e mërkurë, janar 16, 2008

ESTETIKA E FJALËS SHQIPE, NJË LIBËR ME VLERË




Nga Fatmir Terziu
Në qendër të vëllimit janë vënë figurat e shquara si Faik Konica, Mitrush Kuteli, (Dhimitër Pasko), Fan S. Noli, Jeronim De Rada, Foqion Postoli, Kristaq Cipo, Adem Demaçi etj, të cilët janë vlerësuar dhe quajtur edhe mjeshtra të fjalës shqipe.


Një nga botimet që më ka mbetur në mendje dhe që mendoj se është ndër botimet që ende kanë vlerë dhe rëndësi është “Estetika e fjalës shqipe” e professor doktor Nasho Jorgaqit. Ajo ndoshta është ndër botimet më të rrëndësishmë në serinë e botimeve që ka hedhur prej kohësh në treg Shtëpia Botuese ‘Onufri’. “Estetika e fjalës shqipe” është një përmbledhje me studime, artikuj dhe ese. Autori jep një panoramë të gjërë mbi fillimet e letërsisë shqipe duke trajtuar atë në fushën e estetikës.
Në qendër të vëllimit janë vënë figurat e shquara si Faik Konica, Mitrush Kuteli, (Dhimitër Pasko), Fan S. Noli, Jeronim De Rada, Foqion Postoli, Kristaq Cipo, Adem Demaçi etj, të cilët janë vlerësuar dhe quajtur edhe mjeshtra të fjalës shqipe.

Lëvrimi i Jorgaqit në këtë fushë na jep para së gjithash përpjekjet, luftën dhe mundin e këtyre njërëzve të shquar për t’a ngritur letërsinë shqipe jo vetëm në përmasat e letërsisë bashkëkohore, por ashtu siç shprehet vetë autori në këtë libër edhe për t’a përqasur atë me dukuri artistike bashkëkohore dhe në rrafshin europian.
E veçanta në këtë libër që e bën të ketë rrëndësi është se autori jep hulumtime të reja për Faik Konicën e Lumo Skëndon, (Mithat Frashërin), për të cilët diktatura e mëparshme mbajti qëndrim mospërfillës.

Studimet, artikujt dhe eset janë shkruar me një gjuhë të rrjedhshme, të thjeshtë e tepër të kuptueshme. Mjeshtëria e përdorur dhe stili i tij tipik e bën librin kurioz nga fillimi deri në fund. Padyshim, ky botim është arsenal i pasur që i mbetet letërsisë shqipe.

Nuk ka komente: