Nga Hektor Ciftja
Po me shume sesa pikëpamjet politike te Pipes, objekt i kësaj kumtese do te jete koncepti i Pipes për marrëdhëniet e letërsisë me politiken dhe zbatimi i këtyre koncepteve ne kritiken praktike te tij ndaj letërsisë shqiptare.
Vepra e Arshi Pipes e ka pasur te vështire te hyje ne nje komunikim te gjere me lexuesin shqipfolës brenda kufijve. Kjo ka ndodhur për shume arsye, por nder me kryesoret duhet përmendur paragjykimi për pikëpamjet politike te Pipes. Këtu shtrohet pyetja: A ka bërë Pipa politike ne studimet e veta e veta dhe çfarë lloj politike? . Patjetër qe ka bere, por nuk ka qene politika e nje aktivisti mesatar, e nje njeriu te cilin pasioni i erret apo ndjenja e hakmarrjes e ka dominuar me shume sesa arsyeja. Po te gjykohet vëllimi i veprës se tij te botuar mbas burgut, poezitë, studimet referencat e kështu me radhe kupton se koha dhe mendimet e tij kane qene te angazhuara me gjera shume me te mëdha sesa hakmarrja individuale: ka qene pasioni për studimin, për kulturën, për artin e madh, për estetiken, për italinistiken ai qe ka dominuar mbi pasionet e natyrshme te nje ish te burgosuri. Qofte dhe e marre me vete, kjo cilësi meriton te çmohet. Me fjale te tjera, Pipa ka bere politike pa qene politikan, por nje studiues i politikes, i cili me kalimin e moshës fillon e behet me analitik dhe përgjithësues, fillon dhe i integron dijenitë dhe përvojën e vet studimore ne përgjithësime edhe filozofike. Fryt i kësaj kane qene veprat e tij te mëdha “trilogjia albanica” dhe “Contemporary albanian literature.
Jeta e tij studimore ka ecur me nje hap me zhvillimet bashkëkohore te epokës kur ai jetoi. Dhe te ecësh ne nje hap me kohen botërore eshte nje merite e veçante kur behet fjale për nje shqiptar, dhe sidomos për nje shqiptar te dale nga nje periudhe 10 vjeçare burgimi dhe vuajtjesh fizike. Kur ai filloi te merret me “Studies on Kosovo” dhe “Stalinizmi shqiptar” dhe me vone me “trilogia albania”, frymëzimi tij kryesor ishin idetë dhe lëvizjet universitare ne kolegjet amerikane ne vitet ’60-te, lëvizje qe sollën nje konceptim te ri për vlerat e sistemit social dhe moral. këto ai na e thotë me shume sinqeritet ne parathënien e nje prej veprave te tij.
Dhe ishte pikërisht ne këto vite qe ne universitetet dhe kolegjet amerikane mori nj zhvillim dhe njohu nje interes te madh fusha e studimeve akademike e quajtur “studime kulturore”. Ne frymën e tyre e gjeti dhe Pipa mënyrën sesi te kombinonte njohuritë e tij te gjera politike dhe ti shite ato ne marrëdhënie me letërsinë dhe ti zbatonte ne kritiken letrare. Ne fazën e dyte te veprës se tij studimore mund të shihen paralele të qarta midis disiplinës akademike të studimeve kulturore dhe publikimeve të Pipës kryesisht “Trilogia Albanica” dhe “Contemporary Albanian Literature”. Studimet kulturore jane një disipline akademike e cila është shumë e përhapur në një numër të madh dhe divers studiuesish. Ajo kombinon ekonominë politike, sociologjinë, teorinë sociale, teorinë e letërsisë, teoritë e medieve, studimet e filmave, antropologjinë kulturore, filozofinë, studimet e muzeve dhe historinë dhe kritikën e artit për të studiuar fenomenet kulturore në shoqëri të ndryshme. Studiuesit e studimeve kulturore shpesh përqendrohen në atë se si një fenomen i caktuar lidhet me çështjet e ideologjisë, kombësisë, etnicitetit, klasës shoqërore, apo gjinisë.
Fraza “studime kulturore” shpeshherë përdoret edhe në termin “studime rajonale” (Area studies) si një term i përgjithshëm qe i referohet studimit akademik te kulturave te caktuara ne departamentet e universiteteve. Me fjale të tjera studimet kulturore mund të përmblidhen në pesë karakteristika themelore sipas Siaudin Sardar në librin e tij “Introducing cultural studies”.
Studimet kulturore synojnë të egazminojnë një subjekt në termat e praktikave kulturore dhe në marrëdhëniet me pushtetin. Sa i përket marrëdhënieve me praktikat kulturore libri i parë i “Trilogia Albanica” “Albanian Folk Verse” është një rast tipik. Sa i përket marrëdhënieve të subjektit, në rastin tonë të letërsisë, marrëdhëniet me pushtetin janë në fokus të disa paragrafëve, kur flitet për ngritjen kanonit të letërsisë shqipe tek “Albanian literature: Social Perpectives” dhe tek “Contemproary Albanian Literature”.
Studimet kulturore kanë si objektiv të kuptojnë kulturën në të gjitha format e saj komplekse dhe që të analizojnë kontekstin social dhe politik në të cilën kjo kulture e manifeston veten. Kujtojmë këtu konsideratat e Arshi Pipës në paragrafët mbi “barinjtë dhe fshataret ne letërsinë shqipe”
Studimet kulturore janë jo vetëm objekt i studimit, por edhe lokalizim i kritikës dhe aksionit politik. Për shembull, një studiues i frymës së studimeve kulturore, jo vetëm do të studionte një objekt, por edhe do ta lidhte studimin e tij me një politikë progresive të një rrafshi më të gjerë. Në rastin e Pipës kjo është fare e dukshme në angazhimin e tij të shprehur qoftë në studime, qoftë në publicistikë, si kundërshtues i sistemit politik të vendosur në Shqipëri mbas luftës se dytë botërore
Studimet kulturore kanë tendencën të ekspozojnë dhe përziejnë ndarjen e njohurive, të kapërcejnë ndarjen midis formave të heshtura (njohurive kulturore) dhe formave objektive (universale) të njohurisë. Në dy veprat e përmendura te Pipës, kjo është fare e dukshme, ai e ka fare të lehte të kalojë në një monografi nga përshtypjet personale, në të dhënat e marra nga studiuesit
Dhe se fundi, studiuesi i studimeve kulturore ka një angazhim për një vlerësim etik të shoqërisë moderne (gjë që duket qartë sidomos në analizën që i bëhet veprës së Camajt nga Pipa) si edhe një linjë radikale të qëndrimit politik. Në rastin e Arshi Pipës, sidomos vepra e tij “Contemprary Albanian Literature” e ka fare te spikatur linjën radikale politike
Personalisht mendoj se një pjesë e vërejtjeve, mospranimeve apo qortimeve, që i janë bere Arshi Pipës, sidomos ne debatin lidhur me Kadarenë, Migjenin, etj, janë vërejtje dhe kundërshtime që teoricienët i kanë bërë vete disiplinës së studimeve kulturore. Kështu për shembull kritiku i njohur Harold Bloom i kritikon autorët e kësaj fushe studimi, duke shkuar deri në mohimin e kësaj fushe, me argumentin se fokusimi në studimet kulturore, në një mase të madhe nuk i shërben interesit publik, mbasi ajo që ka rendësi të diskutojmë në rastin e çdo shkrimtari, qoftë ky Kadareja, Migjeni, apo Camaj, është të zbulojmë dhe të studiojmë elementet, apo format që e bëjnë një vepër letrare të jetë e bukur estetikisht. Bloom e pohoi qëndrimin e tij në një konference në vitin 2000, kur me fjalë të tjera thotë se “...bota njeh sot dy armiq ndaj te lexuarit...njeri prej tyre është shkatërrimi i studimit te letërsisë...dhe zëvendësimi i tij nga ajo që sot në të gjithë botën quhet studim kulturor.
Në fakt ne vetëm sa mund të heqim paralele midis veprave studimore të Pipës dhe disiplinës akademike të studimeve kulturore, mbasi nuk mendoj se Pipa i përket tërësisht kësaj shkolle mendimi, ai thjesht përdor elemente, apo metoda të saj. Ai ka po aq shumë gjëra që e ndajnë nga disiplina akademike e studimeve kulturore sa dhe elemente të përbashkëta.
Konkluzioni më i drejtë për të gjykuar se cilës shkollë mendimi, apo praktike letrare i përkiste Pipa mendoj se është shprehur shumë qartë në fjalët e një studiuesi amerikan në Universitetin e Minesotës, të cilin e kemi përmendur edhe në fillim të këtij punimi:
“ Metoda e tij analitike nuk mund të etiketohet, dhe nuk ka nevoje të etiketohet. Ajo lindi nga inteligjenca, arsimimi dhe pasioni tij për poezinë, kritika e tij ishte e ashpër, e thellë dhe mbetet e vlefshme edhe sot e kësaj dite”
Ne përmbyllje do te doja te rimarr edhe nje here idenë se je nga pengesat për receptimin masiv te Pipes ne nga lexuesi shqipfolës brenda kufijve ka qenë edhe paragjykimi për pikëpamjet e tij politike duk cituar nje paragraf nga “Bariu i popullit” qe vlen shume mire edhe për vete Pipën:
“Bota nuk asht edukue ende aq sa ta kuptoje politikensi nje funksion te etikes. Dhe derisa makiavelizmi i pabese do te vijoje me drejtue jeten e shteteve asht e kote, asht e dhimbshme, qi njerezit e paster te perzihen ne politike. Hipokrizia politike ka talle e mashtrue gjithmone idealet ma te nalta njerezore. Ata qi ma teper e kane dashte njerezin, ata jane kryqezue prej saj”
Kumtese e mbajtur ne simpoziumin shkencor me rastin e botimit te veprës se Arshi Pipës.
“ E mertisun, por jo e harrueme, fetyra e Arshi Pipes po merr ne kohen tone, mas sa vjet heshtje te pamertiueme, shkëlqimin e saj te denje. Ngjet me te, afërisht si me ndonji shtatore, kryeveper arti te lashte, qi mbet e ndryme ne nji skaj te erret per vjet a shekuj, e mshehun, gati e panjohun nen pluhin e kohnave qi grumbullohet ne trajtat e saj, tue ja veshe, tue ja mashtrue. Po arti i madh asht i pavdekshëm. E vjen nji dite qi nji dore e dashtun e dlire shtatoren nga pluhni e dheu; e nga errsina ku kish humbun dhe e qet ne drite te djellit. Ç’pamje e mallengjyeshme atehere! Shkëlqen mermeri ma i bukur, ma krenar. Koha nuk e ka prishe: përkundrazi, e ka hijeshue ma teper, i ka shtue fisniki e hir. Pse gjanat qi i qindrojne kohes jane fisnike, te denja per adhurim. E lavdija ma e sigurte asht ajo e vonshmja”.Këto fjale qe unë përmenda mbi prof Arshi Pipën, janë fjalët e nje studiuesi te ri ne te njëzetat, ne vitet ’40-te te shekullit te kaluar, këto jane fjalët me te cilat Arshi Pipa shprehej për Nolin tek “Bariu i Popullit”. Po a nuk vlejnë këto fjale edhe ne ketë dite, por tashme për vete Arshi Pipën? Patjetër qe po. Titulli i kësaj kumtese eshte marre nga titull i paragrafit me te njëjtin emër botuar ne veprën madhore te prof Pipes, “Trilogia albanica”. përmendja e politikes ne nje takim si ky i sotmi me se pari ta çon mendjen tek nje nga ata elemente qe e kane bere Pipën te hase nje rezistence ne receptimin e veprës se tij ne dheun mëmë, dhe këto jane pikërisht pikëpamjet e tij politike, jo majtizmi, mbasi ne thelb ai eshte je personalitet me bindje te majta, sic kemi pasur Nolin dhe te tjerë. Ajo çka krijon nje trazim te veçante ne perceptimin shqisor te disa njerëzve këtu eshte antistalinizmi i tij.
Po me shume sesa pikëpamjet politike te Pipes, objekt i kësaj kumtese do te jete koncepti i Pipes për marrëdhëniet e letërsisë me politiken dhe zbatimi i këtyre koncepteve ne kritiken praktike te tij ndaj letërsisë shqiptare.
Vepra e Arshi Pipes e ka pasur te vështire te hyje ne nje komunikim te gjere me lexuesin shqipfolës brenda kufijve. Kjo ka ndodhur për shume arsye, por nder me kryesoret duhet përmendur paragjykimi për pikëpamjet politike te Pipes. Këtu shtrohet pyetja: A ka bërë Pipa politike ne studimet e veta e veta dhe çfarë lloj politike? . Patjetër qe ka bere, por nuk ka qene politika e nje aktivisti mesatar, e nje njeriu te cilin pasioni i erret apo ndjenja e hakmarrjes e ka dominuar me shume sesa arsyeja. Po te gjykohet vëllimi i veprës se tij te botuar mbas burgut, poezitë, studimet referencat e kështu me radhe kupton se koha dhe mendimet e tij kane qene te angazhuara me gjera shume me te mëdha sesa hakmarrja individuale: ka qene pasioni për studimin, për kulturën, për artin e madh, për estetiken, për italinistiken ai qe ka dominuar mbi pasionet e natyrshme te nje ish te burgosuri. Qofte dhe e marre me vete, kjo cilësi meriton te çmohet. Me fjale te tjera, Pipa ka bere politike pa qene politikan, por nje studiues i politikes, i cili me kalimin e moshës fillon e behet me analitik dhe përgjithësues, fillon dhe i integron dijenitë dhe përvojën e vet studimore ne përgjithësime edhe filozofike. Fryt i kësaj kane qene veprat e tij te mëdha “trilogjia albanica” dhe “Contemporary albanian literature.
Jeta e tij studimore ka ecur me nje hap me zhvillimet bashkëkohore te epokës kur ai jetoi. Dhe te ecësh ne nje hap me kohen botërore eshte nje merite e veçante kur behet fjale për nje shqiptar, dhe sidomos për nje shqiptar te dale nga nje periudhe 10 vjeçare burgimi dhe vuajtjesh fizike. Kur ai filloi te merret me “Studies on Kosovo” dhe “Stalinizmi shqiptar” dhe me vone me “trilogia albania”, frymëzimi tij kryesor ishin idetë dhe lëvizjet universitare ne kolegjet amerikane ne vitet ’60-te, lëvizje qe sollën nje konceptim te ri për vlerat e sistemit social dhe moral. këto ai na e thotë me shume sinqeritet ne parathënien e nje prej veprave te tij.
Dhe ishte pikërisht ne këto vite qe ne universitetet dhe kolegjet amerikane mori nj zhvillim dhe njohu nje interes te madh fusha e studimeve akademike e quajtur “studime kulturore”. Ne frymën e tyre e gjeti dhe Pipa mënyrën sesi te kombinonte njohuritë e tij te gjera politike dhe ti shite ato ne marrëdhënie me letërsinë dhe ti zbatonte ne kritiken letrare. Ne fazën e dyte te veprës se tij studimore mund të shihen paralele të qarta midis disiplinës akademike të studimeve kulturore dhe publikimeve të Pipës kryesisht “Trilogia Albanica” dhe “Contemporary Albanian Literature”. Studimet kulturore jane një disipline akademike e cila është shumë e përhapur në një numër të madh dhe divers studiuesish. Ajo kombinon ekonominë politike, sociologjinë, teorinë sociale, teorinë e letërsisë, teoritë e medieve, studimet e filmave, antropologjinë kulturore, filozofinë, studimet e muzeve dhe historinë dhe kritikën e artit për të studiuar fenomenet kulturore në shoqëri të ndryshme. Studiuesit e studimeve kulturore shpesh përqendrohen në atë se si një fenomen i caktuar lidhet me çështjet e ideologjisë, kombësisë, etnicitetit, klasës shoqërore, apo gjinisë.
Fraza “studime kulturore” shpeshherë përdoret edhe në termin “studime rajonale” (Area studies) si një term i përgjithshëm qe i referohet studimit akademik te kulturave te caktuara ne departamentet e universiteteve. Me fjale të tjera studimet kulturore mund të përmblidhen në pesë karakteristika themelore sipas Siaudin Sardar në librin e tij “Introducing cultural studies”.
Studimet kulturore synojnë të egazminojnë një subjekt në termat e praktikave kulturore dhe në marrëdhëniet me pushtetin. Sa i përket marrëdhënieve me praktikat kulturore libri i parë i “Trilogia Albanica” “Albanian Folk Verse” është një rast tipik. Sa i përket marrëdhënieve të subjektit, në rastin tonë të letërsisë, marrëdhëniet me pushtetin janë në fokus të disa paragrafëve, kur flitet për ngritjen kanonit të letërsisë shqipe tek “Albanian literature: Social Perpectives” dhe tek “Contemproary Albanian Literature”.
Studimet kulturore kanë si objektiv të kuptojnë kulturën në të gjitha format e saj komplekse dhe që të analizojnë kontekstin social dhe politik në të cilën kjo kulture e manifeston veten. Kujtojmë këtu konsideratat e Arshi Pipës në paragrafët mbi “barinjtë dhe fshataret ne letërsinë shqipe”
Studimet kulturore janë jo vetëm objekt i studimit, por edhe lokalizim i kritikës dhe aksionit politik. Për shembull, një studiues i frymës së studimeve kulturore, jo vetëm do të studionte një objekt, por edhe do ta lidhte studimin e tij me një politikë progresive të një rrafshi më të gjerë. Në rastin e Pipës kjo është fare e dukshme në angazhimin e tij të shprehur qoftë në studime, qoftë në publicistikë, si kundërshtues i sistemit politik të vendosur në Shqipëri mbas luftës se dytë botërore
Studimet kulturore kanë tendencën të ekspozojnë dhe përziejnë ndarjen e njohurive, të kapërcejnë ndarjen midis formave të heshtura (njohurive kulturore) dhe formave objektive (universale) të njohurisë. Në dy veprat e përmendura te Pipës, kjo është fare e dukshme, ai e ka fare të lehte të kalojë në një monografi nga përshtypjet personale, në të dhënat e marra nga studiuesit
Dhe se fundi, studiuesi i studimeve kulturore ka një angazhim për një vlerësim etik të shoqërisë moderne (gjë që duket qartë sidomos në analizën që i bëhet veprës së Camajt nga Pipa) si edhe një linjë radikale të qëndrimit politik. Në rastin e Arshi Pipës, sidomos vepra e tij “Contemprary Albanian Literature” e ka fare te spikatur linjën radikale politike
Personalisht mendoj se një pjesë e vërejtjeve, mospranimeve apo qortimeve, që i janë bere Arshi Pipës, sidomos ne debatin lidhur me Kadarenë, Migjenin, etj, janë vërejtje dhe kundërshtime që teoricienët i kanë bërë vete disiplinës së studimeve kulturore. Kështu për shembull kritiku i njohur Harold Bloom i kritikon autorët e kësaj fushe studimi, duke shkuar deri në mohimin e kësaj fushe, me argumentin se fokusimi në studimet kulturore, në një mase të madhe nuk i shërben interesit publik, mbasi ajo që ka rendësi të diskutojmë në rastin e çdo shkrimtari, qoftë ky Kadareja, Migjeni, apo Camaj, është të zbulojmë dhe të studiojmë elementet, apo format që e bëjnë një vepër letrare të jetë e bukur estetikisht. Bloom e pohoi qëndrimin e tij në një konference në vitin 2000, kur me fjalë të tjera thotë se “...bota njeh sot dy armiq ndaj te lexuarit...njeri prej tyre është shkatërrimi i studimit te letërsisë...dhe zëvendësimi i tij nga ajo që sot në të gjithë botën quhet studim kulturor.
Në fakt ne vetëm sa mund të heqim paralele midis veprave studimore të Pipës dhe disiplinës akademike të studimeve kulturore, mbasi nuk mendoj se Pipa i përket tërësisht kësaj shkolle mendimi, ai thjesht përdor elemente, apo metoda të saj. Ai ka po aq shumë gjëra që e ndajnë nga disiplina akademike e studimeve kulturore sa dhe elemente të përbashkëta.
Konkluzioni më i drejtë për të gjykuar se cilës shkollë mendimi, apo praktike letrare i përkiste Pipa mendoj se është shprehur shumë qartë në fjalët e një studiuesi amerikan në Universitetin e Minesotës, të cilin e kemi përmendur edhe në fillim të këtij punimi:
“ Metoda e tij analitike nuk mund të etiketohet, dhe nuk ka nevoje të etiketohet. Ajo lindi nga inteligjenca, arsimimi dhe pasioni tij për poezinë, kritika e tij ishte e ashpër, e thellë dhe mbetet e vlefshme edhe sot e kësaj dite”
Ne përmbyllje do te doja te rimarr edhe nje here idenë se je nga pengesat për receptimin masiv te Pipes ne nga lexuesi shqipfolës brenda kufijve ka qenë edhe paragjykimi për pikëpamjet e tij politike duk cituar nje paragraf nga “Bariu i popullit” qe vlen shume mire edhe për vete Pipën:
“Bota nuk asht edukue ende aq sa ta kuptoje politikensi nje funksion te etikes. Dhe derisa makiavelizmi i pabese do te vijoje me drejtue jeten e shteteve asht e kote, asht e dhimbshme, qi njerezit e paster te perzihen ne politike. Hipokrizia politike ka talle e mashtrue gjithmone idealet ma te nalta njerezore. Ata qi ma teper e kane dashte njerezin, ata jane kryqezue prej saj”
Nuk ka komente:
Posto një koment