Nga Fatmir Terziu
Roehampton University
Media, Cultural Studies & Politics
Kanë kaluar gati katërmbëdhjetë vjet nga Janari i vitit 1994 kur një komunitet në Çiapas të Meksikës, së bashku me mbështetësit e tyre përreth botës krijuan të parën lidhje komunikuese në internet që u quajt Zapatista. U quajt kështu kjo lëvizje aktivistësh për nder të emrit të Emiliano Zapatas, një revolucionar Meksikan, i njohur për shqiptarët nga kinematografia. Komunikimi modern kompjuterik krijoi këtë mundësi për Zapatistat të gjejnë mesazhin e tyre jashtë kontrollit qeveritar dhe censurës. Listat e ndryshme, imeilat (postat elektronike) dhe konferencat zgjuan debate shqetësuese midis përdoruesve që çuan në organizimin e disa protestave dhe suportit të aktivistëve në rreth 40 shtete përreth botës. Rebelimi i quajtur Zapatista po dallgëzohej, analizat shfaqeshin, në një fabrikë mbijetese elektronike. Në Korrik të vitit 1995, një raport nga Departamenti i Mbrojtjes në formën e një ‘dokumenti strategjik’ për të shkruarën e Internetit paraqitur për Zëvendësin e Sekretarit të Mbrojtjes për Operacionet Speciale dhe Konfliktet me Intensitet të vogël, kuotoi herët që: “Komandanti suprem i (EZLN) Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare Zapatista zotëronte një komputer laptop portal që të urdhëronte të tjerët e EZLN-së me një lidhje modemi, dhe kishte akses tek mediat e huaja në lidhje të drejtpërdrejtë për të ndërtuar një imazh të propagandës ndërkombëtare”. Dy vjet më vonë, në një ese kryesore për të ashtuquajturën ‘luftë të internetit’, analistët e mbrojtjes David Ronfeldt dhe Xhon Arquila shkruan:
Kaq analiza, përreth spektrit politik, kanë sjell të kuptohet se karakteristika e asaj që paraqitet që të jetë një kapacitet i ri për këtë dhe për lëvizjet e tjera sociale të komunikimit gjithandej duke kapërcyer kufinj shtetesh e të shfaqet dhe operojë në nivele ndërkombëtare.
Një pikënisje alternative tek kontradiktat ndërmjet lëvizjes sociale dhe shtetit ka këshilluar se kjo ndodh nga ngushtimi i negociatave pluraliste. Në çështjen e Çiapas, këtu ka qënë një presion që EZLN të lëshonte armët poshtë dhe të bëhej një lojtare zyrtarisht e pranuar në formën e sferës politike. Më gjërë:
Roehampton University
Media, Cultural Studies & Politics
Por ndërsa kjo ka ndodhur në Meksikë, a ka premisa të ndodh në Shqipëri? Në Shqipëri interneti që sapo ka hyrë dhe po lëviz me shpejtësi me disa portale hyrëse, padyshim është nën vëzhgimin e ‘aktivistëve’ të luftës së internetit që quhet ‘net-luftë’. Shenjat e para janë shfaqur websiteve të pavarura dhe listave të shumta të shqiptarëve në internet, ku transmetimi i mesazhit disaherë është rrënqethës dhe tronditës, madje edhe tepër i dyshimtë si në thelbin e kritikës apo edhe lajmit që prodhojnë e transmetojnë këto lista.
Kanë kaluar gati katërmbëdhjetë vjet nga Janari i vitit 1994 kur një komunitet në Çiapas të Meksikës, së bashku me mbështetësit e tyre përreth botës krijuan të parën lidhje komunikuese në internet që u quajt Zapatista. U quajt kështu kjo lëvizje aktivistësh për nder të emrit të Emiliano Zapatas, një revolucionar Meksikan, i njohur për shqiptarët nga kinematografia. Komunikimi modern kompjuterik krijoi këtë mundësi për Zapatistat të gjejnë mesazhin e tyre jashtë kontrollit qeveritar dhe censurës. Listat e ndryshme, imeilat (postat elektronike) dhe konferencat zgjuan debate shqetësuese midis përdoruesve që çuan në organizimin e disa protestave dhe suportit të aktivistëve në rreth 40 shtete përreth botës. Rebelimi i quajtur Zapatista po dallgëzohej, analizat shfaqeshin, në një fabrikë mbijetese elektronike. Në Korrik të vitit 1995, një raport nga Departamenti i Mbrojtjes në formën e një ‘dokumenti strategjik’ për të shkruarën e Internetit paraqitur për Zëvendësin e Sekretarit të Mbrojtjes për Operacionet Speciale dhe Konfliktet me Intensitet të vogël, kuotoi herët që: “Komandanti suprem i (EZLN) Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare Zapatista zotëronte një komputer laptop portal që të urdhëronte të tjerët e EZLN-së me një lidhje modemi, dhe kishte akses tek mediat e huaja në lidhje të drejtpërdrejtë për të ndërtuar një imazh të propagandës ndërkombëtare”. Dy vjet më vonë, në një ese kryesore për të ashtuquajturën ‘luftë të internetit’, analistët e mbrojtjes David Ronfeldt dhe Xhon Arquila shkruan:
“në Meksikë, një përzierje e aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë ka ndërtuar një internet-luftë sociale kundër shtetit të demokracisë. Lufta e internetit paraqitet në formën e një decentralizmi përreth një numëri, shumica Meksikan dhe ndërkombëtar nga SHBA dhe Kanadaja, të gjithë aktivistë që mbajnë anën e EZLN-së dhe që synojnë të paralizojnë rregullat qeveritare, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe reformat e shumta e të mëdha si dhe cështjet që lidhen me këto fondamentalizma njërëzore dhe për njërëzit. Meksika, është tani një skenë e një prototipi të luftës soçiale së Internetit në shekullin e 21-të”.Në 1998-ën, si pjesë e studimit të tyre për të drejtat ndërkombëtare të ndërtmit të transmetimit në rrjetin network, Keck dhe Skkink raportuan se:
“gjatë kohës së rritjes së Çiapas në 1994 u bë e qartë se qeveritë s’mund të kontrollojnë informacionin si pak kohë më parë, pa internet… Shtypi, shërbimi informativ mediatik dhe NGO-të vendase dhe ndërkombëtare monitorojnë konfliktet ngushtë dhe nga shumë afër, duke ndërtuar dhe survejuar plane të detajuara, dhe posta elektronike është bërë mekanizmi kryesor nëpërmjet së cilës EZLN komunikon me botën”.
Kaq analiza, përreth spektrit politik, kanë sjell të kuptohet se karakteristika e asaj që paraqitet që të jetë një kapacitet i ri për këtë dhe për lëvizjet e tjera sociale të komunikimit gjithandej duke kapërcyer kufinj shtetesh e të shfaqet dhe operojë në nivele ndërkombëtare.
PËRGJIGJA POLITIKE PËR KËTË ‘NET-LUFTË’
Një pikënisje alternative tek kontradiktat ndërmjet lëvizjes sociale dhe shtetit ka këshilluar se kjo ndodh nga ngushtimi i negociatave pluraliste. Në çështjen e Çiapas, këtu ka qënë një presion që EZLN të lëshonte armët poshtë dhe të bëhej një lojtare zyrtarisht e pranuar në formën e sferës politike. Më gjërë:
“Interesi dhe nevojat vazhdojnë të ngrihen dhe rriten për të gjithë problemet e shoqërisë civile NGO-ve dhe aktorëve të tjerë joqeveritarë për të gjetur rrugë të reja për të punuar me aktorët qeveritarë në Amerikën e Veriut”.Formulimi që joqeveritarët që duan të punojnë me qeveritarët paraqet më së fundi një potencial të interesit pëlqyes. Kështu atyre iu dha shansi i gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe i krijimit të premisave të reja për zgjidhjen e çështjeve kontradiktore. Por ndërsa kjo ka ndodhur në Meksikë, a ka premisa të ndodh në Shqipëri? Në Shqipëri interneti që sapo ka hyrë dhe po lëviz me shpejtësi me disa portale hyrëse, padyshim është nën vëzhgimin e ‘aktivistëve’ të luftës së internetit që quhet ‘net-luftë’. Shenjat e para janë shfaqur websiteve të pavarura dhe listave të shumta të shqiptarëve në internet, ku transmetimi i mesazhit disaherë është rrënqethës dhe tronditës, madje edhe tepër i dyshimtë si në thelbin e kritikës apo edhe lajmit që prodhojnë e transmetojnë këto lista. Për pasojë kur kjo ka filluar të ndodhë dhe është ende në një fazë që mund të ‘negociohet’, padyshim që kërkon një diplomaci intelektuale, ndoshta atë që Presidenti i Francës Nikolla Sarkozi e krijoi për herë të parë në historinë e vendit të tij duke bërë Këshilltar themeluesin e YouTube si një Këshilltar Interneti në Presidencën Franceze. Inxhinieri francez që krijoi YouTube, të cilin më pas ia shiti Googelit padyshim është një çelës në zyrën e Sarkozit, që normalisht e kupton se Interneti si një pjesë e Medias së Re ka një magji të veçantë dhe tepër vepruese.
Nuk ka komente:
Posto një koment