Shoqata “Miqtë e Sir Norman Wisdom” njofton të interesuarit për të rregjistruar fëmijët në shkollën shqipe të arsimit plotësues të drejtohen për këto zona:
WANDSWORTH
TOOTING
BALHAM
MITCHAM
WIMBLEDON
COLLIERS WOOD
EARSFIELD
MORDEN
TOOTING
BALHAM
MITCHAM
WIMBLEDON
COLLIERS WOOD
EARSFIELD
MORDEN
Dhe të tjerë të interesuar me dokumentacionin e duhur në këtë email:
fterziu@yahoo.co.uk
terziu@googlemail.com
Për njoftime të mëtëjshme duhet të lini takim me drejtuesit e shkollës duke kontaktuar me email ose telefon cellular: 07790607297, pas orës 7 (19:00) pasdite.
Mësueset ose mësuesit e kualifikuar që e shohin të arsyeshme të kontribuojnë janë të mirëpritur për të biseduar dhe afruar një shans më shumë për të dy palët.
FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN!
______________________________________________________________
Nga Fatmir Terziu
Në një cep të sallës qëndronte në këmbë një vajzë e vogël. Ishte veshur me kostumin Kombëtar shqiptar dhe mbante në dorë një flamur. Fliste me vete dhe tundte flamurin. Përsëriste fjalët e Naim Frashërit për gjuhën shqipe. Ashtu e qetë vazhdonte në të vetën. Iu afrova dhe e pyeta: “E dini këtë vjershë?” Ajo m’u drejtua: “Can you repeat again?” Unë prapë në pyetjen time: “E dini këtë vjershë?” Ajo shtoi sërrish: “I’m sorry! I’m not Albanian, I am…” dhe unë nuk vazhdova më… e lashë vogëlushen e vogël me flamurin e vogël Kuq e Zi dhe Gjuhën e Naimit të Madh në gojën e saj të vockël dhe të pafajshme…
Rreth 10 shoqata shqiptare që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar nënshkruan sot gati zyrtarisht sinjalin e bashkimit. Nën moton Gëzuar Festën e Flamurit, shoqatat festuan së bashku. Ishte Ardhmëria e Lutfi Vatës që u shtrëngoi duart të pranishmëve dhe promovoi fuqimisht me zërat gjithëmoshorë itinerarin e festës, gëzimit dhe simbolikës së përbashkët: Dashurisë Njërëzore për njëri tjetrin. Zërat fëminorë dhe rinorë, përfaqësues të rreth njëmijë fëmijëve shqiptarë që mësojnë shqip në shkollat plotësuese të arsimit shqip e thanë fuqishëm festiven, simboliken dhe artistiken e përgatitur në mënyrë të përsosur. Binte në sy një organizim fantastik dhe një disiplinë shembullore. Organizatorët gjetën mbështetje intelektuale edhe nga dhjetra syrresh dhe nga mjaft zëra të shquar të kulturës, arsimit dhe kinematografisë shqiptare-britanike. Një vëzhgim i shpejtë në sallën plot të emociononte dhe të krijonte një shtysë emocionale për të qënit shqiptar. Festën e Flamurit e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Ambasadës Zyber Dushku, i cili lexoi përshëndetjen e Ambasadorit Zef Mazi. Pati këngë, recitime, promovime, përshëndetje: shkurt pati një fjalë të ëmbël shqipe, “Bashkim”.
Përtej emocionales dhe festives
Në një cep të sallës qëndronte në këmbë një vajzë e vogël. Ishte veshur me kostumin Kombëtar shqiptar dhe mbante në dorë një flamur. Fliste me vete dhe tundte flamurin. Përsëriste fjalët e Naim Frashërit për gjuhën shqipe. Ashtu e qetë vazhdonte në të vetën. Iu afrova dhe e pyeta: “E dini këtë vjershë?” Ajo m’u drejtua: “Can you repeat again?” Unë prapë në pyetjen time: “E dini këtë vjershë?” Ajo shtoi sërrish: “I’m sorry! I’m not Albanian, I am…” dhe unë nuk vazhdova më… e lashë vogëlushen e vogël me flamurin e vogël Kuq e Zi dhe Gjuhën e Naimit të Madh në gojën e saj të vockël dhe të pafajshme…
Më tej fjala e pjekur e intelektuales Elbasanase, Rozina Thaci, një PHD kandidate dhe drejtuese e shoqatës Albanian Association for Mental Health, që ndodhej ngjitur me mua, ishte me vend: “Ardhmëria” dhe Lutfi Vata vërtet kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe duhen përgëzuar shumë”. Diku në korridorin e gjatë në dalje veterani Tahir Berisha në bisedë me Petrit Kucanën e The Albanian shtonin tematikën e një takimi tjetër promovues të librit të fundit të veteranit të letrave shqip. Ruzhdi Jata dhe Greta, e bija e tij kishin punë me autografet e librit të dytë të Gretës, ndërsa dhjetra kamera digitale shtonin memorien shqip në sallën e Kishës katolike në Pimliko, ku nuk mungoi edhe përshëndetja e kreut të besimit myslyman shqiptar në Londër. Mësueset, koreografi, prezantuesja dhe teknika dhanë sfidën e duhur. Ishte një festive fantastike.