e premte, nëntor 16, 2007

PËRBALLË MINISTRIT TË MBROJTJES SË DANIMARKËS



Nga libri i autorit Fatmir Terziu: KOHË E QASHTËR
(Ne foto: Ministri i Mbrojtjes se Danimarkes, Hans Hakeroop, Fatmir Terziu dhe Lirim Abazi)

Pata rastin të drejtoja edhe televizionin “Dardan” në kohën që forcat ushtarake të Paktit të Atlantikut të Veriut u vendosën në Krastë të Elbasanit. Në përbërjen e tyre ishte aleanca e tre formacioneve mbështetëse të vijës së Tokës dhe asaj shoqëruese ajrore, e përbërë nga forcat Franceze, dyfish në numër dhe ato Daneze, paksa me specialitete të përzgjedhura në këtë kuadër e mission ushtarak në mbështetje të Kosovës. Ashtu sic e përmend edhe Aleko në shkrimin e tij, ato komandoheshin nga Koloneli francez Gros. Por ajo që dua të shtoj është një kujtim fantastik dhe prekës me një ushtarak shqiptaro-danez, Riza Nikqi, që ishte edhe zëdhënës i trupave Daneze… me të cilin u njoha rrastësisht gjatë një interviste pune në mesin e trupave Daneze…
Kamera e kameramanit, Lirim Abazi ishte gati. Mikrofoni në dorën time dridhej dhe gati unë kisha harruar se përse ndodhesha në tendën e Madhe ushtarake të NATO-s. Isha përhumbur. Në derë ia behu Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Hans Hakerup, i qeshur, i gjatë, me pak mjekër dhe tepër komunikues. Kishte veshur një bluzë sportive të zezë Polo dhe një palë pantallona të bardha, këpucë ngjyrë kafe të errët. As vetë nuk e di pse e ‘lexova’ paraqitjen e tij në cast. Një ditë më parë kisha intervistuar Arta Daden, Fatmir Mediun, Teodor Lacon, Lublin Diljen, Spartak Ngjelen në zyrat partiake të Tiranës dhe as që më kishte bërë përshtypje të shihja veshjet e tyre. Nejse, ndoshta nga që ishte Ministër i Trupave Ushtarake të Danimarkës. Më foli Frëngjisht, unë ia ktheva, por me një zë bubulitës. Pastaj e pyeta nëse zotëronte anglishten. Ai buzëqeshi dhe ktheu kokën ende pa folur nga një ushtarak tjetër, me grada. “Tentoi të fliste shqip, “apo, folim shkiptarce” i tha ai ushtarakut!”. Unë nuk u besoja syve. Ushtaraku më zgjati dorën dhe më tha: “Unë jam Riza Nikqi, përndryshe ushtarak me orrigjinë nga Kosova dhe jam në funksion të trupave të Nato-s. Z. Hakerup ka nisur të interesohet për gjuhën shqipe…”. Vonë kur ai u zgjodh Administrator i Kosovës e kuptova pse ai kishte interes për gjuhën shqipe… (Vazhdon).

e premte, nëntor 16, 2007

Aleko Likaj: Lufta dhe paqia e kolonelit Gross me..gazetaret

17 Korrik 99
Koloneli Gros, ishte nje ushtarak, qe nuk kalonte mesataren si trup. Brun ne fytyre, e me sy te vegjel geshtenje. I emeruar si komandant i nje garnizoni ushtarak te NATO-s, i dislokuar ne Kraste te Elbasanit, qe me ardhjen e kesaj trupe ne Shqiperi. Francez si kuader, por drejtonte, edhe trupat daneze.Me nje kariere te shkelqyer, kryesisht ne vendet e Afrikes qendrore, por edhe si nje ushtarak,qe kishte ne dorezim tashme ne Shqiperi,edhe disa dislokime ushtarake, ne zonen juglindore. Asaj kohe , une pata realizuar nje interviste tek "koha Jone", per te cilen kisha marre edhe nje aprovim,nga shefi i grupit te propogandes, nje kapiten simpatik marsejez,dy jave me pare. Sigurisht, me nderhyrjen e nje prej perkthyesve Shqiptare,qe sherbente ne ate repart. Koloneli Gros,me kishte derguar falenderime konfidenciale,me ane te te njejtit perkthyes. Vetem kaq.
Kjo kishte ndodhur,qe ne fillim te ardhjes se trupave,ne ish garnizonin ushtarak te Krastes, rreth 2 kilometer,ne lindje te Elbasanit.Masivi i gjelbert,qe rrethonte dy kodra,te mbeshtetura ne sup te njera tjetres,te krijonte pershtypjen vizive,si te nje "anije te ankoruar", ne mes te lugines se Shkumbinit, ku bregu i djathte i tij, freskohet brenda e ne valet e lumit.Nga ana tjeter , kalon aksi i rruges qe lidh qytetin, me zonen lindore te vendit
Ne pergjithesi , nuk parapelqente te komunikonte,me njerezit e shtypit. Nuk dihet,ne se kishte patur ndonje eksperience te hidhur me koleget e mij neper bote,a ne se ishte kjo,nje pjese e karakterit te tij te heshtur, dhe teper autoritar,si ushtarak.
Gjithesesi, repartin une pata mundesi,ta "vizitoj" vetem nje here,ne ate kohe.Aty erdhi "rrufe", Ministri i Mbrojtjes Daneze, nje bure i ri,qe nuk i kalonte as te 40 tat. Se bashku me gazetarin e RD se Fatmirin,dhe Fatos Salliun e TV KLAN -it,ishim thirrur per nje konference shtypi. Ministri,kishte vizituar kalimthi Tiranen zyrtare ne mengjez,pasi axhenda e tij,synonte trupat daneze ne Elbasan. Isha njoftuar nje dite me pare,nga redaksia ime,si dhe kisha marre,edhe ftesen nga ekipi i propogandes.Nje "incident",ku gazetari i Klanit u "burgos" krejt pa pritur,ne nje çader fushore,per shkak se kamera e tij,fokusonte gjitheçkah,ne kampin ushtarak,pa marre te pakten nje leje,na kujtoi se duhej,qe te ishim teper te kujdesshem,ne kete ambjent te ushtrise huaj.Me sa duket, ky lloj ligji,ruhej e mbrohej me fanatizem.Mbase djegiet e plaçkitjet,ne muajin Mars,i kishin dhene nje fare statukuoje. Sidoqofte,te huajt nuk leshonin,ne kete drejtim.Pastaj,nje deklarate e Ministrit,qe drejtoi rreth dy vjet me vone UNMIK un ne Kosove,ne nje çader te hapur,i vetem para meje e Fatmirit,nuk me kishte mbetur me asgje ne mendje,per kete kamping ushtarak.
Ne 14 korrik te 98 tes,njoftohemi serrish,gjithe reporteret e gazetave ne Elbasan,per te marre,pjese ne ceremonine festive. Ishte dita e shpalljes se Republikes Franceze. Komanda kishte planifikuar nje seri aktivitetesh. Ne kete kohe,kishin marre udhe edhe dy televizione lokal ne qytet, ETV dhe DARDAN.Per te rrespektuar kete ngjarje,kishte ardhur edhe Presidenti Rexhep Mejdani,qe ishte njekohesisht,edhe nje frankofon i thekur,per shkak te studimeve,te kryera ne Paris shume vite me pare.
Zume vend para nje "tribune" te vogel, dhe ndoqem parakalimin e trupave,nen tinguj e marsejezes,dhe ritmeve te tjera ushtarake franceze.Pastaj, disa aktivitete te tjera,fiskulturoro-sportive. Pas kesaj,tre ushtarake,na mblodhen, dhe na thane me politese" Merci". Nderkohe,qe ne i kishim mbushur blloqet tona me shenime,dhe ishin pergatitur,edhe kronikat per televizionet ne Tirane e ne Elbasan.Na shoqeruan deri tek dera.Mbyllen porten pas nesh. Sigurisht,qe u ndjeme te fyer,qe te gjithe. Ishte nje sjellje,qe nuk mund,qe te kaperdihej. Veprimtarite vazhdonin deri ne mesnate,me nje koncert artistik,ku kishte ardhur i ftuar,nje prej kengetareve me ne ze te Parisit,emrin e te cilin ne nuk e mesuam dot. Mbase ishte lene edhe si nje suprize e kendeshme per ate feste. Gjithmone Francezeve,u pelqejne te papriturat. Njekohesisht,edhe suprizat.Do te kishte,edhe nje darke per te ftuarit.
Ne ate kohe,ne kishim formuar,edhe shoqaten e gazetareve te Shqiperise se Mesme,Kjo,ne rang prefekturash,ku perfshiheshin,edhe ata te Peqinit,Gramshit,Librazhdit, Pogradecit dhe te Korçes. Kryetar vume Besim Dybelin, kolegun tim,te "Koha Jone"
Hartuam nje lloj "peticioni" drejtuar sektorit te propogandes se repartit te Krastes, ku theksonim se "nuk ishte ne nderin e qytetarise dhe edukates" se tyre trajtimi qe na u be ate pasdite.... E firmosem. Ishin gati 17 firma nga te gjitha gazetat qe dilnin ne Tirane si dhe gazetare te televizioneve ku perfshiheshin edhe dy lokalet e Elbasanit.E futem ne edicionin e lajmeve te mbremjes qe ate nate e nje kopje te saj i a nisem komandes. Posaçerisht , kolonelit Gros. kjo e fundit me nderhyrjen tim.
Pas kesaj u ndjeme disi te lehtesuar.Na u duk sikur e kishim vene ne nje fare menyre "nderin tone ne vend"
Tre dite me vone dy ushtarake me perkthyesin Shqiptar ne mes u shfaqen perpara prefektures. Ne, aty mblidheshim ne ate kohe per te pire kafen. Ne katin e trete te godines na kishin dhene edhe nje zyre ku rija une Pellumbi i ATSH se, Fatos Salliu i TV KLAN e Vladimir Mema i TV ARBERIA. Erdhen ne zyren tone. Rame dakort ne parim pas nje diskutimi prej afer dy oresh qe te paraqiteshim afer mesdites per nje takim special me kolonelin Gros.Ai do te na kerkonte te falur per "incidentin" i cili do te analizohej me vone ne mes tyre. Ashtu beme.
Korpusi kryesor i nderteses ne Kraste ku perfshiheshin tre salla te medha ishte pa çati. ne e dinim qe ai ishte perfshire nga flaket ne fillim te Marsit te 97 tes. Atehere kur u hapen depot. brenda salles qendrore ishte instaluar nje çader e madhe ushtarake e cila perbehej nga nje minisalle pune.Koloneli na u duk i perzemert. U kujdes per ne nje per nje deri tek vendi qe zume ne ate konference shtypi. Pastaj me zerin qe i dridhej na kerkoi falje e na kerkoi qe "ta harronim shpejt kete incident". Premtoi qe te ishte me i hapur me ne pas kesaj.Na vuri ne dijeni pastaj per "teatrin e veprimeve " te garnizonit te Krastes qe kishin per synim riparimin e disa shkollave ne zonat Korçe, Kolonje,Kuçove e Gramsh. Por edhe sistemimin e rrugeve rurale. ne fund na ftoi qe te vizitonim edhe disa objekte. Kjo ishte edhe surpriza qe nuk e kishim parashikuar. Jashte na priste nje helikopter transporti. Pasi na percolli te fund te salles na kujtoi se duhej qe te ishim mysafire ne nje darke qe do te shtrohej kater dite me vone per nderin tone e te shtypit shqiptar ne pergjithesi.
Nje ushtarak me nje liste ne dore , na shoqeroi deri ne shesh qendrimin e helikopterit trnsportues.Ai na tha edhe intinerarin qe do te perfshinte ky fluturim si dhe disa rregulla te pergjitheshme qe duhej te kishim parasysh ne kete udhetim. Perpara se te ngjiteshim ne bord na nxoren nje liste qe duhej ta firmosnim
- Eshte e aprovuar nga Ministria e Mbrojtjes Franceze ne Paris - na thane.
Fatmir Terziu nuk figuronte
- Na vjen keq, po jeten tende nuk mund qe ta sigurojme -thane perseri ata. Aq u desh e nisi mes nesh nje shaka e gallate qe hajde ta pushoje- Ju nuk keni qene i shenuar ne kete liste -tudete fleten perpara nesh ushtaraku francez.
Doemos. Fatmiri i RD se reagoi duke i "akuzuar" ushtaraket per njeanshmeri " Une jam gazetar i opozites"...
E verteta ishte se ne liste figuronin ata gazetare qe hartuan protesten ndaj komandes e komandantit Gros.Tre nete me pare Fatmiri abstenoi duke na thene se ishte thjeshte "nje marri ajo qe po benim".
Ndersa lame te pikelluar kolegun tone Terziu, morrem fluturim e dolem mbi hidrocentralin e braktisur te Banjes. Pastaj ne shtratin e Devollit lume qe gjarperon per te zbritur ne fushen e Beratit e per tu bashkuar atje me Osumin. Lame ne te majte qytetin e Gramshit per t'u ulur prane Kodovjatit, 15 kilometra ne veri perendim te qytetit.
Zbritem ne zallishte e nje skauder ushtaresh na priti me pije freskuese. Ndertonin nje shkolle fillore ne periferi te komunes. me tre xhipsa shkuam ne qender. Rindertimi i shkolles se mesme kishte perfshire mbi 40 specialiste xhenjere. Vizituam ambjentet e reja e na premtuan pastaj se do te na risillnin perseri per inagurim
Operatoret kishin pune. Emini, Fatosi, Ladi,e Ardjan Qosja me Shpetimin, fiksonin gjitheçkah. Ata te ETV se kishin merre persiper per te realizuar nje film dekumentar. Kthimi ishte me i shpejte. Permes kodrave u shfaqem mbi malesite e Shpatit. pejsazhi i bukur leviste ne hapsiren e deres se madhe qe qendronte hapur. Ne te lidhur me rripa sigurimi na dukej se per nje çast mund qe te ndodheshim mbi objektet qe i kalonim me shpejtesi. Pastaj morrem nje kthese ne luginen e shkumbinit e u ulem ne Kraste ne piken e nisjes tre ore me pare.
Kater ore me vone koloneli Gros i veshur shik na priti vete ne hyrje te repartit. Per nderin tone kishte ftuar edhe prefektin si dhe ambasadorin francez te akredituar ne Tirane zotin Patrik Klismon
- Gazetaret, jane miqte e mij te kesaj mbremje - tha e na uroi qe te gjitheve nje per nje .- Desheroj qe te mbetemi te tille per gjate gjithe misionit tone ne kete vend teper te bukur qe nuk do ta harroj kurre. por edhe per njerezit, pavarsisht qe ju po kaloni aktualisht veshtiresi...
Keshtu u ndame ate mesnate. Pas "luftes" u vendos nje paqe e qendrueshme dhe e gjate qe perfundoi me buqeta lulesh vetem nje çast para largimit. natyrisht , me lot nder sy nga te dy palet.
Ishim miq.

Nuk ka komente: