e shtunë, mars 22, 2008

EDHE SHEKSPIRI … PROBLEMATIK?!




Nga Fatmir Terziu

Një nga mrekullitë e Shekspirit, Komedia e Gabimeve (The Comedy of Errors), është një ndër kryeveprat e tij, por e papëlqyer nga kritika. Nëse përdorim këtë fjalë që të kujtojmë punën e tij të parë në të cilën mjeshtëria e zbukurimit është pasqyruar, ajo është plotësisht një krijimtari e plotë arti, komplet e sukseshme në termin e vet, por problematike në disa drejtime. Në mjeshtërinë e tij art-qëndisëse letrare ajo është rivale e veprave të tjera të Shekspirit, më saktë e tetë prej nëntë veprave që fillojnë me Riçardin e Tretë dhe Dashurisë së Humbur Punëtore; dhe pastaj Komedia e Gabimeve është më kompaktja, edhe pse është më pak ambicioze, krahasuar me të tjerat. Ajo çuditërisht është mbajtur nën një kritikë të ulët, e akuzuar në të qënit një mbi-derivat i ndërtuar farsë pa ndonjë përputhje në literaturën e merituar. Ka qenë shpeshherë e luajtur, por gjithmonë një version i kryqëzuar dhe i konsiderueshëm. Kjo ka qenë thjesht, sepse ajo është shumë e shkurtër, më e shkurtra e gjithë krijimtarisë së Shekspirit. Ajo është bërë me dashje e tillë, që të meritojë një shtrirje të dubluar. Shumë herët ajo ka qenë zgjatur, në interpretime me nuancën e zgjatur të muzikës, këngëve, valleve, mikrive dhe dialogjeve shtesë. Artistët interpretues pa donjë dyshim kanë qenë inkurajuar në lojën e tyre nga nocioni se ajo është një farsë, dhe madje çdokush mund t’a trajtonte atë si një krijimtari ndryshe, dhe jo si një komedi. Drejtori amerikan, Margaret Webster, ka shkruar: “është një nga të paktat komedi që mund të stilizohet në limitin e vëmendjes së drejtorit dhe me gjithë interpretimet e muzikës, baletit dhe trukeve të komedisë. Kështu ajo me gjithë këto avantazhe, është më shumë se një vepër e gjatë dhe e plotë, dhe jep shansin të futet në skenë edhe si pjesë e çdo kohe…”. Kështu ndodh edhe me disa krijimtari të kohërave të ndryshme në letërsinë shqiptare. Shumë krijime të krijuara në vite, ndoshta me një ndikim të lehtë, krahasuar me të tjerat, nga letërsia e realizmit socialist, mund të konsiderohen një ushqim për skenën dhe filmin. Janë tregime, skica, komedi, skece dhe humore që kanë një vlerë të pallogaritshme, por që me pak prekje regjizoriale ata mund të kthehen në kryevepra të letërsisë shqiptare. Jo pak janë të tillat. Krijime të tilla … si ato të Bahri Myftarit, Sheri Mitës, Dionis Bubanit, Kopy Kycykut, Niko Nikollës, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Zyhni Sakos, Nasi Lerës, Diana Culit, Shpresa Vretos, Eglantina Mandias e mjaft të tjerëve …

vazhdon tek FJALA E LIRE

Nuk ka komente: