e enjte, dhjetor 13, 2007

LORDI BAJRON: SHQIPTARËT, TE NGJASHËM ME HAJLANDERËT E SKOCISË


…Në shënimet e mbajtura, kur ishte në Shqipëri, për poemën “Shtegtimi i Çajld Haroldit”, ai shkruante për shqiptarët: ”Më tërheqin shumë me atë ngjashmërinë e tyre me Hajlanderët e Skocisë, në veshje, në pamje dhe në mënyrën e jetesës…
…Romakët u frymëzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarëve. Fustanella e famshme shqiptare ishte një veshje e zakonshme për burra në shekullin XIII. Ajo ishte veshur rregullisht nga fisi i dalmatëve, njëri prej fiseve ilire. Në atë kohë ajo quhej “dalmatika”…


Këtë nuk e sheh rastësisht. Ajo të bie në sy menjëherë. E ke dëgjuar diku nga një bashkëkombas dhe turresh të zesh fillin. Dhe filli është gjetkë në sonduqet e historisë, vitrinat e syrtaret apo dollapet erë severgjeni të shqiptarëve, pra diku harruar. Dhe jo s'e është krejt ashtu si në rrjedhën e një shkrimi, si në rrjedhën e një bashkëbisedimi…
Historia e veshjes tradicionale shqiptare e Lord Bajronit, pronë e njërës prej familjeve më të famshme britanike, është ekspozuar në Londër. Ajo është një dhuratë shqiptare e Lord Bajronit, ekspozuar në Bowood Estates të Anglisë. Vizita në Shqipëri i la mbresa të thella Bajronit. Te shqiptarët ai pa një shpirt të veçantë, i cili ndezi imagjinatën e tij poetike për tema ekzotike. Në shënimet e mbajtura, kur ishte në Shqipëri, për poemën “Shtegtimi i Çajld Haroldit”, ai shkruante për shqiptarët: ”Më tërheqin shumë me atë ngjashmërinë e tyre me Hajlanderët e Skocisë, në veshje, në pamje dhe në mënyrën e jetesës.
Malet e tyre të shumta ngjajnë me Kaledoninë dhe kanë një klimë të këndshme. Fustanellat e tyre të bardha, veprimet energjike që kryejnë dhe dialekti i tyre, që përngjan me tingujt keltikë, janë mbresëlënëse. ”Si kujtim ai mori një kostum tradicional shqiptar, me të cilin piktori Tomas Filips i ka bërë një portret. Ky kostum ka një histori më të gjatë. Ai aktualisht është i ekspozuar në Bowood Estates, Angli. Në përshkrimin e udhëtimeve të tij Bajroni thotë: “Në udhëtimet e mia kam mësuar të mendoj si filozof, dhe po të mos bëja ashtu, ankimi s'do të kish dobi. Për fat të mirë, era reshti dhe vetëm na ngau drejt bregdetit të Sulit, ku dolëm në stere. Me ndihmën e vendasve vazhduam udhën për në Prevezë. Kështu, këtej e tutje nuk do t'u zë besë naftëve turq, megjithëse pashai pati udhëzuar galeotët e tij të më shpinin në Patra. Prandaj do të shkoj në Mesalongj nga stereja (stere:toka) dhe do të kapërcej vetëm një gji deti të vogël në Patra. E sa e sa ngjarje mund të të tregoja që do të të zbavisnin, por më grumbullohen në tru dhe as jam i zoti t'i radhit në kokë, as t'i shkruaj dot në kartë, veçse në mënyrë të menjëhershme. I dua shumë shqiptarët. Nuk jane të gjithë myslimanë, disa nga fiset janë të krishtere… Kurrë s'do ta harroj pamjen e mrekullueshme me të hyrë në Tepelenë në orën 5 ndajnatherë, kur po perëndonte dielli. Më solli në mend (me pak ndryshime të veshjes) përshkrimin që i bën Skoti kështjellës Brankseme në këngën e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarët me petkun e tyre (me më të bukurin në botë; me fustanellë të gjatë të bardhë, tallagane të qëndisura me ar me anteri e jelek kadifeje të kuqe, të qëndisura me ojna të arta), me jataganë e pisqollë të sermët, tartarët me feste të gjata, turqit me qyrk të madh e turban, ushtarët togje-togje në qoshkun e madh, të hapur në ballë të pallatit dhe skllevërit arabë në galerinë e madhe, të gjatë, me kuaj të vendosur në një qilar përposhtë, dyqind atllarë të shaluar dhe gati të sulen në çdo moment, kalorës duke sjellë e duke shpënë lajmet e ndryshme, daullet e muezinët që thërrasin ezanin nga minaretë e xhamive - të gjitha këto me pamjen e jashtëzakonshme të ndërtesës vetë, sajonin një skenë të re gëzimi për sytë e një të huaji. Më përcollën në një konak shumë të këndshëm dhe sekretari i vezirit erdhi të më përshëndesë, në mënyrë allaturka”. Interesant është fakti se Bajroni mori pjesë edhe ne varrimin e Marko Boçarit. Më 9 gusht 1823, Marko Boçari u vra duke luftuar kundra ushtrisë së Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrës. Vdekja Marko Boçarit u bë e njohur në të gjithë Europën, ai i kishte shkruajtur një letër Bajronit kur ky ishte rrugës për në Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boçari kishte vdekur, dhe mbajti një fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombëta shqiptar ose arvanitas. Pas pak kohësh turko-egjiptianët u përpoqën ta poshtrojnë varrin e Marko Boçarit, por arvanitët (shqiptarët) myslimanë u sulën kundër tyre dhe i penguan të poshtërojnë varrin e heroit. Ata e morrën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, me një cermoni të thjeshtë.
Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë jugore e, më saktësisht, në Janinë në vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian” (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli; e bardha e këmishës dhe e fustanellës me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë. Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe tani është i vendosur në amasadën britanike në Athinë. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi portret që piktori i bëri Bajronit. Në 1835 dhe në 1840 Filips pikturoi dy variante të tjera të këtij portreti. I pari iu dhurua më 1862, nga i biri i piktorit, Galerisë Kombëtare të Portreteve (National Portrait Gallery) në Londër, ku vazhdon të jetë i ekspozuar aktualisht. Ndërsa varianti i dytë, që u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmës në Albermarle Street, Londër. Bajroni ka pasur një korrespondencë flirtuese me Margaret Mercer Elfiston, të bijën e Lord Keitit, dhe më 1814, ai i dhuroi asaj kostumin shqiptar duke i sugjeruar që ta përdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e veçantë. Më pas kostumi kaloi nën zotërimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua në vitin 1962. Një nxënëse që studionte Bajronin, e quajtur Doris Lenglej Mor, shkon në familjen Landsdoun e, më saktësisht, në Bowood House, në Wiltshire për të marrë materiale në lidhje me këtë familje dhe e njeh këtë kostum. Në një artikull të publikuar në “Costume Society Journal” në 1971, Mor përshkruan emocionin që pati ndjerë kur kishte mbajtur në duar atë kostum. Pasi u shfaq në Muzeun e Kostumeve, në Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer në Bowood për t'u ekspozuar. Pikërisht dy jelekë të marrë nga ky kostum tashmë janë të varur në murin e dhomës në të cilën qëndronte dikur Mercer Elfinstoni. Kjo gjë tregon një lidhje të dukshme mes Bajronit dhe Shqipërisë.
Rezidenca Bowood House & Gardens u ble nga Duka i Dytë i Shelburnit në 1754, në një gjendje gjysmë të kompletuar dhe u përfundua para vitit 1760. Një pjesë e shtëpisë u shkatërrua në 1955, dhe pjesa e mbetur u riorganizua mjaft mirë. Gjysma e asaj që ka mbetur është e hapur për vizitorët. Sër Uilliam Peti ishte stërgjyshi i kësaj familjeje dhe baronesha Shelburn ishte gruaja që ai e la të ve. Djali i tyre i madh u bë markezi i parë i Landsdounit. Ai njihej më mirë si Shelburni që ndihmoi Jozef Preslin, kimistin e parë që zbuloi formulën e oksigjenit në Bowood. Gjithashtu, Shelburni ka pasur komunukime të shpeshta edhe me Xhonsonin, Goldsmithin, Hymen dhe Xhorxh Uashingtonin. Akti i tij më heroik, pasi ishte bërë kryeminstër, ishte negocimi për paqe me shumë të rejat Shtete të Bashkuara të Amerikës më 1783. Djali i tij krijoi një koleksion mahnitës arti dhe një librari madhështore. Nipi i tij u bë Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë, i Viceroit të Indisë, si dhe sekretari i Jashtëm për disa kohë. Ishte ky i fundit që arriti në Entente Cordial (Marrëveshje mirëkuptimi) me Francën në vitin 1904 dhe, po ashtu, arriti që të vendosë paqen nëpërmjet negociatave me Gjermaninë në vitin 1917. Janë pikërisht këta disa prej njerëzve më të mëdhenj që ka nxjerrë kjo familje. Tashmë sende personale e objekte të tjera të ndryshme të pjesëtarëve të kësaj familjeje qëndrojnë në shtëpinë e transformuar në muze, e cila është e zbukuruar nga një kompozim shekullor mobiljesh. Rreth shtëpisë shtrihen rreth 800 ha lëndina, një pyll i vogël me pisha, një kopsht lulesh, një tempull i stilit dorik dhe një ujvarë spektakolare. Djali i markezit të tetë, lordi Shelburn, mori në dorë drejtimin e Bowood-it në vitin 1972. Ai hapi shtëpinë dhe ambientet rreth saj për publikun në vitin 1975 e, më vonë, i ktheu stallat e kuajve dhe dhomat e stallierëve në ambiente ekspozimi, në një restorant dhe në një dyqan dhuratash. Pikërisht këtu është i ekspozuar kostumi shqiptar i lord Bajronit. Kostumi i është veshur një manekini. Gjithashtu, në ekspozim janë dhe maska e vdekjes së Napoleonit, gurët e çmuar të Keitit dhe një koleksion sa i rrallë aq edhe i jashtëzakonshëm pikturash angleze, të punuara në akuarel, ndërmjet të cilave qëndrojnë edhe punimet e të njohurve Bonington dhe Turner. Deri tani ky është stacioni i fundit i veshjes së hershme shqiptare.
Romakët u frymëzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarëve. Fustanella e famshme shqiptare ishte një veshje e zakonshme për burra në shekullin XIII. Ajo ishte veshur rregullisht nga fisi i dalmatëve, njëri prej fiseve ilire. Në atë kohë ajo quhej “dalmatika”. Megjithatë, ekzistojnë teori se fustanella e ka origjinën e saj shumë më të hershme dhe ka pasur pamjen e një këmishe të gjatë që quhej ”linja”, e cila kur lidhej në mes nga një shirit ngjasonte me fustanellën. Copa me të cilën bëhej veshja ishte në varësi të statusit shoqëror të personit që e mbante atë. Kështu, veshja mund të ishte e leshtë nëse vishej nga fshtarë, apo copë e kushtueshme nëse vishej nga të pasurit. Megjithëse fustanella ishte veshje tradicionale në të tërë Shqiperinë, ajo nuk i rezistoi kohës dhe mbeti si veshje tradicionale vetëm në disa vende të saj. Etnografi hungarez, baroni Nopça, besonte se fustanela shqiptare apo ilire, ishte modeli mbi të cilin u ndërtua veshja ushtarake romake. Gjithashtu, edhe për sa i përket ngjashmërisë së saj me “kiltin” keltik. Ai teorizon gjithashtu se legjionarët romakë të vendosur në Britani ushtruan një ndikim jo të vogël midis vendasve. Pjesë e këtij ndikimi, sipas Nopçës, është edhe fustanella që romakët e patën marrë më parë nga dalmatët. Të paktën që nga shekulli XIV, filloi të prodhohej një veshje e fortë pambuku, e cila u quajt fustan dhe që këtu e merr emrin fustanellë edhe kjo veshje burrash. Megjithatë, evidencat arkeologjike tregojnë se fustanella ka qenë një veshje shumë e hershme. Provat arkelogjike më të rëndësishme që hedhin dritë mbi lashtësinë e kësaj veshje janë: një statujë e vogël qeramike e shekullit IV e.s., e e cila është gjetur në Durrës . Kjo statujë paraqet një burrë të veshur me një fustanellë të gjatë, të cilën e ka të lidhur me dy breza që kryqëzohen në kraharor; një gur varri i shekullit III - IV e.s., i gjetur në Smokthinë (fshat pranë Vlorës), i cili tregon një burrë të veshur me fustanellë. Një gdhendje tjetër, akoma më e lashtë, është gjendur në Maribor, Slloveni , dhe tregon një burrë të veshur me një fustanellë dhe dy breza të kryqëuar në kraharor, pikërisht si në dy rastet e mësipërme. Kjo gdhendje daton në shekullin V p.e.s. Ndoshta Bajroni e dinte se veshja që po merrte nuk ishte veshja e një populli të zakonshëm e pa histori.

A KA SHQIPËRIA AR?


Nga Fatmir Terziu

…Aty rreth mesit të viteve 80-të një përqëndrim i vëmendjes së Kërkuesve shkencorë në fushën e Gjeologjisë të ish-Jugosllavisë, [sipas mediave të asaj kohe në Perëndim] ishin përqëndruar në një zonë që i përkiste itinerarit të rrugës gjeografike Strugë-Dibër e Madhe, ku kërkonin minerale të pasura me Mangan dhe me vlerë ari. Kërkimet kanë qenë në vazhdim dhe rezultatet thuhet se kanë qenë të mira. Në të njëjtën kohë, ndoshta me vite diferencë në kërkim, në krahun shqiptar që përket me fshatrat Trebisht dhe Gjinovec një fushatë e shpërqëndruar, deri në ngritjen e një kantieri, përfshiu kërkimet gjeologjike të udhëhequra edhe me ekspertë që kishin studiuar jashtë vendit, ‘për mineralin e Manganit, që thuhej se ishte shumë i pasur dhe me përqindje ari’ [kjo sipas gazetës Ushtima e Maleve e asaj kohe, Tetor: 1985).
Rumania nuk po bën sensacion. Aq më shumë deklarimi për të realizuar një plan të saj; zbulimin e depozitës më të madhe Europiane të arit, nuk është aspak një show ekonomik, apo një spektakël politik. Plani për të zbuluar këtë pasuri në një fshat të hershëm rumun ka ngjallur edhe debate, ka sjell ‘ushqim’ në media, por edhe një vëmendje për të tjerët, e pse jo edhe për Shqipërinë.
Duke lexuar artikullin bashkë me një koleg të Roehampton University, edhe pse s’ka të bëjë fare me gjeologjinë, minierat apo kërkim-zbulimet mineralogjike, ai më zgjoi një fakt me pyetjen e tij, që ndoshta duhet ndriçuar dhe zgjuar në vëmendjen e shkencëtarëve, kërkuesve dhe Kompanive me emër, si Kompania Kanadeze që ka shpenzuar gati 150 milion dollarë në fshatin e Transilvanisë të Rosia Montana në Rumani, duke blerë shtëpi dhe tokë për të realizuar projektin e saj të çmuar për veten, Rumaninë, popullin e saj dhe Europën. Kompania Kanadeze synon të gjej rreth 330 ton flori dhe 1600 ton Argjend. Po me Shqipërinë c’lidhje ka ky fakt? A ka flori apo argjend në Shqipëri? Unë nuk marrë përsipër të jap një shpjegim në këtë fushë dhe as të bëj kërkime hulumtuese, por thjesht një lidhje dhe një dëshirë për të zgjuar një kujtesë. Një kujtesë që ndoshta do të duket me interes…
…Aty rreth mesit të viteve 80-të një përqëndrim i vëmendjes së Kërkuesve shkencorë në fushën e Gjeologjisë të ish-Jugosllavisë, [sipas mediave të asaj kohe në Perëndim] ishin përqëndruar në një zonë që i përkiste itinerarit të rrugës gjeografike Strugë-Dibër e Madhe, ku kërkonin minerale të pasura me Mangan dhe me vlerë ari. Kërkimet kanë qenë në vazhdim dhe rezultatet thuhet se kanë qenë të mira. Në të njëjtën kohë, ndoshta me vite diferencë në kërkim, në krahun shqiptar që përket me fshatrat Trebisht dhe Gjinovec një fushatë e shpërqëndruar, deri në ngritjen e një kantieri, përfshiu kërkimet gjeologjike të udhëhequra edhe me ekspertë që kishin studiuar jashtë vendit, ‘për mineralin e Manganit, që thuhej se ishte shumë i pasur dhe me përqindje ari’ [kjo sipas gazetës Ushtima e Maleve e asaj kohe, Tetor: 1985). Rreth 10 vjet kërkime e gërmime në atë zonë, nuk sollën ndonjë gjë në dritë, edhe pse inxhinierët që vinin e iknin, Nexhati nga Peshkopia, apo Naim Muça nga Ostreni i Vogël, shpeshherë thonin hapur në publik: “Është shansi që të rilind Golloborda, është shansi i madh për tërë këtë zonë…”. Por shansi mbeti si në futboll, luan fort dhe fap peson një gol dhe dëgjohet fërshëllima e albitrit dhe kaq e pati… këtë herë albitri ishte ‘i kuq’ dhe fondet ishin me cingërima. Çdo gjë ka mbetur nën traversa, nën gropa e basena të mbuluar. Çdo gjë është dhe tregohet si në përrallë. Na ishte njwherw e njw kohw njw minator me emrin Murat Kamberi, na ishin pastaj Rexhepi, Naimi, Sazani, Shaipi e ca të tjerë… Na ishin ca tunele, traversa, … u dëgjuan ca mina dhe ca cekiçë!
Por ajo që duhet theksuar është fakti tjetër i pamohueshëm, që gjatë gërmimeve u gjetën piketa me mbishkrime ruse, austriake, bullgare dhe italiane. U gjetën më pas edhe disa të tjera në gjuhën angleze dhe frënge. Pra aty flitej për interesa të hershme e të studiura mirë. Bëhej fjalë për manganin që qëndron nën dhe, aty buzë malit plak të Raduçit, të cilin 1913-ta e ndau më dysh dhe më pas komunizmi e qethi sipas modës së tij.
Këto rrjeshta janë nën shtysën e inisiativës rumune dhe kompanisë Kanadeze, që zgjuan interesa ndërkombëtare, nuk janë nga këndi i specialistit, historianit apo gjeologut. Janë thjesht me dashamirësinë e një pene që tenton të iniciojë pak lëvizje diku në ato qoshe shqiptare ku buxheti ka kohë që ndryshket nën dhe e në dosje. Është koha që edhe në sistemin kapitalist shqiptar të ketë synime reale dhe modeste. Të atraktosh botën kapitaliste, duhet punë dhe duhet lëvizur më shumë, duhen shkundur dosjet dhe pluhurat e harresës.
Dikur asaj zone të njohur për ‘Universitet’ ndërtuesish dhe të mbipopulluar, ish kuadro të mirrënjohur vendës me poste në nomenklaturën e asaj kohe i sollën autobuzin dhe ujin. Dhe njërëzit e asaj zone duartrokisnin, Hasan Ademin, inxhinierin e Elbasanit për autobuzin urban që lidhi Gollobordën me Elbasanin në një rrugë malore dhe tepër të rrënduar [gati 80 kilometra të gjatë], dhe mbanin në gojë Enver Lilën për ujësjellësin që u pruri me ujin e ftohtë të burimit të Raduçit, edhe pse Enveri ishte një ushtarak me një post diku nëpër instancat e asaj kohe. Tani ndoshta duhet një emër tjetër të bëhet pretekst, që ajo zonë që po meket të ketë rigjallërim, të ketë ‘shansin’ që inxhinierët gjeologë, Nexhat Shehu nga Peshkopia, e Naim Muca e patën deklaruar me kohë, në një kohë racionesh. Ndoshta do të duhet më shumë përkushtim, se emrat janë. Janë dhe kanë shansin të jenë pranë Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, janë këshilltarë të tij, edhe pse ndoshta në fusha të ndryshme.
Pra sytë e kthyera drejt Rosia Montanës së Rumanisë, që ende vendasve u duken si në legjendë, dhe që ka sjellë debate ekologjike si pretekst ndoshta mes oponentësh, le të shërbejnë si një shtysë për të tentuar qoftë edhe një vështrim në realitetin historik të këtij fakti. Fakti është dhe duhet shfrytëzuar. Piketat me mbishkrime në pesë gjuhë të huaja, ndoshta ende ruhen gjetkë nëpër dosje apo sënduqe gjeologësh…

MINERALET E TJERA


Por jo vetem sa per kurreshtje, ne rajonin e Dibrës eshtë zbuluar minerali i Manganit edhe në Topojan. Por në kete rajon takohen shumë vendburime, objekte e shfaqje të mineraleve të dobishme metalore e jo metalore. Minerali i kromit përbën një nga pasuritë më të mëdha që gjendet në rajonin e Dibrës. Atë e takojmë në masivet ultrabazike perspektivë lindore të vendit tonë, në atë të Bulqizës dhe të Lurës. Në masivin Bulqizës janë zbuluar vendburimet më të mëdha të kromit siē janë: Vendburimi Bulqizë-Batër, Qafë-Buall, Almarinë, Tërnovë, etj. Në pjesën veriore gjenden disa objekte kromi siē janë: Objekti Zabeli, Majat e Bregut, Kodra e Lerës, Fushë-Balgjaj, Kepat e Dik-Nelit, Liqeni i Dervishit, Selishta Veriore, Selishta Jugore, Bataēet e Kacnisë, Fushë Shtrungëza, Rrënja e Milloshit, Maja e Hurdhës, Druni i Boshtive, Qafë-Murra, etj. Në masivin e Lurës janë kryer më pak punime të kërkim-zbulimit e megjithatë janë zbuluar disa objekte e shfaqje të mineralizuara kromi si në Krej Lurë, Kesule, Blac, Kumbull, Lajthize, Dodaj, etj. Në rajonin e Dibrës janë zbuluar edhe disa minerale të tjerë metalorë si minerali i hekurit pa nikel në zonën e Korabit, minerali i bakrit në zonën e Pregj Lurë-Arrmollës dhe të Peshkopisë (Pilafe, Zimur, Cerjan), minerali i hekur-nikelit në zonën Lajthizë-Nome, shfaqje e shenja të arsenik-polimetaleve në zonën e Dipjakës e Radomirës dhe shenja të mineraleve të rrallë e të ēmuar për të cilët nevojiten punime e studime të mëtejshme. Rajoni i Dibrës është i pasur edhe me minerale e shkëmbinj industriale jo metalore, shumë të rëndësishëm për ekonominë e tregut si: Gurët dekorative karbonatike dhe ofiolitike e mermeret, shkëmbinjtë gëlqerorë si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e inerteve karbonatike, gëlqeres e cimentos, të Gjipseve e anhidriteve si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e parafabrikateve të gjipsit, allēisë, ēimentos së bardhë, etj. Argjilat si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e tullave, qeramikës, e ēimentos, ranorëve, kuarciteve, travertinave, inerteve lumore e shkëmbore (karbonatike), bojërave të dheut, pirofilitit, squfurit, kryprave minerale në evaporitet, grafiteve, shapeve, rrasave, etj.

******************************************

MIRELA BOGDANI: SHQIPTARJA DREJT PARLAMENTIT EUROPIAN


Nga: Rajmonda Moisiu

1. Dr. Bogdani, ju jeni shqiptarja e pare deri me sot qe keni mundur te perfshiheni ne procesin e kandidimit per nje nga institucionet me te larta politike te Evropes, ate te Parlamentit Europian. Si arritet, si e huaj ne 5 vjet qendrimi ne Britanine e Madhe, tek nje sukses i tille?
Ne vendet si Britania e Madhe me pune, arsimim dhe ambicje mund te arrish gjithshka, sepse ketu vleresohen aftesite dhe meritokracia, pavaresisht nga nacionaliteti, gjinia apo raca. Angazhimi im me Partine Konservatore Britanike (PKB) filloi pak muaj pasi u vendosa ne Britanine e Madhe. Duke qene se ne Shqiperi kisha qene per disa vite e involvuar ne "party politics"dhe ne Cardiff University po beja nje MSc per shkenca politike dhe per me teper karieren time te re e shikoja ne politike, e pashe te arsyeshme te perfshihesha ne politike ne vendin tim te ri. U anetaresova me konservatoret, edhe sepse bindjet e mia jane te djathta (jo si ato ne politiken shqiptare), por edhe se PKB eshte nje nga partite me te vjetra e prestigjoze te botes dhe do kisha se cfare te mesoja e perfitoja nga angazhimi me to. Kane kaluar me se 4 vjet qe atehere. Fillimisht u angazhova ne aktivitetet politike dhe sociale te deges lokale (pjese e strukturave rajonale te quajtura "party associations" e qe perbejne strukturen me te rendesishme te aktivitetit te partise ne baze). Me pas punova ne Asamblene e Uellsit si researcher ne disa projekte me grupin parlamentar konservator. Para tre vjetesh u zgjodha anetare e deges lokale, me pas koordinatore e politikave (Policy Coordinator) dhe vjet u zgjodha si sekretare (Honorary Secretary) e deges. Gjate gjithe kesaj kohe jam angazhuar vazhdimisht ne fushatat elektorale per Westminster (Parlamentin Britanik), zgjedhjet europiane (Parlamentin Europian), per zgjedhjet rajonale (Asamblene e Uellsit) dhe zgjedhjet lokale, duke punuar ngushte e ndihmuar kandidatet, shperndare fletushka, duke bere "canvassing" (biseda dere me dere me njerezit), etj. Keto metoda dhe aktiviteti ne baze jane aq ne kontrast me politiken ne Shqiperi ku baza eshte e fjetur dhe aktiviteti kryesor ne fushatat elektorale jane mitingjet populiste. Nje pjese e rendesishme e aktivitetit ku une jam perfshire eshte dhe mbledhja e fondeve (fund-raising) per fushatat elektorale dhe kandidatet, duke organizuar aktivitete te ndryshme sociale. Kjo perben nje pjese te rendesishme te aktivitetit te degeve lokale sepse kandidatet financohen nga partia (ose "associations") dhe te gjithe shpenzimet deri ne detaje regjistrohen dhe raportohen deri tek nje strukture e vecante e pavarur, ndryshe nga ne Shqiperi ku kandidatet shpesh financohen nga burime te dyshimta deri elemente te krimit te organizuar dhe shpenzimet nuk regjistrohen apo raportohen tek askush. Vec kesaj nje moment tjeter i angazhimit tim ka qene pjesemarrja e rregullt ne mbledhjet e konferencat e partise, ku percaktohen politikat dhe zgjidhen strukturat drejtuese.
2. Ju keni filluar procesin e kandidimit ne 2007, nderkohe qe zgjedhjet e ardhshme europiane jane ne maj te 2009. Pse kaq shpejt dhe a mund te na tregoni ne menyre me te detajuar per kete proces?
Faktikisht une fillova qe ne fundin e vitit 2006, pra eshte nje process qe zgjat 3 vjet. Fillimisht dergova nje leter ne Komitetin e Seleksionimit te Kandidateve, nje strukture e pavarur nga kryesisa dhe shoqatat e partise, ku shpreha interesimin tim per te kandiduar ne zgjedhjet europiane te 2009. Pas nje muaji me erdhi nje leter e kryetarit te Komitetit, bashke me formularin perkates dhe kerkesen per tre referenca. Formulari ishte goxha kompleks, sepse perfshinte kerkese informacioni mbi eksperiencen politike dhe profesionale te kandidatit, formimin akademik, perfshirjen ne aktivitete vullnetare etj. Pas dorezimit te dosjes me formularin dhe emrat e tre referenteve, Komiteti u dergoi te tre referenteve te mi formulare per te plotesuar ne lidhje me figuren time. Shqyrtimi i dosjes dhe referencave nga anetaret e Komitetit perbente fazen e pare te selektimit, te cilen une e kalova me sukses dhe per te cilen u njoftova ne maj. Faza e dyte ishte ajo qe quhet "Bordi Parlamentar i Perzgjedhjes" ("Parliamentary Assesment Board" - PAB) nje provim 5 oresh para nje paneli te perbere nga deputete, eurodeputete dhe aktiviste partie, te cilin duhet ta kaloje cdo kandidat. Testimi permban 5 faza: provim me goje (interviste), provim me shkrim (dy ese), nje mini-fjalim publik (public speaking), ushtrim pune ne grup (team exercise) dhe ushtrim per percaktim prioritetesh (in-tray exercise). Une e dhashe PAB-ne dhe jam ne pritje te rezultateve (dhe zgjidhjes se ca barierave teknike qe shpresoj ti kaloj). Nese kalon fazen e dyte, shpallesh kandidate zyrtare dhe perzgjedh zonen elektorale ku deshiron te kandidosh. Faza e trete (qe eshte pranveren e ardhshme) konsiston ne paraqitjen e kandidatit, se bashku me kandidatet e tjere (gjithmone nga e njejta parti) ne zonen elektorale para anetareve te partise se zones, ku secili ben nje prezantim te vetes dhe programit electoral. Anetaret e zones pastaj votojne per kandidatet e preferuar dhe ata qe dalin ne fillim te listes shpallen si kandidate te zones (sepse zgjedhjet europiane jane sipas sistemit proporcional). Pas kesaj kandidatet fillojne punen dhe lidhjen me zonen dhe elektoratin, periudhe e cila zgjat nje deri ne nje vit e gjysem. Pra shikohet sa process i gjate dhe i nderlikuar, por dhe sa demokratik dhe transparent eshte. Une jam akoma ne mesin e ketij procesi dhe shpresoj te arrij ne finish, po edhe nese jo, prap do jete nje experience shume e vlefshme dhe interesante.
3. Ju keni qene e perfshire ne politiken shqiptare para se te largoheshit nga Shqiperia. Si ju duket dallimi ndermjet procesit te selektimit te kandidateve ne partite shqiptare dhe ato britanike?
Nga ajo qe shpjegova per lart, gjithkush mund te ve re kollaj dallimet e thekshme qe ekzistojne midis dy paleve. Ne kete process dua te ve ne dukje 3 momente nga procesi zgjedhor ketu, qe jane si nata me diten me procesin ne Shqiperi. E para ka te beje me kohen e procesit, e cila sic thashe ketu fillon 3 vjet perpara, per vete faktin se kandidatet i nenshtrohen nje procesi selektimi disa fazash, pastaj trajnimi dhe pastaj njohja me elektoratin perkates. Nderkohe ne Shqiperi procesi i seleksionimit te kandidateve fillon vetem 2-3 muaj para zgjedhjeve, qe eshte qesharake. Momenti i dyte eshte kush eshte kush mund te jete i pershtatshem per te qene kandidat dhe kush i zgjedh kandidatet. Duke qene se politika ne vendet si Britania eshte mbi baza demokratike, te gjithe anetaret e partise kane te drejten te paraqesin kandidaturen. Procesi i seleksionimit te kandidateve behet nga Komiteti qe permenda dhe panele speciale qe ngrihen per kete qellim, kurse lideri dhe kryesia e partise nuk nderhyjne absolutisht ne kete process. Ndersa ne Shqiperi jane kryesisht kryetaret e partive (dhe sa me te vogla te jene partite, aq me fuqiplote jane kryetaret) bashke me kryesite perkatese qe perpilojne listat e kandidateve dhe c'eshte me e keqja ka aludime qe kete e bejne ne shkembim te parave apo favoreve. Kjo sjell pastaj skandale te tilla, psh njerez qe nuk kane qene asnje dite anetare te asaj partie papritur figurojne ne liste e behen me pas deputete (sic ndodhi me Partine Republikane ne zgjedhjet e 2005), apo njerez qe s'kane as me voglen experience ne politike 3 muaj me vone e shohin veten deputete apo ministra (sic ndodhi me anetaret e KOP-it te PD-se), apo njerez pa me te voglin background arsimor e professional apo akoma me keq njerez te dyshimte apo te perfshire me krimin e organizuar perfshihen ne lista (sic ndodhi me PS, PR e te tjera parti). Momenti i trete ka te beje me financimin e fushatave elektorale dhe kandidateve, te cilin e permenda me lart. Pra do te mjaftonte ky aspekt, ai i procesit zgjedhor dhe perzgjedhjes se kandidateve, qe ka te beje me zgjedhjet e lira e te ndershme (nje nga guret e themelit te demokracise dhe kriteri i pare i Kopenhagenit) qe Shqiperia ta shikonte me tejqyre hyrjen ne BE.
4. Ana tjeter e jetes suaj ne Angli jane studimet akademike. Sivjet u botua libri juaj i ri "Albania and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration and Accession" (Shqiperia dhe Bashkimi Europian: Udhetimi kaotik drejt pranimit dhe integrimit). Ne mos gaboj, ky eshte libri juaj i trete? Si ju lindi ideja te beni nje liber te tille?
Ideja fillimisht lindi ne veren e vitit 2003. Atehere sapo po mbaroja programin e nje masteri ne fushen e politikave publike Europiane ne Universitetin e Kardifit dhe si teme dizertacioni kisha zgjedhur ate te maredhenieve Shqiperi-BE dhe procesin e integrimit. Ideja e temes ishte te eksploroja avantazhet e kryesisht pengesat e Shqiperise ne rrugen e saj drejt BE-se duke analizuar kushtet politike dhe social-ekonomike si dhe aktoret e brendshem. Ate vere erdha ne Shqiperi per te bere ca intervista per dizertacionin me perfaqesues te kesaj fushe. Njeri prej tyre, Ledi Bianku, drejtor i Qendres per Studime Europiane, me propozoi qe pas perfundimit te botohej nga qendra e tyre. Mu duk interesante ideja e konvertimit te dizertacionit ne liber. Kur u ktheva ne Britani, kete ide e bisedova me supervizorin tim, Prof. John Loughlin, dhe e ftova te behej bashke-autor i librit. Pas perfundimit te dizertacionit (i cili u vleresua me "distinction") fillova punen per ta shkruar si liber. Pas disa muajsh pune, libri ishte gati per botim, megjithate duke qene se ish shkruar ne anglisht, une e pashe te udhes ta perktheja dhe ne shqip per ta bere te lexueshem nga audienca shqiptare (gje qe me mori dhe dy muaj te tjere) duke e bere dy-gjuhesh. Libri, me titull "Shqiperia dhe BE: Procesi i integrimit dhe pranimit", u botua ne shtator te 2004 nga shtepia botuese Dajti 2000 ne Tirane. Pas kesaj u organizua ceremonia e perurimit te librit nga Zyra e Keshillit te Europes ne Tirane. Libri gjendet ne librarite e Tiranes dhe, meqe perfshin nje audience shume te gjere, ka gjetur interes jo vetem nga studentet dhe studiuesit e shkencave politike. Megjithate se bashku me Prof.Loughlin duke pare qe versioni i pare kishte mangesi dhe nevoje per nje analize me te thelle, vendosem te bejme versionin e dyte. Mirepo duke qene se integrimi europian eshte nje teme shume dinamike dhe bashkekohore, duke qene se u shtuan kapituj te rinj e u bene shume ndryshime, doli si nje liber i ri.

5. Sa kohe ju mori pergatitja e tij dhe si e siguruat botuesin e famshem I.B.Tauris?

Libri me mori dhe nje vit tjeter nga koha e botimit te te parit. Por kete rradhe vendosa qe botimi te behej ne Angli, por kjo ishte nje ndermarrje e veshtire dhe e gjate. Nje njeri qe ka botuar nje liber akademiko-shkencor jashte e di sa e veshtire eshte, meqe kalon neper nje process te gjate dhe neper shume editore etj. Kurse ne Shqiperi eshte aq e lehte te botosh nje liber, mjafton ti paguash ca para pronarit te shtepise botuese ose printuese dhe per dy jave librin e shikon te mbaruar. Une isha me fat qe nder ato qe pranuan botimin e librit, ishte shtepia botuese I.B.Tauris ne Londer, e cila ka nje reputacion shume te mire, sidomos ne fushen e politikes se jashtme. Me duhet ta pranoj qe procesi i prodhimit me lodhi shume me teper se vete shkruarja e librit: per nje vit mu desh te bashkepunoja me editoret, per kontratat, faqosjen, redaktimin, kopertinen, e shume e shume gjera te tjera, Ishte nje odise e vertete. Megjithate kur libri u botua ne shkurt te ketij viti u lumturova shume, aq me teper qe kish dale nje prodhim shume cilesor dhe prezentabel. Nje ceremony shume interesante e perurimit te librit u zhvillua ne maj ne Oxford, ne St Antony's College (kolegjin ku studioj une), me pjesemarrjen e shume akademikeve dhe studiuesve, si dhe te ambasadorit tone ne Londer. Libri eshte vetem ne anglisht, 280 faqe dhe gjendet ne librarite dhe bibliotekat ne UK, Europe, UK, Kanada dhe ne vere arriti dhe ne Shqiperi ne librarite e "Adrion". Libri gjendet gjithashtu dhe Amazon.com.

6. Ka kaluar mese nje vit nga hyrja jote ne Oksford. C'mund te tregosh nga eksperienca e deritanishme ne nje nga nga institucionet akademike me prestigjoze te botes? Me c'kam marre vesh kete vit jeni e vetmja studente shqiptare ne Universitetin e Oxfordit prej 16 mije studentesh?
Te them te drejten, edhe pas nje viti nuk e besoj qe jam aty dhe vazhdoj te ndjehem me fat dhe e privilegjuar qe Zoti me dha mundesine per te studiuar ne Oxford. Ne klasifikimin e 20 universiteteve me te mira ne bote per 2007 qe behet cdo vit nga "The Times Higher Educational Supplement", Oxfordi vazhdonte te rradhitej i dyti ne bote, pas Harvardit, nderkohe qe kryeson listen e universiteteve europiane si numer 1 ne Europe. Me pelqen ambienti shume i larte akademik dhe intelektual i studenteve e pedagogeve, cilesia e niveli i bisedave, debateve e diskutimeve, leksionet me figurat me te spikatura te botes akademike, politike e intelektuale. Gje tjeter qe me pelqen shume eshte vete qyteti me kolegjet, bibliotekat e kishat e tij, arkitektura e vecante dhe magjepese dhe historia e tyre qe prej shekullit te 12 kur u krijuan kolegjet e para. Pra ka shume tradite, histori, bukuri dhe aristokraci. Ama nuk me pelqen te qenurit "studente" (jo thjesht per ceshtje moshe, po se deri vjet une isha pedagoge ne Universitetin e Kardifit dhe eshte e veshtire te kaloje nga mesuese ne nxenese). Tjeter gje eshte se, per te mbajtur statusin e universitetit me te mire, nga studentet kerkohet nje volum i madh pune e pergatitje, cilesi dhe standarte teper te larta dhe organizim thuajse perfekt, qe krijon shpesh momente frustrimi dhe stresi.
7. Si e balanconi jeten midis karrieres, studimeve, librave, angazhimit politik, me familjen, vajzen dhe pergjegjesite ne shtepi?

Me shume pune, lodhje e sakrifica, aq me teper aktualisht qe me duhet te kaloj javen ne Oxford dhe vetem fundjaven ne shtepi ne Kardif. Lexoj e punoj gjithe kohen (edhe ne tren), dhe nuk kam asnje minute te lire. Tani vajza, Cindy, eshte rritur (kete vit eshte ne klase te peste), prandaj e kam me te lehte. Megjithate shtepia, femija dhe familja ka plot pergjegjesi dhe angazhime, por kur ke sens te mire organizimi dhe menaxhimi, te gjitha behen.

10. Jeni anetare, ashtu si dhe une, e forumit "Bota e Gruas Shqitpare"? Cfare ju ben pershtypje ne komunikimin dhe aktivitetin tone ne kete grup?
U beme disa kohe ne kete forum te perbere nga gra intelektuale te fushave te ndryshme, krijuese e shkrimtare, dhe qe jetojne kudo neper bote. Ndryshe nga forumet e tjera virtuale shqiptare ne te shumten e te cileve ka polemika e mosmarveshje, ne kete forum ndihesh mire dhe komforte mes mikeshave dhe kolegeve me te cilat ke gjera te perbashketa per te ndare e diskutuar.

11. Nese ktheheni ne Shqiperi, a do te konsideronit ambicjen e nje karrieren politike ne majat me te larta, p.sh si Presidente?

Une kam akoma plane e objektiva per te realizuar ne "atdheun tim te dyte", ku nder me kryesoret jane perfundimi i studimeve ne Oxford dhe ecuria e kandidimit. Megjithate jam me mendje te hapur dhe me kenaqesi do te pranoja nese me propozohet apo ofrohet nje pozicion, konform arsimimit dhe eksperiences sime, ku mund te jepja kontributin tim. Dhe si une ka me dhjetra shqiptare intelektuale ne te gjithe boten, qe do kishin deshire te ktheheshin nje dite e qe dijet, aftesite dhe eksperiencat e fituara ne perendim ti vinin ne funksion te progresit dhe zhvillimit ne Shqiperi. Nje grua presidente…kjo do te perbente nje tjeter rast te paprecedent ne Shqiperi dhe njekohesisht nje gje shume pozitive per shoqerine dhe shtetin shqiptar.


Suksese dhe Faleminderit!
Bisedoi Raimonda Moisiu, Moderatore e Forumit "Bota e Gruas Shqiptare"
Michigan, USA

ZERI PAQESOR SHQIPTAR PRANE KOMBEVE TE BASHKUARA


Nga Keze (Kozeta) Zylo



Mijra shqiptare moren pjese ne nje tubim paqesor prane Kombeve te Bashkuara, per te kerkuar Pavaresine e Kosoves

Kishte kohe qe gjithe mjetet informative, media, gazetat, TV, kishin lajmeruar per nje tubim mbare kombetar si nga Diaspora ne Amerike po ashtu dhe ne bote. Keshtu Diaspora e Amerikes ardhur nga shume shtete te saj, si nga New Yorku, New Jersey, Micigami, Cikago, Bostoni, Texas, Washingtoni, Filadelfia, Florida etj…u mblodh perballe Kombeve te Bashkuara, me 10 Dhjetor diten e hene nga ora 12 deri ne oren 2 mbasdite, per te kerkuar Pavaresine e Kosoves, TANI.
Sot te gjithe shqiptaret ne Kosove, Mal te zi, Maqedoni, Cameri ishin te fokusuar per te marr pjese ne keto demonstrata me qellim qe te mbeshtesnin Indipendencen e Kosoves.
Edhe pse treshja e Kontaktit Wizner-Ishinger-Harchenko i dorezoi ne Kombet e Bashkuara, Sekretarit te saj Z. Ban Ki Mun, mosmarreveshjen midis paleve per ceshtjen e Kosoves, shqiptaret akoma nuk i kane humbur shpresat, pasi shohin nje mbeshtetes shume te fuqishem ne syte e tyre sic eshte Amerika.
Eshte caktuar dita e 19 Dhjetorit nga Keshilli i Sigurimit ne Kombet e Bashkuara, per te debatuar rreth kesaj ceshtjeje nga me te rendesishmet per Kosoven dhe Shqiperine ne historine e saj.

Te bashkuar per Pavaresine e Kosoves

Gjumi i shprishur i shqiptareve ka shekuj qe ka zene rrenje ne syrin e tij e eshte paksa e veshtire per t’u crrenjosur dhe ne kete fillim shekulli te ri, ne shekullin e XXI.
E ja ne keto shprishje gjumi, dhe grupi i shqiptareve nga Staten Island me flamuj te medhenj e te vegjel nisen me Ferrin (anijen) drejt Manhattanit, kryeqendres se botes, drejt Kombeve te Bashkuara, aty ku do te mbahej tubimi per Kosoven.
Sot nuk ishte e veshtire per te dalluar njeri-tjetrin, pasi prinin flamujt e kuq, printe shqiponja dykrenore per t’i treguar botes, se Kosova duhet te shpallet e pavarur, tani!
Ja aty takohemi me Znj.Shqipe Biba, themeluese e org.“Motrat Qiriazi” me presidente zonjen e nderuar Anna Kohen. Nderkohe Z.Idajet Jenisheri nje intelektual shkodran, thote se erdhi Shqipja, motra e Presidentit te Kosoves, Z.Fatmir Sejdiu. Dakord thote Z.Rrape Ruci, president i Institutit “Gjergj Kastrioti Skanderbeg”, qe thoni per Shqipen se eshte motra e Presidentit te Kosoves, por ajo ka meritat e padiskutueshme per Komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi kam 25 vjet qe e takoj Shqipen neper demonstrata dhe aktivitete te ndryshme. Ajo ishte bashke me bashkeshortin e saj Z.Safet Biba, nje intelektual i palodhur, fjalepak, qe gjithmone jane ndodhur prane ceshtjes Kombetare.
Une me gjithe popullin kosovar, kam qysh ne bark te nenes ne Demonstrata, thote zonja nga Kosova, Shqipe Biba.
Ke te drejte i themi ne, Kosova ka nje shekull qe kerkon Pavaresine!
Per ne kete tubim pashe dhe takova mjaft nga Dibra si Z.Mehdi Strikcani, Z.Zyhdi Daci, Z.Xheladin Pjeca, ish kryetar i shoqates “Dibra”, Z.Bashkim Dema, Z.Ibrahim Kolari, kryetar i shoqates “Dibra”, patriote qe luftojne per te miren e Memedheut dhe te Kombit, luftojne per Pavaresine e Kosoves.
Ecnim te bashkuar pothuajse si ushtare te Kosoves drejt godines se Kombeve te Bashkuara per ne tubim. Amerikanet, turistat, femijet, ndalonin rruges, na pershendesnin, na takonin duke na thene: Jemi me ju, jemi me Kosoven!
Duke vazhduar ecjen, papritur gjate rruges shkembehemi me nje grup demonstruesish te veshur me uniforme ne ngjyre te verdhe, ku ne bluzat e tyre shkruheshin parrullat:
Free Tibeti, Free Tibeti!...
Aty pata nje emocion te fuqishem, nje tronditje, nje sembim, e ndoshta e kam gati te pamundur ta pershkruaj. E kush me mire se ne e kupton deshiren e Tibetit per liri, me ra nga shpatullat nje djalosh vigan prej Kosove, por qe dhe pse i lindur e rritur ketu, ai kishte marre pjese ne UCK, per clirimin e Kosoves. Ke te drejte i thashe, si e shkundur pak nga ai shokim, nga ai shokim qe ne akoma kerkojne aq pak lumturi, sa ne bote se ka enderruar njeri, sipas nje shkrimtari shqiptar me permasa boterore.
U bashkuam per momentin me Tibetin, pasi dhe ata kane te drejten e tyre per ta pasur te lire Tibetin! Ata hidhnin parrulla per Tibetin e lire, edhe ne pas pak minutash do te hidhnim parrulla: Kosova e lire, Kosova e Pavarur!
Luftojne popuj te ndryshem ne shume vende te botes, per t’u shkeputur nga skllaveria, per te fituar lirine, se di sa kohe do te vazhdoje, s’e di...duke ecur, keto me endeshin ne koke dhe s’me linin te qete...Te gjithe gati-gati marshonin drejt Kombeve te Bashkuara atje ku na prisnin vellezerit tane per te protestuar kunder zvarritjeve te panevojshme per Pavaresine e Kosoves.

Ne Sheshin Dag Hammarskjold prane Kombeve te Bashkuara

Qe nga larg shikoheshin tullumbacet kuq e zi, lart ne qiell, me flamurin shqiptar, shikoje njerezit qe mbanin pankarta: Duam Kosoven te Pavarur! Free Kosova, Free Kosova! Drejtesi, Drejtesi per Kosoven! Te denohen Kriminelet!
Ne podium shikoje organizatoret e ketij tubimi mjaft te preokupuar per kete dite!
Takoheshin shqiptaret me njeri-tjetrin, pershendeteshin me Konsullin shqiptar ne NY, Z.Albert Jerasi, me zonjen e nderuar, Elmira Mujo.
Prane kishja shkrimtarin e mirenjohur Z.Naum Prifti se bashku me gruan e tij teper fisnike, Znj. Rina, qe gjithmone jane te pranishem per keto manifestime mbare kombetare, Fotografin e suksesshem Z.Fadil Berisha, intelektualin dhe patriotin e shquar per ceshtjen Kombetare Z.Gani Perolli, gazetari i mirenjohur Z.Altin Alimehmeti patriotin dhe aktivistin Z.Agim Boba, Kryetarin “Bijte e Shqipes” Z.Llazar Vero se bashku me Z.Petrit Pasholli, Z.Astrit Tota, piktori i talentuar, aktivist i kudondodhur, Sek.i Akademise se shkencave, Z.Namik Shehu, prof.Agron Fico, regjizorin Dhimiter Ismailaj, aktivistin E.Ismailati, shkrimtaret R.Dedushaj, R.Theohari ardhur nga Bostoni, A. Melyshi, M. Dajci, M.Bajraktari, Q. Doda, etj...
Fjalen e hapjes e mbajti Drejtori Ekzekutiv i Keshillit Shqiptaro-Amerikan Z.Avni Mustafaj: Ai e filloi me parrullen: Kosova! Kosova! Fjala e tij i elektrizoi te gjithe demonstruesit, ata brohorisnin duke ngritur flamujt, pankartat, e kerkesa per Kosoven e Pavarur dukej sikur merrte dhene dhe shkonte deri atje ku vendoset fati i popujve, popujt qe kerkojne Liri, dhe ulej kembekryq aty, prane Kombeve te Bashkuara.
Imam Yzeiri bekoi me fjalen e Zotit te gjithe te pranishmit ne kete tubim
Me vone Z.A.Mustafaj ja dha fjalen Z.Richard Holbrooke, Ambasador ne Kombet e Bashkuara, ku tregoi mbeshtetjen e padiskutueshme te qeverise Amerikane dhe njekohesisht punen e madhe qe ai ka bere ne te gjitha qarqet diplomatike.
Pas Z.Holbrooke fjalen e mori kongresmeni Z.Vito Fossella ku me nje entuziazem i mbeshteti pjesemarresit dhe i beri thirrje botes qe ta shpallnin Kosoven te Pavarur nga qeveria kriminele e Serbise.
Me mjaft emocion u prit dhe fjala e Kongresmenit Eliot Engel i cili vazhdimisht ka qene prane shqiptareve, prane Kosoves dhe i ka dhene nje mbeshtetje te fuqishme ceshtjes se Kombit tone!
Fjalimet e tyre u nderprene disa here nga protestuesit, si Kosova, Kosova, USA, USA, Clinton, Bush!
Ndersa Z.Ilir Zherka, nje intelektual nga me te suksesshmit qe ndihmon ne fushatat per kandidatet presidencial te Amerikes, e theksoi dhe njehere me force se Kosova duhet te shpallet e Pavarur tani, eshte koha qe Kosova duhet ta fitoje ate,TANI!
Z.Richard Lukaj biznesmen i njohur ne Amerike, demonstroi dhe njehere mbeshtetjen e tij te fuqishme per ceshtjen e Kosoves dhe kerkoi qe Kosova te shpallet e pavarur.
Fjala e Ambasadorit te Shqiperise ne Kombet e Bashkuara, Z.Ardian Neritani u nderpre disa here nga shqiptaret e ardhur enkas ne kete tubim me parrullat: Kosova e Pavarur, TANI! Kosova e Pavarur TANI! Shkelqesia e tij, dha mbeshtetjen e plote te Qeverise Shqiptare dhe te gjithe popullit shqiptar, per ta shpallur Kosoven te Pavarur!
Me mjaft emocion dhe brohoritje te vazhdueshme u prit dhe fjala e superstarit shqiptaro amerikan, Z.Toni Dovolani. Pjesemarrja e tij ne kete proteste paqesore, ja shtonte dhe me shume rendesine atij dhe seriozitetin ceshtjes se Kosoves. Dihet qe bota i shfrytezon mjaft mire yjet e veta ne momentet kyce, keshtu qe dhe ne duhet te dime t’i respektojme dhe t’u japim vendin e duhur ne situatat shume delikate qe po kalon populli i Kosoves.
Superstari shqiptar nga Kosova, ka marr pjese disa here ne shown me te pare “Dancing with stars”dhe eshte bere teper i njohur nga miliona amerikane me simbolet tona kombetare, dhe per kete u mireprit me brohorritje nga pjesemarresit.
Ndersa Eli Fara kendoi Himnin e Flamurit shqiptar, kurse Silvia Tosun Himnin e Flamurit Amerikan.
Here pas here Eli Fara do te interpretonte kenge te ndryshme per Kosoven martire, per Camerine…Ah sa here do mblidhemi ne ketu, me thote dikush pas meje…Plaget e Shqiperise nuk sherohen me kollaj, Shqiperia kullon gjak ja kthen nje vajze e veshur me kostum kombetar.
Organizatori i ketij tubimi paqesor per Kosoven, Z.Avni Mustafaj i cili e realizoi me sukses kete organizim, ne bashkepunim me te gjitha organizatat e tjera shqiptaro-amerikane, i shperndau pjesemarresit duke i falenderuar ata, gjithashtu nje mirenjohje te vecante do t’u jepte Kongresmeneve Z.Egel dhe Z.Fossella, qe moren pjese ne kete tubim, Ambasadorit Z.Holbrooke dhe Z.David Philips, keshilltar per marredheniet me jashte te cilet kane dhene nje kontribut te madh ne arenen nderkombetare per ceshtjen e Kosoves.
Duke u shperndare disa media te huaja dhe amerikane ndalonin pjesemarresit dhe organizatoret per t’i marr ne intervista. Keshtu NBC news, nje nga kanalet prestigjioze te Amerikes i mori ne interviste Znj.Shqipe Biba, Z.Musa Daka dhe Z.Q.Zylo per kete tubim per Kosoven.
E gjithe kjo proteste paqesore do te pasqyrohet nga producenti i talentuar Z.Adem Belliu,
nga gazetaret e mirenjohur te Komunitetit shqiptar, Z.Beqir Sina dhe Z.Halil Mula...etj
Shperndahemi qetesisht, me shpresen se do te takohemi perseri se shpejti per te celebruar Diten e Madhe te Kosoves, Kosoven e Pavarur, TANI!

Manhattan, 10 Dhjetor 2007