FATMIR TERZIU NGA LIBRI I TIJ “MOT I QASHTËR”
Sapo kishim flakur një ‘Kolerë’ të mallkuar, kur fap një ‘kolerë’ tjetër kishte krisur andej nga Gramshi. Një kolerë që vetëm një e përditshme shqiptare e kishte pikasur… Dhe e gjitha niste e buronte me një shaka, me një ‘dredhi’ për nismëtarët e rrinj të gazetarisë, që mundoheshin të flirtonin nën përvojën e më të moshuarve dhe më të njohurve në këtë profesion në Elbasan. Në godinën e Këshillit të Rrethit të Elbasanit, ku gjendeshin edhe zyrat e Prefekturës, ndodheshin edhe disa zyra të tjera, përpos atyre zyrave modeste të gazetarëve; Zyra e Gazetarëve të Prefekturës, e Telekronistit të RTSH-së, Sulejman Haxhihasani, zyra e gazetës private “Elbasani”, të Tomor Jolldashit, një minizyrë kishte korrespodenti i ATSH-së, Pëllumb Zekthi dhe zyra e gazetës “Fjala e Lirë”. Por, duke përjashtuar gjithë këto zyra e minizyra, si gjithmonë kafja, apo pilafi i mëngjesit na bashkonte të gjithë gazetarëve, ose tek “Kondori’ ose tek “Aurora”, dy lokale që ndodheshin gati-gati në këmbë të godinës së Këshillit të Rrethit. Aty nisnin edhe planet e para të ditës për njërëzit e quajtur të shtypit, derisa hapja e dy televizioneve të para private “Dardan” me pronar Isa Krekën dhe “Egnatia”, pastaj mori emrin “Elbasan TV”, i prishi paksa këto ‘tradicionalizma’ gazetarësh që përvuanin gjetjen e lajmit. Gjetja e lajmit?! Ah sa e vështirë dhe e mundimshme ishte, sidomos kur tentoje të ishe produktiv(!) Një ditë Aleko, një nga më të respektuarit dhe më të besuarit e shtypit në atë kohë e nis të mërkurën me një shaka: “Në tavolinën e madhe tip L-je vendos një letër, gjoja si burim nga Gramshi: Në Gramsh ka plasur Kolera…” Kaq u desh dhe B.S. shpejt e përcjell i pari lajmin… Të nesërmen ishte shakaja dhe hataja. Kolera nuk ekzistonte ….
Pak kohë më vonë një shaka tjetër nisi me një fakt i cili ishte realizuar nga disa djem në Gramsh, pas trazirave të Marsit 1997, kur armët ndodheshin në shesh. Ata kishin lidhur një gomar dhe në trup i kishin vënë një mbrojtëse antiplumb. Pastaj kishin shtirë me kallashnikovë mbi të. Gomari u gjend me këmbë përpjetë dhe në fund të Devollit. Aleko për të bërë shaka shtoi më shumë rreth këtij fakti. Përsëri shakaja mori anembanë dhe ‘hëngri’ edhe një gazetare, kësaj rradhe të ATSH-së, Majlindën...
VazhdonAleko Lika
Shkruan:
Shkruan:
Historia e antiplumbit dhe e gomarit
Fillim Maji 97
-Oh, po ky qenka lajm - i them Lad Memes, koorespodentit te "Dita informacion" te Elbasanit, ndersa kishim mbaruar kafe e mengjezit ne "Bar Artisti"
Tjetri shtrengoi buzet e tundi koken dy here
- C'fare flet? Eshte me zarar. ne se shkruhet e peson kunati im i vogel. Ai eshte ndodhur tek SMT ja e Cerrikut, kur banda e Arianit te Sheges ka qelluar mbi gomarin. Sot nuk ta zgjat me njeri.
Ladi u ngrit nga tavolina si per ti dhene fund bisedes. Kuptova qe ishte i tronditur se tepermi.Mbase nga konstatimi im.
- Kam nje ide. Ulu nje here e degjoje- i thashe dhe e terhoqa per dore. Doja ti tregoja per mendimin qe me lindi ne çast. - sikur ngjarjen ta spostojme ne nje zone a vend tjeter e te mos permendim emra bandash?.KUptohet , qe ky lajm nuk vjen as nga policia, sepse ajo ne fakt as nuk egziston ne kuptimin me te gjere te fjales, ne kete kohe.Pra i referohet nje burimi nga ngjarja, qe gjithesesi eshte i vertete. Keshtu edhe kunati yt, por edhe ne jemi ne rregull me ndergjejgjen profesionale.ne fakt , ne nuk po shpikim gje ketu per ta servirur pastaj ne shtyp.
Kolegu im mu duk ne nje situate e gjendje dyzimi. Pastaj i heshtur u ul ne tavoline ku ne kishim hapur gazetat e dites. Me sa dukej , ideja ime i rriktheu pasionin e tij te fshehte te kuriozitetit qe matej vetem me ate te nje femre. Me degjoi me vemendje deri ne fund. Nuk foli me. Nxori bllokun nga çanta qe mbante gjithe diten varur ne supin e djathte e shenoi tre rradhe .
- Domethene, ne Gramsh?. Vertete qe atje gjendja eshte me kaotike per shkak te hapjes se tre depove te medha te armatimit. Ne kete kohe nuk shkel njeri aty.
Pastaj mbylli bllokun e u ngrit ne heshtje. Dallohej lehte nje ndjenje frike qe e kishte zene. Mbase jo vetem per jeten e kunatit te vet por edhe te tij.Ai jetonte ne Cerrik. Madje kishte lindur aty. Personazhet qe terrorizonin jo vetem qytetin e rrethinat e tij qe nga Sulova e ne Dumre i njihte mire deri ne familje.
-Sidoqofte,une po e shkruaj nje here dhe pastaj lexoje edhe ti perpara se ta dergoj ne redaksi- i dhashe une nje lloj garancie per kete"kompromis" qe gjithesesi ishte midis nesh te dy.Kerkoja qe ta qetesoja mikun tim me çdo kusht pas atij lajmi qe me dha krejt pa pritur e rastesisht perpara filxhanit te kafese.
Ndersa Ladi kaperceu deren e barit duke anuar paksa nga ana e çantes qe i varej deri poshte mezit, vendosa qe te ndroj tavoline. Megjithase ambjenti ishte i boshatisur, mblodha shpejt qe te gjitha gazetat e dites qe ishin hapur mbi suprinen e kuqe. I merrnim çdo mengjez tek libraria prane teatrit "Skampa".Zani, nje bure i shkurter qe kishte kaluar gjithe rinine e tij si puntor metalurgjie ishte i pari qe nisi bisnesin e librashitesit ne qytetin tone. Siguroi shpejt nje kioske ne qeder e u be shpejt miku yne. Por ai priste. Ne e kishim nje lloj mareveshje me te. i linim gazeten qe niste redaksia per ne.
Shkrimin e shkruajta me nje fryme. Dy te rrinj kishin grabitur ne repart jeleke antiplumb. Qe ti provonin, ndalojne nje fshatar tek zbriste ne qytet. I veshin dy jeleke te tille gomarit te tij dhe zune ta qellonin. Gomari i ktheu patkojte nga dielli.
Fshatari i lebetitur therriste e çirrej duke kerkuar demshperblim
- C'fare lekesh, more?- i a priti njeri nga te rrinjte. - nuk thua, shyqyr qe e beme me te eksperimentin?. E hengri gomari e jo njeriu.!
Pak a shume ky ishte ne thelb shkrimi qe kishte ne qender ngjarjen e nje pasdite me pare atje ne periferi te Cerrikut.Pastaj sipas mareveshjes me Ladin e vendosa ngjarjen pikerisht tek vendi i quajtur "Ura e Trashovices" ne te hyre te qytetit te Gramshit. ne shkrim gomarin e "ngarkova" me djathe e gjize e disa fasule. Pra , thjeshte per tregeti, ndersa ne realitet mbi te udhetonte i zoti i tij ne mungese levizje te automjeteve ne ato dite.Pastaj , qe te mos rrezikohej as kunati i kolegit tim, bera ndryshimin qe ne realitet ishte thelbesor per te "shpetuar" banden e Arianit te Sheges qe ishte nga komuniteti me ngjyre i periferise te nje qyteti te vogel si Cerriku e konvertova ne dy djem aspak bandite por te çartur e te ngazellyer sepse u kishte rene ne dore nje arsenal ushtarak qe ne nje fare menyre deri ne ate kohe kishte qene per moshen e tyre, tabu.Pra "molle e ndaluar" dhe e pare vetem nder filma
Tre ore me vone, Ladi e lexoi. Heshti perseri. Kete here nuk mblodhi buzet
- Ke futur brenda edhe pak letersi. Pasion shkrimtari or byrazer...
X X X
Pak kohe me vone " shijova" dy momente.Ndersa me te parin u "qetesova" profesionalisht ne ndergjegje, me te dytin u hidherova.
Pas dy javesh une munda qe te hyja ne qyteitn e "blinduar" te Gramshit. Ndonese flitej , qe banda nga zona perreth por edhe fshatare dilnin e vendosnin prita pergjate rruges se gjarperonte ne nje masiv malesh e kodrinash te rrumbullakta te cilat fillonin qe nga Llixhat e Elbasanit, vetem 6 kilometer larg qytetit.Kete na e tregonin ata te pakte shofere gramshiote qe udhetonin me furgona taksi e parkoheshin tek "shelgjet" afer bashkise se Elbasanit. Ata ishin bere per ne gazetaret edhe sjellesit me te besuar te lajmeve nga ai qytet qe per hir te realitetit dua te pohij se ne ate periudhe mbeshtillej me nje lloj misteri te frikshem. Atje ishin hapur ne fillim te Marsit tre nga depot me te medhate armatimit qe dispononte ushtria jone ne ate kohe.
Shifrat tregonin se ne duart e popullates ishin mbi 150 mije kallashe te markave te prodhimit rus, kineze e shqiptare. Pushke gjysem automatike e miliona municione, mina, granada e bomba te cilat moren vetem ne kete qytet, 18 jete femijesh poshte adoleshences. Ndersa mbeten te plagosur mbi 64 te tjere te moshave te ndryshme. kryesisht me gjymtime serioze.Me kete arsenal ushtarak qe nuk eshte per tu patur zili ndonjehere ishte vertete nje aventure qe te qarkulloje ne ate treve. Kete e bente edhe me te veshtire profesioni yne i gazetarit.
Sidoqofte,une arrita te futem ne Gramsh pas afro nje muaji qe nga shperthimi i fshehur gjate udhetimit ne makinen e nje bisnesmeni te njohur gramshiot qe ishte miku im i vjeter dhe teper i sigurte per jeten time. Nuk leviza shume ne sheshin e vetem ne mes te qytetit. Ne shoqerine e nje shokut tim te vjeter ish gazetar i ATSH se ne periudhen e monizmit e qe punonte tani si mesues fillore, tentova qe te futem ne nje ndertese prane spitalit te rrethit qe sherbente tashme si komisariat policie. I vjetri ne qender te sheshit perballe ish turizmit te qytetit ishte djegur e shkaterruar nga protestat qe nisen ne fillim te vitit. polic ganiu, nje gjatovine esmer me shoqeroi ne shkallet qe te ngjisnin ne katin e dyte te asaj ndertese.
Ne koridor, siper me doli vete shefi i policeve, nje ushtarak gramshiot qe njiheshim shume vite me pare
- C'me bere o Leko me ate shkrimin e jelekeve.Nuk me vesh me asnje polic antiplumbin.Pastaj kjo ngjarje ka ndodhur rreth dy muaj me pare. Prane Graboves, ne rrugen qe te çon per ne Korçe. Ishte vjedhur depoja qe ne fillim te shkurtit. Publikimi ne gazete na beri pune. Hall qe nuk kam police tani. Kane ikur. Nuk vijne me ne kete kohe.. Behet rend ne kete situate?E ku ? ne Gramsh.
Kuptova qe ne nje fare menyre i kisha lenduar ata njerez te mire e te thjeshte qe kerkonin te rrikthenin shtetin e thermuar te atij viti te mbrapshte te shqiptareve. Nga ana tjeter me erdhi mire. Ndjeva nje lloj lehtesimi nga pesha e ndrydhjes qe me kishte zene qe nga dita qe e vendosa ate ngjarjen e gomarit fatzi ne Gramsh.Ketej e tutje do ti shihja rejt e ne sy koleget e mij te redaksise atje ne Tirane. Une nuk kisha botuar nje shkrim te pavertete per kete rreth gati te izoluar buze devollit ne rrjedhen e mesme te tij e ne prehrin e nje masivi i vendosur ne mes te dy lumenjve te hartes se Shqiperise.
X X X
Ndodhia tjeter qe ka te beje me proven e jelekut antiplumb ze fill po ato dite. Im vella Petriti, mesues fiskulture ne nje gjimnaz te qytetit se bashku me shkrimtarin Bahri Myftari e kunati i tij qe jetonte ne Gjermani prej vitesh, vendosen ato dite qe te hidheshin drejt e ne Belesh. Ne zemer te Dumrese.. Fjala ishte per tu drekosur tek nje mik i kunatit te tij qe ishte edhe ai emigrant ne Gjermani me Agimi Canin.
Ndonese koha nuk ishte per te tilla "argetime" e takime mallengjyese ata te tre e ndermoren ate aventure. Me nje benz-mercedes bene balle ne te hyre te Cerrikut. Ne Malasej, lagja e pare e qytetit e banuar kryesisht nga disa familje çame e nje pjese e komunitetit me ngjyre ishte ngritur nje postabllok qe kur berisha kishte thene ne pallatin e sportit te Elbasanit se do te shkonte ne Cerrik. Qyteti anti berishe ishte vene nene komanden e njerezve problematik. Asnje nuk mund qe te hynte ne kete qytet-shtet pa asnje lloj garancie. Petriti , vellai im ishte nje lloj "pasaporte" per Bahriun e kunatin e tij Agimin pasi ai jo vetem kishte banuar prej afro 25 vitesh aty por ne rinine e tij kishte qene edhe futbollist i "Turbines", ekipit te zemres se cerrikasve.Pasi mundeq qe tu a mbushin mendjen kontrolloreve te rruges ne ate postabllok, levizen edhe nje kilometer me poshte. Tek "karburanti" ne qender e perballe lulishtes se vetme te Cerrikut disa djem te armatosur i ndaluan serrish.
-Mire ne - u tha Bahriu - por Petritin , nuk e njihni?. Eshte cerrikas e djal i ketij qyteti. E keni patur edhe futbollist
Nje me i madh ne moshe nga njerezit e armatosur u duk se u kujtua per kete te fundit.
- Vertete, - u tha shokeve pasi i hodhi tim vellai nje veshtrim qe nga koka deri tek kembet- ai eshte.
Petritin e hoqen veçmas. Vete kapua i grupit, nje djale i shkurter, me trup te lidhure me nje portret te zi.
- Me njeh mua?. Jam Arian i Sheges. Ti vertete qe je cerrikas por na ke sjellur ketu dy njerez te Berishes. Kjo , nuk te falet
Vellai im e sqaroi se Bahriu jo vetm qe nuk ishte ne krahun e Berishes por bente pjese si politikan i social demokrates. Ne krahun e kundert , ne opozite si sekretar i saj.
Po ku i mbushej mendja arianit te armatosur deri ne dhembe?
- More, dale, dale nje here. Ti je djali i xha Zeqos?
Petriti pohoi me koke
- Ke nje vella gazetar?He-e-e. Tek "Koha Jone". Nuk gabohem. I thuaj atij qe te kete kujdes se-e-e - tregoi kallashin qe mbante perpara ne gjoks. - nuk ka çi duhen gomaret e Shtermenit. Kaq. Degjove?
Jevgu peshtyu mbi vellane tim. E shtyu sikur te kishte perpara nje viktime qe po i a falte jeten , per hiç gje.
Bahriu, Petriti e kunati i tij u kthyen forcerisht per ne Elbasan. Nuk u lane qe te kalonin ne ate qytet-shtet mbushur me postablloqe
Vertete qe me erdhi keq per kete ndodhi. Kuptova qe "banda e zeze " e Cerrikut e kishte kuptuar "hilene time"
Ishte vertete veshtire...
Kolera ne Gramsh
Gusht 97
Gjithe mengjezin kishim bere shaka me Tomor Jolldashin botuesin e gazetes "Elbasani". Shkak ishte bere botimi ne dy gazeta te perditeshme i njejti shkrim. Fjale per fjale nga dy koorespodente qe ishin çuditerisht dy studente ne Universitetin e Elbasanit.Ne te njejtitn fakultet, ne ate te gjuhe-letersise.Kesisoj, hamendesimet tona ishin vene ne gare se kush mund qe ta kishte shkruar ne fillim dhe se kush prej koorespodenteve studente e kishte derguar "bruto" materialin.I njejti material pra,ishte faksuar per dy gazeta, me te vetmin ndryshim, emri i autorit.
Historia me ta ishte e veçante. Natyrisht qe shume gazeta edhe pse te perditeshme nuk mund qe te mbajne me rroge edhe gazetaret e çdo rrethi a prefekture. Shumica prej tyre paguhej me honorar. Studente qe pas mesimit rrendnin qe te kapnin ndonje lajm. Ne rastin me te mire shkepusnin ndonje fakt qe kishin gjetur te tjeret kryesisht nga ngjarjet e kronikes se zeze, ne te kundert u hipnin kembeve e "trokisnin" ne dyert e policise. Dhe kur dilnin "duarbosh" vrapin e ndalnin ne dyert e prefektures ose te bashkia e qytetit per ndonje lajm qofte edhe social e ekonomik
Tomori me ankohej se ne shumicen e rasteve kur u linte çelesat e zyres "sa per te punuar" hapnin sirtaret e marrin atje çfare u duhet nga ato qe mblidhte ai per gazeten e tij javore. Nje jave me pare ishte zemeruar dhe grindur me njerin prej tyre.
-Plagjature e vertete. Une u hap deren qe te me ndihmojne , ata me ç'vasin gjithe faktet e lenden. Kesaj çi thone?- fliste me mllef kolegu. Dukej qe nuk i kishte dale inati.
U kthyem ne zyren e tij,nje dhome e vogel si nje kthine ne nje prej koridoreve te katit te pare te nderteses qe kishte sherbyer per me shume se 30 vjet si Keshill Rrethi. Ngjitur me te ishte edhe "Dhoma e Tregetise" Mua me lindi ideja qe ti "punonin nje reng". Mbase mesojne pas ketij pesimi, gjykuam ne atehere.Ideja me lindi ne çast. U ula dhe e shkrova me nje fryme, Ndersa Tomorri u ngjit nje kat me siper per ti mare nje prononcim drejtorit te policise ndertimore te prefektures ne lidhje me nje aksion qe pritej te behej ato dite ne qytet.Kur isha ende ne paragrafin e fundit , nje nga punonjesit e "Dhomes se Tregetise" se rrethit me ftoi per nje gote raki. Ishte Berti,sekretari,nje komshi i vellait tim e nuk mund qe ta refuzoja. Aq me teper kur me njoftoi se "ishte bere serrish me djale"
Nga tavolina ku kaloja gllenke pas gllenke raki rushi Skrapari te zier dy here per mik e qe bufetieria e ruante veçse per miq, kontrolloja edhe zyren e mikut tim. Deren e kisha lene qellimisht te hapur. Letren gjithashtu mbi tavoline ne nje menyre te shkujdesur. Edhe nje pusulle te vogel ku "lajmeroja" Tomin se "sapo isha kthyer nga Gramshi". Kjo e fundit do te ishte nje lloj "garanti" per lajmin e sajuar ne suprinene kuqe te tryezes.I kisha dhene kesisoj nje shkalle me te larte besimi. Vertete ate dite nuk isha takuar me koleget e mij e shume prej tyre kjo lloj "mungese do ti dukej vertete si nje sherbim ne qytetin buze lumit Devoll.
Por biseda e "embel" ku ne shoqerine tone erdhen edhe dy punonjes te tjere te prefektures me terhoqi krejtesisht vemendjen.Pas afer dy oresh te mira u rriktheva ne dhome.Mora letren "kurth" dhe e grisa menjehere, gjithashtu edhe pusullen.
Ne mbremje ne bulevard ndersa me nje te afermin tim kishim vendosur qe te shkonim per vizite tek nje kushuri i larget i yni, me del perpara koorespodenti i ATSH se Pellumb Zekthi. Ai sapo ishte kthyer nga Tirana. Kishin patur nje mbledhje pune gjithe diten atje
- Jam me Bled Staroven tek "Bar Artisti". Kishte plasur kolera ne Gramsh?
Qesha me gjithe zemer.
- Mos eshte loje?- dyshoi Pellumbi
Une vazhdoja te qeshja.
- Shume mire u a bere. I kemi bere lajmet kooperative. Nuk durohen...me.Pse nuk thua ti qe paskam sonte goxha kohe per te bere pergenjeshtrimin. Do ta qaj.Lajmin neser duhet qe ta kene kater a pese gazeta te perditeshme. Hajde gallate...
Mengjezi i se nesermes me zuri ne Tirane. Me priste Fatmir Mneri, kryeredaktori i "Sport Ekspres it" pasi ne ate kohe shkruaja edhe lajmet sportive te Elbasanit per kete gazete qe eshte e te njejtes kompani, "Koha Jone". Te dy redaksite ishin ne nje godine perballe "Petro Ninit"
Ishte koha kur i gjithe stafi i kompanise pinte kafen e mengjezit ne nje bar aty afer.Nje kend i gjelbert me tavolina per klientet i imrovizuar mbi nje platforme perpara lokalit, ngrihej mbi trotuarin ku leviznin kalimtaret e rastit.Qe larg dallova Mentor Kikine e pastaj Alfred Pezen. Njeri shef i kronikes dhe tjetri kryeredaktori i "Koha Jone". Me tej ne nje tavoline tjeter grupi i gazetareve te radios me Adi Krasten e Artur Zonjen, Alban Dudushi... qe me sa dukej benin mbledhjen e redaksise ne ...natyre, nen qiell te hapur.
Me kerkoi Mentori duke me bere shenje qe te kthehesha ne tavolinen e tyre.I thashe qe me priste Fatmiri. Fredi heshtete. Me pershendeti me nje te levizur te dores e vazhdoi qe te lexonte gazetat e dites qe ishin hapur aty mbi tavoline.
- Nuk do te te vonojme. Hajde se kemi nje problem.
Ai ishte ngritur ne kembe per te treguar se kembngulte ne ato qe thonte.
-C'kemi andej nga Elbasani - nuk i u durua mikut tim te vjeter ndersa po levizja karriken per te zene vend perballe Pezes. Kishim shkembyer edhe pershendetjet.
- Asgje- thashe e vura buzen ne gaz. ne tavoline pashe titujt qe ishin hapur ne faqet e para te shtypit te dites. "Kolera ne Gramsh" mbi nje fotografi te qendres se qytetit qe zinte hapsiren ne te dy cepet e gazetes tek "Gazeta Shqiptare", "Qeveria e Pajtimit kombetar sjell Koleren ne Gramsh", ne nje gazete tjeter qe bente te "pavarurin". Pastaj titujt tek "Bulevard", Dita informacion", "Republika", Albania" "RD"...
- Po andej nga Gramshi?- uli zerin Mentori
-Normalitet - thashe perseri e qesha duke mos i a ndare syte titujve te tjere te shtypit mbi tavoline
- Po shih se ç'shkruajne sot gazetat.- Fredi dyshoi
Pas dhjete minutash ne tryeze plasi gallata. Erdhen dhe gazetare te tjere. Njeri prej syresh qeshte me ze te larte e lot duke perplasur kembet fort ne dysheme. Te tjeret pyesnin per detaje e hamendesonin ne humor.Historia mori dhene ..."Kolera ne Gramsh" pas gazetave "pushtoi" edhe ekranin e vogel, te vetmit televizion te asaj kohe RTVSH se.
Ne emisionin e lajmeve te mbremjes sipas deklarates se zedhendesit te Ministrise se Shendetesise ishte ngritur menjehere nje ekip i kesaj ministrie i cili kishte shkuar ne spitalin e qytetit te Gramshit"...eshte e vertete qe tre pjestare te familjes Muça nga fshati Shushice jane shtruar ne kete spital e kane patur e vazhdojne qe te kene probleme por ekipi i mjekeve vendas ne spitalin infektiv dhe ai i ardhur nga Tirana nuk kane konstatuar kolere. Ata vuajne nga probleme virozash te stines. Sidoqofte ata jane vene menjehere nen kontroll e kujdesin e vzhdueshem te mjekeve...
"Hajde ç'vete" thashe me vete, " pas gazetave e paska rradhen edhe RTVSH ja. Kjo e fundit e çon me tej genjeshtren. Madje merr persiper qe ne emer te nje zedhendesi te bej faktike qenien ne spital te nje familje fantazem. Nuk e besova qe vertete nje ekip i ministrise te kishte shkuar ne Gramsh sepse do te mund te zbulohej menjehere "lajmi kurth"
Realisht shkrimi im vuante nga pasaktesia.Ne ate kohe une vertete nuk i njihja mire siptomat e koleres pasi e kisha shpikur "pas nje dreke te shenuar familjare". Fakti i dyte qe mund ta pergenjeshtronte kete lajm ishte fshati Shushice qe gjendet vertete ne kufi te dy rretheve por qe eshte i Elbasanit.Per te shkuar qe andej drejt e ne Gramsh nuk funksionon asnje rruge veçse me hajvane pasi rruga egzistuese eshte permbytur nga liqeni i hidrocentralit te Banjes.Shushicaret komunikonin me qendren e komunes ne Gostime.Mjafton qofte edhe njetelefon per spitalin e atij qyteti e nuk do te rezultonte asnje familje me mbiemrin Muça...
Sidoqofte, kolera kishte kapur "gafil" nje pjese te mire te shtypit por edhe nje ministri qe pretendonte ne ate periudhe se ishte ne "roje te shendetit".Koleget e "Koha Jone" e kishin kthyer ne barcalete.Numri i ri i revistes "Klan" me sa duket nxoren nje "kuj te vjeter" kur vendosen nen titullin "Koha Jone" mashtron Gazeten Shqiptare" historine komike qe zgjati tre dite ne mamedian e asaj kohe.
Pas Koleres sikur u ndjeme me mire nga vjedhja e lajmeve ne nje komunitet si ai i yni.
Nuk ka komente:
Posto një koment