e hënë, mars 24, 2008

KUR POEZIA LË PAS FJOLLA MBI HUMOR



(Mes ‘të marrëve’ të Hyzotit)



Nga Fatmir Terziu


Kisha dëgjuar prej kohësh se andej kishte dalë në skenë “Qyteti i të Marrëve”. Por këndej nga anët tona edhe pse e shihja përditë dhe qeshja me vete, për herë të parë më ra në dorë vetëm para ca javësh si dhuratë kolegësh [I.S.] me një mbishkrim, jo të autorit të tij. Dhe sa e kapa në dorë, m’u duk sikur ‘të marrët’ e skeçit të hershëm të Cekes (Sejfulla Myftarit), kishin dalë nga ai ‘qytet-vend’ [për të mos thënë: kishin braktisur atë vend], ku teknologjia e komunikimit me telefon i bëri të tillë ‘të marrë’. Dhe kësisoj më pas kishin krijuar ‘problem’ duke u gjendur ‘në mesin e të marrëve të qytetit-kryeqytet të Botës, ku ishte vendosur edhe zbuluesi i kësaj ‘damllaje’ me vlera të pakursyera letrare, Vahid Hyzoti. Por jo isha i gabuar?! Gabimin e vetzbulova. Teksa lexova dhe rilexova, “Qyteti i të Marrëve”, ndërrova mendje. Vetzbulimi i problemit? Në fakt thuaj ndryshimi midis skeçit të të marrëve dhe poezisë së Hyzotit. Një ndryshim të cilin e dikton si lexues dhe shikues tek opinioni i një ‘pastrueseje’ përballë Cekes dhe një metafore përballë Hyzotit, një humori në ekranin televiziv që të ushqen dhe zhduket e mbin për t’u mbajtur mend dhe një poezi që lexon dhe pastaj ngulet për të mos u harruar. Ndryshim?! Edhe këtu m’u duk se nuk kisha pikasur ndryshimin. E ç’rëndësi ka në fakt humbja e kohës pas ndryshimit, kur ndryshimi është realiteti që na sjell Hyzoti? E gjitha sillet si një fabul. Një fabul që vjen që në titull. Një titull që flet qartë. Një titull që krijon ndryshimin. Një ndryshim që në vendin tim dhe të Hyzotit kuptohet tek grupfjala: ‘ligji flet i fundit’. “Ligji flet i fundit”! E si mund të harrosh këtë [ç]’ndryshim? Një ndryshim nga “Qyteti i të Marrëve”, ‘ku dhe të lumturit paskan strese’, jo ata të skeçit të Cekes. Një [ç]ndryshim që në fakt mbetet i tillë ende në vendin tim dhe të Hyzotit, ku ‘edhe opinioni është kushtetutë’. Po, po opinioni i të ç’marrëve është i tillë. Dhe hajde të mos flasësh me vete. Hajde të mos e lexosh Hyzotin dhe hajde të harrosh këto marifete të asaj jete:

.....
LEXO ME SHUME TEK FJALA E LIRE

Nuk ka komente: