Nga Fatmir Terziu
Në ditët e para të vitit 2008, dy vizita të ndryshme të liderëve politikë të së majtës dhe të djathtës shqiptare, që mbajnë edhe karriget e dy pushteteve të vendit tre-milionësh Ballkanik, dhanë sinjale të qarta; në vendin e shqiponjave ende kokat e fiksuara në flamurin kuq e zi kanë drejtime dhe mendime të ndryshme edhe për të ardhmen e vendit, fëmijët e porsalindur dhe të sëmurë që i vizituan ata. Dy pushtetet e Shqipërisë, ai i Kryeministrit dhe ai i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, vizituan në ditët e para të vitit 2008 fëmijët e sapolindur shqiptarë, ose vizituan spitale të ndryshme ku lind dhe shërrohet e ardhmja shqiptare, që ndoshta do të ketë shansin të jetë në karriget e këtyre dy pushtetdrejtuesve të Shqipërisë. Kryeministri Sali Berisha dha nje urim për 2008-ën, për një vit të mbarë por mbi të gjitha për një shërim më të shpejt për fëmijët e shtruar në reaminacionin e spitalit Pediatrik në kryeqytet. Në shoqërinë e bashkëshortes së tij, kreu i ekzekutivit dhuroi disa dhurata për këta fëmijë që viti që sapo hyri i gjeti në shtratin e lëngimit. Edhe kryetari i Bashkise së Tiranës, Edi Rama, ka zgjedhur pikërisht ditën e parë të Vitit të Ri 2008 për të promovuar nismen me te re te Bashkise sipas se ciles çdo femije e sapolindur ne Tirane do te perfitoje çekun me vlere prej 5 mije lekesh te reja. Duke vizituar femijen e pare te lindur per kete vit, Dionin, nje djalë që peshon 3 kile e 900 gram, Rama tha se tashme është në dorën e prindërve t’a depozitojnë këtë çek ne bankë ose ta konsumojnë atë menjëherë. Këshilli Bashkiak i kryeqytetit vendosi me unanimitet të jap një çek prej 5 mijë lekësh të reja për çdo femijë të sapolindur të kryeqytetit, nje nismë e re kjo dhe mjaft e veçantë. Gjithësesi Dioni, fëmija i sapolindur i vitit është padyshim fëmija që lind me çek 5 mijë lekësh në dorë. Ky është një sinjal i mirë ku nis të mendosh ndryshe. Ndoshta për t’a thënë qartë atë që Perëndimi e ka thënë me kohë për fëmijët, kujdesin dhe ndihmën për ta.

Nuk ka komente:
Posto një koment