Nga Fatmir Terziu
... Në rrjeshtin e parë të të ftuarve ishin rezervuar dy-tre vende.
‘Janë për Ambasadorin e Shqipërisë, për zotin Berisha dhe…’, - thotë një i pranishëm.
‘Për Ambasadorin…, për z. Berisha…?!’-pyes unë.
‘Po. Më thotë, është…’- dhe më bën me dorë nga një i moshuar, që fliste e qeshte mes një grupi të rrinjsh. Ata e kishin rrethuar dhe dëgjonin shakatë e Tahir Z. Berishës. U afrova edhe unë. U afruan edhe disa të tjerë. Kryetari i shoqatës që zhvillonte takimin jubilar për 7 Marsin ishte ne merakun e mbushjes se salles. Sillej verdalle dhe priste njerezit qe vinin. Nga nje qender zeri buciste nje muzike me ton ne qiell. asgje tjeter nuk degjohej. Madje edhe nje qarje me denese e nje femije ne nje kend te salles-librari nuk perbente ndonje shqetesim per te tjeret, por vetem per nenen e tij qe jepte e merrte me te... Jemi sërrish mes shakave të tij. I gjeta në bisedë e sipër. Ai i ishte drejtuar një të riu dhe shakatonte me të:
-‘Sa vjeç jeni ju?’- i thotë.
-‘Nuk e di?’ ia kthen ai
-‘Nuk e di?!’
-‘Po, po nuk e di.’-shton ai.
-‘Të të them me përafërsi, se sa vjeç je ti’- shton Tahiri.
-‘Pa, hë gjeje…’
-‘Ti je aq sa isha unë në moshën tënde’- dhe hesht, duke kthyer kokën nga të tjerët dhe rrokur djaloshin me të cilin bisedonte për shpatullash. Kur isha unë dhjetë vjeç, për mua nisi një jetë tjetër. Një jetë jo si kjo këtu. Një jetë që ….
Vazhdon…
DISIPLINA DHE TEKNIKA
...Atë ditë e takuam para dite. Bashkë me kameramanin e studios u gjendëm tek stacioni i trenit në orarin e lënë. Udhëtuam me tren deri tek stacioni ku Tahir Z. Berisha kishte banesën. Pas telefonatave dhe udhëzimeve për të ndjekur rrugën, ne mbërritëm lehtë dhe pa vështirësi në banesën e tij të përkohshme. Ai kishte dalë në krye të rrugës dhe shikonte andej nga rrugica nxirrte kryet. Kur na pa qeshi. Jeni tridhjetë minuta me vonesë. Kështu nuk punohet, - na tha. Kur isha drejtues arsimi, sikur të më ndodhte kështu, me mua pas një viti flisje. Disiplina është disiplinë dhe zbatimi i saj jep rezultat. Asgjë nuk justifikon disiplinën. Aty ku mungon disiplina, mungon edhe rezultati. Nejse, le të shohim rezultatin tuaj më vonë. Apo tani, teknika përjashton një pjesë të disiplinës? ...
...SHFAQJA E FILMIT DHE ‘AUTOKRITIKA’
Pas disa muajsh te realizimit te filmit dokumentar “Trokamat në Jetën e Një Pene’, realizuar në Londër me materiale arkivore të vet Tahir Z. Berishës, me ndihmën e një studioje të asaj kohe dhe me një skenar, të cilin duhej t’a vija nën merakun e përkujdesjen e tij, nën guston e tij letrare, si një i apasionuar i vjetër pas librave dhe njohës me detaje i jetës dhe veprës së vet, qe takimi tjeter. Radhë njeri në jetën e tij, mund të mbaj mend si Tahir Z. Berisha, gati-gati të gjitha detajet e jetës. Tani po. Teknika dhe profesionalizmi i thokan ‘s’ka cajre për pak disiplinë të krisur’, dhe filloi të më tregonte për kushtet në të cilat është zhvilluar arsimi në Kosovë, në kohën kur ai drejtonte atë. Unë bëj autokritikë. Keni marrë urime nga Austarlia, Zelanda e Re, Amerika, Gjermania e Zvicra, gjithandej ku miqte e dashamirësit e mi e kanë parë veprën që keni kryer Ju, - më tha dhe më shtrëngoi dorën. Sinqerisht u ndjeva mirë atë cast, Njeriu paska nevojë edhe për një fjalë të mirë. Atë të dielë Marsi në Londër bëhej shfaqja e parë e filmit për Komunitetin shqiptar. Aty folën mjaft vetë për Tahir Z. Berishën…
MERAKU PËR PROMOVIMIN E LIBRIT TË FUNDIT
Një merak që buron nga zemra, pena dhe dëshira e tij për të thënë më të bukurën, më të mencurën, më realen që i përket arsimit shqip, fjalës shqipe. Librat për veteranët e arsimit në Kosovë mbajnë nismën, frymëzimin, talentin dhe arkivën mendore-memoriale të Tahir Z. Berishës. Ato janë një mal i Madh, ku historia do t’u flasë brezave me gjuhën e saj të thjeshtë e të qartë, të bukur e të shëndoshë, me penën e mundin e një Njeriu që ia kushtoi jetën arsimit shqip në Kosovë. Ashtu si gjithmonë, i qeshur dhe i respektueshëm, ai gjendet në cdo Festë të Gjuhës shqipe, në cdo festë të Pavarësisë dhe Ditës që përkon me ngritjen e flamurit në Vlorë. Tahiri gjithmonë ka edhe një merak tjetër, merakun e arsimimit të brezave. Atë e quan më të madh se promovimi i një libri, por prapë shton se edhe promovimi i nje libri është një dritare për brezat që vijnë. Ata janë si zogjtë që presin ushqimin, thotë ai… Ndersa ne faqet e internetit madje poezi jane krijuar per kete promovim:
PERGATITJET PER LIBRIN
NJE VIT ME PAS
21 dhjetor 2005 /TN
MEDIAT PER LIBRIN
Në Institutin Albanologjik të Prishinës sot është promovuar libri i katërt i serialit "Emra që nuk harrohen", kësaj radhe të grupit të autorëve. Libri trajton veprat e arisimit shqip në diasporë.\08.09.07\
Tahir Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyqi janë koautorë të librit të katërt "Emrat që nuk harohen", që kësaj rradhe përfshinë regjistrin e punëtorëve të arsimit shqip të angazhuar në procesin arsimor në diasporë. Përpos të dhënave të shumta lidhur me vetë bartësit e kësaj veprimtarie me vlerë të jashtëzakonshme kombëtare, libri i katërt në vehte ngërthen edhe të dhëna mjaft të vlefshme historike sepse sjellë informacione edhe për veprimtarët e arsimit shqip edhe për periudhat shumë më të hershme që nga kolonitë e para shqipëtare në Stamboll, Egjipt, Rumuni, përiudhën mes të dy lyftrave botërore, e deri më sot.
Përmes këtij libri edhe një herë afirmohet puna e madhe edukativo-arsimore e pishtarëve atë arsimit si në arsimimin e gjeneratave të shumta në diasporë, të rrezikuara nga asimilimi kombëtar, por edhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe atëdhedashurisë, rruajtjen edhe kultivimin e elementeve të identitetit kombëtar, të traditës dhe trashëgimisë kulturore, etj. Libri "Emrat që nuk harohen" i grupit të autorëve Tahir Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyqi, është i katërti në serialin e librave me kete emër të cilat në tri vëllimet e para u hartuan nga Tahir Berisha.\08.09.07\ (RTV 21)
I nderuari z.Terziu,
Ju përgëzoj sinqerisht për punën kolosale që po bëni për shqiptarët dhe fëmijët e tyre në Britani të Madhe, nëpërmjet shkrimeve të shumta në faqen e internetit “ukalbanians”. Veçmas ju përgëzoj për shkrimin e paradokohshëm “Arsimi shqip: Sytë edhe në diasporë”, i cili ka zgjuar interesim të madh dhe ka nxitë një debat të dobishëm.
Ju me këtë shkrim të qëlluar keni aktualizuar një problematikë të rëndësishme e cila shumë kohë pret një zgjidhje më të mirë dhe një aksion gjithëpërfshirës, në të cilin nuk duhet të përfshihen vetëm prindërit e fëmijëve dhe arsimtarët shqiptarë në diasporë, por edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në shtetet ku jetojnë aktualisht shqiptarët dhe fëmijët e tyre, të cilëve me të madhe po u kërcënohet asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe dhe humbja e identitetit kombëtar.
Me profesion jam arsimtar dhe autor i tre vëllimeve të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, ku në 1600 faqe janë përfshirë rreth tre mijë biografi e portrete të mësuesve të parë që i hapën shkollat e para në trojet shqiptare, jashtë shtetit amë dhe koautor i vëllimit IV të librit “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”. Prandaj, duke dashur që edhe unë (indirekt) të kyçem në këtë debat aktual, po jua dërgoj një pjesë të parathënies nga libri “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”, IV, Prishtinë 2006, i cili këto ditë doli nga shtypi, por ende nuk është shpërndarë në diasporën shqiptare, ku duhet edhe të promovohet.
Fragment nga parathënia:
“…Dihet se për shkak të pushtimeve të ndryshme nga të huajt shkollat shqipe në të kaluarën asnjëherë nuk kanë qenë krejtësisht të lira dhe legale. Të këtilla u bënë vetëm pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, por, vetëm në territorin e saj të ngushtë. Në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Sanxhak, që më 1913 mbetën jashtë kufijve administrativë të shtetit amë, nuk u lejua hapja e shkollave dhe mësimi në gjuhën shqipe. Disa shkolla shqipe punuan vetëm gjatë periudhës 1915 - 1918 në viset shqiptare të okupuara nga Austro-Hungaria, të cilat më vonë i mbylli Mbretëria SKS. Mirëpo, pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste më 1941, në saje të largpamësisë dhe vizionit të qartë të Ministrit të atëhershëm të Arsimit të Shqipërisë, prof. Ernest Koliqit, arsimi në këto troje shqiptare që iu bashkuan Shqipërisë, mori hov të madh dhe gjatë periudhës 1941 – 1944 lëshoi rrënjë të thella dhe vuri themele të forta. Është për t’u admiruar puna e Misionit të Jashtëzakonshëm Shkollor që e formoi Ministria e Arsimit e Shqipërisë, i cili për një kohë shumë të shkurtër, e studioi gjendjen e arsimit dhe nevojat për kuadro e të tjera për zhvillimin normal të mësimit në këto vise. Mirëpo, pa dyshim, kontributin më të madh të drejtpërdrejtë, e dhanë ata mësuesit e parë që erdhën vullnetarisht nga Shqipëria dhe me punë të palodhshme dhe enthuziazëm të paparë i hapën shkollat e para shqipe në këto troje, duke e ngritur vetëdijen kombëtare tek brezat e ardhshëm shqiptarë. Prandaj, këta arsimtarë kanë merituar që emrat e tyre të shënohen, të përjetësohen e të mos harrohen.
Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe përjashtimit me dhunë të shqiptarëve nga të gjitha institucionet e Kosovës, mee 1994 arrita ta botoj vëllimin e parë të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët Veteranë 1941 – 1951”, ku u përfshinë mbi një mijë biografi e portrete të këtyre pishtarëve të parë të arsimit që i hapën shkollat e para shqipe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Sanxhak. Dy vjet më vonë, më 1996, e pa dritën e botimit edhe vëllimi i dytë, ku gjithashtu u përfshinë mbi një mijë biografi të veteranëve të arsimit të kësaj periudhe. Lufta e fundit në Kosovë ndërpreu punën në hartimin e vëllimit të tretë të kësaj monografie, i cili u botua në gusht të vitit 2005. Edhe në këtë vëllim janë përfshirë disa qindra biografi të arsimtarëve veteranë të kësaj periudhe.
Tani është aktualizuar mësimi plotësues për fëmijët shqiptarë në diasporë dhe roli i arsimtarëve si promotorë kryesorë e vendimtarë. Mirëpo, në disa shtete kanë filluar të bien kambanat e alarmit, sepse në shumë familje të emigrantëve shqiptarë ka filluar të zhduket gjuha shqipe dhe fëmijëve të tyre u kërcënohet me të madhe asimilimi dhe humbja e identitetit kombëtar. Prandaj, në marrëveshje e bashkëpunim me kolegët e palodhshëm krijues dhe punëtorë të shquar arsimorë në diasporë, Hamza Halabakun dhe Çerkin Bytyçin, i hymë punës për hartimin edhe të vëllimit IV të librit “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”.
Duke ua njohur meritat dhe rolin këtyre arsimtarëve, dëshirojmë që edhe emrat e tyre t’i përjetësojmë, e me anë të tyre ta aktualizojmë dhe ta ndihmojmë zhvillimin e mësimit plotësues të fëmijëve shqiptarë në diasporë, duke i senzibilizuar edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi si dhe përfaqësitë tona diplomatike në shtetet e ndryshme, ku jetojnë shqiptarët dhe ku ekzistojnë mundësitë ligjore për mësimin plotësues të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë.
Siç kemi theksuar më lartë, Kosova përpara nuk ka pasur kompetenca në punët e jashtme, por për herë të parë, me ligjet e veta të aprovuara në bazë të Kushtetutës së vitit 1974, ka qenë e autorizuar për organizimin e formave të ndryshme të shkollimit të punëtorëve tanë dhe të fëmijëve të tyre me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit. Me kënaqësi dhe mburrje mund të konstatoj se si kryeinspektor krahinor i arsimit gjatë periudhës 1970 – 1985, kam pasur fat dhe privilegj që ta inicoja organizimin e arsimit jashtë shtetit dhe ta mbikqyrja zbatimin e ligjeve lidhur me shkollimin e punëtorëve dhe fëmijëve tanë jashtë. Mirëpo, deri në vitin shkollor 1976/77, veprimtaria e Sekretariatit Krahinor të Arsimit për Kosovë sa i përket kësaj çështjeje, ka qenë e kufizuar vetëm në nostrifikimin dhe ekuivalencën, domethënë njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit, që i lëshonin universitetet popullore dhe qendrat e ndryshme shkollore të Sërbisë në gjuhën serbe. (Konsiderohet se gjatë periudhës 1964 – 1978, vetëm nga Kosova kanë qenë mbi 50,000 punëtorë tanë jashtë vendit). Pra, në vitin shkollor 1976/77, për herë të parë u intensifikua organizimi i formave të ndryshme të shkollimit në gjuhën shqipe të punëtorëve tanë dhe fëmijëve të tyre me qëndrim të përkohshëm jashtë. Atëherë u aplikuan këto forma: a) mësimi plotësues i fëmijëve nga grupi i lëndëve kombëtare; b) shkollimi fillor i të rriturve; c) faza e parë e bazës së përbashkët të arsimit të mesëm të orientuar për të rritur dhe ç) faza e dytë e arsimit të mesëm të orientuar dhe fitimi i kualifikimeve për degët e ndryshme (hotelieri, ndërtimtari, elektroteknike, metalike etj). Në këtë mënyrë në atë kohë u kualifikuan me qindra punëtorë dhe i siguruan vendet e përhershme të punës, gjë që u mundësoi t’i sillnin edhe familjet e veta.
Deri në vitin 1980 mësimi plotësues për fëmijët shqiptarë u organizua në Belgjikë (në 4 shkolla), në RF të Gjermanisë (në 6 shkolla), në Austri (në 1 shkollë), dhe në Francë (në 2 shkollë), ku u përfshinë gjithsejt 475 nxënës, me të cilët punuan 10 arsimtarë të rregullt dhe 2 me honorar. Ndërkaq, në vitin 1985 në RF të Gjermanisë, në Belgjikë, Francë, Austri, Zvicër dhe Libi, u përfshinë rreth 2500 nxënës. Numri i shkollave, nxënësve dhe arsimtarëve erdhi duke u shtuar për çdo vjet në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri, Suedi, Finlandë, Amerikë, Australi etj. Ende nuk e kemi evidencën e saktë të numrit të shkollave, nxënësve dhe arsimtarëve në diasporën shqiptare, por, siç theksuam më lart, kohët e fundit në disa vende intensiteti i punës së tyre ka rënë dukshëm. Prandaj është i nevojshëm një aksion gjithëpërfshirës në sigurimin e evidencës së saktë të shkollave, nxënësve, arsimtarëve dhe të fëmijëve të tjerë shqiptarë të moshës shkollore. Mirëpo, këtë punë nuk mund ta bëjnë vetëm prindërit dhe arsimtarët në diasporë pa angazhimin e drejtëpërdrejt të organeve kompetente të shtetit amë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësive tona diplomatike në vende të ndryshme, ku janë vendosur shqiptarët.
Dihet se rol të veçantë dhe vendimtar në pengimin e asimilimit gjuhësor e kombëtar të moshave të reja të fëmijëve tanë në emigracion, përveç familjes, luajnë arsimtarët shqiptarë të mësimit plotësues. Puna e tyre është shumë e rëndësishme dhe specifike. Ata duhet të jenë shumë të aftë dhe të kenë takt të veçantë pedagogjik dhe metoda të përshtatshme mësimore, në mënyrë që te nxënësit të zgjojnë interesim dhe t’i joshin ata që mësimin plotësues mos ta konsiderojnë “të mërzitshëm dhe si ngarkesë të tepërt që ua merrë kot kohën e lirë e pushimin e të shtunave!”. Prandaj, në këtë mision të shenjtë duhet të caktohen mësuesit më të aftë të cilët duhet të çmohen, të ndihmohen dhe të stimulohen më mirë.
Në këtë vëllim, janë përfshirë mbi 400 biografi të arsimtarëve shqiptarë që punuan ose punojnë edhe sot në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Francë, SHBA, Australi, Angli etj. Por, jemi të bindur se ende nuk janë përfshirë të gjithë ata që kanë punuar ose punojnë edhe sot. Prandaj, ne do ta vazhdojmë punën në këtë drejtim. Botimi dhe përhapja e këtij vëllimi, me siguri do t’i nxisë edhe ata arsimtarë që ende nuk janë përfshirë ose të afërmit e tyre që të na i dërgojnë shënimet dhe të dhënat e nevojshme të cilat eventualisht mund të botohen në vëllimin V të librit “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë”.
Londër, Korrik 2007 Tahir Z.Berisha
_________________________________________
NJOHJA DHE...
Atë ditë dy protesta punëtorësh ishin në Elbasan. Një ishte në Metalurgjik, ku punëtorët e çelikut kishin probleme me ‘Kurumin’ dhe një tjetër ishte në Fabrikën e Çimentos, ku sërrish problemet ishin me një tjetër pronar të huaj të fabrikës shqiptare. Lajmërimet e një dite më parë në televizionin ku punoja ishin adresuar me emër; donin patjetër që unë t’i mbuloja dhe raportoja problemet e tyre (Nënshkrimi original me firmën e disa punëtorëve është ende i gjallë). Madje ata kërcënonin televizionin, se po të mos shkoja unë, nuk do të pranonin më të jepnin njoftim për televizionin në fjalë. E megjithatë ashtu u bë. Në fillim ishte problemi i ‘Kurum’-it. Aty rreth orës 9:30 të paradites, së bashku me operatorin e televizionit, L. A., u gjendëm në Uzinën e Çelikut, privatizuar nga firma turke ‘Kurum’. Në hyrje të uzinës shohim një grup punëtorësh dhe dëgjojmë një debat me një gazetar dhe një operator. Ishin të televizionit shqiptar. Të dy palët flisnin me tone të larta… punëtorët ishin të pakënaqur me kronikën e tyre.
(Vazhdon…)
RESPEKTI PER VETERANET E ARSIMIT
Si gjithmonë të premteve në darkë, në orën 21:00, menjëherë pas edicionit të lajmeve të mbrëmjes, unë kisha emisionin tim të komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët nëpërmjet telefonit. Atë ditë pregatitja ishte për këto probleme, që u takonin punëtorëve. Por çuditërisht plani ndryshoi. Në darkë televizioni transmetoi një intervistë me dy profesorët e nderuar të ardhur nga Kosova, Mehmet Gjevori dhe Tahir Berisha. E gjitha ishte për respektin e tyre, por edhe për një përkim në datë me themelimin e shoqatës ‘Normalisti’ që drejtohej nga Kristaq Mullisi. Në derën e TV-së prisnin Kristaq Mullisi, Zeqir Sarja, Isa Basha, Sefedin Trungu, Qazim Radoniqi, Mursel Halimi, Reshit Koburja, Kujtim Kopani e mjaft të tjerë. Nga Maqedonia kishin ardhur edhe disa miq të tjerë të lidhur me arsimin shqip. Shoqata kishte ndarë çertifikata nderi për profesorët e gjuhës shqipe.
Shoqata “Normalisti” dhe Bashkia e Elbasanit kishin shpërndarë 149 çertifikata nderi për mësuesit e Normales që përhapën gjuhën Shqipe dhe arsimin në trojet shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë. Ceremonia u zhvillua në teatrin “Skampa” dhe morën pjesë mjaft prej mësuesve pishtarë, ndërkohë që dhjetëra të tjerë që nuk jetojnë më u përfaqësuan nga familjarët e tyre. Kryetari i bashkisë së qytetit, në atë periudhë, ish Ministri i Punës dhe Çeshtjeve Sociale, në Qeverinë ‘Meksi 2’, Engjëll Dakli u shpreh se Elbasani ka qenë dhe mbetet vatra e arsimit shqiptar dhe se Normalja dhe normalistët janë krenaria e përçimit të gjuhës dhe dijes në të gjitha trojet shqiptare. Ndërsa kryetari i shoqatës Normalisti, Kristaq Mullisi u shpreh se Normalja jo vetëm që ishte vatra e dijes por edhe universiteti i parë shqiptar që ndriçoi mendjen e Kombit. Më pas Bashkia dhe shoqata “Normalisti” ka shpërndarë çertifikatat e mirënjohjes me motivacionin “për kontribut në përhapjen e arsimit dhe gjuhës shqipe në trevat shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë”. Midis kësaj atmosfere festive në mesditë, aty afër Pallatit të Sportit, në ish lokalin e quajtur ‘Kashta’ tingujt e muzikës dhe fjalët e ngrohta ishin sfida e festives kushtuar promovimit të librave të veteranit të arsimit shqiptar, Tahir Berisha. Fjalët e ngrohta të të gjithëve, sidomos vlerësimet e Zeqir Sarjes, Kristaq Mullisit dhe Mehmet Gjevorit, ishin një shtysë duartrokitjesh... (vazhdon).
...Veterani i arsimit shqiptar, Ismet Llapushi nga Stebleva e Dibres do te shkruante. “Ndoshta vonë, por edhe pse vonë vlerësimi u bë dhe emocionet nuk munguan. Ato i provuan jo vetëm mësuesit pjesëmarrës që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer në trevat shqiptare jashtë kufijve dhe që fatmirësisht gëzojnë shëndet të mirë, por edhe nipërit dhe mbesat e atyre që mungojnë, i provuan edhe gjithë të pranishmit që morën pjesë në atë ceremoni festive. Në teatrin “Skampa”, të qytetit të Normales, u zhvillua një veprimtari mbresëlënëse që në përmbajtje përmbledh ndjenja njerëzore; mirënjohjeje dhe ndjenja patriotike. Me rastin e pervjetorit të thirrjes së Ministrit të Arsimit të asaj kohe, atdhetarit Ernest Koliqi, për të dhënë kontributin në përhapjen e arsimit shqip në trevat shqiptare jashtë kufijve në Kosovë dhe Maqedoni, Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare “Normalisti” organizuan një veprimtari me pjesëmarrjen e mësuesve pishtarë, të nipërve dhe të mbesave të atyre që mungojnë, pasi jeta ka bërë të vetën, të mësuesve dhe të qytetarëve elbasanas. Kësaj thirrje iu përgjigjen 149 normalistë elbasanas. Tre nga këta, Jonuz Balla, Avdulla Shabanaj dhe Kadri Greca evokuan në këtë takim me vërtetësi dhe emocione situatën e vitit 1941, gatishmërinë në përgjigje të thirrjes së Ernest Koliqit dhe punën e zhvilluar për përhapjen e arsimit në trevat ku banojnë shqiptarët. Grimcat, fragmentet e kujtesës së tyre ishin vërtetë prekëse dhe ngjallën emocione tek të pranishmit. Kryetari i shoqatës mësuesi i merituar Kristaq Mullisi i quajti këta normalistë pishtarë të arsimit, “heronj” dhe theksoj se Normalja e Elbasanit është jo vetëm vatra e dijes, por edhe Universiteti i Parë Shqiptar që ndriçoi mendjet e kombit...
…vazhdon… materialet jane te pjesshme dhe jo ne rradhen e tyre ne monografi...
PERKRAH ELBASANASIT QE JETEN IA KUSHTOI KOSOVES
Cili është mehmet Gjevori ?
Lindi në Elbasan, më 1 prill 1912. Shkollën filore e unike e mbaroi në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme e kreu në shkollën teknike shqiptare-amerikane (dega e mësuesisë) në Tiranë, në vitin 1933. Nga viti 1933-1940 punon mësues dhe edukator në internatin e Matit në Burrel, kurse në vitin shkollor 1940-1941 në Peqin. Në shtator të vitit 1941 i përgjigjet thirrjes së ministrit të arsimit të atëhershëm Ernest Koliqi, për të shërbyer në Kosovë, së bashku me qindra normalistë të tjerë. Punon fillimisht në Prizren si drejtor shkolle e më pas në Prishtinë si inspektor arsimi i shkollave shqiptare deri në vitin 1950. Nga ky vit e deri në vitin 1975 (vit kur del në pension) shërben si redaktor dhe kryeredaktor në shtëpitë e ndërmarrjet botuese për botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Është autor dhe bashkëautor i disa abetareve të para, i librave të leximit dhe i metodikave për ciklin e ulët. Është autor i studimeve “Frazeologjizmat e gjuhës shqipe dhe shpjegime”, i librit “Prindërit dhe fëmijët”, i librit “Kujtime e shënime” (rreth punës së shkollave të para shqipe në Kosovë gjatë dhe pas Luftës II Botërore). Ka botuar një numër të konsiderueshëm studimesh në revistat të ndryshme pedagogjike nga fusha e metodikës dhe e didaktikës, nga edukata e fëmijëve, nga gjuha praktike etj. Mehmet Gjevori mban mjaf dekorata nga ndërmarrja botuese “Rilindja”, “Pioneri”, “Skëndia”, Enti i Mjeteve dhe Teksteve Shkollore, Biblioteka Popullore Universitare, nga Komuna e Prishtinës, etj. Që nga themelimi i Shoqatës në vitin 1986 e deri në vitin 2001 është Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës dhe në vitin e fundit Kryetar Nderi i kësaj shoqate. Më 2 dhjetor 2004, këshilli bashkiak i Elbasanit e shpalli “Qytetar Nderi” të qytetit të tij të lindjes, së bashku me prof.dr. Mehmet Çeliku, “Mësues i Popullit”. Mehmet Gjevori është lapidar dhe apostull i arsimit shqip në Kosovë dhe një nder përemrin e një elbasanasi të respektuar.
Në vitin 1941, Mehmet Gjevori ndër të parët iu përgjegj apelit të Ministrit të Arsimit, Prof. Ernest Koliqit dhe vullnetarisht erdhi në Kosovë për t’i hapur shkollat e para shqipe. Në saje të jetëgjatësisë, kujtesës së kthjellët dhe aftësisë për të lexuar pa syza edhe në moshën e shtyer, Mehmet Gjevori për më tepër se 60 vjet qëndroi aktivisht në skenën arsimore të Kosovës, duke dhënë kontributin maksimal si mësues, drejtor shkolle, inspektor e kryeinspektor i arsimit të Kosovës dhe si autor i abetareve të para për të rinjë dhe për të rritur. Ai ishte edhe autor e redaktor i shumë teksteve shkollore.
Unë pata fat dhe privilegj të rrallë që shumë heret të njihem dhe të bashkëpunoj me të, prandaj e konsideroj si prind të dytë. Si mësues fillestar, në moshën 17-vjeçare, Mehmet Gjevori më vizitoi në Zarbincën e largët, 2 orë afër Vranjës ku më udhëzoi për punë, e mbasi mbeti i kënaqur me rezultatet e punës, e botoi një raport me titull “Mësues i popullit” dhe më transferoi në Prishtinë, ku kisha kushte më të mira për shkollim e kualifikim të mëtutjeshëm.
Kontaktet dhe bashkëpunimin e vazhduam edhe pas daljes në pension, kur edhe mua më konsideronin si veteran i arsimit.
Së bashku kemi qenë inisiatorë për themelimin e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës dhe koordinatorë të punës së Manifestimit unikal “Takimet e Veteranëve të Arsimit” që nga viti 1981, ai kryetar e unë sekretar i përgjithshëm i Shoqatës.
Në këtë cilësi kemi bashkëpunuar edhe me Shoqatën “Normalisti” të veteranëve të Arsimit të Shqipërisë. Shpesh i kemi vizituar Tiranën dhe Elbasanin, ku na i kanë promovuar edhe veprat, ndërsa zotin Mehmet e kanë shpallur edhe “Qytetar nderi” të Elbasanit, etj.
Me këtë rast anëtarëve të Familjes së gjërë dhe të ngushtë Gjevori i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe, jo vetëm për ta, por edhe për tërë Kosovën dhe dashamirët e arsimit shqip kudo që janë.
I qoftë i lehtë dheu i (“vendlindjes së tij të dytë”) Kosovës, të cilën e zgjodhi vetë me kohë. Lavdi i qoftë!
Tahir Z.Berisha
Londër, 1 maj 2007
(Nga Monografia ‘ATY KU HAPET NJË SHKOLLË MBYLLET NJË BURG’ për veteranin e nderuar të Arsimit Shqip; Profesorin Tahir Z. Berisha)SHAKAJA DHE MESAZHI RINOR
RRASTËSISHT NË LONDËR
Një makinë e vogël u ndal aty ndanë udhës që të shpie në Kilburn Park. Një makinë e vogël, tipike dhe e thjeshtë. Në fillim doli një mesoburrë, pastaj një i moshuar dhe i mbajtur mirë, me një kasketë të bardhë në gri mbi kokë. Në dorë mbantë një dosje të zezë dhe një cantë mushamaje të mbushur rëndë. Ndalën një copë herë të dy dhe vështruan përqark. Vështruan përqark, nxorën një hartë dhe pastaj prapë shikimin sa majtas e djathtas rrugës së gjërë e të gjatë në atë pikë të Londrës veriore. Më pas u ndalën në hyrje të një lokali. Mesoburri hyri brenda, ndërsa plaku ndejti në këmbë, aty para shitores. E gjetëm!-tha mesoburri. Është dy-tre hapa më tej. Atëherë e pashë se ishin shqiptarë dhe u përshëndeta shqip me ta. Dhe ata përshëndetën shqip. Në fillim, vështirë se mund të kuptoje se nga cila pjesë shqiptare ishin. Të dy folën shqip dhe pastër.
-‘Unë jam, Fatmir Terziu’- u thashë.
Në atë cast, plaku qeshi dhe shtoi: ‘Pse, po ju kur paskeni ardhur nga ‘Dardani’, nga ai qytet i bukur, Elbasani? Dhe shtoi dozën e tij karakteristike të së qeshurës. Më kujtohesh nga Televizioni ‘Dardan’, më dukesh si fytyrë e parë. Atëherë unë shpërtheva. Ju, Profesor Tahir Berisha, Ju këtu në Londër… Të paskan marrë vitet, por t’i dukesh si një 18-vjecar në ecje. Zor se mund të përshkruah moshën tënde.
Ky është im bir Gazmendi më tha dhe më tej nisi të më fliste për kalvarin e vuajtjeve, librat dhe arsimin. Folëm gjatë…. vazhdon
... Në rrjeshtin e parë të të ftuarve ishin rezervuar dy-tre vende.
‘Janë për Ambasadorin e Shqipërisë, për zotin Berisha dhe…’, - thotë një i pranishëm.
‘Për Ambasadorin…, për z. Berisha…?!’-pyes unë.
‘Po. Më thotë, është…’- dhe më bën me dorë nga një i moshuar, që fliste e qeshte mes një grupi të rrinjsh. Ata e kishin rrethuar dhe dëgjonin shakatë e Tahir Z. Berishës. U afrova edhe unë. U afruan edhe disa të tjerë. Kryetari i shoqatës që zhvillonte takimin jubilar për 7 Marsin ishte ne merakun e mbushjes se salles. Sillej verdalle dhe priste njerezit qe vinin. Nga nje qender zeri buciste nje muzike me ton ne qiell. asgje tjeter nuk degjohej. Madje edhe nje qarje me denese e nje femije ne nje kend te salles-librari nuk perbente ndonje shqetesim per te tjeret, por vetem per nenen e tij qe jepte e merrte me te... Jemi sërrish mes shakave të tij. I gjeta në bisedë e sipër. Ai i ishte drejtuar një të riu dhe shakatonte me të:
-‘Sa vjeç jeni ju?’- i thotë.
-‘Nuk e di?’ ia kthen ai
-‘Nuk e di?!’
-‘Po, po nuk e di.’-shton ai.
-‘Të të them me përafërsi, se sa vjeç je ti’- shton Tahiri.
-‘Pa, hë gjeje…’
-‘Ti je aq sa isha unë në moshën tënde’- dhe hesht, duke kthyer kokën nga të tjerët dhe rrokur djaloshin me të cilin bisedonte për shpatullash. Kur isha unë dhjetë vjeç, për mua nisi një jetë tjetër. Një jetë jo si kjo këtu. Një jetë që ….
Vazhdon…
DISIPLINA DHE TEKNIKA
...Atë ditë e takuam para dite. Bashkë me kameramanin e studios u gjendëm tek stacioni i trenit në orarin e lënë. Udhëtuam me tren deri tek stacioni ku Tahir Z. Berisha kishte banesën. Pas telefonatave dhe udhëzimeve për të ndjekur rrugën, ne mbërritëm lehtë dhe pa vështirësi në banesën e tij të përkohshme. Ai kishte dalë në krye të rrugës dhe shikonte andej nga rrugica nxirrte kryet. Kur na pa qeshi. Jeni tridhjetë minuta me vonesë. Kështu nuk punohet, - na tha. Kur isha drejtues arsimi, sikur të më ndodhte kështu, me mua pas një viti flisje. Disiplina është disiplinë dhe zbatimi i saj jep rezultat. Asgjë nuk justifikon disiplinën. Aty ku mungon disiplina, mungon edhe rezultati. Nejse, le të shohim rezultatin tuaj më vonë. Apo tani, teknika përjashton një pjesë të disiplinës? ...
...SHFAQJA E FILMIT DHE ‘AUTOKRITIKA’
Pas disa muajsh te realizimit te filmit dokumentar “Trokamat në Jetën e Një Pene’, realizuar në Londër me materiale arkivore të vet Tahir Z. Berishës, me ndihmën e një studioje të asaj kohe dhe me një skenar, të cilin duhej t’a vija nën merakun e përkujdesjen e tij, nën guston e tij letrare, si një i apasionuar i vjetër pas librave dhe njohës me detaje i jetës dhe veprës së vet, qe takimi tjeter. Radhë njeri në jetën e tij, mund të mbaj mend si Tahir Z. Berisha, gati-gati të gjitha detajet e jetës. Tani po. Teknika dhe profesionalizmi i thokan ‘s’ka cajre për pak disiplinë të krisur’, dhe filloi të më tregonte për kushtet në të cilat është zhvilluar arsimi në Kosovë, në kohën kur ai drejtonte atë. Unë bëj autokritikë. Keni marrë urime nga Austarlia, Zelanda e Re, Amerika, Gjermania e Zvicra, gjithandej ku miqte e dashamirësit e mi e kanë parë veprën që keni kryer Ju, - më tha dhe më shtrëngoi dorën. Sinqerisht u ndjeva mirë atë cast, Njeriu paska nevojë edhe për një fjalë të mirë. Atë të dielë Marsi në Londër bëhej shfaqja e parë e filmit për Komunitetin shqiptar. Aty folën mjaft vetë për Tahir Z. Berishën…
MERAKU PËR PROMOVIMIN E LIBRIT TË FUNDIT
Një merak që buron nga zemra, pena dhe dëshira e tij për të thënë më të bukurën, më të mencurën, më realen që i përket arsimit shqip, fjalës shqipe. Librat për veteranët e arsimit në Kosovë mbajnë nismën, frymëzimin, talentin dhe arkivën mendore-memoriale të Tahir Z. Berishës. Ato janë një mal i Madh, ku historia do t’u flasë brezave me gjuhën e saj të thjeshtë e të qartë, të bukur e të shëndoshë, me penën e mundin e një Njeriu që ia kushtoi jetën arsimit shqip në Kosovë. Ashtu si gjithmonë, i qeshur dhe i respektueshëm, ai gjendet në cdo Festë të Gjuhës shqipe, në cdo festë të Pavarësisë dhe Ditës që përkon me ngritjen e flamurit në Vlorë. Tahiri gjithmonë ka edhe një merak tjetër, merakun e arsimimit të brezave. Atë e quan më të madh se promovimi i një libri, por prapë shton se edhe promovimi i nje libri është një dritare për brezat që vijnë. Ata janë si zogjtë që presin ushqimin, thotë ai… Ndersa ne faqet e internetit madje poezi jane krijuar per kete promovim:
_______________________________________
Me rastin e promovimit te librit" Emra qe nuk harrohen"- vellimi IV, te autoreve Tahir Z. Berisha, Hamza Halabaku dhe Cerkin Bytyci. Vargjet ju kushtohen autoreve te ketij libri:
"Ju mjeshter te shkronjave ne leter
mos merrni zanat tjeter
se gjeneratat qe vijne
per nder do t'ua din
po ua lat te shkrueme Historine.
Rruget me shkronja shtroni
qe t'a dijme nga kemi ardhe
e mos harroni - edhe shkroni....!"
Me nderim dhe rrespekt, gjithmone, per keta mesues te mire! (GURI SYLAJ)"
PERGATITJET PER LIBRIN
- 14 shkurt 2004 / TN
-
- Çerkin BYTYÇI
-
- - Kërkohen shënime për vëllimin IV të librit
- "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë"
-
- Autori i dy vëllimeve të librit "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951)", Tahir Z. Berisha, e ka në përfundim e sipër edhe vëllimin e III të këtij libri, me çka përmbyllet kjo periudhë e rëndësishme e zhvillimit të shkollave dhe arsimit shqip në trojet shqiptare jashtë shtetit amë. Në bashkëpunim me arsimtarët e shquar të diasporës shqiptarë, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi, ai ka projektuar edhe vëllimin IV të kësaj serie me titull "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë", i cili është në përgatitje e sipër dhe pritet të botohet kah fundi i këtij viti. Që kjo përmbledhje të jet gjithëpërfshirëse dhe sa më komplete, dhe me dëshirë që puna e pishtarëve të arsimit në diasporë të mos anashkalohet dhe mbetet në harresë, ftohen të gjithë arsimtarët shqiptarë të diasporës ose të afërmit e tyre që ti dërgojnë shënimet biografike të këtyre arsimtarëve, të cilët në kushte e rrethana të vështira dhe në forma të ndryshme, fëmijëve shqiptarë në diasporë ua mësuan gjuhën, kulturën dhe historinë kombëtare dhe në këtë mënyrë i shpëtuan nga asimilimi i shpejtë i tyre. Shënimet e shkurtëra të daktilografuara në 1- 2 faqe, duhet të përmbajnë këto të dhëna: emrin dhe mbiemrin e arsimtarit, vendlindjen, datëlindjen, shkollimin dhe lëvizjen në shërbim (duke shënuar çdo vend dhe çdo shkollë në të cilat punuan pa marrë parasysh periudhën, me fotografi individuale dhe kolektive. Në këtë mënyrë dëshirohet dhe synohet që edhe emrat e këtyre pishtarëve të merituar që dhanë kontribut të madh në zhvillimin e arsimit shqip në diasporë, në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve të mërguar, në kultivimin e gjuhës amtare, zhvillimin e aktiviteteve të shumta arsimore e kulturore, dhe në pengimin e asimilimit të gjeneratave të reja, t'i përjetësojmë që të mos harrohen.
- Shënimet e kërkuara duhet të dërgohen në adresën :
-
- Hamza Halabaku
- Freytagstr. 4
- 90489 Nürnberg
-
- (me shënimin Për librin "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë)
NJE VIT ME PAS
21 dhjetor 2005 /TN
- - BOTIM I RËNDËSISHËM PËR HISTORIKUN E SHKOLLËS SHQIPE NË MËRGIM
-
- Çerkin Bytyçi
O Në këtë libër përfshihen të dhënat biografike të mëse 350 arsimtarëve shqiptarë, të cilët në periudha të ndryshme inicuan hapjen e shkollave shqipe në botë dhe të atyre që punuan me vetëmohim për arsimimin e fëmijëve të mërguar, duke e kultivuar me përkushtim gjuhën dhe thesarin tonë kulturor për të thelluar ndjenjën e atdhedashurisë e forcuar lidhmërinë me atdheun e të parëve, duke u bërë ballë pengesave dhe shantazheve të shumta që i bëheshin shkollës shqipe dhe për të penguar asimilimin që paraqet njërin nga brengat më të mëdha jo vetëm të mërgatës, si fenomen që rrezikon tjetërsimin e gjeneratave të ardhshme. Ndaj, ky botim, “Emra që nuk harrohen - arsimtarë në diasporë”, autor të të cilit janë Tahir Berisha, Hamza Halabaku e Çerkin Bytyçi, paraqet një vëllim tejet të rëndësishëm kushtuar pishtarëve të arsimit shqip, të cilët në periudha të ndryshme kontribuuan në arsimimin e fëmijëve të mërguar në shkollën shqipe jasht atdheut si segment i pandarë i arsimit shqiptar. Ky projekt është një pasqyrë e organizimit dhe shtrirjes së shkollës shqipe në vende të ndryshme të botës.Ky pra, nuk është vetëm libër i paraqitjes së mësimdhënësve që punuan me zell të madh në procesin mësimor jashtë trojeve etnike, por njëkohësisht është edhe hartë gjeografike që pasqyron mijëra qytete e vendbanime ku janë të vendosur bashkëkombësit tanë, të cilët, në kushte e rrethana të vështira, bënë që të organizohej shkolla në gjuhën shqipe, të përfshihen në të dhjetëra mijëra fëmijë, të cilët, duke mësuar në gjuhën shqipe, kultivuan dhe kultivojnë vlerat më të rëndësishme kombëtare, ruajnë me vendosmëri thesarin e çmueshëm kulturor shqiptar dhe mbeten përgjithmonë të lidhur me atdheun e stërgjyshërve. -
- Këtë mësim, që buron nga shkolla shqipe dhe nga mësimdhënësit të cilët nuk kursyen asgjë për të arritur sukseset e mëdha, brezat e transmetuan dhe vazhdojnë ta transmetojnë në të gjitha kohët.
-
- Prandaj, u konsiderua se kjo punë e madhe dhe tejet e suksesshme, vlen të evidencohet në këtë botim të veçantë, i cili nuk pretendon të jetë më i përsosuri, por një mundësi informimi për të gjithë të interesuarit e tashëm dhe të ardhshëm, studiuesit e këtij fenomeni të respektuar, institucionet dhe asociacionet që merren me aspektet e mërgimit dhe organizimit të mërgatës, ministritë dhe organet arsimore shqiptare, për të mbështetur vlerësimet, studimet dhe planet e organizimit të mëtejshëm të arsimit shqip në mesin e diasporës sonë.
-
- Lidhur me rëndësinë e këtij libri, Dr Pajazit Nushi, në cilësinë e recenzentit shprehet: “Ky libër do të ketë rëndësi historike. Me të kompletohet “Dosja” e pashtershme e arsimtarëve shqiptarë - bartës të zhvillimit të gjithmbarshëm të shqiptarëve në trojet e tyre dhe në diasporë. Të gjithë këta arsimtarë, që janë përfshirë në këtë libër, janë bartës të zhvillimit të mendimit, të ndjenjave dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë që zhvillohen dhe formohen në mjedise socio-ekonomike e politike të vendeve të ndryshme.
- Rëndësia e veprimtarisë së tyre është e madhe në disa pikëpamje: këta kontribuojnë për zhvillimin e personalitetit të secilit nxënës, ngadalësimin dhe pengimin e procesit të asimilimit kulturor dhe kombëtar, interferimin e harresës historike për prejardhjen e familjes së nxënësve etj. Duke kontribuar për këto qëllime, arsimtarët shqiptarë në diasporë kontribuojnë për vendin ku gjenden familjet e këtyre nxënësve dhe për vendin ku ndonjëri nga këta herët a vonë do të kthehet. Libri ka karakter kryesisht dokumentar dhe është i pari i këtij lloji që botohet në gjuhën shqipe. “
- Recenzent i këtij libri është edhe Dr. Fazli Syla. Ja se çfarë shkruan përkitazi me këtë projekt:
- “Rrethanat e rënda ekonomike e politike kanë bërë që brenda disa dekadave të fundit një pjesë e madhe e kombit tonë të orientohej nga bota e jashtme, duke u përpjekur që të ruajnë identitetin kombëtar dhe për t`i arsimuar brezat e rinj në gjuhën amtare.
-
- Ndaj, ky libër kushtuar arsimtarëve në diasporë paraqet një nismë të mirë për plotësimin e të dhënave për arsimtarët si individë dhe për gjithë veprimtarinë arsimore, kulturore e kombëtare të shkollës shqipe dhe të arsimtarëve shqiptarë në diasporë.
- Pra, ky paraqet edhe një qasje të re diasporës sonë, e cila kërkon një orientim më të menduar e më të programuar për lidhje të përhershme politike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe forma të tjera të komunikimit, në mënyrë që diaspora jonë të luajë rolin që e ka luajtur dhe që mund ta luajë në tërësinë e jetës shtetërore e kombëtare.”
-
- Botues i librit është Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Kosovës përkatësisht Departamenti i Çështjeve Jorezidente.
MEDIAT PER LIBRIN
Në Institutin Albanologjik të Prishinës sot është promovuar libri i katërt i serialit "Emra që nuk harrohen", kësaj radhe të grupit të autorëve. Libri trajton veprat e arisimit shqip në diasporë.\08.09.07\
Tahir Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyqi janë koautorë të librit të katërt "Emrat që nuk harohen", që kësaj rradhe përfshinë regjistrin e punëtorëve të arsimit shqip të angazhuar në procesin arsimor në diasporë. Përpos të dhënave të shumta lidhur me vetë bartësit e kësaj veprimtarie me vlerë të jashtëzakonshme kombëtare, libri i katërt në vehte ngërthen edhe të dhëna mjaft të vlefshme historike sepse sjellë informacione edhe për veprimtarët e arsimit shqip edhe për periudhat shumë më të hershme që nga kolonitë e para shqipëtare në Stamboll, Egjipt, Rumuni, përiudhën mes të dy lyftrave botërore, e deri më sot.
Përmes këtij libri edhe një herë afirmohet puna e madhe edukativo-arsimore e pishtarëve atë arsimit si në arsimimin e gjeneratave të shumta në diasporë, të rrezikuara nga asimilimi kombëtar, por edhe në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe atëdhedashurisë, rruajtjen edhe kultivimin e elementeve të identitetit kombëtar, të traditës dhe trashëgimisë kulturore, etj. Libri "Emrat që nuk harohen" i grupit të autorëve Tahir Berisha, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyqi, është i katërti në serialin e librave me kete emër të cilat në tri vëllimet e para u hartuan nga Tahir Berisha.\08.09.07\ (RTV 21)
Sunday, July 01, 2007
DEBATI PER ARSIMIN SHQIP NE DIASPORE
Profesor Tahir Z. Berisha shkruan:
I nderuari z.Terziu,
Ju me këtë shkrim të qëlluar keni aktualizuar një problematikë të rëndësishme e cila shumë kohë pret një zgjidhje më të mirë dhe një aksion gjithëpërfshirës, në të cilin nuk duhet të përfshihen vetëm prindërit e fëmijëve dhe arsimtarët shqiptarë në diasporë, por edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në shtetet ku jetojnë aktualisht shqiptarët dhe fëmijët e tyre, të cilëve me të madhe po u kërcënohet asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe dhe humbja e identitetit kombëtar.
Ju me këtë shkrim të qëlluar keni aktualizuar një problematikë të rëndësishme e cila shumë kohë pret një zgjidhje më të mirë dhe një aksion gjithëpërfshirës, në të cilin nuk duhet të përfshihen vetëm prindërit e fëmijëve dhe arsimtarët shqiptarë në diasporë, por edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësuesit tanë diplomatik në shtetet ku jetojnë aktualisht shqiptarët dhe fëmijët e tyre, të cilëve me të madhe po u kërcënohet asimilimi, zhdukja e gjuhës shqipe dhe humbja e identitetit kombëtar.
Me profesion jam arsimtar dhe autor i tre vëllimeve të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951)”, ku në 1600 faqe janë përfshirë rreth tre mijë biografi e portrete të mësuesve të parë që i hapën shkollat e para në trojet shqiptare, jashtë shtetit amë dhe koautor i vëllimit IV të librit “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”. Prandaj, duke dashur që edhe unë (indirekt) të kyçem në këtë debat aktual, po jua dërgoj një pjesë të parathënies nga libri “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”, IV, Prishtinë 2006, i cili këto ditë doli nga shtypi, por ende nuk është shpërndarë në diasporën shqiptare, ku duhet edhe të promovohet.
Fragment nga parathënia:
“…Dihet se për shkak të pushtimeve të ndryshme nga të huajt shkollat shqipe në të kaluarën asnjëherë nuk kanë qenë krejtësisht të lira dhe legale. Të këtilla u bënë vetëm pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, por, vetëm në territorin e saj të ngushtë. Në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Sanxhak, që më 1913 mbetën jashtë kufijve administrativë të shtetit amë, nuk u lejua hapja e shkollave dhe mësimi në gjuhën shqipe. Disa shkolla shqipe punuan vetëm gjatë periudhës 1915 - 1918 në viset shqiptare të okupuara nga Austro-Hungaria, të cilat më vonë i mbylli Mbretëria SKS. Mirëpo, pas kapitullimit të Jugosllavisë monarkiste më 1941, në saje të largpamësisë dhe vizionit të qartë të Ministrit të atëhershëm të Arsimit të Shqipërisë, prof. Ernest Koliqit, arsimi në këto troje shqiptare që iu bashkuan Shqipërisë, mori hov të madh dhe gjatë periudhës 1941 – 1944 lëshoi rrënjë të thella dhe vuri themele të forta. Është për t’u admiruar puna e Misionit të Jashtëzakonshëm Shkollor që e formoi Ministria e Arsimit e Shqipërisë, i cili për një kohë shumë të shkurtër, e studioi gjendjen e arsimit dhe nevojat për kuadro e të tjera për zhvillimin normal të mësimit në këto vise. Mirëpo, pa dyshim, kontributin më të madh të drejtpërdrejtë, e dhanë ata mësuesit e parë që erdhën vullnetarisht nga Shqipëria dhe me punë të palodhshme dhe enthuziazëm të paparë i hapën shkollat e para shqipe në këto troje, duke e ngritur vetëdijen kombëtare tek brezat e ardhshëm shqiptarë. Prandaj, këta arsimtarë kanë merituar që emrat e tyre të shënohen, të përjetësohen e të mos harrohen.
Pas suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe përjashtimit me dhunë të shqiptarëve nga të gjitha institucionet e Kosovës, mee 1994 arrita ta botoj vëllimin e parë të Monografisë “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët Veteranë 1941 – 1951”, ku u përfshinë mbi një mijë biografi e portrete të këtyre pishtarëve të parë të arsimit që i hapën shkollat e para shqipe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Sanxhak. Dy vjet më vonë, më 1996, e pa dritën e botimit edhe vëllimi i dytë, ku gjithashtu u përfshinë mbi një mijë biografi të veteranëve të arsimit të kësaj periudhe. Lufta e fundit në Kosovë ndërpreu punën në hartimin e vëllimit të tretë të kësaj monografie, i cili u botua në gusht të vitit 2005. Edhe në këtë vëllim janë përfshirë disa qindra biografi të arsimtarëve veteranë të kësaj periudhe.
Tani është aktualizuar mësimi plotësues për fëmijët shqiptarë në diasporë dhe roli i arsimtarëve si promotorë kryesorë e vendimtarë. Mirëpo, në disa shtete kanë filluar të bien kambanat e alarmit, sepse në shumë familje të emigrantëve shqiptarë ka filluar të zhduket gjuha shqipe dhe fëmijëve të tyre u kërcënohet me të madhe asimilimi dhe humbja e identitetit kombëtar. Prandaj, në marrëveshje e bashkëpunim me kolegët e palodhshëm krijues dhe punëtorë të shquar arsimorë në diasporë, Hamza Halabakun dhe Çerkin Bytyçin, i hymë punës për hartimin edhe të vëllimit IV të librit “Emra që nuk harrohen – Arsimtarët shqiptarë në diasporë”.
Duke ua njohur meritat dhe rolin këtyre arsimtarëve, dëshirojmë që edhe emrat e tyre t’i përjetësojmë, e me anë të tyre ta aktualizojmë dhe ta ndihmojmë zhvillimin e mësimit plotësues të fëmijëve shqiptarë në diasporë, duke i senzibilizuar edhe ministritë e arsimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi si dhe përfaqësitë tona diplomatike në shtetet e ndryshme, ku jetojnë shqiptarët dhe ku ekzistojnë mundësitë ligjore për mësimin plotësues të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë.
Siç kemi theksuar më lartë, Kosova përpara nuk ka pasur kompetenca në punët e jashtme, por për herë të parë, me ligjet e veta të aprovuara në bazë të Kushtetutës së vitit 1974, ka qenë e autorizuar për organizimin e formave të ndryshme të shkollimit të punëtorëve tanë dhe të fëmijëve të tyre me qëndrim të përkohshëm jashtë shtetit. Me kënaqësi dhe mburrje mund të konstatoj se si kryeinspektor krahinor i arsimit gjatë periudhës 1970 – 1985, kam pasur fat dhe privilegj që ta inicoja organizimin e arsimit jashtë shtetit dhe ta mbikqyrja zbatimin e ligjeve lidhur me shkollimin e punëtorëve dhe fëmijëve tanë jashtë. Mirëpo, deri në vitin shkollor 1976/77, veprimtaria e Sekretariatit Krahinor të Arsimit për Kosovë sa i përket kësaj çështjeje, ka qenë e kufizuar vetëm në nostrifikimin dhe ekuivalencën, domethënë njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit, që i lëshonin universitetet popullore dhe qendrat e ndryshme shkollore të Sërbisë në gjuhën serbe. (Konsiderohet se gjatë periudhës 1964 – 1978, vetëm nga Kosova kanë qenë mbi 50,000 punëtorë tanë jashtë vendit). Pra, në vitin shkollor 1976/77, për herë të parë u intensifikua organizimi i formave të ndryshme të shkollimit në gjuhën shqipe të punëtorëve tanë dhe fëmijëve të tyre me qëndrim të përkohshëm jashtë. Atëherë u aplikuan këto forma: a) mësimi plotësues i fëmijëve nga grupi i lëndëve kombëtare; b) shkollimi fillor i të rriturve; c) faza e parë e bazës së përbashkët të arsimit të mesëm të orientuar për të rritur dhe ç) faza e dytë e arsimit të mesëm të orientuar dhe fitimi i kualifikimeve për degët e ndryshme (hotelieri, ndërtimtari, elektroteknike, metalike etj). Në këtë mënyrë në atë kohë u kualifikuan me qindra punëtorë dhe i siguruan vendet e përhershme të punës, gjë që u mundësoi t’i sillnin edhe familjet e veta.
Deri në vitin 1980 mësimi plotësues për fëmijët shqiptarë u organizua në Belgjikë (në 4 shkolla), në RF të Gjermanisë (në 6 shkolla), në Austri (në 1 shkollë), dhe në Francë (në 2 shkollë), ku u përfshinë gjithsejt 475 nxënës, me të cilët punuan 10 arsimtarë të rregullt dhe 2 me honorar. Ndërkaq, në vitin 1985 në RF të Gjermanisë, në Belgjikë, Francë, Austri, Zvicër dhe Libi, u përfshinë rreth 2500 nxënës. Numri i shkollave, nxënësve dhe arsimtarëve erdhi duke u shtuar për çdo vjet në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Austri, Suedi, Finlandë, Amerikë, Australi etj. Ende nuk e kemi evidencën e saktë të numrit të shkollave, nxënësve dhe arsimtarëve në diasporën shqiptare, por, siç theksuam më lart, kohët e fundit në disa vende intensiteti i punës së tyre ka rënë dukshëm. Prandaj është i nevojshëm një aksion gjithëpërfshirës në sigurimin e evidencës së saktë të shkollave, nxënësve, arsimtarëve dhe të fëmijëve të tjerë shqiptarë të moshës shkollore. Mirëpo, këtë punë nuk mund ta bëjnë vetëm prindërit dhe arsimtarët në diasporë pa angazhimin e drejtëpërdrejt të organeve kompetente të shtetit amë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe përfaqësive tona diplomatike në vende të ndryshme, ku janë vendosur shqiptarët.
Dihet se rol të veçantë dhe vendimtar në pengimin e asimilimit gjuhësor e kombëtar të moshave të reja të fëmijëve tanë në emigracion, përveç familjes, luajnë arsimtarët shqiptarë të mësimit plotësues. Puna e tyre është shumë e rëndësishme dhe specifike. Ata duhet të jenë shumë të aftë dhe të kenë takt të veçantë pedagogjik dhe metoda të përshtatshme mësimore, në mënyrë që te nxënësit të zgjojnë interesim dhe t’i joshin ata që mësimin plotësues mos ta konsiderojnë “të mërzitshëm dhe si ngarkesë të tepërt që ua merrë kot kohën e lirë e pushimin e të shtunave!”. Prandaj, në këtë mision të shenjtë duhet të caktohen mësuesit më të aftë të cilët duhet të çmohen, të ndihmohen dhe të stimulohen më mirë.
Në këtë vëllim, janë përfshirë mbi 400 biografi të arsimtarëve shqiptarë që punuan ose punojnë edhe sot në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Francë, SHBA, Australi, Angli etj. Por, jemi të bindur se ende nuk janë përfshirë të gjithë ata që kanë punuar ose punojnë edhe sot. Prandaj, ne do ta vazhdojmë punën në këtë drejtim. Botimi dhe përhapja e këtij vëllimi, me siguri do t’i nxisë edhe ata arsimtarë që ende nuk janë përfshirë ose të afërmit e tyre që të na i dërgojnë shënimet dhe të dhënat e nevojshme të cilat eventualisht mund të botohen në vëllimin V të librit “Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë”.
Londër, Korrik 2007 Tahir Z.Berisha
_________________________________________
NJOHJA DHE...
Atë ditë dy protesta punëtorësh ishin në Elbasan. Një ishte në Metalurgjik, ku punëtorët e çelikut kishin probleme me ‘Kurumin’ dhe një tjetër ishte në Fabrikën e Çimentos, ku sërrish problemet ishin me një tjetër pronar të huaj të fabrikës shqiptare. Lajmërimet e një dite më parë në televizionin ku punoja ishin adresuar me emër; donin patjetër që unë t’i mbuloja dhe raportoja problemet e tyre (Nënshkrimi original me firmën e disa punëtorëve është ende i gjallë). Madje ata kërcënonin televizionin, se po të mos shkoja unë, nuk do të pranonin më të jepnin njoftim për televizionin në fjalë. E megjithatë ashtu u bë. Në fillim ishte problemi i ‘Kurum’-it. Aty rreth orës 9:30 të paradites, së bashku me operatorin e televizionit, L. A., u gjendëm në Uzinën e Çelikut, privatizuar nga firma turke ‘Kurum’. Në hyrje të uzinës shohim një grup punëtorësh dhe dëgjojmë një debat me një gazetar dhe një operator. Ishin të televizionit shqiptar. Të dy palët flisnin me tone të larta… punëtorët ishin të pakënaqur me kronikën e tyre.
(Vazhdon…)
RESPEKTI PER VETERANET E ARSIMIT
Si gjithmonë të premteve në darkë, në orën 21:00, menjëherë pas edicionit të lajmeve të mbrëmjes, unë kisha emisionin tim të komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët nëpërmjet telefonit. Atë ditë pregatitja ishte për këto probleme, që u takonin punëtorëve. Por çuditërisht plani ndryshoi. Në darkë televizioni transmetoi një intervistë me dy profesorët e nderuar të ardhur nga Kosova, Mehmet Gjevori dhe Tahir Berisha. E gjitha ishte për respektin e tyre, por edhe për një përkim në datë me themelimin e shoqatës ‘Normalisti’ që drejtohej nga Kristaq Mullisi. Në derën e TV-së prisnin Kristaq Mullisi, Zeqir Sarja, Isa Basha, Sefedin Trungu, Qazim Radoniqi, Mursel Halimi, Reshit Koburja, Kujtim Kopani e mjaft të tjerë. Nga Maqedonia kishin ardhur edhe disa miq të tjerë të lidhur me arsimin shqip. Shoqata kishte ndarë çertifikata nderi për profesorët e gjuhës shqipe.
Shoqata “Normalisti” dhe Bashkia e Elbasanit kishin shpërndarë 149 çertifikata nderi për mësuesit e Normales që përhapën gjuhën Shqipe dhe arsimin në trojet shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë. Ceremonia u zhvillua në teatrin “Skampa” dhe morën pjesë mjaft prej mësuesve pishtarë, ndërkohë që dhjetëra të tjerë që nuk jetojnë më u përfaqësuan nga familjarët e tyre. Kryetari i bashkisë së qytetit, në atë periudhë, ish Ministri i Punës dhe Çeshtjeve Sociale, në Qeverinë ‘Meksi 2’, Engjëll Dakli u shpreh se Elbasani ka qenë dhe mbetet vatra e arsimit shqiptar dhe se Normalja dhe normalistët janë krenaria e përçimit të gjuhës dhe dijes në të gjitha trojet shqiptare. Ndërsa kryetari i shoqatës Normalisti, Kristaq Mullisi u shpreh se Normalja jo vetëm që ishte vatra e dijes por edhe universiteti i parë shqiptar që ndriçoi mendjen e Kombit. Më pas Bashkia dhe shoqata “Normalisti” ka shpërndarë çertifikatat e mirënjohjes me motivacionin “për kontribut në përhapjen e arsimit dhe gjuhës shqipe në trevat shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë”. Midis kësaj atmosfere festive në mesditë, aty afër Pallatit të Sportit, në ish lokalin e quajtur ‘Kashta’ tingujt e muzikës dhe fjalët e ngrohta ishin sfida e festives kushtuar promovimit të librave të veteranit të arsimit shqiptar, Tahir Berisha. Fjalët e ngrohta të të gjithëve, sidomos vlerësimet e Zeqir Sarjes, Kristaq Mullisit dhe Mehmet Gjevorit, ishin një shtysë duartrokitjesh... (vazhdon).
...Veterani i arsimit shqiptar, Ismet Llapushi nga Stebleva e Dibres do te shkruante. “Ndoshta vonë, por edhe pse vonë vlerësimi u bë dhe emocionet nuk munguan. Ato i provuan jo vetëm mësuesit pjesëmarrës që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer në trevat shqiptare jashtë kufijve dhe që fatmirësisht gëzojnë shëndet të mirë, por edhe nipërit dhe mbesat e atyre që mungojnë, i provuan edhe gjithë të pranishmit që morën pjesë në atë ceremoni festive. Në teatrin “Skampa”, të qytetit të Normales, u zhvillua një veprimtari mbresëlënëse që në përmbajtje përmbledh ndjenja njerëzore; mirënjohjeje dhe ndjenja patriotike. Me rastin e pervjetorit të thirrjes së Ministrit të Arsimit të asaj kohe, atdhetarit Ernest Koliqi, për të dhënë kontributin në përhapjen e arsimit shqip në trevat shqiptare jashtë kufijve në Kosovë dhe Maqedoni, Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare “Normalisti” organizuan një veprimtari me pjesëmarrjen e mësuesve pishtarë, të nipërve dhe të mbesave të atyre që mungojnë, pasi jeta ka bërë të vetën, të mësuesve dhe të qytetarëve elbasanas. Kësaj thirrje iu përgjigjen 149 normalistë elbasanas. Tre nga këta, Jonuz Balla, Avdulla Shabanaj dhe Kadri Greca evokuan në këtë takim me vërtetësi dhe emocione situatën e vitit 1941, gatishmërinë në përgjigje të thirrjes së Ernest Koliqit dhe punën e zhvilluar për përhapjen e arsimit në trevat ku banojnë shqiptarët. Grimcat, fragmentet e kujtesës së tyre ishin vërtetë prekëse dhe ngjallën emocione tek të pranishmit. Kryetari i shoqatës mësuesi i merituar Kristaq Mullisi i quajti këta normalistë pishtarë të arsimit, “heronj” dhe theksoj se Normalja e Elbasanit është jo vetëm vatra e dijes, por edhe Universiteti i Parë Shqiptar që ndriçoi mendjet e kombit...
…vazhdon… materialet jane te pjesshme dhe jo ne rradhen e tyre ne monografi...
PERKRAH ELBASANASIT QE JETEN IA KUSHTOI KOSOVES
Cili është mehmet Gjevori ?
Profesor Mehmet Gjevori – Prishtinë. “Gjuha është si një organizëm i gjallë që lëviz, zhvillohet e ndryshon.
8 Mars 2007
MEHMET GJEVORI
1912-2007
Me dhembje të madhe këtu në Londër, ku na hodhi vorbulla, morëm lajmin e pikëllueshëm mbi vdekjen e Legjendës së arsimit shqip dhe pedagogut të çmuar – Mehmet Gjevorit.Në vitin 1941, Mehmet Gjevori ndër të parët iu përgjegj apelit të Ministrit të Arsimit, Prof. Ernest Koliqit dhe vullnetarisht erdhi në Kosovë për t’i hapur shkollat e para shqipe. Në saje të jetëgjatësisë, kujtesës së kthjellët dhe aftësisë për të lexuar pa syza edhe në moshën e shtyer, Mehmet Gjevori për më tepër se 60 vjet qëndroi aktivisht në skenën arsimore të Kosovës, duke dhënë kontributin maksimal si mësues, drejtor shkolle, inspektor e kryeinspektor i arsimit të Kosovës dhe si autor i abetareve të para për të rinjë dhe për të rritur. Ai ishte edhe autor e redaktor i shumë teksteve shkollore.