e premte, nëntor 16, 2007

Pr. Dr. SALI BERISHA FIGURA MË E KËRKUAR POLITIKE SHQIPTARE NË SISTEMIN ELEKTRONIK KËRKUES


Nga Fatmir Terziu
E gjitha kjo pra e bën figurën, veprën dhe dinjitetin e Tij një nga më të kërkuarit dhe më të besuarit në sistemin kërkues elektronik bashkëkohor. Më tutje është rrëndësia që vetë Ai i ka dhënë emrit dhe interesit të vendit që ai drejton për vite me rradhë në demokraci ne syte e Perendimit dhe tere Botes.

Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministër aktual i Shqipërisë, Profesor Doktor Sali Berisha, është ndër më të kërkuarit në direktorinë e Google-it dhe po ashtu është edhe ndër më të reklamuarit në tërë paraqitjen online të shqiptarëve nga të gjitha trevat me shqiptarë, po aq edhe nga diaspora. Klikimi në google për emrin e kryeministrit shqiptar sjell mbi 550.000 rezultate në të qindat e sekondës, që krahasuar me rezultatet për të tjerë të politikës dhe sferave të tjera të përafërta duket gati rekord shënues. Po përse emri i Pr. Dr. Sali Berishës është një shifër rekord në google? Përse kaq shumë mbetet figura e tij një preferencë dhe besim në kërkimin elektronik? Mbështetur në rregullin e google ajo mbetet “tek biznesi, tek rrëndesia që ka emri dhe vepra e tij”, angazhimi i tij për të përfituar vetë elektroniku i bisnesit online. Përzgjedhja elektronike ka të bëjë me emrin që kultura politike i ka dhuruar kulturës kulturore në këtë rast. Professor Doktor Sali Berisha është Udhëheqësi i Partisë Demokratike. Sali Berisha u emërua kryeministër i Shqipërisë më 3 shtator 2005, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare më 3 korrik. Partia ka formuar një aleancë me grupe të tjerë, duke kontrolluar 80 prej 140 vendeve në legjislaturë. Qeveria e Berishës u betua më 11 shtator 2005. Berisha lindi në 15 tetor 1944 në Tropojë dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë më 1967. Pas përfundimit të studimeve të avancuara në Paris, ai përfundoi një program kërkimesh në hemodinamikë. Më 1968, ai u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime në Shkencat Mjekësore. Karriera politike e Berishës filloi me lëvizjen studentore në dhjetor 1990. Ai u bë i mirënjohur për kritikat e tij publike të sistemit të vjetër dhe këmbënguljen e tij për demokratizimin e Shqipërisë. Më 1991, Berisha themeloi dhe u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike (PD). Ai u zgjodh anëtar i parlamentit më 1991, 1992, 1997 dhe 2001. Berisha u zgjodh president i Shqipërisë më 9 prill 1992. Administrata e tij u përpoq të nxisë investimet e huaja, të përmirësojë gjendjen ekonomike të vendit dhe të krijojë një qeveri më liberale dhe më demokratike. Pavarësisht prej shumë reformave që u kryen, administrata ishte e mbushur me korrupsion dhe abuzime të gjithëanshme. Më 1994, u zhvillua një referendum që do t’i kishte dhënë Berishës më shumë pushtet, por që u refuzua prej votuesve shqiptarë mes frikës se ai do të bëhej një diktator tjetër. Përparimi në vend u bllokua më 1995 dhe rezultoi në pakësimin e besimit publik në institucionet qeveritare. Pavarësisht prej gjithë problemeve të administratës së tij, Berisha u rizgjodh më 26 maj 1996. Menjëherë pas kësaj, një krize ekonomike u shkaktua nga lulëzimi dhe rrëzimi i disa skemave piramidale financiare. Shumë shqiptarë humbën kursimet e gjithë jetës së tyre. Administrata u akuzua se kishte marrë pjesë në këto skema dhe Berisha u detyrua të largohej nga funksioni i tij. Duke marrë detyrën e re si kryeministër, Berisha ka premtuar të pakësojë taksat dhe të ristrukturojë qeverinë, duke thënë se përparësia e tij e parë do të jetë që të sigurohet se zgjedhjet e ardhshme të jenë të drejta. Ai ka premtuar të luftojë korrupsionin dhe varfërinë e gjithëanshme dhe t’a integrojë vendin në institucionet ndërkombëtare. Sali Berisha është i martuar me dy fëmijë.
E gjitha kjo pra e bën figurën, veprën dhe dinjitetin e Tij një nga më të kërkuarit dhe më të besuarit në sistemin kërkues elektronik bashkëkohor. Më tutje është rrëndësia që vetë Ai i ka dhënë emrit dhe interesit të vendit që ai drejton për vite me rradhë në demokraci ne syte e Perendimit dhe tere Botes.

DEBAT:

Z. Bashkim Kopliku Shkruan:

Të nderuar,

Mos të shtrembërojmë faktet historike, se paku sa ka akoma gjallë me miliona njerëz që i kanë jetuar.

Kështu, zoti Terziu, mbase duhet të saktësoni së paku tri gjëra (që mos ta zgjasim shumë):

1—Ju shkruani: “Klikimi në google për emrin e kryeministrit shqiptar sjell mbi 550.000 rezultate [...] Përzgjedhja elektronike ka të bëjë me emrin që kultura politike i ka dhuruar kulturës kulturore”
Provova edhe unë google, dhe më rezultoi: “Sali Berisha” me 455 mijë, kurse “Hitler” me 40,3 milionë; “Stalin” me 14, 8 milionë, “Pol Pot” me 1,85 milionë; “Enver Hoxha” me 313 mijë; etj. Cilat do të ishin komentet tuaja për këto rezultate?

2—Ju shkruani: “u rizgjodh më 26 maj 1996. Menjëherë pas kësaj, një krize ekonomike u shkaktua nga lulëzimi dhe rrëzimi i disa skemave piramidale financiare.”
A mos duhet të saktësoni se Berisha urdhëroi të mos zbatoheshin kërkesat e ligjit të bankave (“Për Sistemin Bankar në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr.8075, datë 22.2.96), sipas të cilit duhet të bllokoheshin firmat piramidale që në fillim të vitit 1996; e po të ishin bllokuar atëherë, duke zbatuar atë ligj, asgjë nuk do të ngjante ne Shqipëri, përveē se mund të mos rizgjidhesh president Berisha?!.
A mos duhet të saktësoni renditjen dhe datat?! P.sh. kriza ekonomike filloi të shfaqet qartë për këdo, kur në nëntor 1996 filluan të mos japin më interesa Sudja e gjithë piramidalët e tjerë; apo janar 1997, kur u dogj bashkia Vlorë, Lushnje, Berat; apo janar 1997, kur presidenti Berisha nxori urdhrin e përdorimit të ushtrisë kundër demostruesve; apo shkurt 1997, kur na i dogjën zyrat e PD-së në Vlorë, apo shkurti i 1997, kur botohet promemorie e 14 deputetëve të PD-së kundër fajdeve dhe z. Berisha; apo 28.2.97 kur u masakruan oficerët e SHIK, Besnik Hidri dhe Lekë Ēoku; apo 1.3.97, kur dha dorëheqjen qeveria e PD-së; apo qindra e qindra hapje deposh të armëve, vrasje, djegie pafund; dhe vetëm më 3.3.1997, Kuvendi rizgjodhi president z. Berisha.

3—Ju shkruani: “Karriera politike e Berishës filloi me lëvizjen studentore në dhjetor 1990”.
A mos duhet te vini ndonjë datë shumë përpara, p.sh. kur ai u pranua anëtar i partisë komuniste (diku nga 68-ta, kur ishte veēse 25 vjeē, apo ndonjë datë e përafërt), apo kur ai u bë sekretar i partisë komuniste etj.?!

Shpresoj të mirëkuptohemi: faktet duhet të jenë njësoj për të gjithë, pastaj komentet sipas qejfit.

Përshëndetje.
Bashkimi

PERGJIGJE:

Përshëndetje Z. Kopliku,

Ndjehem mirë, dhe dëshiroj të ndiheni mirë, se si hulumtues i fakteve mediatike që i referohen së shkuarës, së tashmes dhe ndoshta edhe të ardhmes, padyshim pena bën detyrën, ‘mendja dhe talenti’, natyrshëm në dimensione të ndryshme, larg paragjykimit sjedhin dhe ndriçojnë potencialisht ose ngacmojnë ‘njërëzisht’ faktin, argumentin dhe… natyrshëm debatin. Debatin!? Në një shoqëri Demokratike, perëndimore ai është normal dhe i respektueshëm. Ne synojmë të bëhemi pjesë e kësaj udhe. Si qenie njërëzore natyrshëm ndjehemi mirë në ecje dhe unë respektoj ecjen e të gjithëve. Ju falënderoj sinqerisht Juve, dhe të gjithëve që ‘angazhuat’ debatin – si dhe angazhimin tuaj në metafizikën e shprehjes në aspektin e këndit të përshikimit [jo: përshkrimit] personal ose dashakeq. Synoj në mirëkuptim!

I nderuar zoti Kopliku:

Shkrimi: “Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministër aktual i Shqipërisë, Profesor Doktor Sali Berisha, është ndër më të kërkuarit në direktorinë e Google-it dhe po ashtu është edhe ndër më të reklamuarit në tërë paraqitjen online të shqiptarëve nga të gjitha trevat me shqiptarë, po aq edhe nga diaspora. Klikimi në google për emrin e kryeministrit shqiptar sjell mbi 550.000 rezultate në të qindat e sekondës, që krahasuar me rezultatet për të tjerë të politikës dhe sferave të tjera të përafërta duket gati rekord shënues…”

Pyetja Juaj:

1—Ju shkruani: “Klikimi në google për emrin e kryeministrit shqiptar sjell mbi 550.000 rezultate [...] Përzgjedhja elektronike ka të bëjë me emrin që kultura politike i ka dhuruar kulturës kulturore”
Provova edhe unë google, dhe më rezultoi: “Sali Berisha” me 455 mijë, kurse “Hitler” me 40,3 milionë; “Stalin” me 14, 8 milionë, “Pol Pot” me 1,85 milionë; “Enver Hoxha” me 313 mijë; etj. Cilat do të ishin komentet tuaja për këto rezultate?

Përgjigja:

“Unë nuk e di nëse ‘Hitler’ apo ‘Stalin” bëjnë pjesë diku në ndonjë [pjese shqiptare, te permendur]: “në tërë paraqitjen online të shqiptarëve nga të gjitha trevat me shqiptarë, po aq edhe nga diaspora”.

Për të tjerat, i kam dëgjuar nga ju edhe më parë në Teatrin “Skampa” … edhe disa vite më parë, nëse ju kujtohet, … nga pozita politikani dhe qeveritari…

Së fundi Ju lutem më lejoni t’ju falënderoj edhe njëherë publikisht për angazhimin tuaj demokratik!


Me respekt,

Fatmir Terziu

PËRBALLË MINISTRIT TË MBROJTJES SË DANIMARKËS



Nga libri i autorit Fatmir Terziu: KOHË E QASHTËR
(Ne foto: Ministri i Mbrojtjes se Danimarkes, Hans Hakeroop, Fatmir Terziu dhe Lirim Abazi)

Pata rastin të drejtoja edhe televizionin “Dardan” në kohën që forcat ushtarake të Paktit të Atlantikut të Veriut u vendosën në Krastë të Elbasanit. Në përbërjen e tyre ishte aleanca e tre formacioneve mbështetëse të vijës së Tokës dhe asaj shoqëruese ajrore, e përbërë nga forcat Franceze, dyfish në numër dhe ato Daneze, paksa me specialitete të përzgjedhura në këtë kuadër e mission ushtarak në mbështetje të Kosovës. Ashtu sic e përmend edhe Aleko në shkrimin e tij, ato komandoheshin nga Koloneli francez Gros. Por ajo që dua të shtoj është një kujtim fantastik dhe prekës me një ushtarak shqiptaro-danez, Riza Nikqi, që ishte edhe zëdhënës i trupave Daneze… me të cilin u njoha rrastësisht gjatë një interviste pune në mesin e trupave Daneze…
Kamera e kameramanit, Lirim Abazi ishte gati. Mikrofoni në dorën time dridhej dhe gati unë kisha harruar se përse ndodhesha në tendën e Madhe ushtarake të NATO-s. Isha përhumbur. Në derë ia behu Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Hans Hakerup, i qeshur, i gjatë, me pak mjekër dhe tepër komunikues. Kishte veshur një bluzë sportive të zezë Polo dhe një palë pantallona të bardha, këpucë ngjyrë kafe të errët. As vetë nuk e di pse e ‘lexova’ paraqitjen e tij në cast. Një ditë më parë kisha intervistuar Arta Daden, Fatmir Mediun, Teodor Lacon, Lublin Diljen, Spartak Ngjelen në zyrat partiake të Tiranës dhe as që më kishte bërë përshtypje të shihja veshjet e tyre. Nejse, ndoshta nga që ishte Ministër i Trupave Ushtarake të Danimarkës. Më foli Frëngjisht, unë ia ktheva, por me një zë bubulitës. Pastaj e pyeta nëse zotëronte anglishten. Ai buzëqeshi dhe ktheu kokën ende pa folur nga një ushtarak tjetër, me grada. “Tentoi të fliste shqip, “apo, folim shkiptarce” i tha ai ushtarakut!”. Unë nuk u besoja syve. Ushtaraku më zgjati dorën dhe më tha: “Unë jam Riza Nikqi, përndryshe ushtarak me orrigjinë nga Kosova dhe jam në funksion të trupave të Nato-s. Z. Hakerup ka nisur të interesohet për gjuhën shqipe…”. Vonë kur ai u zgjodh Administrator i Kosovës e kuptova pse ai kishte interes për gjuhën shqipe… (Vazhdon).

e premte, nëntor 16, 2007

Aleko Likaj: Lufta dhe paqia e kolonelit Gross me..gazetaret

17 Korrik 99
Koloneli Gros, ishte nje ushtarak, qe nuk kalonte mesataren si trup. Brun ne fytyre, e me sy te vegjel geshtenje. I emeruar si komandant i nje garnizoni ushtarak te NATO-s, i dislokuar ne Kraste te Elbasanit, qe me ardhjen e kesaj trupe ne Shqiperi. Francez si kuader, por drejtonte, edhe trupat daneze.Me nje kariere te shkelqyer, kryesisht ne vendet e Afrikes qendrore, por edhe si nje ushtarak,qe kishte ne dorezim tashme ne Shqiperi,edhe disa dislokime ushtarake, ne zonen juglindore. Asaj kohe , une pata realizuar nje interviste tek "koha Jone", per te cilen kisha marre edhe nje aprovim,nga shefi i grupit te propogandes, nje kapiten simpatik marsejez,dy jave me pare. Sigurisht, me nderhyrjen e nje prej perkthyesve Shqiptare,qe sherbente ne ate repart. Koloneli Gros,me kishte derguar falenderime konfidenciale,me ane te te njejtit perkthyes. Vetem kaq.
Kjo kishte ndodhur,qe ne fillim te ardhjes se trupave,ne ish garnizonin ushtarak te Krastes, rreth 2 kilometer,ne lindje te Elbasanit.Masivi i gjelbert,qe rrethonte dy kodra,te mbeshtetura ne sup te njera tjetres,te krijonte pershtypjen vizive,si te nje "anije te ankoruar", ne mes te lugines se Shkumbinit, ku bregu i djathte i tij, freskohet brenda e ne valet e lumit.Nga ana tjeter , kalon aksi i rruges qe lidh qytetin, me zonen lindore te vendit
Ne pergjithesi , nuk parapelqente te komunikonte,me njerezit e shtypit. Nuk dihet,ne se kishte patur ndonje eksperience te hidhur me koleget e mij neper bote,a ne se ishte kjo,nje pjese e karakterit te tij te heshtur, dhe teper autoritar,si ushtarak.
Gjithesesi, repartin une pata mundesi,ta "vizitoj" vetem nje here,ne ate kohe.Aty erdhi "rrufe", Ministri i Mbrojtjes Daneze, nje bure i ri,qe nuk i kalonte as te 40 tat. Se bashku me gazetarin e RD se Fatmirin,dhe Fatos Salliun e TV KLAN -it,ishim thirrur per nje konference shtypi. Ministri,kishte vizituar kalimthi Tiranen zyrtare ne mengjez,pasi axhenda e tij,synonte trupat daneze ne Elbasan. Isha njoftuar nje dite me pare,nga redaksia ime,si dhe kisha marre,edhe ftesen nga ekipi i propogandes.Nje "incident",ku gazetari i Klanit u "burgos" krejt pa pritur,ne nje çader fushore,per shkak se kamera e tij,fokusonte gjitheçkah,ne kampin ushtarak,pa marre te pakten nje leje,na kujtoi se duhej,qe te ishim teper te kujdesshem,ne kete ambjent te ushtrise huaj.Me sa duket, ky lloj ligji,ruhej e mbrohej me fanatizem.Mbase djegiet e plaçkitjet,ne muajin Mars,i kishin dhene nje fare statukuoje. Sidoqofte,te huajt nuk leshonin,ne kete drejtim.Pastaj,nje deklarate e Ministrit,qe drejtoi rreth dy vjet me vone UNMIK un ne Kosove,ne nje çader te hapur,i vetem para meje e Fatmirit,nuk me kishte mbetur me asgje ne mendje,per kete kamping ushtarak.
Ne 14 korrik te 98 tes,njoftohemi serrish,gjithe reporteret e gazetave ne Elbasan,per te marre,pjese ne ceremonine festive. Ishte dita e shpalljes se Republikes Franceze. Komanda kishte planifikuar nje seri aktivitetesh. Ne kete kohe,kishin marre udhe edhe dy televizione lokal ne qytet, ETV dhe DARDAN.Per te rrespektuar kete ngjarje,kishte ardhur edhe Presidenti Rexhep Mejdani,qe ishte njekohesisht,edhe nje frankofon i thekur,per shkak te studimeve,te kryera ne Paris shume vite me pare.
Zume vend para nje "tribune" te vogel, dhe ndoqem parakalimin e trupave,nen tinguj e marsejezes,dhe ritmeve te tjera ushtarake franceze.Pastaj, disa aktivitete te tjera,fiskulturoro-sportive. Pas kesaj,tre ushtarake,na mblodhen, dhe na thane me politese" Merci". Nderkohe,qe ne i kishim mbushur blloqet tona me shenime,dhe ishin pergatitur,edhe kronikat per televizionet ne Tirane e ne Elbasan.Na shoqeruan deri tek dera.Mbyllen porten pas nesh. Sigurisht,qe u ndjeme te fyer,qe te gjithe. Ishte nje sjellje,qe nuk mund,qe te kaperdihej. Veprimtarite vazhdonin deri ne mesnate,me nje koncert artistik,ku kishte ardhur i ftuar,nje prej kengetareve me ne ze te Parisit,emrin e te cilin ne nuk e mesuam dot. Mbase ishte lene edhe si nje suprize e kendeshme per ate feste. Gjithmone Francezeve,u pelqejne te papriturat. Njekohesisht,edhe suprizat.Do te kishte,edhe nje darke per te ftuarit.
Ne ate kohe,ne kishim formuar,edhe shoqaten e gazetareve te Shqiperise se Mesme,Kjo,ne rang prefekturash,ku perfshiheshin,edhe ata te Peqinit,Gramshit,Librazhdit, Pogradecit dhe te Korçes. Kryetar vume Besim Dybelin, kolegun tim,te "Koha Jone"
Hartuam nje lloj "peticioni" drejtuar sektorit te propogandes se repartit te Krastes, ku theksonim se "nuk ishte ne nderin e qytetarise dhe edukates" se tyre trajtimi qe na u be ate pasdite.... E firmosem. Ishin gati 17 firma nga te gjitha gazetat qe dilnin ne Tirane si dhe gazetare te televizioneve ku perfshiheshin edhe dy lokalet e Elbasanit.E futem ne edicionin e lajmeve te mbremjes qe ate nate e nje kopje te saj i a nisem komandes. Posaçerisht , kolonelit Gros. kjo e fundit me nderhyrjen tim.
Pas kesaj u ndjeme disi te lehtesuar.Na u duk sikur e kishim vene ne nje fare menyre "nderin tone ne vend"
Tre dite me vone dy ushtarake me perkthyesin Shqiptar ne mes u shfaqen perpara prefektures. Ne, aty mblidheshim ne ate kohe per te pire kafen. Ne katin e trete te godines na kishin dhene edhe nje zyre ku rija une Pellumbi i ATSH se, Fatos Salliu i TV KLAN e Vladimir Mema i TV ARBERIA. Erdhen ne zyren tone. Rame dakort ne parim pas nje diskutimi prej afer dy oresh qe te paraqiteshim afer mesdites per nje takim special me kolonelin Gros.Ai do te na kerkonte te falur per "incidentin" i cili do te analizohej me vone ne mes tyre. Ashtu beme.
Korpusi kryesor i nderteses ne Kraste ku perfshiheshin tre salla te medha ishte pa çati. ne e dinim qe ai ishte perfshire nga flaket ne fillim te Marsit te 97 tes. Atehere kur u hapen depot. brenda salles qendrore ishte instaluar nje çader e madhe ushtarake e cila perbehej nga nje minisalle pune.Koloneli na u duk i perzemert. U kujdes per ne nje per nje deri tek vendi qe zume ne ate konference shtypi. Pastaj me zerin qe i dridhej na kerkoi falje e na kerkoi qe "ta harronim shpejt kete incident". Premtoi qe te ishte me i hapur me ne pas kesaj.Na vuri ne dijeni pastaj per "teatrin e veprimeve " te garnizonit te Krastes qe kishin per synim riparimin e disa shkollave ne zonat Korçe, Kolonje,Kuçove e Gramsh. Por edhe sistemimin e rrugeve rurale. ne fund na ftoi qe te vizitonim edhe disa objekte. Kjo ishte edhe surpriza qe nuk e kishim parashikuar. Jashte na priste nje helikopter transporti. Pasi na percolli te fund te salles na kujtoi se duhej qe te ishim mysafire ne nje darke qe do te shtrohej kater dite me vone per nderin tone e te shtypit shqiptar ne pergjithesi.
Nje ushtarak me nje liste ne dore , na shoqeroi deri ne shesh qendrimin e helikopterit trnsportues.Ai na tha edhe intinerarin qe do te perfshinte ky fluturim si dhe disa rregulla te pergjitheshme qe duhej te kishim parasysh ne kete udhetim. Perpara se te ngjiteshim ne bord na nxoren nje liste qe duhej ta firmosnim
- Eshte e aprovuar nga Ministria e Mbrojtjes Franceze ne Paris - na thane.
Fatmir Terziu nuk figuronte
- Na vjen keq, po jeten tende nuk mund qe ta sigurojme -thane perseri ata. Aq u desh e nisi mes nesh nje shaka e gallate qe hajde ta pushoje- Ju nuk keni qene i shenuar ne kete liste -tudete fleten perpara nesh ushtaraku francez.
Doemos. Fatmiri i RD se reagoi duke i "akuzuar" ushtaraket per njeanshmeri " Une jam gazetar i opozites"...
E verteta ishte se ne liste figuronin ata gazetare qe hartuan protesten ndaj komandes e komandantit Gros.Tre nete me pare Fatmiri abstenoi duke na thene se ishte thjeshte "nje marri ajo qe po benim".
Ndersa lame te pikelluar kolegun tone Terziu, morrem fluturim e dolem mbi hidrocentralin e braktisur te Banjes. Pastaj ne shtratin e Devollit lume qe gjarperon per te zbritur ne fushen e Beratit e per tu bashkuar atje me Osumin. Lame ne te majte qytetin e Gramshit per t'u ulur prane Kodovjatit, 15 kilometra ne veri perendim te qytetit.
Zbritem ne zallishte e nje skauder ushtaresh na priti me pije freskuese. Ndertonin nje shkolle fillore ne periferi te komunes. me tre xhipsa shkuam ne qender. Rindertimi i shkolles se mesme kishte perfshire mbi 40 specialiste xhenjere. Vizituam ambjentet e reja e na premtuan pastaj se do te na risillnin perseri per inagurim
Operatoret kishin pune. Emini, Fatosi, Ladi,e Ardjan Qosja me Shpetimin, fiksonin gjitheçkah. Ata te ETV se kishin merre persiper per te realizuar nje film dekumentar. Kthimi ishte me i shpejte. Permes kodrave u shfaqem mbi malesite e Shpatit. pejsazhi i bukur leviste ne hapsiren e deres se madhe qe qendronte hapur. Ne te lidhur me rripa sigurimi na dukej se per nje çast mund qe te ndodheshim mbi objektet qe i kalonim me shpejtesi. Pastaj morrem nje kthese ne luginen e shkumbinit e u ulem ne Kraste ne piken e nisjes tre ore me pare.
Kater ore me vone koloneli Gros i veshur shik na priti vete ne hyrje te repartit. Per nderin tone kishte ftuar edhe prefektin si dhe ambasadorin francez te akredituar ne Tirane zotin Patrik Klismon
- Gazetaret, jane miqte e mij te kesaj mbremje - tha e na uroi qe te gjitheve nje per nje .- Desheroj qe te mbetemi te tille per gjate gjithe misionit tone ne kete vend teper te bukur qe nuk do ta harroj kurre. por edhe per njerezit, pavarsisht qe ju po kaloni aktualisht veshtiresi...
Keshtu u ndame ate mesnate. Pas "luftes" u vendos nje paqe e qendrueshme dhe e gjate qe perfundoi me buqeta lulesh vetem nje çast para largimit. natyrisht , me lot nder sy nga te dy palet.
Ishim miq.

Aleko Likaj: Lufta dhe paqia e kolonelit Gross me..gazetaret

Aleko Likaj
to culturalclub Tefta Tashko Koco

Vertete ka qene nje befasi ne klubin tone virtual. Me Fatmirin kishim gati dy vjet qe humbem edhe kontaktet. Per mua ishte nje diçka e rralle, ose , me sakte, te them nje lloj suprize e kendeshme. Natyrisht ne se bashku kishim shume kujtime. Ndofta nga ato qe rralle here i takon njeriut ne ato kushte . Menyra se si i perjetuam dhe punuam me profesionalizem te pashoq, pikerisht ne nje treve qe gelonte nga krimi e dendesia e bandave te atyre viteve. Kemi qene gazetare profesionist qe te dy dhe misioni yne here here dukej krejtesisht si i pamundur duke percjelle ato fakte dritheruese.
Eshte nje histori e bukur dhe e rralle per nje gazetar. Vetem ata qe e kane shansin qe te ndjekin nga afer , bie fjala, ngjarjet e Irakut apo Pakistanit e ne ndonje pike tjeter te nxehte te globit. Ajo qe eshte me e rendesishmia, se une dhe Fatmiri nuk kemi shijuar kafenete e Tiranes ne ate periudhe por per shkak te profesionit jemi vene perballe armes se zjarrit qe mund te te merrte edhe jeten , ndofta edhe per nje trill te njeriut qe kishim perballe dhe qe ishte kontigjenti i krimit te organizuar ne ato momente.
Sidoqofte, per kenaqsine edhe te kolegeve, po sjell nje fragment te nje libri qe pritet te futet ne shtyp, pas muajit Janar, dhe qe eshte ende ne fazen e redaktimit. Jemi qe te dy personazh ne ate ngjarje.

Nga Aleko Likaj

Lufta dhe paqia e kolonelit Gross me..gazetaret

17 Korrik 99
Koloneli Gros, ishte nje ushtarak, qe nuk kalonte mesataren si trup. Brun ne fytyre, e me sy te vegjel geshtenje. I emeruar si komandant i nje garnizoni ushtarak te NATO-s, i dislokuar ne Kraste te Elbasanit, qe me ardhjen e kesaj trupe ne Shqiperi. Francez si kuader, por drejtonte, edhe trupat daneze.Me nje kariere te shkelqyer, kryesisht ne vendet e Afrikes qendrore, por edhe si nje ushtarak,qe kishte ne dorezim tashme ne Shqiperi,edhe disa dislokime ushtarake, ne zonen juglindore. Asaj kohe , une pata realizuar nje interviste tek "koha Jone", per te cilen kisha marre edhe nje aprovim,nga shefi i grupit te propogandes, nje kapiten simpatik marsejez,dy jave me pare. Sigurisht, me nderhyrjen e nje prej perkthyesve Shqiptare,qe sherbente ne ate repart. Koloneli Gros,me kishte derguar falenderime konfidenciale,me ane te te njejtit perkthyes. Vetem kaq.
Kjo kishte ndodhur,qe ne fillim te ardhjes se trupave,ne ish garnizonin ushtarak te Krastes, rreth 2 kilometer,ne lindje te Elbasanit.Masivi i gjelbert,qe rrethonte dy kodra,te mbeshtetura ne sup te njera tjetres,te krijonte pershtypjen vizive,si te nje "anije te ankoruar", ne mes te lugines se Shkumbinit, ku bregu i djathte i tij, freskohet brenda e ne valet e lumit.Nga ana tjeter , kalon aksi i rruges qe lidh qytetin, me zonen lindore te vendit
Ne pergjithesi , nuk parapelqente te komunikonte,me njerezit e shtypit. Nuk dihet,ne se kishte patur ndonje eksperience te hidhur me koleget e mij neper bote,a ne se ishte kjo,nje pjese e karakterit te tij te heshtur, dhe teper autoritar,si ushtarak.
Gjithesesi, repartin une pata mundesi,ta "vizitoj" vetem nje here,ne ate kohe.Aty erdhi "rrufe", Ministri i Mbrojtjes Daneze [Hans Hakerup me Fatmir Terziu, Lirim Abazi ne foton djathtas], nje bure i ri,qe nuk i kalonte as te 40 tat. Se bashku me gazetarin e RD se Fatmirin,dhe Fatos Salliun e TV KLAN -it,ishim thirrur per nje konference shtypi. Ministri,kishte vizituar kalimthi Tiranen zyrtare ne mengjez,pasi axhenda e tij,synonte trupat daneze ne Elbasan. Isha njoftuar nje dite me pare,nga redaksia ime,si dhe kisha marre,edhe ftesen nga ekipi i propogandes.Nje "incident",ku gazetari i Klanit u "burgos" krejt pa pritur,ne nje çader fushore,per shkak se kamera e tij,fokusonte gjitheçkah,ne kampin ushtarak,pa marre te pakten nje leje,na kujtoi se duhej,qe te ishim teper te kujdesshem,ne kete ambjent te ushtrise huaj.Me sa duket, ky lloj ligji,ruhej e mbrohej me fanatizem.Mbase djegiet e plaçkitjet,ne muajin Mars,i kishin dhene nje fare statukuoje. Sidoqofte,te huajt nuk leshonin,ne kete drejtim.Pastaj,nje deklarate e Ministrit,qe drejtoi rreth dy vjet me vone UNMIK un ne Kosove,ne nje çader te hapur,i vetem para meje e Fatmirit,nuk me kishte mbetur me asgje ne mendje,per kete kamping ushtarak.
Ne 14 korrik te 98 tes,njoftohemi serrish,gjithe reporteret e gazetave ne Elbasan,per te marre,pjese ne ceremonine festive. Ishte dita e shpalljes se Republikes Franceze. Komanda kishte planifikuar nje seri aktivitetesh. Ne kete kohe,kishin marre udhe edhe dy televizione lokal ne qytet, ETV dhe DARDAN.Per te rrespektuar kete ngjarje,kishte ardhur edhe Presidenti Rexhep Mejdani,qe ishte njekohesisht,edhe nje frankofon i thekur,per shkak te studimeve,te kryera ne Paris shume vite me pare.
Zume vend para nje "tribune" te vogel, dhe ndoqem parakalimin e trupave,nen tinguj e marsejezes,dhe ritmeve te tjera ushtarake franceze.Pastaj, disa aktivitete te tjera,fiskulturoro-sportive. Pas kesaj,tre ushtarake,na mblodhen, dhe na thane me politese" Merci". Nderkohe,qe ne i kishim mbushur blloqet tona me shenime,dhe ishin pergatitur,edhe kronikat per televizionet ne Tirane e ne Elbasan.Na shoqeruan deri tek dera.Mbyllen porten pas nesh. Sigurisht,qe u ndjeme te fyer,qe te gjithe. Ishte nje sjellje,qe nuk mund,qe te kaperdihej. Veprimtarite vazhdonin deri ne mesnate,me nje koncert artistik,ku kishte ardhur i ftuar,nje prej kengetareve me ne ze te Parisit,emrin e te cilin ne nuk e mesuam dot. Mbase ishte lene edhe si nje suprize e kendeshme per ate feste. Gjithmone Francezeve,u pelqejne te papriturat. Njekohesisht,edhe suprizat.Do te kishte,edhe nje darke per te ftuarit.
Ne ate kohe,ne kishim formuar,edhe shoqaten e gazetareve te Shqiperise se Mesme,Kjo,ne rang prefekturash,ku perfshiheshin,edhe ata te Peqinit,Gramshit,Librazhdit, Pogradecit dhe te Korçes. Kryetar vume Besim Dybelin, kolegun tim,te "Koha Jone"
Hartuam nje lloj "peticioni" drejtuar sektorit te propogandes se repartit te Krastes, ku theksonim se "nuk ishte ne nderin e qytetarise dhe edukates" se tyre trajtimi qe na u be ate pasdite.... E firmosem. Ishin gati 17 firma nga te gjitha gazetat qe dilnin ne Tirane si dhe gazetare te televizioneve ku perfshiheshin edhe dy lokalet e Elbasanit.E futem ne edicionin e lajmeve te mbremjes qe ate nate e nje kopje te saj i a nisem komandes. Posaçerisht , kolonelit Gros. kjo e fundit me nderhyrjen tim.
Pas kesaj u ndjeme disi te lehtesuar.Na u duk sikur e kishim vene ne nje fare menyre "nderin tone ne vend"
Tre dite me vone dy ushtarake me perkthyesin Shqiptar ne mes u shfaqen perpara prefektures. Ne, aty mblidheshim ne ate kohe per te pire kafen. Ne katin e trete te godines na kishin dhene edhe nje zyre ku rija une Pellumbi i ATSH se, Fatos Salliu i TV KLAN e Vladimir Mema i TV ARBERIA. Erdhen ne zyren tone. Rame dakort ne parim pas nje diskutimi prej afer dy oresh qe te paraqiteshim afer mesdites per nje takim special me kolonelin Gros.Ai do te na kerkonte te falur per "incidentin" i cili do te analizohej me vone ne mes tyre. Ashtu beme.
Korpusi kryesor i nderteses ne Kraste ku perfshiheshin tre salla te medha ishte pa çati. ne e dinim qe ai ishte perfshire nga flaket ne fillim te Marsit te 97 tes. Atehere kur u hapen depot. brenda salles qendrore ishte instaluar nje çader e madhe ushtarake e cila perbehej nga nje minisalle pune.Koloneli na u duk i perzemert. U kujdes per ne nje per nje deri tek vendi qe zume ne ate konference shtypi. Pastaj me zerin qe i dridhej na kerkoi falje e na kerkoi qe "ta harronim shpejt kete incident". Premtoi qe te ishte me i hapur me ne pas kesaj.Na vuri ne dijeni pastaj per "teatrin e veprimeve " te garnizonit te Krastes qe kishin per synim riparimin e disa shkollave ne zonat Korçe, Kolonje,Kuçove e Gramsh. Por edhe sistemimin e rrugeve rurale. ne fund na ftoi qe te vizitonim edhe disa objekte. Kjo ishte edhe surpriza qe nuk e kishim parashikuar. Jashte na priste nje helikopter transporti. Pasi na percolli te fund te salles na kujtoi se duhej qe te ishim mysafire ne nje darke qe do te shtrohej kater dite me vone per nderin tone e te shtypit shqiptar ne pergjithesi.
Nje ushtarak me nje liste ne dore , na shoqeroi deri ne shesh qendrimin e helikopterit trnsportues.Ai na tha edhe intinerarin qe do te perfshinte ky fluturim si dhe disa rregulla te pergjitheshme qe duhej te kishim parasysh ne kete udhetim. Perpara se te ngjiteshim ne bord na nxoren nje liste qe duhej ta firmosnim
- Eshte e aprovuar nga Ministria e Mbrojtjes Franceze ne Paris - na thane.
Fatmir Terziu nuk figuronte
- Na vjen keq, po jeten tende nuk mund qe ta sigurojme -thane perseri ata. Aq u desh e nisi mes nesh nje shaka e gallate qe hajde ta pushoje- Ju nuk keni qene i shenuar ne kete liste -tudete fleten perpara nesh ushtaraku francez.
Doemos. Fatmiri i RD se reagoi duke i "akuzuar" ushtaraket per njeanshmeri " Une jam gazetar i opozites"...
E verteta ishte se ne liste figuronin ata gazetare qe hartuan protesten ndaj komandes e komandantit Gros.Tre nete me pare Fatmiri abstenoi duke na thene se ishte thjeshte "nje marri ajo qe po benim".
Ndersa lame te pikelluar kolegun tone Terziu, morrem fluturim e dolem mbi hidrocentralin e braktisur te Banjes. Pastaj ne shtratin e Devollit lume qe gjarperon per te zbritur ne fushen e Beratit e per tu bashkuar atje me Osumin. Lame ne te majte qytetin e Gramshit per t'u ulur prane Kodovjatit, 15 kilometra ne veri perendim te qytetit.
Zbritem ne zallishte e nje skauder ushtaresh na priti me pije freskuese. Ndertonin nje shkolle fillore ne periferi te komunes. me tre xhipsa shkuam ne qender. Rindertimi i shkolles se mesme kishte perfshire mbi 40 specialiste xhenjere. Vizituam ambjentet e reja e na premtuan pastaj se do te na risillnin perseri per inagurim
Operatoret kishin pune. Emini, Fatosi, Ladi,e Ardjan Qosja me Shpetimin, fiksonin gjitheçkah. Ata te ETV se kishin merre persiper per te realizuar nje film dekumentar. Kthimi ishte me i shpejte. Permes kodrave u shfaqem mbi malesite e Shpatit. pejsazhi i bukur leviste ne hapsiren e deres se madhe qe qendronte hapur. Ne te lidhur me rripa sigurimi na dukej se per nje çast mund qe te ndodheshim mbi objektet qe i kalonim me shpejtesi. Pastaj morrem nje kthese ne luginen e shkumbinit e u ulem ne Kraste ne piken e nisjes tre ore me pare.
Kater ore me vone koloneli Gros i veshur shik na priti vete ne hyrje te repartit. Per nderin tone kishte ftuar edhe prefektin si dhe ambasadorin francez te akredituar ne Tirane zotin Patrik Klismon
- Gazetaret, jane miqte e mij te kesaj mbremje - tha e na uroi qe te gjitheve nje per nje .- Desheroj qe te mbetemi te tille per gjate gjithe misionit tone ne kete vend teper te bukur qe nuk do ta harroj kurre. por edhe per njerezit, pavarsisht qe ju po kaloni aktualisht veshtiresi...
Keshtu u ndame ate mesnate. Pas "luftes" u vendos nje paqe e qendrueshme dhe e gjate qe perfundoi me buqeta lulesh vetem nje çast para largimit. natyrisht , me lot nder sy nga te dy palet.
Ishim miq.

DY LETRA FALENDERIMI

Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Prof. Dr. Bamir Topi
Tiranë
Albania
Faleminderit
14 Nëntor 2007
Drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij Prof. Dr. Bamir Topi
I nderuar z. President,

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
Prof.Dr.Sali Berisha
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Nr.1,1000
Tirane
TELEFON: 00355 4 250474, 003554 228399
FAX: 00355 4 237501
kryeministri@km.gov.al
Faleminderit
14 Nëntor 2007

Na lejoni që së pari nëpërmjet kësaj letre, t'Ju shprehim falënderimet tona ta sinqerta për angazhimin e shtetit shqiptar, për një çështjet më të rëndësishme siç është diaspora shqiptare në botë. Të paktën një në katër shqiptarë të Shqipërisë zyrtare është mërgimtar dhe ashtu si mërgimtarët e tjerë nga hapësirat shqiptare të mërguar në periudha të ndryshme, kanë pritur për vite me radhë, që të mos ndjehen jetimë dhe së fundmi të shohin të realizuar vënien në jetë të nenit numër 8 të Kushtetutës së Shqipërisë. Komuniteti shqiptar ne Britani e ndoqi me shume interes fjalimin Tuaj, në konferencën me përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar në botë, ku u theksua fuqishëm ky aspekt tepër i rëndësishëm dhe gati-gati i harruar. Ne shprehim besimin tonë se konferenca e ambasadorëve që u zhvillua në Tiranë, do të shërbejë si një katalizator i një procesi të tërë, që ka të bëjë me strategjitë për një bashkëpunim dhe bashkërendim sa më të ngushtë të shtetit shqiptar, nëpërmjet përfaqësive diplomatike me diasporën shqiptare në vendet e ndryshme te botes.
Z. President dhe Z. Kryeminister:
Ne, organizatat Shqiptaro-Britanike në Mbretërinë e Bashkuar, përmes plan - projekteve tona po përpiqemi të bëjmë një punë themeltare në ndihmesë të integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë Britanike. Ne dëshirojmë të shprehim gadishmërinë tonë të plotë për të bashkëpunuar me Institutin Kombëtar të Diasporës, Përfaqësinë Diplomatike Shqiptare në Londër, Ministrinë e Arsimit, Sportit, Kulturës dhe Turizmit etj, për interesa te përbashkëta. Ne dëshirojmë që përfaqësia Diplomatike në Londër, të jetë sa më aktive në forcimin e lidhjeve me komunitetin, duke eksploruar rrugë të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit. Ne dëshirojmë te konsultohemi në lidhje me planet dhe projektet afatmesme dhe afatgjata që Ambasada Shqiptare ka ndërmend të realizojë, në lidhje më edukimin apo ndihmesën për integrimin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe përfshirjen dhe angazhimin e plotë
në implementimin e këtyre projekteve. Një ndër të drejtat kushtetuese, është e drejta e shprehjes së lirë, e cila për shqiptaret në Diasporë, do të thotë e drejta dhe dhënia e mundësisë për të votuar. Ne besojmë qe krijimi i një Ministrie të Diasporës, do të ndihmonte përveç të tjerash edhe në realizimin e këtij misioni madhor. Ne jemi të lumtur që përkrah përfaqësisë Diplomatike Shqiptare dhe Ambasadorit të saj në Britani, me qindra ambasadorë po shkëlqejnë në fushat e sportit, artit, kulturës, arsimit, shkencës etj, duke përfaqësuar denjësisht vlerat më të shkëlqyera që na karakterizojnë si komb. Duke ju falënderuar sërish për angazhimin që Ju keni ndërmarrë, ju sigurojmë se do të gjeni përkrahjen e plotë nga organizatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Me konsideratën më të lartë:
Albanian Association of Mental Health
Rozina Thaci
aamh.uk@googlemail.com
Shoqeria “Arberia”
Bashkim Mala
www.arberia.co.uk
Shoqata "Ardhmeria"
Lutfi Vata
www.ardhmeria.co.uk
Bashkësia Shqiptare “Faik Konica”
Talat Pllana Kryetar
http://ukalbanians.googlepages.com/home
Besa Albanian Community Group
Enver Buzoku
www.besauk.com
Centre for Albanian Studies
Bejtullah Destani
www.albanianstudies.org
Dituria UK
Ruzhdi Jata,
www.dituria.ik.com
Shoqata Edith Durham
Nalan Maxhuni
www.edithdurham.com
Kosova Islamic Centre
Mehmet Stublla
kosova@kicuk.freeserve.co.uk
MEAF (Midlands Ethnic Albanian Foundation)
Arten Llazari
www.meaf.org.uk
Shoqata “Skënderbeu”
Taulant Omi
www.scanderbeg-foundation.com
P.S Kjo letër u iniciua nga z. Petrit Kuçana, Kryetar i Shoqatës (Edith Durham) dhe z. Dritan
Dema, Kryetar i MEAF (Midlands Ethnic Albanian Foundation) me mbështetjen e plotë dhe
kontributin e të gjitha organizatave të lartpërmendura.