e enjte, dhjetor 13, 2007

A KA SHQIPËRIA AR?


Nga Fatmir Terziu

…Aty rreth mesit të viteve 80-të një përqëndrim i vëmendjes së Kërkuesve shkencorë në fushën e Gjeologjisë të ish-Jugosllavisë, [sipas mediave të asaj kohe në Perëndim] ishin përqëndruar në një zonë që i përkiste itinerarit të rrugës gjeografike Strugë-Dibër e Madhe, ku kërkonin minerale të pasura me Mangan dhe me vlerë ari. Kërkimet kanë qenë në vazhdim dhe rezultatet thuhet se kanë qenë të mira. Në të njëjtën kohë, ndoshta me vite diferencë në kërkim, në krahun shqiptar që përket me fshatrat Trebisht dhe Gjinovec një fushatë e shpërqëndruar, deri në ngritjen e një kantieri, përfshiu kërkimet gjeologjike të udhëhequra edhe me ekspertë që kishin studiuar jashtë vendit, ‘për mineralin e Manganit, që thuhej se ishte shumë i pasur dhe me përqindje ari’ [kjo sipas gazetës Ushtima e Maleve e asaj kohe, Tetor: 1985).
Rumania nuk po bën sensacion. Aq më shumë deklarimi për të realizuar një plan të saj; zbulimin e depozitës më të madhe Europiane të arit, nuk është aspak një show ekonomik, apo një spektakël politik. Plani për të zbuluar këtë pasuri në një fshat të hershëm rumun ka ngjallur edhe debate, ka sjell ‘ushqim’ në media, por edhe një vëmendje për të tjerët, e pse jo edhe për Shqipërinë.
Duke lexuar artikullin bashkë me një koleg të Roehampton University, edhe pse s’ka të bëjë fare me gjeologjinë, minierat apo kërkim-zbulimet mineralogjike, ai më zgjoi një fakt me pyetjen e tij, që ndoshta duhet ndriçuar dhe zgjuar në vëmendjen e shkencëtarëve, kërkuesve dhe Kompanive me emër, si Kompania Kanadeze që ka shpenzuar gati 150 milion dollarë në fshatin e Transilvanisë të Rosia Montana në Rumani, duke blerë shtëpi dhe tokë për të realizuar projektin e saj të çmuar për veten, Rumaninë, popullin e saj dhe Europën. Kompania Kanadeze synon të gjej rreth 330 ton flori dhe 1600 ton Argjend. Po me Shqipërinë c’lidhje ka ky fakt? A ka flori apo argjend në Shqipëri? Unë nuk marrë përsipër të jap një shpjegim në këtë fushë dhe as të bëj kërkime hulumtuese, por thjesht një lidhje dhe një dëshirë për të zgjuar një kujtesë. Një kujtesë që ndoshta do të duket me interes…
…Aty rreth mesit të viteve 80-të një përqëndrim i vëmendjes së Kërkuesve shkencorë në fushën e Gjeologjisë të ish-Jugosllavisë, [sipas mediave të asaj kohe në Perëndim] ishin përqëndruar në një zonë që i përkiste itinerarit të rrugës gjeografike Strugë-Dibër e Madhe, ku kërkonin minerale të pasura me Mangan dhe me vlerë ari. Kërkimet kanë qenë në vazhdim dhe rezultatet thuhet se kanë qenë të mira. Në të njëjtën kohë, ndoshta me vite diferencë në kërkim, në krahun shqiptar që përket me fshatrat Trebisht dhe Gjinovec një fushatë e shpërqëndruar, deri në ngritjen e një kantieri, përfshiu kërkimet gjeologjike të udhëhequra edhe me ekspertë që kishin studiuar jashtë vendit, ‘për mineralin e Manganit, që thuhej se ishte shumë i pasur dhe me përqindje ari’ [kjo sipas gazetës Ushtima e Maleve e asaj kohe, Tetor: 1985). Rreth 10 vjet kërkime e gërmime në atë zonë, nuk sollën ndonjë gjë në dritë, edhe pse inxhinierët që vinin e iknin, Nexhati nga Peshkopia, apo Naim Muça nga Ostreni i Vogël, shpeshherë thonin hapur në publik: “Është shansi që të rilind Golloborda, është shansi i madh për tërë këtë zonë…”. Por shansi mbeti si në futboll, luan fort dhe fap peson një gol dhe dëgjohet fërshëllima e albitrit dhe kaq e pati… këtë herë albitri ishte ‘i kuq’ dhe fondet ishin me cingërima. Çdo gjë ka mbetur nën traversa, nën gropa e basena të mbuluar. Çdo gjë është dhe tregohet si në përrallë. Na ishte njwherw e njw kohw njw minator me emrin Murat Kamberi, na ishin pastaj Rexhepi, Naimi, Sazani, Shaipi e ca të tjerë… Na ishin ca tunele, traversa, … u dëgjuan ca mina dhe ca cekiçë!
Por ajo që duhet theksuar është fakti tjetër i pamohueshëm, që gjatë gërmimeve u gjetën piketa me mbishkrime ruse, austriake, bullgare dhe italiane. U gjetën më pas edhe disa të tjera në gjuhën angleze dhe frënge. Pra aty flitej për interesa të hershme e të studiura mirë. Bëhej fjalë për manganin që qëndron nën dhe, aty buzë malit plak të Raduçit, të cilin 1913-ta e ndau më dysh dhe më pas komunizmi e qethi sipas modës së tij.
Këto rrjeshta janë nën shtysën e inisiativës rumune dhe kompanisë Kanadeze, që zgjuan interesa ndërkombëtare, nuk janë nga këndi i specialistit, historianit apo gjeologut. Janë thjesht me dashamirësinë e një pene që tenton të iniciojë pak lëvizje diku në ato qoshe shqiptare ku buxheti ka kohë që ndryshket nën dhe e në dosje. Është koha që edhe në sistemin kapitalist shqiptar të ketë synime reale dhe modeste. Të atraktosh botën kapitaliste, duhet punë dhe duhet lëvizur më shumë, duhen shkundur dosjet dhe pluhurat e harresës.
Dikur asaj zone të njohur për ‘Universitet’ ndërtuesish dhe të mbipopulluar, ish kuadro të mirrënjohur vendës me poste në nomenklaturën e asaj kohe i sollën autobuzin dhe ujin. Dhe njërëzit e asaj zone duartrokisnin, Hasan Ademin, inxhinierin e Elbasanit për autobuzin urban që lidhi Gollobordën me Elbasanin në një rrugë malore dhe tepër të rrënduar [gati 80 kilometra të gjatë], dhe mbanin në gojë Enver Lilën për ujësjellësin që u pruri me ujin e ftohtë të burimit të Raduçit, edhe pse Enveri ishte një ushtarak me një post diku nëpër instancat e asaj kohe. Tani ndoshta duhet një emër tjetër të bëhet pretekst, që ajo zonë që po meket të ketë rigjallërim, të ketë ‘shansin’ që inxhinierët gjeologë, Nexhat Shehu nga Peshkopia, e Naim Muca e patën deklaruar me kohë, në një kohë racionesh. Ndoshta do të duhet më shumë përkushtim, se emrat janë. Janë dhe kanë shansin të jenë pranë Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, janë këshilltarë të tij, edhe pse ndoshta në fusha të ndryshme.
Pra sytë e kthyera drejt Rosia Montanës së Rumanisë, që ende vendasve u duken si në legjendë, dhe që ka sjellë debate ekologjike si pretekst ndoshta mes oponentësh, le të shërbejnë si një shtysë për të tentuar qoftë edhe një vështrim në realitetin historik të këtij fakti. Fakti është dhe duhet shfrytëzuar. Piketat me mbishkrime në pesë gjuhë të huaja, ndoshta ende ruhen gjetkë nëpër dosje apo sënduqe gjeologësh…

MINERALET E TJERA


Por jo vetem sa per kurreshtje, ne rajonin e Dibrës eshtë zbuluar minerali i Manganit edhe në Topojan. Por në kete rajon takohen shumë vendburime, objekte e shfaqje të mineraleve të dobishme metalore e jo metalore. Minerali i kromit përbën një nga pasuritë më të mëdha që gjendet në rajonin e Dibrës. Atë e takojmë në masivet ultrabazike perspektivë lindore të vendit tonë, në atë të Bulqizës dhe të Lurës. Në masivin Bulqizës janë zbuluar vendburimet më të mëdha të kromit siē janë: Vendburimi Bulqizë-Batër, Qafë-Buall, Almarinë, Tërnovë, etj. Në pjesën veriore gjenden disa objekte kromi siē janë: Objekti Zabeli, Majat e Bregut, Kodra e Lerës, Fushë-Balgjaj, Kepat e Dik-Nelit, Liqeni i Dervishit, Selishta Veriore, Selishta Jugore, Bataēet e Kacnisë, Fushë Shtrungëza, Rrënja e Milloshit, Maja e Hurdhës, Druni i Boshtive, Qafë-Murra, etj. Në masivin e Lurës janë kryer më pak punime të kërkim-zbulimit e megjithatë janë zbuluar disa objekte e shfaqje të mineralizuara kromi si në Krej Lurë, Kesule, Blac, Kumbull, Lajthize, Dodaj, etj. Në rajonin e Dibrës janë zbuluar edhe disa minerale të tjerë metalorë si minerali i hekurit pa nikel në zonën e Korabit, minerali i bakrit në zonën e Pregj Lurë-Arrmollës dhe të Peshkopisë (Pilafe, Zimur, Cerjan), minerali i hekur-nikelit në zonën Lajthizë-Nome, shfaqje e shenja të arsenik-polimetaleve në zonën e Dipjakës e Radomirës dhe shenja të mineraleve të rrallë e të ēmuar për të cilët nevojiten punime e studime të mëtejshme. Rajoni i Dibrës është i pasur edhe me minerale e shkëmbinj industriale jo metalore, shumë të rëndësishëm për ekonominë e tregut si: Gurët dekorative karbonatike dhe ofiolitike e mermeret, shkëmbinjtë gëlqerorë si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e inerteve karbonatike, gëlqeres e cimentos, të Gjipseve e anhidriteve si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e parafabrikateve të gjipsit, allēisë, ēimentos së bardhë, etj. Argjilat si lëndë e parë ndërtimi për prodhimin e tullave, qeramikës, e ēimentos, ranorëve, kuarciteve, travertinave, inerteve lumore e shkëmbore (karbonatike), bojërave të dheut, pirofilitit, squfurit, kryprave minerale në evaporitet, grafiteve, shapeve, rrasave, etj.

******************************************

Nuk ka komente: