e enjte, dhjetor 13, 2007

MIRELA BOGDANI: SHQIPTARJA DREJT PARLAMENTIT EUROPIAN


Nga: Rajmonda Moisiu

1. Dr. Bogdani, ju jeni shqiptarja e pare deri me sot qe keni mundur te perfshiheni ne procesin e kandidimit per nje nga institucionet me te larta politike te Evropes, ate te Parlamentit Europian. Si arritet, si e huaj ne 5 vjet qendrimi ne Britanine e Madhe, tek nje sukses i tille?
Ne vendet si Britania e Madhe me pune, arsimim dhe ambicje mund te arrish gjithshka, sepse ketu vleresohen aftesite dhe meritokracia, pavaresisht nga nacionaliteti, gjinia apo raca. Angazhimi im me Partine Konservatore Britanike (PKB) filloi pak muaj pasi u vendosa ne Britanine e Madhe. Duke qene se ne Shqiperi kisha qene per disa vite e involvuar ne "party politics"dhe ne Cardiff University po beja nje MSc per shkenca politike dhe per me teper karieren time te re e shikoja ne politike, e pashe te arsyeshme te perfshihesha ne politike ne vendin tim te ri. U anetaresova me konservatoret, edhe sepse bindjet e mia jane te djathta (jo si ato ne politiken shqiptare), por edhe se PKB eshte nje nga partite me te vjetra e prestigjoze te botes dhe do kisha se cfare te mesoja e perfitoja nga angazhimi me to. Kane kaluar me se 4 vjet qe atehere. Fillimisht u angazhova ne aktivitetet politike dhe sociale te deges lokale (pjese e strukturave rajonale te quajtura "party associations" e qe perbejne strukturen me te rendesishme te aktivitetit te partise ne baze). Me pas punova ne Asamblene e Uellsit si researcher ne disa projekte me grupin parlamentar konservator. Para tre vjetesh u zgjodha anetare e deges lokale, me pas koordinatore e politikave (Policy Coordinator) dhe vjet u zgjodha si sekretare (Honorary Secretary) e deges. Gjate gjithe kesaj kohe jam angazhuar vazhdimisht ne fushatat elektorale per Westminster (Parlamentin Britanik), zgjedhjet europiane (Parlamentin Europian), per zgjedhjet rajonale (Asamblene e Uellsit) dhe zgjedhjet lokale, duke punuar ngushte e ndihmuar kandidatet, shperndare fletushka, duke bere "canvassing" (biseda dere me dere me njerezit), etj. Keto metoda dhe aktiviteti ne baze jane aq ne kontrast me politiken ne Shqiperi ku baza eshte e fjetur dhe aktiviteti kryesor ne fushatat elektorale jane mitingjet populiste. Nje pjese e rendesishme e aktivitetit ku une jam perfshire eshte dhe mbledhja e fondeve (fund-raising) per fushatat elektorale dhe kandidatet, duke organizuar aktivitete te ndryshme sociale. Kjo perben nje pjese te rendesishme te aktivitetit te degeve lokale sepse kandidatet financohen nga partia (ose "associations") dhe te gjithe shpenzimet deri ne detaje regjistrohen dhe raportohen deri tek nje strukture e vecante e pavarur, ndryshe nga ne Shqiperi ku kandidatet shpesh financohen nga burime te dyshimta deri elemente te krimit te organizuar dhe shpenzimet nuk regjistrohen apo raportohen tek askush. Vec kesaj nje moment tjeter i angazhimit tim ka qene pjesemarrja e rregullt ne mbledhjet e konferencat e partise, ku percaktohen politikat dhe zgjidhen strukturat drejtuese.
2. Ju keni filluar procesin e kandidimit ne 2007, nderkohe qe zgjedhjet e ardhshme europiane jane ne maj te 2009. Pse kaq shpejt dhe a mund te na tregoni ne menyre me te detajuar per kete proces?
Faktikisht une fillova qe ne fundin e vitit 2006, pra eshte nje process qe zgjat 3 vjet. Fillimisht dergova nje leter ne Komitetin e Seleksionimit te Kandidateve, nje strukture e pavarur nga kryesisa dhe shoqatat e partise, ku shpreha interesimin tim per te kandiduar ne zgjedhjet europiane te 2009. Pas nje muaji me erdhi nje leter e kryetarit te Komitetit, bashke me formularin perkates dhe kerkesen per tre referenca. Formulari ishte goxha kompleks, sepse perfshinte kerkese informacioni mbi eksperiencen politike dhe profesionale te kandidatit, formimin akademik, perfshirjen ne aktivitete vullnetare etj. Pas dorezimit te dosjes me formularin dhe emrat e tre referenteve, Komiteti u dergoi te tre referenteve te mi formulare per te plotesuar ne lidhje me figuren time. Shqyrtimi i dosjes dhe referencave nga anetaret e Komitetit perbente fazen e pare te selektimit, te cilen une e kalova me sukses dhe per te cilen u njoftova ne maj. Faza e dyte ishte ajo qe quhet "Bordi Parlamentar i Perzgjedhjes" ("Parliamentary Assesment Board" - PAB) nje provim 5 oresh para nje paneli te perbere nga deputete, eurodeputete dhe aktiviste partie, te cilin duhet ta kaloje cdo kandidat. Testimi permban 5 faza: provim me goje (interviste), provim me shkrim (dy ese), nje mini-fjalim publik (public speaking), ushtrim pune ne grup (team exercise) dhe ushtrim per percaktim prioritetesh (in-tray exercise). Une e dhashe PAB-ne dhe jam ne pritje te rezultateve (dhe zgjidhjes se ca barierave teknike qe shpresoj ti kaloj). Nese kalon fazen e dyte, shpallesh kandidate zyrtare dhe perzgjedh zonen elektorale ku deshiron te kandidosh. Faza e trete (qe eshte pranveren e ardhshme) konsiston ne paraqitjen e kandidatit, se bashku me kandidatet e tjere (gjithmone nga e njejta parti) ne zonen elektorale para anetareve te partise se zones, ku secili ben nje prezantim te vetes dhe programit electoral. Anetaret e zones pastaj votojne per kandidatet e preferuar dhe ata qe dalin ne fillim te listes shpallen si kandidate te zones (sepse zgjedhjet europiane jane sipas sistemit proporcional). Pas kesaj kandidatet fillojne punen dhe lidhjen me zonen dhe elektoratin, periudhe e cila zgjat nje deri ne nje vit e gjysem. Pra shikohet sa process i gjate dhe i nderlikuar, por dhe sa demokratik dhe transparent eshte. Une jam akoma ne mesin e ketij procesi dhe shpresoj te arrij ne finish, po edhe nese jo, prap do jete nje experience shume e vlefshme dhe interesante.
3. Ju keni qene e perfshire ne politiken shqiptare para se te largoheshit nga Shqiperia. Si ju duket dallimi ndermjet procesit te selektimit te kandidateve ne partite shqiptare dhe ato britanike?
Nga ajo qe shpjegova per lart, gjithkush mund te ve re kollaj dallimet e thekshme qe ekzistojne midis dy paleve. Ne kete process dua te ve ne dukje 3 momente nga procesi zgjedhor ketu, qe jane si nata me diten me procesin ne Shqiperi. E para ka te beje me kohen e procesit, e cila sic thashe ketu fillon 3 vjet perpara, per vete faktin se kandidatet i nenshtrohen nje procesi selektimi disa fazash, pastaj trajnimi dhe pastaj njohja me elektoratin perkates. Nderkohe ne Shqiperi procesi i seleksionimit te kandidateve fillon vetem 2-3 muaj para zgjedhjeve, qe eshte qesharake. Momenti i dyte eshte kush eshte kush mund te jete i pershtatshem per te qene kandidat dhe kush i zgjedh kandidatet. Duke qene se politika ne vendet si Britania eshte mbi baza demokratike, te gjithe anetaret e partise kane te drejten te paraqesin kandidaturen. Procesi i seleksionimit te kandidateve behet nga Komiteti qe permenda dhe panele speciale qe ngrihen per kete qellim, kurse lideri dhe kryesia e partise nuk nderhyjne absolutisht ne kete process. Ndersa ne Shqiperi jane kryesisht kryetaret e partive (dhe sa me te vogla te jene partite, aq me fuqiplote jane kryetaret) bashke me kryesite perkatese qe perpilojne listat e kandidateve dhe c'eshte me e keqja ka aludime qe kete e bejne ne shkembim te parave apo favoreve. Kjo sjell pastaj skandale te tilla, psh njerez qe nuk kane qene asnje dite anetare te asaj partie papritur figurojne ne liste e behen me pas deputete (sic ndodhi me Partine Republikane ne zgjedhjet e 2005), apo njerez qe s'kane as me voglen experience ne politike 3 muaj me vone e shohin veten deputete apo ministra (sic ndodhi me anetaret e KOP-it te PD-se), apo njerez pa me te voglin background arsimor e professional apo akoma me keq njerez te dyshimte apo te perfshire me krimin e organizuar perfshihen ne lista (sic ndodhi me PS, PR e te tjera parti). Momenti i trete ka te beje me financimin e fushatave elektorale dhe kandidateve, te cilin e permenda me lart. Pra do te mjaftonte ky aspekt, ai i procesit zgjedhor dhe perzgjedhjes se kandidateve, qe ka te beje me zgjedhjet e lira e te ndershme (nje nga guret e themelit te demokracise dhe kriteri i pare i Kopenhagenit) qe Shqiperia ta shikonte me tejqyre hyrjen ne BE.
4. Ana tjeter e jetes suaj ne Angli jane studimet akademike. Sivjet u botua libri juaj i ri "Albania and the EU: The Tumultuous Journey towards Integration and Accession" (Shqiperia dhe Bashkimi Europian: Udhetimi kaotik drejt pranimit dhe integrimit). Ne mos gaboj, ky eshte libri juaj i trete? Si ju lindi ideja te beni nje liber te tille?
Ideja fillimisht lindi ne veren e vitit 2003. Atehere sapo po mbaroja programin e nje masteri ne fushen e politikave publike Europiane ne Universitetin e Kardifit dhe si teme dizertacioni kisha zgjedhur ate te maredhenieve Shqiperi-BE dhe procesin e integrimit. Ideja e temes ishte te eksploroja avantazhet e kryesisht pengesat e Shqiperise ne rrugen e saj drejt BE-se duke analizuar kushtet politike dhe social-ekonomike si dhe aktoret e brendshem. Ate vere erdha ne Shqiperi per te bere ca intervista per dizertacionin me perfaqesues te kesaj fushe. Njeri prej tyre, Ledi Bianku, drejtor i Qendres per Studime Europiane, me propozoi qe pas perfundimit te botohej nga qendra e tyre. Mu duk interesante ideja e konvertimit te dizertacionit ne liber. Kur u ktheva ne Britani, kete ide e bisedova me supervizorin tim, Prof. John Loughlin, dhe e ftova te behej bashke-autor i librit. Pas perfundimit te dizertacionit (i cili u vleresua me "distinction") fillova punen per ta shkruar si liber. Pas disa muajsh pune, libri ishte gati per botim, megjithate duke qene se ish shkruar ne anglisht, une e pashe te udhes ta perktheja dhe ne shqip per ta bere te lexueshem nga audienca shqiptare (gje qe me mori dhe dy muaj te tjere) duke e bere dy-gjuhesh. Libri, me titull "Shqiperia dhe BE: Procesi i integrimit dhe pranimit", u botua ne shtator te 2004 nga shtepia botuese Dajti 2000 ne Tirane. Pas kesaj u organizua ceremonia e perurimit te librit nga Zyra e Keshillit te Europes ne Tirane. Libri gjendet ne librarite e Tiranes dhe, meqe perfshin nje audience shume te gjere, ka gjetur interes jo vetem nga studentet dhe studiuesit e shkencave politike. Megjithate se bashku me Prof.Loughlin duke pare qe versioni i pare kishte mangesi dhe nevoje per nje analize me te thelle, vendosem te bejme versionin e dyte. Mirepo duke qene se integrimi europian eshte nje teme shume dinamike dhe bashkekohore, duke qene se u shtuan kapituj te rinj e u bene shume ndryshime, doli si nje liber i ri.

5. Sa kohe ju mori pergatitja e tij dhe si e siguruat botuesin e famshem I.B.Tauris?

Libri me mori dhe nje vit tjeter nga koha e botimit te te parit. Por kete rradhe vendosa qe botimi te behej ne Angli, por kjo ishte nje ndermarrje e veshtire dhe e gjate. Nje njeri qe ka botuar nje liber akademiko-shkencor jashte e di sa e veshtire eshte, meqe kalon neper nje process te gjate dhe neper shume editore etj. Kurse ne Shqiperi eshte aq e lehte te botosh nje liber, mjafton ti paguash ca para pronarit te shtepise botuese ose printuese dhe per dy jave librin e shikon te mbaruar. Une isha me fat qe nder ato qe pranuan botimin e librit, ishte shtepia botuese I.B.Tauris ne Londer, e cila ka nje reputacion shume te mire, sidomos ne fushen e politikes se jashtme. Me duhet ta pranoj qe procesi i prodhimit me lodhi shume me teper se vete shkruarja e librit: per nje vit mu desh te bashkepunoja me editoret, per kontratat, faqosjen, redaktimin, kopertinen, e shume e shume gjera te tjera, Ishte nje odise e vertete. Megjithate kur libri u botua ne shkurt te ketij viti u lumturova shume, aq me teper qe kish dale nje prodhim shume cilesor dhe prezentabel. Nje ceremony shume interesante e perurimit te librit u zhvillua ne maj ne Oxford, ne St Antony's College (kolegjin ku studioj une), me pjesemarrjen e shume akademikeve dhe studiuesve, si dhe te ambasadorit tone ne Londer. Libri eshte vetem ne anglisht, 280 faqe dhe gjendet ne librarite dhe bibliotekat ne UK, Europe, UK, Kanada dhe ne vere arriti dhe ne Shqiperi ne librarite e "Adrion". Libri gjendet gjithashtu dhe Amazon.com.

6. Ka kaluar mese nje vit nga hyrja jote ne Oksford. C'mund te tregosh nga eksperienca e deritanishme ne nje nga nga institucionet akademike me prestigjoze te botes? Me c'kam marre vesh kete vit jeni e vetmja studente shqiptare ne Universitetin e Oxfordit prej 16 mije studentesh?
Te them te drejten, edhe pas nje viti nuk e besoj qe jam aty dhe vazhdoj te ndjehem me fat dhe e privilegjuar qe Zoti me dha mundesine per te studiuar ne Oxford. Ne klasifikimin e 20 universiteteve me te mira ne bote per 2007 qe behet cdo vit nga "The Times Higher Educational Supplement", Oxfordi vazhdonte te rradhitej i dyti ne bote, pas Harvardit, nderkohe qe kryeson listen e universiteteve europiane si numer 1 ne Europe. Me pelqen ambienti shume i larte akademik dhe intelektual i studenteve e pedagogeve, cilesia e niveli i bisedave, debateve e diskutimeve, leksionet me figurat me te spikatura te botes akademike, politike e intelektuale. Gje tjeter qe me pelqen shume eshte vete qyteti me kolegjet, bibliotekat e kishat e tij, arkitektura e vecante dhe magjepese dhe historia e tyre qe prej shekullit te 12 kur u krijuan kolegjet e para. Pra ka shume tradite, histori, bukuri dhe aristokraci. Ama nuk me pelqen te qenurit "studente" (jo thjesht per ceshtje moshe, po se deri vjet une isha pedagoge ne Universitetin e Kardifit dhe eshte e veshtire te kaloje nga mesuese ne nxenese). Tjeter gje eshte se, per te mbajtur statusin e universitetit me te mire, nga studentet kerkohet nje volum i madh pune e pergatitje, cilesi dhe standarte teper te larta dhe organizim thuajse perfekt, qe krijon shpesh momente frustrimi dhe stresi.
7. Si e balanconi jeten midis karrieres, studimeve, librave, angazhimit politik, me familjen, vajzen dhe pergjegjesite ne shtepi?

Me shume pune, lodhje e sakrifica, aq me teper aktualisht qe me duhet te kaloj javen ne Oxford dhe vetem fundjaven ne shtepi ne Kardif. Lexoj e punoj gjithe kohen (edhe ne tren), dhe nuk kam asnje minute te lire. Tani vajza, Cindy, eshte rritur (kete vit eshte ne klase te peste), prandaj e kam me te lehte. Megjithate shtepia, femija dhe familja ka plot pergjegjesi dhe angazhime, por kur ke sens te mire organizimi dhe menaxhimi, te gjitha behen.

10. Jeni anetare, ashtu si dhe une, e forumit "Bota e Gruas Shqitpare"? Cfare ju ben pershtypje ne komunikimin dhe aktivitetin tone ne kete grup?
U beme disa kohe ne kete forum te perbere nga gra intelektuale te fushave te ndryshme, krijuese e shkrimtare, dhe qe jetojne kudo neper bote. Ndryshe nga forumet e tjera virtuale shqiptare ne te shumten e te cileve ka polemika e mosmarveshje, ne kete forum ndihesh mire dhe komforte mes mikeshave dhe kolegeve me te cilat ke gjera te perbashketa per te ndare e diskutuar.

11. Nese ktheheni ne Shqiperi, a do te konsideronit ambicjen e nje karrieren politike ne majat me te larta, p.sh si Presidente?

Une kam akoma plane e objektiva per te realizuar ne "atdheun tim te dyte", ku nder me kryesoret jane perfundimi i studimeve ne Oxford dhe ecuria e kandidimit. Megjithate jam me mendje te hapur dhe me kenaqesi do te pranoja nese me propozohet apo ofrohet nje pozicion, konform arsimimit dhe eksperiences sime, ku mund te jepja kontributin tim. Dhe si une ka me dhjetra shqiptare intelektuale ne te gjithe boten, qe do kishin deshire te ktheheshin nje dite e qe dijet, aftesite dhe eksperiencat e fituara ne perendim ti vinin ne funksion te progresit dhe zhvillimit ne Shqiperi. Nje grua presidente…kjo do te perbente nje tjeter rast te paprecedent ne Shqiperi dhe njekohesisht nje gje shume pozitive per shoqerine dhe shtetin shqiptar.


Suksese dhe Faleminderit!
Bisedoi Raimonda Moisiu, Moderatore e Forumit "Bota e Gruas Shqiptare"
Michigan, USA

Nuk ka komente: