Nga Albert Zholi
Bashkë me një mikun tim hymë në një lokal të vogël, në rrugën “Zinono” dhe porositëm nga një birrë. Kamarieri ishte një mesoburrë i shkurtër e i shkathët. Ne akoma nuk kishin këmbyer dy fjalë, ai u gjend me dy birrat që i mbante majë gishtave të dorës së majtë, në një tabaka, në dukje argjendi.
-Shqiptarë jeni zotërinj ?- foli kamarieri duke na përshëndetur me kokë.
-Po, po juve, mos jeni nga Gjirokastra?
Ai qeshi, na pa në sy me dashamirësi dhe na tha se ishte shqiptar, por jo nga Gjirokastra.
-Nga dialekti dukeni si gjirokastrit, ia ktheu miku im.
Por unë s’kam qenë asnjëherë në Shqipëri ,-sqaroi kamarieri.
- Si s’keni qenë në Shqipëri ?- pyeta unë.
- Jam çam nga Filati,-shpjegoi përsëri kamarieri. Ndërsa kamarieri vajti tek një klient i porsaardhur, ne mbetëm disi të shushatur.
- Epo të ka faj çami ?! Është më shqiptar se shqiptarët –foli si me shaka miku im dhe e gjysmoi birrën me një frymë.
- I rritur dhe i lindur këtej dhe e flet shqipen më mirë se disa emigrantë që më shpejt kanë harruar shqipen se kanë mësuar greqishten- fola unë me mikun e tavolinës.
Në këtë kohë ia mbërriti kamarieri.
-Nuk dua t’ju lë vetëm, por puna ...
-Si ka ndodhur që nuk e keni harruar shqipen?- e pyeti sërish miku im.
-Ndonjë i ikur nga Shqipëria mund ta harrojë, kurëse ne e kemi folur brez pas brezi ... Atë që do shumë nuk e harron – dhe ai përsëri qeshi miqësisht.
- Kini vite këtu tek kjo punë ?- pyeti miku im sa për të vazhduar bisedën.
- Kam katër vjet. Më parë kam qenë në kurbet. Në Amerikë, në Gjermani ...edhe andej shqipen nuk e harruam, se do bëheshim harram...
- Pse thua “ nuk e harruam”?-fola unë.
- Se nuk kam qenë vetëm . Isha në punë me një kosovar në Mynih .Ai kosovari mbante ca libra në shqip dhe lexoja edhe unë bashkë me të ... “Gjuha jonë sa e mirë / sa e ëmbël, sa e dlirë ...” recitoi ai vargjet e Naimit dhe fluturoi tek një klient i porsaardhur .
Duke marrë vargjet e Naimit me vete , dolëm nga lokali të mrekulluar.
“... GJUHA JONË SA E MIRË..."
-skicë-

Nuk ka komente:
Posto një koment