Nga Fatmir Terziu*
Rreth ketij incidenti kane shkruar:
Romani onlineUKASMedia online e Uellsit pasqyroi më 1 Dhjetor nën titullin “Ndërhyrja e Emigracionit ‘ishte jo e përshtatshme’ artikullin e shkruar nga David James i South Wales Echo. Në këtë artikull midis të tjerave thuhet se një pjesë e CITY (City Road, Roath) komunitetit ka bërë një ankesë në drejtim të një ndërhyrjeje të emigracionit që u ndërpreu festimin e ditës së tyre të shënuar si Dita e Festës Kombëtare. Është komuniteti shqiptar në Kardif që adreson këtë notë proteste për incidentin e shënuar gjatë festimit të rreth 100 personave dhe autoriteteve të policisë së emigracionit të vendit, thuhet në artikull. Sipas artikullshkruesit, gjashtë persona të cilët nuk duhet të ishin në Mbretërinë e Bashkuar janë arestuar dhe do të përballen me autoritetet vendase për deportimin e tyre si të paligjshëm dhe pa dokumentacionin përkatës. Festimet ndërkohë janë zhvilluar në Hawaian restorant në City Road, Roath. Autori jep shpjegime të detajuara rreth ngjarjes:
Immigration raid ‘was inappropriate’
Dec 1 2007 by David James, South Wales Echo
A CITY community has made a formal complaint about an immigration raid that disrupted a party to celebrate their national day.
The Albanian community in Cardiff claims the way police and immigration officers broke up a dinner attended by more than 100 people was offensive and inappropriate.
Six men who should not have been in the UK face deportation as a result of the raid on the dinner party at the Hawaiian restaurant on City Road, Roath.
But leading members of the community in South Wales have complained to the authorities about the way it was conducted.
Lulzim Toska, 31, a restaurant manager from Roath, who has lived in the UK for nearly 10 years, said the Albanian celebration of independence on November 28 was a very important day. He added: “We accept that the police and immigration have to do their jobs but the way they handled this was wrong.
“I thought I was in Stalin’s Russia, not a civilised country like Britain.
“This was not just a raid. They had guns and dogs. They stormed into the building.”
All of the party who had been cleared by the officers were forced to wait outside while the remaining diners’ identities were checked.
Mr Toska, who has made the complaint with fellow organiser Gezim Rrapi, 32, of Roath, said that they were waiting for two hours in the rain after having paid a significant amount for the meal.
He added that one of the women among the party found it offensive when one of the officers called her “love”.
They have arranged a meeting with community leaders and a senior officer in South Wales Police – whose officers carried out the raid jointly with Border and Immigration Agency staff.
Agency regional director Jane Farleigh said the operation was based on intelligence that some of the diners were in the country illegally.
She said: “While it is unfortunate that some people were inconvenienced, we do not apologise for carrying out our task of finding those who are in the UK illegally, arresting them and removing them from the country.
“The fact that six men who should not have been in the UK are currently in detention pending removal confirms that we were correct to carry out this visit at the time we did.
“We have made it clear that we will take a robust approach to removing people from the country when they have no legal right to be here.”
All six men facing deportation were dining in the restaurant and were not staff.
david.james@walesmedia.co.uk
Nga Fatmir Terziu
Në Mollas dhe në Shirgjan të Elbasanit ky grup kishte anoncuar një shtysë të projekteve në dobi të lopëve. Ndërsa projekti i gomarëve, kuajve dhe mushkave ishte piketuar për zonat malore, ku mendohej se kjo kafshë ngarkese duhej trajtuar më mirë, pasi zëvendësonte transportin e munguar në ato anë.
Në vitin 1999 Edicioni i Disidentëve i propozoi grupit “Miqtë e Shqipërisë” në Angli një projekt modest në interes të gomarëve, kuajve dhe mushkave të Shqipërisë, një vend ku veterinerët dhe veterineria, sidomos shërbimi i saj janë shumë pak, thuhej në një shkrim që prej kohësh qarkullonte në mjediset e Këshillit të Rrethit të Elbasanit të asaj kohe. Në të njëjtën kohë në Elbasan, në afërsi të ish Spitalit të vjetër Obsetrik-gjinekologjik një grup Norvegjez, kishte marrë përsipër të plotësonte këto mangësi në dobi të veterinarisë shqiptare. Në Mollas dhe në Shirgjan të Elbasanit ky grup kishte anoncuar një shtysë të projekteve në dobi të lopëve. Ndërsa projekti i gomarëve, kuajve dhe mushkave ishte piketuar për zonat malore, ku mendohej se kjo kafshë ngarkese duhej trajtuar më mirë, pasi zëvendësonte transportin e munguar në ato anë. Projekti ishte menduar nga Tirana të fillonte në Funar, për të cilin kryetari i Komunës, qani Sherja ishte njoftuar edhe me shkrim, por ai përfundoi në Gjinar, ndoshta për vetë faktin e asaj kohe, Sherja ishte i vetmi kryetar demokrat i dalë nga zgjedhjet e mëprashme locale në tërë rrethin e Elbasanit. Pastaj Prefektura justifikohej me Tiranën dhe me inisiativën e të tjerëve; ‘atje duan të huajt!?’. Si rezultat i kësaj inisiative dhe e fondeve të Edicionit të Disidentëve, paratë u derdhën nga sekretari dhe organizatori i FOA-as, zonja Primrose Peacock. Veterinerët nga Anglia, dhe Austria afruan humanisht ndihmën e tyre pa asnjë shpenzim dhe në të njëjtën kohë SPANA, shoqëria për mbrojtjen e kafshëve në botë, sponzorizoi vetërinerët e Skocisë dhe afroi literaturë në shqip, mjete dhe medikamente. Karitasi Britanik, The Donkey Sanctuary, refuzoi të ndihmonte projektin.
Njoftimi erdhi së pari në ambientet e Televizionit “Dardan” dhe atij “ETV”, pastaj iu dha edhe gazetarëve të mediave të tjera. Në të njëjtën kohë, një lajmërin në shqip ishte i pranishëm edhe në zyrat e Prefekturës së Elbasanit ku thuhej: Zyra e Diaconia Agapes, në bashkëpunim me organizatën angleze BESA: Miqtë e Shqipërisë organizon në zonën e Shpatit Projektin 'GOMAR'. Tre specialiste nga Anglia, Zelanda e Re dhe Austria do te trajtojne kafshet tuaja te punes (gomere, mushka, kuaj) per probleme te ndryshme qe kafshet mund te kene si probleme me thundrat, demtime nga samari probleme te gojes etj. Jeni te mirepritur me DATE 10 TETOR 2000, ORA 9.00 në Gjinar”. Lajmërimi postohej dhe shpërndahej nga Diakonia Agapes.
Kështu nga 9-13 tetor 2000, veterinerët dhe ndihmësit e tyre, shqiptarë dhe të huaj punuan dhe floën në rreth pesë fshatra të rrethit të Elbasanit. Ata ishin në Balëz, Gjinar, Gjergjan, Thanë dhe Papër. Ata u ndihmuan nga një staf veterinerësh nga Elbasani dhe Tirana dhe nga dy punonjës të (Diakonia Agapes: Service of Love) në Gjinar. Mjaft të interesuar për kafshët e tyre, gomarë, mushka e kuaj afruan kafshët në shërbimin e afruar dhe u ndihmuan me mjete mjekësore, këshilla dhe ndihmë reciproke. Shërbimi ishte i organizuar shkëlqyeshëm dhe fliste për korrektësi dhe disiplinë. Ai fillonte në orarin e duhur dhe vetëm punohej, nuk kishte orar mbarimi. Përshembull në Gjergjan, ku ne asistuam me kamerat tona të televizionit, u deshën të ndizen edhe dritat natën të mbaronte trajtimi kafshëve të ngarkesës. Veterinerët kontrollonin kafshët për sëmundje, dhëmbët e tyre dhe për parazitë në trupin e tyre. Përpos këtyre bënin edhe shërbimet përkatëse. Vendasit morën këtë eksperiencë prej të huajve dhe të huajt morën prej vendasve një mesazh bashkëpunimi me interes për qëniet e gjalla edhe në kushtet që ata ishin. Ata gjetën, pra vendasit dhe të huajt dyfish eksperienca.
Fotografite e meposhtme jane marre nga organizatoret
Primrose Peacock.
Ne Gjinar, ne oren 11:00 te Mengjesit
Veterineri Austriak, Edmund Hainish ne Gjinar.
Nje nene vendase me gomarin ne Gjinar.
Veterineri anglez Rudram ne Balez.
New Zealandezi, veterinar Ian Dacre ne Paper.
Ne afersi te fshatit Paper...