të saj. Kur përsëri cigarja si simbolikë më vete, kërkon ndalimin e trishtimit, në gojën e bijës për nënën që tejkalon normativën e pirjes, shkaku natyrshëm mbetet tek shqetësimi në njërën anë dhe në anën tjetër tek perceptimi i ambientit rrethues. Por e gjitha është një flirt, e gjitha është një histori dashurie, ‘një djall e një ëngjëll’, që natyrshëm rijohet mbi baza të shëndosha të fabulës që stiset nën një gjumë, debat, argument dhe bitis diku në cukitjet e gotave të verës së kuqe që Elma aktivon për të sjellë një ‘mbrëmje aq të shijshme’, pas atij mëgjesi të ngathët, por tani me një relaksje, dush të mirë dhe ushqim të shijshëm, deri në pritjen e karakterit tjetër, Litit që kthehej vonë nga puna.

NË VEND TË KONKLUZIONIT

Çdo model i suksesit dhe josuksesit në këtë roman inkorporon, bashkëvepron si një e tërë, që e bën atë një pjesë të letërsisë kombëtare. Një tentativë jo pak e vogël e Kurtit, që më parë ka synuar poezinë dhe tregimin e saj të shkurtër të ushqyer nga poezia, nga poetikja. Për ta lënë të hapur përfundimin në roman, me qëllim që ai të lexohet nga më shumë lexues, ne po mbajmë të mbyllur elementin themelor, çelësin e situatave të tij. Dhe natyrshëm që ai do të lexohet, se është një arsye më shumë për të zbuluar ‘këlyshë të bukur’, ‘një femër esmere’, ‘i zbardhën kofshët’, ‘i zbardhën të mbathurat’, ‘rrobat e grisura’, ‘kuçkë’, apo edhe ‘prifti bëri një kryq të madh në hapësirë’ … të gjitha janë elementë të romanit “Nën Harqe Kacafytjesh”. Le t’i urojmë Kurtit suksese në këtë rrugë krijuese…

Vazhdon... tek Fjala e Lire

1 koment:

HEROLIND tha...
Komenti u hoq nga administratori i blogut.