Shoqata “Miqtë e Sir Norman Wisdom” njofton të interesuarit për të rregjistruar fëmijët në shkollën shqipe të arsimit plotësues të drejtohen për këto zona:
WANDSWORTH
TOOTING
BALHAM
MITCHAM
WIMBLEDON
COLLIERS WOOD
EARSFIELD
MORDEN
TOOTING
BALHAM
MITCHAM
WIMBLEDON
COLLIERS WOOD
EARSFIELD
MORDEN
Dhe të tjerë të interesuar me dokumentacionin e duhur në këtë email:
fterziu@yahoo.co.uk
terziu@googlemail.com
Për njoftime të mëtëjshme duhet të lini takim me drejtuesit e shkollës duke kontaktuar me email ose telefon cellular: 07790607297, pas orës 7 (19:00) pasdite.
Mësueset ose mësuesit e kualifikuar që e shohin të arsyeshme të kontribuojnë janë të mirëpritur për të biseduar dhe afruar një shans më shumë për të dy palët.
FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN!
______________________________________________________________
Nga Fatmir Terziu
Në një cep të sallës qëndronte në këmbë një vajzë e vogël. Ishte veshur me kostumin Kombëtar shqiptar dhe mbante në dorë një flamur. Fliste me vete dhe tundte flamurin. Përsëriste fjalët e Naim Frashërit për gjuhën shqipe. Ashtu e qetë vazhdonte në të vetën. Iu afrova dhe e pyeta: “E dini këtë vjershë?” Ajo m’u drejtua: “Can you repeat again?” Unë prapë në pyetjen time: “E dini këtë vjershë?” Ajo shtoi sërrish: “I’m sorry! I’m not Albanian, I am…” dhe unë nuk vazhdova më… e lashë vogëlushen e vogël me flamurin e vogël Kuq e Zi dhe Gjuhën e Naimit të Madh në gojën e saj të vockël dhe të pafajshme…
Rreth 10 shoqata shqiptare që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar nënshkruan sot gati zyrtarisht sinjalin e bashkimit. Nën moton Gëzuar Festën e Flamurit, shoqatat festuan së bashku. Ishte Ardhmëria e Lutfi Vatës që u shtrëngoi duart të pranishmëve dhe promovoi fuqimisht me zërat gjithëmoshorë itinerarin e festës, gëzimit dhe simbolikës së përbashkët: Dashurisë Njërëzore për njëri tjetrin. Zërat fëminorë dhe rinorë,

Përtej emocionales dhe festives
Në një cep të sallës qëndronte në këmbë një vajzë e vogël. Ishte veshur me kostumin Kombëtar shqiptar dhe mbante në dorë një flamur. Fliste me vete dhe tundte flamurin. Përsëriste fjalët e Naim Frashërit për gjuhën shqipe. Ashtu e qetë vazhdonte në të vetën. Iu afrova dhe e pyeta: “E dini këtë vjershë?” Ajo m’u drejtua: “Can you repeat again?” Unë prapë në py

Më tej fjala e pjekur e intelektuales Elbasanase, Rozina Thaci, një PHD kandidate dhe drejtuese e shoqatës Albanian Association for Mental Health, që ndodhej ngjitur me mua, ishte me vend: “Ardhmëria” dhe Lutfi Vata vërtet kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe duhen përgëzuar shumë”. Diku në korridorin e gjatë në dalje veterani Tahir Berisha në bisedë me Petrit Kucanën e The Albanian shtonin tematikën e një takimi tjetër promovues të librit të fundit të veteranit të letrave shqip. Ruzhdi Jata dhe Greta, e bija e tij kishin punë me autografet e librit të dytë të Gretës, ndërsa dhjetra kamera digitale shtonin memorien shqip në sallën e Kishës katolike në Pimliko, ku nuk mungoi edhe përshëndetja e kreut të besimit myslyman shqiptar në Londër. Mësueset, koreografi, prezantuesja dhe teknika dhanë sfidën e duhur. Ishte një festive fantastike.
Nuk ka komente:
Posto një koment