e enjte, mars 13, 2008

AGIM SHEHU OSE POEZIA E BOTË-KARAKTERIT

Nga Fatmir Terziu
Dhe këtë baladë që ti e ke lexuar në rininë tënde në leximet shkollore, e rilexon si një krijesë të papërsëritshme në kohë e vend tjetër. Ky është mjeshtri poet, ky është modeli që synon dhe ka synuar poezia, kur ajo vjen nga maja të tilla. Në një poezi si kjo ku gjendet një kompleks i tërë njohurish, natyrshëm thirja e brendshme e cdo vargu, madje e cdo fjale është si një ekspozitë njohurish, muzeum vlerash historike, librari me tërë komplekset dhe anekset e saj, për të plotësuar poetin e ushqimit poetik me vlera të shumta për krijimtarinë poetike shqiptare.

Njeriu i ‘pushtetëzuar’ nga pena thotë Marshall McLuhan tek libri i tij “Kuptimi i Medias” është i kostumëzuar me natyrën dhe ambientin, me shoqërinë dhe dimensionin e saj rrethues, madje edhe me dritëhijet e tjera që e rrethojnë hapësirën e tij, nëse i mbetet hapësirë (McLuhan, 2002:344). Ky njeri me këtë ‘pushtet’, shpeshherë është preh e një rudimenti, e një atavizme dhe e një klauzole që vret e pret nën hijen e saj groteske artin, krijimtarinë dhe tërë shpirtin e tij. Ky njeri është ai njeri në në kohë e vend tjetër por me një shpirt të rrëmbyer, me një shpirt të grabitur. Duke komunikuar me Michael Argyle, që vjen në ndihmë në këtë rast të argumentojë njeriun si ‘qenie sociale’ në rrëmujën kritike, natyrshëm vjen në ndihmë edhe ajo që poeti Agim Shehu i kërkon qënies së tij sociale: “nëse i kërkon t’i ruhesh prishjes si njeri nga shteti çnjerëzor, duhet t’i paguash shpërblim atij, ose të pranosh shkatërrimin prej tij. Te krijuesi diktatura s’kërkon ‘harraç’ më të mirë se artin e tij” (Argyle, 1974:13 & Shehu, 2008:4). Këtu njeriu i Argyles, ngryset në shërbimin mëkatar, të cilin e grahmon nën një vegje shtirrëse duke nënkuptuar ‘njeriun komunitar’ nën darë që happen e mbyllen duke luajtur rolin a arrathyeses moderne ku lëvozhgat skrëmiten nën dhëmbë të padukshme dhe lënë të dalin në skenë frutet e kokrrës së vogël me proteina dhe yndyrë të nevojshme. Por thelbi i njeriut të penës lidhet me frutin e saj, dhe jo me këto ingranazhe, të cilave koha herë u bën ‘hosana baraba’ e herë u hedh ca gurë zalli si akreditim me inatin e shpirtit. Por ndërsa shpirti e kupton në një kohë tjetër haraçin e penës së tij, postulati ‘autokritika publike’ e Shehut
“kolegë me emër në art patën dinjitetin të flijoheshin pa i bërë qejfin diktaturës. Për mbijetesë, shumë prej nesh, (secili në shpjegimin e vet), tigrit, për t’i larguar dhëmbët i lëmuam lëkurën. Mbetet i hapur gjykimi nëse s’kish rrugë tjetër! Megjithatë lexuesit i duhet kërkuar ndjesë për çdo shkrim që ledhatonte shtetin vrasës. Bukuria e artit harmonizon më hijshëm me bukurinë e karakterit”
, natyrshëm i jep disi një rrugë të hapur kritikës të thotë pak fjalë për të, dhe të udhëheq mendimin në poezinë e tij. Karakteri, pikërisht ky karakter që shpreh Shehu, duhet kapur e gjetur tek krijimtaria e tij ndër vite. Dhe pikërisht tek një varg poetik që nis me “Horizont i kaltër” (1959), “Vite pa thinja” (1970), “Vallja e kalldrëmeve” (1977), “Gurra e fjalës” (1980), “Zërri i gjakut” (1984), “Ujvarat e diellit” (1988), “Arkitektura e zemrës” (1995), “Mëngjes Kosove” (1998), “Mbrëmje” (2002) dhe mbaron tek “Loti Alpin” (2003).

NATYRA E KARAKTERIT NE POEZI

Dy poezi në një kënd ndryshe. Dy poezi që kanë një kuadraturë karakteresh. “Gruas” dhe “Këpucët e mia të grisura”, të vendosura në faqet 108 dhe 109 të vëllimit poetik të Agim Shehut “E zgjedhura ime” (2008), botuar nga “Albin”, janë dy poezi që jo aq për kontrastin e natyrës së karaktereve në poezi, as edhe për pozicionin e vendosjes së tyre në rradhën e rreth 180 poezive të zgjedhura nga autori, se sa në lidhjen e natyrës së karakterit me detajin figurativ të pjekur që Shehu e sheh tek veprimi ledhatues it ë dashurve të tij të shpirtit, vajzës, birit dhe lidhjeve të së përditshmes me ‘pazarin’, thinjat dhe zjarrin e shkuar rinor. Një shëtitje e thjeshtë metaforike që gatuhet nën një pushtet njëstrofësh, por që thotë më shumë. Një grua e dashur, një vajzë dhe një djalë, dy simbole të jetës së një çifti me rrudha e me thinja, nën një sforcim artistik ku ‘tethinjat rri të lëmoj hirin’, dukshëm dhe fuqishëm prodhohet një imagjinatë që e pikturon natyrën e karakterit të përzgjedhur, natyrën e karakterin që lidhet me thjeshtësinë, familjen, hallet, problemet, por tek e përgjithshmja; detyrimet e një jete me fëmijë, e një jete familjare. Si në kontrast pastaj “Këpucët e mia të grisura” sjellin një varg që moleps një situatë ndryshe nën një pushtetësi karakteresh ndryshe. Simbolikja dhe frazeologjikja e shkurtuar, madje e riprodhuar nga autori këtu gjejnë ngjashmërinë më njërëzores, alegorinë që prodhon mesazhin për të goditur dhe çoroditur një situatë, për prodhuar Migjenianen e hershme e për të bërë që prurja figurative të ushqejë një varg të tillë tepër domethënës për të njohur karakterin:

“nën ca dërrsa te ballkoni
strehë të qetë keni gjetur.
Me majë gojëhapur, në sy më shikoni
Thua, diçka pa thënë ju ka mbetur!

S’di më qortoni, vallë përdita
Që dot s’ju lidha me pritje të shtune,
Që te një shkallë avioni kurrë s’iu ngjita,
Që kurrë s’ju kapardisa presidiumeve.”


Dhe për të kuptuar më tej natyrën e karakterit të tij, të gatuar edhe në një format tjetër, që fuqishëm gjen një arsye të fuqishme. Le të huazojmë atë që Aleko Likaj ka pikasur herët tek karakteri ndryshe i Shehut: “Dikur isha në vitin e parë në gjimnazin e Cërrikut e një shok më dha një libër lirikash me ballinë blu. Me të në çantë shkova në shtëpi, dhe pa e kuptuar e përpiva si me një frymë. Qe njohja e parë me poetin e ri. Më pëlqeu veçanërisht, si gjithë rinisë së kohës, lirika me humor "Dashuria e një matematikani" ku ne gjenim veten. Isha në moshën kur niste ngacmimi i vajzave. Më tej, na vinte turp më tepër se vajzave. Në fund të orëve i drejtohem si budalla naiv shoqes së bangës me një varg të vjershës:

"Ty po të drejtohem, vajzë, moj syzezë,
Më do a s’më do, kjo është hipotezë"!,


dhe po vazhdoja pa pyetur pikë a presje. Ajo në fillim heshti e habitur, pastaj befas më flaku një pëllëmbë që m’u bënë faqet më të kuqe nga ç’i kisha! Më shkrepën sytë. Vargjet i kish marrë si propozim për të! S’qe aq e pashme, e me atë pëllëmbë i shtonte dhe rëndësi vetes (Likaj, 2008: Fjala e Lirë).

POETI USHQYES I NJOHURIVE DHE VLERAVE

“E zgjedhura” e Agim Shehut është me një fjalë ‘e zgjedhur’. E zgjedhur që vjen e bukur, e hijshme e qetë, krenare dhe me vlera nga rrjedha e viteve që pikënis hershëm me 1959-ën. Vjen si një këngë, ku melodia e saj është sa emocionale, tipike dhe frymëzuese. Është një ‘melodi’, që rrallë gjendet në poezi. Është një përsosmëri poetike. A nuk flasin kështu dhjetra poezi të Agim Shehut, si balada “Para bustit të Selam Musait”? Shehu mjeshtërisht i jep jetë vargut të Selam Musait, jo duke thurur vetëm vargje për të, por duke skalitur dhe renditur në rjedhën e sttilistikës dhe estetikës gjithë arsenalin e tij figurativ dhe letrar-artistik. Një gjeografi mendimesh dhe një histori komplekse njohurish buron nga dituria e hershme e autorit që skalit ndjenja dhe përkushtim në vargje të tilla:

“Vlora krahëlidhur
të dha vrull te gjuri,
Malua nga Ballkoni
Të tundte flamurin”


Është një e përkryer në lëvizjen kohore ku situata dhe kompleksi informues kryqëzohen në alteracionin histori-ngjarje dhe figurë-toponim historik për të realizuar paralelizmin figurative tepër të nevojshëm në këtë pikë. Dhe këtë baladë që ti e ke lexuar në rininë tënde në leximet shkollore, e rilexon si një krijesë të papërsëritshme në kohë e vend tjetër. Ky është mjeshtri poet, ky është modeli që synon dhe ka synuar poezia, kur ajo vjen nga maja të tilla. Në një poezi si kjo ku gjendet një kompleks i tërë njohurish, natyrshëm thirja e brendshme e cdo vargu, madje e cdo fjale është si një ekspozitë njohurish, muzeum vlerash historike, librari me tërë komplekset dhe anekset e saj, për të plotësuar poetin e ushqimit poetik me vlera të shumta për krijimtarinë poetike shqiptare. Vetëm një poezi të bën të kapërcesh ngadalë më pas plot dyqind faqet e librit në vite të poetit mjeshtër, Agim Shehu. Poezia që gjen frymëzimin nga historia shqiptare vjen e shtrohet në sofrën e bollshme të poezisë së Shehut si një ushqim shpirtëror për brezat, ashtu si një tufë me lule mes duarve të hershme që nga koha e “Këngës së grave të Skënderbeut”, ku:

“Burrat në krahë i patëm të rëndë,
bota s’kish të tillë gjëkund.
Ne u mësuam që buzët t’i vëmë
Në plagët e tyre pa fund”.


Dhe në këtë linjë janë “Baladë Trimi”, “Mallkim Tradhëtar”, “Vallja e Fundit”, derisa pastaj kësaj periudhe autori i shkëput pesëvargëshem model “Kur vjen Prilli”, që poezi Audeniane, një poezi që ndjehet mirë në nivelin e poezisë më të vlerësuar Britanike e perëndimore. Në poezinë e “Nxënësit invalid” pikëtakimi me Bertolt Brehtin është një vlerë më vete dhe një krenari për letrat shqipe. Kemi një poezi që të sjell mornica në një kuadrat dimensionalisht të dhimbshëm të nxënësit ndryshe, të nxënësit ku fjala ‘turpi’ si fjalë e stisur nga rrethana jetësore, skalitet në një organikë poetike tipike me vlera të rradha poetike. Jo vetëm fjalët, por edhe vargu i kombinuar me katërvargëshin e lirë dhe pesëvargëshin e alteruar sjellin një ritëm vazhdueshmërie që ndjehet e ndiqet deri në pikën e fundit.

Vazhdon… VETEM KLIKO

Nuk ka komente: