Nga Faruk Myrtaj
Vetetima qe shkrepetin prej Tomorrit -Fronit te Perendise shqiptare te Fjales!, keshtu do te doja ta karakterizoja krijimtarine e Xhevahir Spahiut.
Eshte e njejta gje ta njohesh Spahiun direkt, dhe t'i kesh lexuar poezine. Mbase kjo ka percaktuar edhe "besnikerine" e tij vetem tek vargu, pa u pervjedhur per nga proza. Nuk jane te shumte krijuesit qe arrijne te mbeten vetem poete. Eshte njohje dhe respektim i Vetes: Kadare e ka lene poezine e tij si nje dekorate te cilen e perdore vetem ne raste festash. Dritero Agolli perpak sa e "tradhetoi" poezine me "Zhurma e ererave te dikurshme", por me prozat e tjera i kerkoi falje dhe iu kthye serish vetes reale ne poezi. Fatos Arapi gjithashtu, mbeti poeti me fragmente proze te vecanta, por gjithesesi te rralla. Zija Çela mbase nuk ka shkruar asnje poezi, por proza e tij dhe sidomos biseda me te, prononcimet e tij per artin e letersine jane thellesisht poetike. Arjan Leka eshte poet i kryer - jam shprehur me kohe per kete- por edhe prozator. Megjithate, sic ndodh me Visar Zhitin -gjithnje sipas meje e vetem sipas meje!) poetët-Poetë e kane thember akili prozen! (E kush nuk e ka thembren e vete, o njerez!) Poetja Lulejta Lleshanaku, kur ka hyre ne proze, me duket se i bje me qafe mikut tim Lazer Stani, Agron Tufa duket me i plote ne proze, teksa Shpetim Kelmendi deri tani ka provuar se di t'i ruaj raportet midis, ne krijimtarine e tij.Tek Hiqmet Meçaj dikton poeti, madje edhe ne prozen e tij te sukseshme te vonshme, kurse Faik Ballancen e mendoj se do te kishte mbetur nje prozator par-exelence. Robert Martiko i gjen vend per bukuri romantizmit te tij human e filozofik dhe, pavarsisht dallimeve ne gjuhe, me kujton Martin Camajn. Zogaj me duket se ndjehet me mire ne poezi, ashtu si Mimoza Ahmeti. Prozatori, te Koço Kosta e krijon poezine tek gjendja dhe karakteret... U perzgjata padashur prej shtyses, pa shkuar ndermend t'i shpetoj dot vetetimes, uruarit dhe eshkes se Skraparit, Xhevahirit! "Zgjimin e Thellesive", librin qe realisht iu ndalua (se sikur u bene ca si shume krijues qe ngulin kembe kot me kot se kane edhe ata libra te ndaluar!) ia lexova ne Fier. Ashtu si novelen "I Huaji" te Kamyse, m'a dha Maku Pone, njeri me kulture e dashamires i krijuesve mbase me shume se ndaj vetes. Thellesite e Xhevos, ngjitnin ca me shume tek une, qe endè isha ne miniere. Ne takimet me te ishte distanca e vleres e reduktuar ne zero prej lirshmerise se tij, mendimit te drejteperdrejte dhe aftesia per te "gabuar" ne marredheniet sociale per shkak te te qenit poet edhe aty! Nuk i druhet rendjes pas iluzionit, njohjes se botes dhe te Tjetrit, permes ndjesise subjektive, paçka se arsyeja apo logjika e jetes perqark mund te bertiste per te kunderten. Besoj se poezia e Spahiut, pavarsisht koheve politike, humbet me paka se e shume te tjereve qe kane per ta vuajtur kete dhimbje. Dhe, ne relievin e vlerave thjesht krijuese qe do te rikrijohet prej mendimit kritik dhe kolegeve, profili vetiak i Xhevahir Spahiut do te vije duke u imponuar edhe me fuqishem. Si mirenjohes ndaj tij, si lexues i natryshem i poezise se tij, si vleresues i kontributit te tij edhe ne fushen e publicistikes, do ta deshiroja me te pranishem ne debatet e tanishem per artin dhe letersine. Sepse e kam kuptuar dhe besuar veç ne kahjen njerezore thelbin e titullit te tij te madh "Vdekje perendive" me shtat e vese njeriu, "zotave" te sajuara prej ngritjes ne supet e te tjereve!
Nuk ka komente:
Posto një koment