e mërkurë, shkurt 18, 2015

ETHEM HAXHIADEMI _ SHKRIMTARI QË SFIDOI VDEKJEN



ETHEM           HAXHIADEMI   _ SHKRIMTARI   QË   SFIDOI   VDEKJEN 

    Shumë   kohë    më  parë  ,   në  vitin  1947 ,   unë  për  një  kohë  të  gjatë  kam  qenë   në  birucat  e  nëndheshme  të   Hetuesisë  të  Elbasanit    .   Në  një  nga  ato  biruca  ishte  edhevv     shkrimtari  atdhetar  Etëhem  Haxhiademi  . Ato  biruca ishin  të  vogla  ,  me një  sipërfaqe  një  metër  katrore  ,  pa  dritë dhe  ajroseshin  vetëm  nga    një  dritare  e    vogël  fare  sa  për  të  kontrolluar  polici  ,  se  cfareë  bente  i  arrestuari   .  Në  ato  biruca  nbanin  vetëm  një  të  arrestuar    ,  që  të  mos  komunikonin  me  njëri  tjetrin  ,  Gjatë  asaj  kohe  shkrimtarin  Etëhem  Haxhiademi  e  torturonin  tmerrësisht  dhe  ai  ato  ditë  jetonte  midis  jetës  dhe  vdejkjes  .
    Një  ditë  qëlloi  që  ne  të  dy  ndodhëm  në  koridorin  e  atyre  birucave  të  nëndheshme  vetëm  ,  pa  policin  e  shërbimit . Etëhem  Haxhiademi  m’u  afrua  me  shumë  vështirësi  e duke  rënkuar  dhe  më   porositi   , që ,  mbasi  të  përmbysej    diktatura ,  unë    të  shkruaja  një  tregjedi  kushtuar  atij  ,  ku  të  përshkruaja  torturat  ,  që  po  pësonte  ai  . ‘’ Shiko  , _ shtoi  ,duke  më  shikuar  ndër  sy ,  _  ‘’  se   unë  po  të    lë  një  amanet  dhe  amanetin  nuk  e  tret  as  dheu  . ‘’
    Unë  duke  e  parë  ,  se  në  c’gjendje  të  llahtarëshme  ishte ai  nga  torturat  ,  ia  pranova  kërkesën  . 
    Por  unë nuk  u  bëra  tragjedian   dhe    nuk  e  shkrova  dot tragjedinë  ,  që  më  porositi  ai  .   Por    ,  për  të  plotsuar  amanetin  ,  po   u  paraqes lexuesve  këtë  monografi  mbi  jetën  ,  krijimtarinë    letrarë  dhe  veprimtarinë  politike  të  tij    .
                                                             0      
    P R O L O G
   
    Etëhem   Haxhiademi   u  lind  në    një  familje  ,  ku  spikat   në  radhë  të  parë             ndjenja  e  atdhedashurisë  . Në  qytetin  e  Elbasanit  kjo  familje  përmendet  për ndershmëri    ,  besë   dhe    bujari  dhe  rreshtohet  ndër  familjet  më  të  përmendura  të  qytetit                                                                                                                             
     Babai  i  tij  quhej  Emin  ,  Emin Haxhiadem  Shijaku  
      Nga  ky  mbiemër  Shijaku , që  del  në  disa  raste  , mendoj    që  ,  familja  Haxhiademi   ,  shumë kohë   më  parË   ,  mund  të  jetë     shpërngulur    nga  Shijaku  e  është  vendosur  në  qytetin  e  Elbasanit  , sepse  në  vendin  tonë  shumë  persona  si  mbiemër  kanë  pasë  përdorur  emrin  e  fshatit  ose  të  qytetit  nga janë  shpërngulur  .
     Sidoqoftë  ,       babai  i  Etëhem  Haxhiademit    vërtetohet  ,  se   ishte  një  njeri  i  përmendur  në  jetën  politike  dhe  arësimore  të  qytetit   të  Elbasanit  . Për  veprimtarinë  atdhetare  të   babait  të  tij   Etëhem  Haxhiademi  ka shkruar  se , ai  ‘’ njlhet  në  Elbasan  si  bashkëpunëtor  i  ngushtë  i  Kristoforidhit  dhe  i  dyti   atdhetar    mbas  atij  në  vjetërsi  në  këtë   qytet . ‘’Ai ,_  ka  shkruar  i  biri  ,  _  bën  pjesë  si  i  sgjedhur   nga  7000  pjesëmarrësit  e  metingut  ,  që  u  zhvillua   në  vitin  1810  në  Elbasan  nga  banorët  e  atij  qyteti  dhe    të      fshatrave  për  rreth  për  të  kundërshtuar  vendimin  e  Xhonturqëve  për  shkrimin  e  gjuhës  shqipe  me   shkronja  arabe  .   Në   Elbasan  është  njohur  si  mik  i  ngushtë  i  Kristoforidhit  dhe  ,  kur  u  hap  shkolla  e  parë  shqipe  në  Elbasan  në  vitin 1908  ,  dallohet  si  një  nga  veprimtarët  kryesorë  të  saj    dhe për  këtë  akt  patriotik    ka  patur  letërkëmbim    me  Faik  Konicën   ,  Në  vitin  1918   është  propozuar  nga  atdhetari  Ali  Agjahu  ,  që  të  bënte  pjesë  në  komisionin  e  qytetarëve  elbasanas  për  shpenzimet  e  testamentit  të  tij  për  nevojat e  arësimit  në  qytetitn  e  Elbasanit   . ‘’
     Gjithashtu  duhet  të  përmendim ,   se  ky   atdhetar    kishte  në  shtëpi  edhe  një  bibliotekë  me  ‘’ të  gjitha  librat  ,  revistat  dhe  gazetat  shqipe  ,  që  ishin botue  në  atë  kohë  të  rregullueme  në  një  odë  të  posacme ‘’ .
     Së    fundit  Emin  Haxhiademin  në  vitin  1908  e  shohim  kryetar  të  Bashkisë  së  Elbasanit  . Kjo  detyrë  në    atë  kohe  u  besohej  njerëzve  me  kredibilitet  .
    Ky  është  babai  i  Etëhem  Haxhiademit  ,  një    atdhetar  ,  që  mendoi  dhe    
punoi  për  Shqipërinë  .      
                                                                  0
A R Ë S I M I M I
                                                             
    Etëhem  Haxhiademi   u    lind   në   qytetin  e  Elbasanit      më  8  mars   të  vitit  1902  .  Fëmijërinë  dhe   një  pjesë  të  rinisë  deri  në  vitin  1919  e  kaloi  në  vendlindjen  e  tij   .
         Në  këtë  kohë   mbaron  filloren  dhe  qytetësen   ,  por  njëkohësisht ,  si  është  shprehur  në   një  letër    dërguar  poetit  Lasgush  Pogradecit   të  kërkuar  prej  tij   në  vitin  1938  për  të  bërë  një  antologji  me  shkrimtarët  më  të  përmendur  të  kohës  ,  mëson  nga  i ati  të  shktuarit  e  gjuhës  shqipe  me  shkronja  latine ,
     ’’Prej  t’im  eti  kam  mësue  mbëshehtazi  gjuhën  shqipe  përpara  shpalljes  së  Hyrrietit ‘’ dhe    më   vonë  e  shohim   se  , ‘’ kur  u  hap   e  para  shkollë  shqipe  n’Elbasan  mbë  1908,  kam  qenë  i  pari  nxënës    që  u  shkrue  n’atë  shkollë.’’  Në  shkollë ,  ka deklaruar  ,  ‘’vinja  mjaft  mirë  .  Të  gjitha  lëndët  e  mësimeve  i  ndiqja  me  interes  .  Qysh  prej  së  vogli  e  deri  sa  lashë  Atdheun  e  ika  jasht  për  me  studju  vit  për  vit  dilnja  i  pari  i  klasës  ‘’     
     Në  moshën  njëmbëdhjetë  vjecare  nis  udhëtimet  nëpër  Evropë  për  arësimimin  e  tij  . 
    Kështu  në vitin  1919  i  hypën  vaporrit  ,  kalon  Adriatikun  dhe  vendoset  në  Itali  ,  në  qytetin  Lece  ,  për   studjimet  e  gjymnazit  ,
    Në  Lece  të  Italisë    banon  në  një   konvikt ,  ku  ishin  edhe  60  studentë  të  tjerë  shqiptarë  .   Duhet  të  përmendim  se  nga  gjashtëdhjetë    studentët  shqiptarë  ,  që  banonin  atë  vit   në  atë  konvikt  tok   me  ate   ,  vetëm   Etëhem  Haxhiademi    e  kaloi  klasën     .   Të  gjithë  të  tjerët  mbetën  për  në  vjeshtë  me  nga  një   ose  dy  lëndë  .  Kjo  tregon  sgjuarësinë  e   vullnetin  e   këtij  djaloshi   për     vazhdimin  e  studjimeve  .
     Për  studjimet  e  mëpastajshëme    po  shënojmë  cfarë  i  ka   shkruar   Etëhem  Haxhuademi  Lasgush  Pogradecit  në  letrën  e  cituar  ;  ‘’  Klasat  e  fundit  të  gjymnazit  i  ndoqa  në  Austri  . Në   Tirol  bana  edhe  maturën  . Më  1924  ndodhesha  në   Berlin  dhe  ndiqja   mësimet universitare  n’atë  qytet . ….Në  vitin  1926    erdha  të  vazhdoj  mësimet  në  Vjenë   mbasi  në  Berlin  ….u  shtrejtue  jeta  ,  sidomos   për  mue   qi  nuk  kishja  subvencion   nga  shteti  dhe  më  mbante  shtëpija  . ...Në  fund  të  vtit 1927  u  ktheva   në  Shqipni  dhe  më  1928  u  emënova  nënprefekt  në  Lushje  . ‘’    
     Gjatë  kësaj  kohe  që  qëndroi  jasht  për  studjime    tregon  ,  se   përvetësoi  njohuri  të  plota  mbi  literaturën  greke  e  latine  ,  sepse  ,  si  shprehet       në letrën  e  cituar ,  ‘’Autorët  grekë  nuk  u    kënduan  prej  meje  sa  për  të kalue  klasën , si  c’e  bëjnë  shumica  e  studentëve  , por  me  një  etje  të  madhe . ‘’  Gjithashtu  gjatë  kësaj  kohe njohu  mirë   edhe  kulturën    gjermane  ,  franceze  dhe    italiane  .
    Në  fund  të  vitit  1927    Etëhem  Haxhiademi   kthehet  në  Atdhe     me  diplomën e  universitetit  për  shkenca  politike _juridike    në  xhep  ,  përkthyes  dhe  shkrimtar  ,një   intelektual   i   formuar  ,  që  zotëronte  shumë  mirë  gjuhët  italisht  ,  gjermanisht  ,  frengjisht  ,  greqishten  e  vjetër  ,  latinisht  e  turëqisht  dhe  me  dijeni  të  plota   kulturore  të  vendeve  ku  studjoi    .
                                                                     0
SH K R I M T A R I

Si  jemi  shprehur  më  lart  ,  Etëhem  Haxhiademi  është  themeluesi  i  tragjedisë  shqitare  .   Ai  është  autor  i    shtatë  tragjedive  .  Por  ai  nuk  është  vetëm  dramaturg  .  Ai  është  edhe   përkthyes  ,  edhe  romancier  ,  edhe  poet  . 
     Ai  ka  filluar  të  eci  në  fushën  e  letërsisë  që  në  moshë  të  vogël  .
    Në   vitin   1918  dhe  1919  në  qytetin  e  Elbasanit   botohej      revista    e  përmuajshëme  shoqërore  dhe  kulturore   ‘’Kopshti  letrar ‘’ ,  botim  i  Shoqërisë   ‘’Qarku  letrar  ‘’  nën  drejtimin  e   Lef  Nosit  ,  ku  botoheshin  shkrime  me  karakter  patriotik  .  historik  dhe   shoqëror .  Në  katë  revistë  ka  filluar  të  duket  për  herë  të  parë  emri  i  djaloshit  Etëhem  Haxhiademi  , sigurisht  me  shktime  fillestarësh  . ‘’Për  herë  të  parë  , _  deklaron  Etëhem  Haxhiademi  në  letrën  e  cituar  ,  _  kam  bashkëpunuar  në  ‘’Kopështin  letrar  ‘’më  1918  qysh  në  moshën  16  vjec , natyrisht  me  sende  të  lehta ‘’  .       
      Kështu  kanë filluar  shumë  shkrimtarë  ,  kështu  filloi  edhe  Etëhem  Haxhiademi 
    Seriozisht    krijimtarinë  letrare  Etëhem  Haxhiademi   e  ka filluar    ,  kur  ishte  në  Lece  të  Italisë  .  Atëherë   ai  ishte  student  në   moshën  njëzetenjë vjecare .  duke  përkthyer  ‘’ Bukoliket ‘’e  Virgilit  ..  
    Ja  se  si  e  përshkruan  ai castin  ,  kur  është  nxitur  për  përkthimin  e  kësaj  vepre  ; ‘’ Në    Lece  kishja  nji  profesor  mjaft  të  zotin    qi  më  pregatiste  për  gjuhën  latinishte  .  Kur  nji  ditë  po  më  pregatiste  në  shkollë  ‘’Bukoliket  ‘’  e  Virgilit  ,   pa  që  u  impresionova  mjaft  për  bukurinë  e  veprës  . Më pyeti  me  buzëqeshje ,   në  se  më  pëlqen  . I  thashë  se ,  kur  të  mësoj  mirë  gjuhën  latine ,   do  ta  kthej  këtë  libër  në  shqipet  . Dhe  me  të  vërtetë  ,  mbas  tre  vjetësh  ,  u  mora  me  përkthmin  e’’Bukolikeve ‘’   të  Virgilit  .
      Me  përkthimin  e  kësaj  vepre  Etëhem  Haxhiademi   është  shprehur  se  ,   ka  ‘’ba  dy  shërbime  : 1) Jam  i  pari  që  ktheva  në  shqipet  nji  poet  latin  ,  2) Jam  i  pari  që  përdora  në  shqipe  heksametrin  . ‘’
        Duke  e  përkthyer  këtë  vepër  në atë  moshë  , studenti  Etëhem  Haxhiademi  iu  përvesh      një  ndërmarrje e  guximshme  dhe  ia  doli  në  krye  . 
      Dy  vjet  më  vonë  Etëhem  Haxhiademi  shpalos  aftësitë  e  tij  si  tragjedian  ,  duke  shkruar  shtatë  tragjedi   në   një  hark  kohor  prej  14  vjetësh  ,  rast  i  rrallë,   të  cilst  janë  : ‘’Ulisi ‘’, ‘’Akili ‘’ ,   ‘’ Aleksandri ‘’  , ‘’Pirrua’’ ,  ‘’Skënderbeu ‘’ ,   ‘’Diomedi  ‘’  dhe    ‘’Abeli ‘’  .
    Duhet  shtuar  se  Etëhem   Haxhiademi  me    dramaturgjinë   ka  nisur    që  në  moshë  të  njomë  . Kjo  vërtetohet  nga   c’i    ka  shkruar    në  letrën  e  cituar   Lasgush  Pogtadecit  :
    ‘’ Si   gjithë  ata  qi  merreshin  me  ceshtjen  shqiptare  dhe  im  atë  përdorte  të  gjitha  librat  ,  revistat  e  gazetat  shqipe   qi  ishin botue   n’ atë  kohë   të  rregullueme  në  një  odë  të  vogël   ku  unë  rrija  shpesh  herë     mbasi  nxuna  shqipen  dhe  ushqehesha  me  ato  botime  të  vorfëna  por  mjaft  të  pasuna  për  atë  kohë  dhe  për  moshën  time  të  njomë  .
     Një  ditë  midis  librave  më  rroku  dora  dramën  e përkthyeme   nga  turqishtja   të  Sami  Frashërit   ‘’Besa  ‘’.Si  e  këndova  pak  në  fillim  ,  më  preku  mjaft  dhe  kështu  u  mbylla  në   odë  deri  sa  e  sosa  së  kënduemi   deri  në  fund  . Aq  tepër  më  pëlqeu  moshës  t’ime  të  vogël  ,   sa  që  mbusha  sytë  me  lot dhe  qysh  atëhere  më  ngeli  në  mendje  interesimi  për  veprat  theatrore . Efekti  i  asaj  kohe më  ka ngelun  edhe  sot  mbi    dramën  ‘’Besa  ‘’  ,  sa që    ndonëse  i  shof  mjaft  të  meta  kryesore  si  vepër  arti  ,  por  prap    më  pëlqen  ta  këndoj  ,  mbasi  ka  lidhje  me  kujtimet  e  kohës  s’ eme  të  kalueme  .  Një  ditë  (  do  të   kemë    qenë  ndoshta  ja  14  vjec  )  u  ngula  në  nji  tryezë  dhe  fillova  të  shkruej  gjoja  nji  dramë  natyrisht  me  subjekt  kombëtar   ,  si  c’ishte  koha  .Rrija  pra  me  ditë  me  radhë  dhe  nga  nji herë  linja dhe  shkollën  pa  e  frekuentue  .   Kur  më  pyetshin  njerëzit  e  shtëpisë   c’ka  baja ,   nuk  dëfteja  . Në  fund  mbas  afër  dy  muejsh  e  sosa  dramën   ( ! ) t’ime  dhe  kryenalt  për  punën  ,  qi  kishje  ba ,   ia tregova  t’im  eti  ,   i cili  ishte  i  aftë  prej  natyre  për  të  gjykue  . Kur  iu  afrova  pra  dhe  i  thashë  ,  se  kishja  shkrue  nji  dramë   ,   më   priti  me  nji  buzëqeshje  ironike  dhe as  nuk  deshi  t’a  këndojë  ,  por  ma  vonë  lutjet  e  momës  s’ime  me  nji  anë  dhe  kurioziteti    i  tij  mbë  tjetrën  anë  filloi  me  e  këndue  . Zemra  e  ime  rrihte  dhe  prisja   me  padurim  gjykimin  e  tij  . Në  fund  më  thirri  po  këtë  radhë  jo  me  qeshje  ironike  dhe  më  thotë  ,  se  un  ishja  i  ri  dhe  se  me  shkrue  nji  vepër  dramatike  nuk  asht  nji  punë  e  vogël  për  cuna  . Un  pra  duhesh  ma  parë  të  mbaroja  shkollën  ,    të  studjoja  veprat    dramatike  të  poetëvet  të  mëdhenj  të  huej  dhe  pastaj   të  bija  në  prehnin  e  theatrit  .  Pra  kjo  qi  ke  shkrue  ,  më  thotë  i  ndjeri  im  atë  ,  asht  gja  për  të  qeshun  dhe  meriton  të   digjet  . Kur  ndëgjoj  këto  fjalë  prej  tij  u  idhnova  shumë  . E  mora  të  ashtuqejtunën  veprën  time  dhe  së   pari  e  rueja  me  kujdes  midis  lobrave  të  mija  ,  por  ma  vonë  u  binda  në    këshillën    atnore  dhe  nji  ditë  e  dogja  .  Me  gjithë  këte  dëshira  e  ime   e   jashtzakonshme    për  t’u  ba  autor  dramatik  nuk  u  shue  kurrë  prej  zemrës  s’ime  . ‘’
    Kështu  e  filloi  krijimtarinë  dramatike  Etëhemn  Haxhiademi  ,  kështu  ,  si  u  ka ndodhur  shumë  shkrimtarëve  të  tjerë  .  kur  u  kanë  dërguar  redaksive   shkrimet  e  parë  .
    Dy  tragjeditë   e  para  Etëhem  Haxhiademi  i  ka  shkruar  ,   kur  ishte  student  ,  të  parën ,  ‘’Ulisi ‘’  ,  në  Berlin  në vitin  1924  dhe  të  dytën , ‘’Akili ‘’  ,  në  Vjenë  në  vitin 1926  .  Të  tjerat  i  shkruan   mbasi  mbaron  studjimet  ,  e   kthehet  në  Shqipëri  : tragjedinë  ‘’Aleksandri ‘’   ,  në   Lushnje  në  vitin  1928  ,  tragjedinë  ‘’ Prrua  ‘’ , në    vitin  1934  ,  tragjedinë  ‘’Skënderbeu  ‘’  në   vitin  1935  ,  tragjedinë  ‘’ Diomedi  ‘’ në  vitin  1936  dhe  tragjedinë ‘’Abeli ‘’ në     vktin  1938 .   
    Për  tragjedinë  ‘’Ulisi ‘’   thotë  se  ‘’ Landa  e  tragjedisë   s’ime  ‘’ Ulisi ‘’  
asht  lufta  e  njeriut  me  fatin  .  C’ka  asht  thanë nga oraklli   do  të  përmbushet  dhe  njeriu  nuk  ka  si  shpëton  .’’   
    Për  tragjedinë   ‘’Ulisi  ‘’  ai  punoi  shumë  ,dhe  e  shqyrtoi  disa  herë  .  KJo  justifikohet  edhe  nga  që  ishte  vepra  e  parë  e  tij  .
    Ndërsa  për  tragjedinë  e  dytë  , ‘’ Akili ‘’   ,  ai  shkruan  se  ‘’ Shpirti  i  tragjedisë  ‘’Akili ‘’: ‘asht  hakmarrja  .  Cdo  njeri  që  vret  ,  sado  i  fortë  me  qenë  , në  fund  do  ta  pësojë  . ‘’
    Në  të  dyja  këto  tragjedi  hakmarrja  është  përshkruar  e  ashpër  ,  ashtu  si  ka  qenë  dhe  është  edhe  sot  kjo    në  Shqipëri  .    
Për  të  dyja  këto  tragjedi  Etëhem  Haxhiademi  shprehet  ,  se  nuk  janë  në  iartësinë  e  duhur  . si  të  tjerat  ,  që  do  të  shkruaj  më  vonë  ,  ‘’ mbasi  te 
te  ‘’Ulisi ‘’  dhe  te  ‘’Akili ‘’  njihen  ende  gjurma  djalërije  . ‘’
    Mbas  këtyre  dy  tragjedive  në  vitin  1928  ,  kur  ishte  nënprefekt  në  Lushje , shkruan  tragjedinë  e  tretë  ,  ‘’ Aleksandri  ‘’‘ ,  e  cila   ‘’....asht  tragjedia  e  rivalitetit  .  Tregon  se  si  dy  gra  shemra  me  një  burr,  ku  e  cojnë  nji  familje  dhe  në  c’fatkeqësi  ‘’
   Në  vitin  1934  shkroi  tragjedinë  e  katër ,  ‘’Pirrua  ‘’  .  ‘’ Kjo   asht  tragjedia  e  ime  e  dashun  dhe  kam  besim  të  patundëm  se  do  të  mbesi   për  shumë  kohë’’
    Për  tragjedinë   e  pestë  ,  ‘’Skënderbeu ‘’  ,  të  cilën  e  shkroi  në  vitin  1935  ,  është  shprehur  se ,   ‘’  është  tragjedia  e  zilisë  .  Zilija  sjell  tragjedinë  individuale  dhe  tragjedinë  kombëtare  ,  si  c’asht  kjo  e  shtjellueme  në  tragjedin  f’ime , ku  nuk  tregohet  vetëm  tragjedija  e  Skënderbeut  ,   por  e  krejt  popullit  shqiptar  ‘’
    Këtë  tragjedi  e  ka  vlerësuar    shumë  gazetari  Branko  Merxhani  ,  personalitet  i  shquar  i  kulturës  shqiptare i    kohës  që  jetoi  , i  cili  ka  shkruar  :  ‘’Libri  i  fundit  dhe  ma  i  bukur  i  dramaturgut    t’onë  Etëhem  Haxhiademi  asht  ‘’Skënderbeu ‘’ ,  tragjedi  me  pesë  akte  ,    Tiranë  1935 ,   Fytyra  e  cudicme  e   fatozit    t’onë  legjendar  ,  symbolizon  typin   e  njeriut   tragjik  ,  të  cilit  nuk  i  mungon  elememnti  demonik  për  të  frymëzuar  tragjedinë  më  të  goditur  ,  jo  vetëm  të  jetës  së  tij  private  ,  por  edhe  të  mjerimeve  historike  të  së  gjithë  jetës  së  popullit  shqiptar  . Vepra  e  Haxhiademit  ,  që  ze  një  vend  të  posacëm  nëpër  botimet  letrare  të  vitit  të  kaluar  ,  asht  prova  e  parë  guximtare  për  të  krijuar  një  Typologji  të  shpirtit  rreth  epokës  karakteristike   të  Skënderbeut  .  ‘’
     Tragjedinë  ‘’Diomedi  ‘’ ,  e  cila  është  e  gjashta  ,  Haxhiademi  i  cilëson  si  tragjedi  e  dashurisë  . ‘’Dashunia  ,  -  shrehet  ai ,  _  asht  e  papërkulshme  .  E  shkuemja  në  rrugë  të  kundërt   sjell  ate  më  të  tmerrrshmen  ,  sa  të  vrasë  i  vëllai  të  vllan  ,  si  c’ngjet   në  tragjedinë  t ‘ ime  .’’
     Tragjedinë  e  fundit  , ‘’Abeli ‘’ e  ka  shkruar  në  vtin  1938,  viti  i  findit   i  pamvarësisë  së  Shqipërisë  ,  që     mendoj  ,  se  mund  ta  ketë  shkruar  në  Elbasan  ,  me  që  në   atë  vit    ishte   pa   punë  dhe  si   i  tillë  duhej  të  banonte  në  qytetin  e  tij  .  Tragjedia  ‘’Abeli  ‘’  është   vlerësuar  si  tragjedia  më  e   mirë  si  nga  ndërtimi  ,  ashtu  edhe  nga  ana  poetike  .  Edhe  ne  këtë  tragjedi  Haxhiademi  trajton  vallavrasjen  ,  por  në  një  rrafsh  më  të  thelle  se  trageditë  e  para  ,  në mallkimin  e  vëllavrasjes  .     
    Këto  janë  shtatë  tragjeditë  që  na la  Etëhem  Haxhiademi .
    Subjektet  e  tragjadive  ai  i  mori  nga  bibla  ,  nga  mitologjia   dhe  nga  historia  e  jonë  e  hershëme  dhe  mesjetare  . 
     Vendet  se  ku  zhvillohen  veprimet  e këtyre  tragjedive  janë  në  Shqipëri  dhe  jasht  kufijve  të Shqipërisë  .  Personazhet   kryesorë  të  këtyre  tragjedive  janë  në  ërgjithësi  mbretër  ,  princa  ,  luftëtarë  .Këto tragjedi  janë  të  tërhekëshme  ,  edukative  ,  kritikuese  .  Në  veprat  e  tij  Etëhem  Haxhiademi  dënoi  veset  ,  tradhëtinë  , vëllavrasjen  , hakmarrjen ,  pabesinë ,  intrigën   dhe  ngriti  në  art  dashurine    e  pastër  vallazërore  e  bashkëshortore  ,  besën  ,  trimërinë .     .Veprat  e  tij  janë  ndërtuar  me  poezi  ,  me  një  poezi  të bukur   ,  të  tjeshtë  ,  muzikore  ,  që  të  kënaqin ,   kur  i    lexon  .
      Ndërtimi  i  tyre  është  i  thjeshtë  ,  veprimet  e  personazheve  janë  të  natyrshëm  .   Në asnjë  nga  këto  tragjedi  nuk  shohim  veprime  të  ndërvarur  nga  deus  ex  machina  .
      Ato  kuptohen  shpejt  e  thjeshtë  ,  jo   mendueshëm  ,  por  natyrshëm  nga  cdo  lexues  pamvarësisht  nga  formimi  i  tij  kulturor  . Haxhiademi  idetë  ,  mendimet  dhe   këshillat  ,  porositë  ,  urimet  dhe  mallkimet  i   shpreh  haptas  ,  acik  . Në  veprat  e  tij  ai  përdor  të  folmen  e  Elbasanit  ,  një  e  folme  e  kuptueshme  ,  e  ëmbël  ,  e     bukur  dhe  e     pranueshme  nga  mbarë  kombi  shqiptar  . 
       Për  të  vërtetuar  ato  c’ka  thamë  më  lart  ,  po  paraqesom  një  fragment  :                  ‘’ Qofsh  i  mallkuem  ,  i  poshtëm  ti  për  jetë  /  Prej  nesh  dhe  prej  Zotit  të  vërtetë  ,  /  Zemra  jote  kurr  mos  past  gëzime  ,/ N’ mjerimin  tand  ne  gjetshim  ngushullime . /  Ti  që  na  dhe  për   pleqëni  kët  tmerr , /Të  bift  n’vend  t’grunit  n’arën  tande  ferr . / Jo  vetëm  ti  , por  dhe  fëmijët  tuej / ,Mënin  e  madhe   pacin  të  gjithkujt , /Pacin  bashk’  me   urejtjen  e  njerzis’, / Mallkimet  e  krijuesit  të  gjthsis’’ .
       Nisur  nga  vlera  e  tragjedive  të  tij    Etëhem  Haxhiademi  veten  e  vet  e  ka   vendosur  në  një  triumvirat  me  Lasgush  Pogradecin  dhe  Ernest  Koliqin   ,  shprehje  me  të  cilën  ai  e  mbyll  letrën  ,  që  i  drejton  Lasgush  Pogradecit  : ‘’ ..    jam  në  degën  e  dramaturgjisë  ,  si  c’je  ti  në  lyrikën  dhe    Koliqi   në  novelat  ‘’
        Për   tragjeditë  e  Haxhiademit   personalitete  të  kulturës  shqiptare  kanë  shkruar  artikuj  të  shumtë   në    gazetat  dhe  revistat  e  kohës   dhe   tragjedia  ‘’Skënderbeu ‘’   është    cfaqur  në  Elbasan   ,  Korcë  ,  Gjirokastër  ,  Delvinë  e  Sarandë  dhe  ,  ‘’ kur  kjo  tragjedi  u  cfaq  në  Tiranë  në  garën  theatrale    nga  grupi  filodramatik  i  Elbasanit ,   mori  cmimin  e  Mbretit   ,  se  ishte  një  vepër  e  bukur  ,  dukë  lënë  mbrapa  grupin  e  Shkodrës  dhe  të  Korcës  jo  nga  skenografia  ,  por  nga  vete  vlera  e  trsgjedisë . ‘’
      Dua  t’i   mbyll   shënimet   mbi    tragjeditë ’  me    dy  ngjarje ,  një  për  tragjedinë  ‘’Skënderbeu  ‘’dhe  tjetra  për  tragjedinë  ‘’Abeli  ‘’  :
     Kur  u  rihapën  në  vendin  tonë  shkollat   mbas   luftës   ,  maturantët  e  atij  viti  të  shkollës  tonë Normale    të   Elbasanit  menduan që  me   rastin  e  mbylljes  së  vitit  shkollor  të   vinin  në  skenë   tragjedinë  ‘’Skenderbeu ‘’ . Për  kët  veprim  patën  ndihmën  e   drejtorit  të  shkollës  të  atij  vit  ,   Dr Kolë  Prela  ,  i  cili  me  vonë  u  pushkatua  nga  diktatura  .  Maturantët  ndanë  rolet  ,  siguruan  kostumët  nepër  familje  të  ndryshme  dhe  filluan  provat .Në  këtë  kohë  dy  maturantë  shkuan  në  Komitetin  Egzekutiv  të  Këshillit  Popullor  të Qytetit  për  të marrë  lejen  e  cfaqjes. Për  cudinë  e  të  gjithve  Komiteti  në  fjalë  e  pezulloi  cfaqjen  me  motivacionin  se ‘’ ajo  tragjedi flet  për  një  bej .’’ 
      Kaq  për  tragjeditë  ‘’Skënderbeu  ‘’ .
      Ndërsa  për  tragjedinë  ‘’Abeli  ‘’  ngjarja  ka  ndodhur  mbasi  u  shkërmoq  diktatura  komuniste   dhe  kryetar  i  bashkisë  në  Elbasan  ishte  djali  i  Etëhem  Haxhiademit  , Emin  Haxhiademi  .  Në  atë  kohë  do  të  zhvillohej  nje  festival  kombëtar  folklorik  dhe     grupi  folklorik  i  qytetit   të  Elbasanit  u  mblodh  që  të  fillonte    përgatitjet  .   Por    u  pa  ,   se  mjaft  pjesëmarrës  që  kishin  marrë  pjesë  më  parë  në  ato  festivale  ,  kishin  marrë  rrugën  e  mërgimit  dhe  duheshin  zëvëndësuar  .   Për  të  dalë  nga  kjo  gjendje  ,    Bashkija  iu   drejtua  Ministrisë   së  Kulturës   që  t’i  dërgonte    një   specialist  për  të  punuar  me  pjesëtarë  të  rinj    .  Dhe  Ministria  dërgoi  një  person ,  që   punoi  mirë  dhe   grupi  i  Elbasanit    u  lavdërua  .  Mbas   përfundimit    të   festivalit ,   personi  i  dërguar  nga  Ministria  shkoi  të  përshëndetet  me  kryetarin  e  Bashkisë  . Ishte  një  takim  i  thjeshtë  .  Personi  në  fjalë  , hyri  në  zyrën  e  kryetarit   ,  u  përshëndetën  dhe  biseduan  për  pak  kohë  .mbi  festivalin  .Në  fund  .  kur  i  dërguari    kërkoi  leje  ,  që  të  largohej  ,    kryetari  i  Bashkisë  nxorri  një  kopje  të  tragjedisë  ‘’Abeli’’  ,  që  e  kishte  ribotuar  ato  ditë  në  kujtim  të  babait  të  vet  dhe  ia  dhuroi  .Personi  mori  librin  tërë  gëzim  dhe  si  lexoi  emrin  e  autorit  ,  pyeti  :
_ Këtë  libër  e  ka  shkruar  babai  i  juaj  ?
Kryetari  psherëtiti  dhe  iu  përgjigj  :
_  Po  ,  e  ka  shkruar  babai  i  im  ,  të  cilin    e  dënoi  me  vdekje  gjatë  Diktaturës  babai  i  juaj . .
Midis  atyre  të   dyve  u  nde  një  heshtje  e  kuptueshme  .  Por  nuk  vazhdoi  shumë  kjo  heshtje  .    Kryetari  i  Bashkisë  u  ngrit    dhe e  shoqëroi  personin    deri  te  dera  e  zyrës  . 
     Këtë    ngjarje   ma  ka  treguar  vetë  kryetari  i  atëhershëm  i  Bashkisë  së  Elbasanit ,  Emin  Haxhiademi  .
      Etëhem  Haxhiademi  njihet   edhe    si  poet  lirik  .  Ai  ka  filluar  të  merret me  poezinë  lirike  , që  kur  ishte  shtudent  universitar  dhe  t’i  botonte  në  revistën  ‘’Djalëria ‘’i  Ai  i  mblodhi  këto   dhe  i  botoi   në  vitin  1939   në  një vëllim   titulluar    ‘’Lyra  ‘ ,  një  punë  e  pakët   kjo ,  si  është  shprehur  ai  ,     por  që  ‘’do  t’i  vlejë  mjaft  letërsisë  s’onë  të  vorfën ‘’  .  Janë  gjithësej  dhjetë  poezi  : ‘’Nymfat  e  Shkumbinit ‘’ ,  ‘’Nata  e  zezë ‘’ ,  Naim  Frashërit ‘’,  ‘’Galates ‘’  ,  ‘’Prej  së  largu  ‘’ , ‘’Asaj  ‘’ ,  ‘’Lufta  e  dragojve  me  kucedrën  ‘’  , Andrra    jetës  ‘’  , ‘’Koha  e kalueme’’  , ‘’Kanga  shekullore  1912 _ 1937  ‘’ .
     Këto  poeti  Haxhiademi  i  ka  cilësuar  si  poemtha  .  vetëm  ‘’Galateas’’ 
e  ka  quajtur  një  elegji  e  shkurtër  .
    Në  poezitë  e Haxhiademit  ndjejmë  dashurinë  ,    atdhetarizmin  , gëzimin  e dhimbjen  për jetën  dhe personalitetin  e  atij  njeriu  poet  . 
    Në  ‘’Naim  Frashërit  ‘’  poeti  thotë  se  ‘’lavdoj  vlerën  e  Naimit  si  poet  e  si  prozator  dhe  u  thërras  shqiptarëve ( unë  i  pari  e  bëj  këtë  ) të  merren  eshtsrat   e     këtij  njeriu  të  madh  e  t’i  sjellim  n’Atdhe ‘’ . Për   ‘’ Nata  e  zezë ‘’
shprehet   se  ‘’Këtu  vajtoj  vdekjen  e  nanës   s’ime  ,  të  cilën  e  kam  dashun  ma  shumë   se  cdo  gja  tjetër  në  këtë  botë  . ‘’  Është  me  të  vërtetë  një  elegji  e  bukur  . Të  ngjeth  misht  .Dashurinë  dhe  dhimbjen  për  nënën  e  tij  ,  ai  e  ka  shkrirë  në  vargje  .
      Në  rini      edhe  Etëhem  Haxhiademi   si  gjithë  të  tjerët    ka  dashuruar  . Nga larg  ose  nga afër  është   punë  tjetër   . Por  ,  fatkeqësisht  vajza ,   që  ai  dashuroi  vdiq  .  Dhe poeti    na  thotë    se  ‘’Vdekja  e  nji  vajze    që  e  dashunoja     nga  larg    më  tronditi  dhe  kështu  i  bana  nji  përmendore    të  vogël    këtë  elegji  me  titullin  e  nje  emni   magjepës  . ‘’
    .      Nga  ky  vëllim  me  poezi  Etëhem  Haxhiademi    rrjeshtohet  midis  poetëve lirikë  të  vendit  tonë  .        
    Këto  janë  veprat  e  këtij  shkrimtari  : një  përkthm  ,  shtatë  tragjedi  dhe  një  vëllim  me poezi 
    Këto  njohim  ne  .
                                                                             0
   V E P R A T       E     H U M B U R  A

Por  përvec  këtyre veprave   Haxhiademi  ka  shkruar  edhe  dy   të  tjera    në  burg :  një  roman  dhe  një  dramë  .  Romani  titullohet  ‘’Jeta  e  njeriut  ‘’ ndërsa  drama  , kanë  thënë  ish  të  burgoisurit  që  kanë  vuajtur    me  ate  në  burgun  e  Burrelit  ,  se  titullohet  ‘Koha  e  kalueme  ‘’  ose  ‘’Koha e  premtueme  ‘’ .  Nuk  ka  rëndësi  titulli  .  Rëndësi  ka  që  ky  shkrimtar  edhe  në  burg   nuk  e  ka  lëshuar  penën  nga  dora  ─  por  fatkeqësisht    ne  nuk  dimë  , se  cfarë  ka  dashur  të  thotë  ky  shkrimtar  në  ato dy  vepra  në  atë    burg  të  tmerrshëm  .                                      .
    Këto  dy  vepra  ,  si  mbas  thënjeve  të  ish  të  përndjekurve  politikë ,   janë  lexuar  nga  ata  në  fashikuj  Për  dramën  kanë  deklaruar  se  Haxhiademi  mendonte   edhe  ta  cfaqte  në  burg  ,  duke  aktivizuar  si   aktorë    të    burgosur    ,ndërsa     regjisor  do  të ishte ai  vetë  . Këto  dy  vepra  janë  përmendur  nga  të  gjithë  analistët  që  janë  marrë   me  Haxhiademin  e  deri  sot  quhen  vepra  të  humbura  .  Mundet  të  jenë  në  ndonjë  cep  të  arshivave  të  ndryshme  të  asaj  kohe  e  ndonjë  ditë  edhe   mund  të  dalin .
    Por  përvec  ketyre   dy   veprave  të  humbura  ,  Etëhem  Haxhiademi  kur  ishte student  në Austri  ka shkruar    një   roman’ ,  që  ,  fatkeqësisht  ,   i  ka  humbur  kur  po  kthehej  në  Atdhe  . Ky  roman  titullohej  ‘’Tyrbja  e  gocës  ‘’,  ishte  një  roman erotik  me  një  subjekt  të  vërtetë  nga  një  ngjarje  në  qytetin e  Elbasanit  .Personazhët  kryesorë  në  këtë  roman  ishin  dy  të  rinj  nga   Elbasani ,     të  dashuruar   ,  por  me  që  ishin  të  feve  të  ndryshme  ,   vajzën  nuk  pranuan  prindërit  që  të  martohej  me  djalin  që  dashronte  .  Vajza  nga  hidhërimi    vetëhelmohet  . Qytetarëve   të  Elbasanit   u  erdhi  keq  për  fundin  e  kësaj  vajze  dhe  për  nderimin  e  saj  ,  mblodhën  para  ,  pamvarësisht  nga  feja  e  tyre  dhe  e  varrosën   afër  lumit  Shkumbin  dhe  i  ngritën  një  tyrbe  në  rrugën  që  con  sot   në  varrezat  e  qytetit . Për  këtë  vepër  më  ka  folur  vetë  Etëhem  Haxhiademi  ,  në  një  vizitë  ,  që  i  kam  bërë  atij  në  shtëpinë  e  vet  . Ishte  një  varr   i  madh ai  ,    i  mbuluar  me  stofra  të  kushtueshëm  në  një  ndërtsë  të  vogël   të  bukur   ,  si  ishin  atëherë  tyrbet   , me  një  oborr   të  madh  dhe  i  rrethuar  me  një   mur  të  ulët  . Ka  qenë    deri  në  atë  vit  , që   ndërtesat  fetare  u  prishën  që  nga  themelet  dhe  Shqipëria   u  vetëquajt  me  mburrje  si   i  vetmi  shtet   laik  në  botë  .        Këto   janë    veprat  e  plota  të  Haxhiademit  .      
     Por  ai  ka  botuar       edhe  artikuj  të  ndryshëm  në  revistat  e  asaj  kohe  ,  si  ’’Djalëria ‘’ ,’’ Minerva ‘’ , ‘’Illyria  ‘’ ,  ’’ Drita ‘’  , ‘’Arbëria ‘’e  tj . Të  gjithë  këto  shkrime  ,  që  ka  botuar  Haxhiademi  nëpër  revistat  e  asaj  kohe  duhen  mbledhur  ,  duhen  sistemuar  e  duhen  botuar  .  Këtë    punë  u  bie  që  ta  bëjnë  së  pari  trashëgimtarët  e  tij  ,  pastaj   shkrimtarët  e   Elbasanit  ,  shoqata  e  ish  të  përndjekurve  politikë  ,  e  partitë  politike  ,  pamvarësisht  nga ngjyra  politike  ,  e  tyre  ,  se  ky  personalitet   është  nderi  i  të  gjithe  qytetit  .  Së  fundi  i  bie  barra  Bashkisë  të qytetit  tonë  që  të  interesohet  për  këtë  problem 
     Shtojmë    se    gjatë  kohës  ,  që  Haxhiademi  ka  qenë  në  burg  ,  duhet  të  ketë  punuar  në  repartin  e  përkthimeve  ,  reparte  këto  pranë  disa  burgjeve  ,  ku  të  burgosurit  bënin  përkthime  nga  gjuhë  të  ndryshme  ,  sipas  porosisë  së  drejtorive  të  burgjeve  .  Sigurisht  që  ky  përsonalitet  ,  që  zotëronte  mirë  disa  gjuhë  duhet  të  jetë  shfrytëzuar  për  përkthime  të  ndryshëm  ,  por  se  cilët  janë  këto  ,  nuk  dihet  . Mund  të  sbulohen    në  të  ardhëmen  nga  arshivat e  ndryshme  të shtetit  shqiptar 
                                                                    0                           
NËPUNËSI 
 
      Veprimtaria  si  nëpunës  e  Etëhem  Haxhiademit  është  e  shkurtër  dhe  jo  në  atë  shkallë  ,  që  i  përshtatej    formimit     të  tij    për  arësye  se ,   ai  gjthëmonë  ruajti  të  pastra  pikëpamjet  e  tij  atdhetare  e    polittë   dhe  se  bëri  pjesë   në    atë  grup  intelektualsh  shqiptarë  me  pikëpamje  liberale  të  frymëzuara  nga  idealet  republikane   .  Po  për  këto  arësye  ai nuk  u  gënjye  as   nga  joshjet  ,  që  iu  bënë  në  kohën e  pushtimit  italian  ,  qoftë  edhe  nga  ato  që  iu  bënë    më  vonë  nga   forcat  gjermane  ,  kur  erdhen  në  vendin  tonë  ,  me  gjithëse  ai  ishte  dojce  kulturë  .  
     Në   vitin  1928 ,  u  emërua   neënprefekt  në  Lushnje  ,  pastaj  në  Shijak  e  Sarandë  dhe  së  fundmi    kryesekretar  i  prefekturës  në  Gjirokastër  . 
Në  vitin  1936  pushohet  nga  puna  si antizogist   .  Pa  punë  qëndroi  deri  në  vitin  1939      Në  fillim  të   pushtimit  fashist    u emërua  drejtor  i   drejtorisë  të  komuneve   të   Shqipërisë    i  varur  ky  institucion  nga  Ministria  e  Brendëshme  
.      Në  vitin  shkollor  1946_1947  u  emërua  mësues  i   gjuhës  shqipe në  shkollën  Normale  të  Elbasanit   .  Nxënësit  që  e  kanë  pas  mësues  të  tyre    ,  më  kanë   folur  me  admirim  dhe  respekt   për  ate  .  Ishe  i  dashur  me  nxënësit  .  kompetent  në    lëndën  që  spjegonte  ,   kërkues  ndaj  atyre   dhe  që  sillej    me  ata  më  shmë   i  prind  se  sa  si  mësues  .
                                                        0

P O L I T I K A N I
   
    Etëhem  Haxhiademi ishtei  nacionalist     jo  vetëm  se  vinte  dhe  jetoi  në një    familje  nacionalise  ,  por  edhe sepse  jetoi  dhe  u  edukua  për  disa   vjet  të  rëndësishm  të  jetës  së  tij  në  vende   , që  drejtoheshin  nga  qeverri të  tilla   .  Nga  kultura   që    mori  u  frymëzua  nga  idealet  lliberale  .  Gjithashtu  edhe    kur  u  kthye  në  Atdhe   u  ushque  me  idealet  e    sistemit  republikan  ,  që  filluan  të  cfaqen  atëherë  në  Shqipëri  midis  intelektualëve  .
    Kështu  kur  vendi  u  pushtua  nga  fashizmi  dhe  filoi  lufta  për  clirimin  e  atdheut  ,  Erëhem  Haxhuademin  e  shohim  të  punojë  për   formimin  e  organizatës  Balli  Kombëtar  ,  organzatë  kjo  ,  që  përmblidhte   në  gjirin  e  saj  edhe  njerëz  me  pikëpamje  liberale  e  republikane . Këtë  veprim  për  formimin eorganizatës  Balli  Kombëtar    të  tij  na  e  vërteton    Lef  Nosi  gjatë  procesit  gjyqësor    të  tij  ,  që  tha  se  për  ngritjen  e  organizatës   së  Ballit  Kombëtar  në  qytetin  e  Elbasanit  kishte  shkuar  nga  Tirana  Etëhem  Haxhiademi  dhe  kishte  biseduar  me  ate  .   . 
    Kështu  që  gjatë  Luftës  së  Dytë  Botërore  Etëhem Haxhiademin  e  shohim  veprimtar  të  kësaj  organizate  ,  por  jo  në  udhëheqjen  e  saj  ,  madje  as  në  krye  të  kësaj  organizate  të  qytetit  të  Elbasanit  ,  se  e  eklipsoi  Lef  Nosi   me  të  kaluarën e  tij  atdhetare  .  Ai   si  atdhetar    që  ishte  ,   punoi  pa   ndërperje  në  këtë  organizatë    në cdo  keënd  të Shqipërisë    dhe  sidomos  në  prefekturën  e  Elbasanit  .  Dhe  është  njohur  si    një    nga   veprimtarët  e   kasëj  organzate  . 
    Etëhem  Haxhiademin  ka  kontribuar   për  zhvillimin  e     Konferencës    së   Mukjes  .  Al  ka   marrë  pjesë  në  punimet  e  kësaj  Konference  që  në   takimin  përgatitor  që  u  zhvillua  në  26  korrik  të  vitit  1943  në  fshatin   Tapizë  .  Pastaj  mori  pjesë  në  Konferencën  e  Mukjes  ,  por    si  vëzhgues  dhe  me  votë  konsultative  . Si  i  tillë  ,  me  që    ishte  i  njohur  si  shkrimtar  ,  mendohet  se  mund  të  ketë  qenë  edhe  si  një  nga  hartuesit  e  Marrëveshjes  së  Mukjes  .Kur  u  bë  mbledhja  e  parë  e  Komitetit  Provizor  të  dalë  nga   Konferenca  në  fjalë  ka  marrë  pjesë  nga ana  e  Ballit  Kombëtar  tok  me  Hasan  Dostin  ,  Skënder  Mucon  , Vasil  Andonin  dhe  Xhemal  Herrin  . Së  fundi  ka  qenë  edhe  pjesëtar i  komisionit  nga  ana  e  Ballit  Kombëtar  që  të  shkojë  në Orenjë  të  Cermënikës  për  të  caktuar  Komisionin  Definitiv   të  Komitetit   për  Shpëtimin  e  Shqipërisë  që  do  të  drejtonte  luftën  kundër pushtuesve  deri  në  clirimin  e  vendit  ,  mbledhje  që  u  sabotua nga  Enver  Hoxha  me  urdhër  të  komunistëve  jugosllavë  ,  që  drejtonin  atëherë   Partinë  Komuniste  të  Shqipërisë  për  interesat  e  tyre  ,  sidomos  për  problemin  e  Shqipërisë  etnike   .
    Është  për  t’u  përmendur  një  veprim  atdhetar    i  këtij  njeriu  në  Konferencën e  Mukjes  : 
     Në  kohën  kur    përfaqësuesit  e  të  dy  partive   pjesëmarrëse  në  atë  Konferencë   ishin  në  kulmin  e  mosmarrëveshtjeve  për  problemin  e  Shqipërisë  etnike  dhe  gati  për  t’u  shpërndarë   ,  Erehem  Haxhiademi  ngrihet  në   këmbë  dhe  fillon  të  këndojë  këngën  ‘’Për  Mëmëdhenë  ‘  Të nxitur  nga  kjo  këngë  të  gjithë  pjesëmarrësit  në mbledhje  u  ngritën  në  këmbë  dhe  kënduan  tok  me  Etëhrm  Haxhiademin  këngën  deri  në  fund  .  Pastaj ,  të  qetë  ,  vazhduan  mbledhjen  dhe  miratuan  problemin  e  Shqipërisë  etnike .
    Nga  të  gjitha  këto  detyra  dhe  ky  veprim  kuptohet  rangu  i  tij  në  Organzatën  e Ballit  Kombëtar  . Por  me  gjithë  ate  ai  nuk  u  sgjodh   kurrë    anëtar  i  Komitetit  Qendror  i  kësaj  organizate  , me  gjithë  se  ai  e  dëshironte  këtë   post  . dhe  punoi  pë  këtë  ,  sidomos  në  mbledhjen  e  Kapinovës  .
    Në  fund  të  luftës  a  i  ftohu  marradhënjet  me  udhëheqjen  e  Organizatës  së  Ballit  Kombëtar  . dhe  kur  e  ngarkuan  që  të  shkonte  në  Elbasan  për  drejtimin  e  degës  së  Elbasanit  ,  që  ishte  dobësuar  shumë  edhe  nga  largimi  i  kryetarit  të  saj  Lef  Nosi  si  regjent  ,  ai  nuk  pranoi  .  Mbas  këtij  qëndrimi  ai  u  tërhoq  dhe  e  u  mbyll  në  shtëpinë  e  tij  në  Elbasan  .
    Nga  fundi  i  luftës  ,    në  tetor  të  vitit  1944   Komiteti  Qarkor  i  Ballit  Kombëtar  i  Elbasanit  lëshoi  një  trakt  me  të  cilin  njoftonte  shpërndarjen  e  tij  .  Midis  firmave  që  kishin  nënshkruar  këtë  deklaratë  ,  ishte  edhe  firma  e Etëhem  Haxhiademit  . 
    Më  këtë  veprim  kuptohet  ,   që  ai  largohet  nga  politika  . 
                                                           0     
M I D I S     D Y     R R U G Ë V E
   
    Në  këtë  kohë   luftës  civile  në  Shqipëri  po  i  vinte  fundi  .. Forcat  partizane  të  organizuara  në  brigada  dhe  të  armatosura  nga  forcat  aleate  zotëronin  tani  Jugun  e  Shqipërinë  dhe     Shqipërinë e   Mesme  dhe  po  i  drejtoheshin  Veriut  . Për  t’i  shpëtuar  krimit  ,  me  mjete  dhe  forma  të  ndryshme  ,  politikanë  ,  ish  qenerritarë  ,  intelektualë  të  ndryshëm  filluan  të  largohen  nga  Shqipëria  . 
    Si  këta  muarën  rrugën  e  mërgimit  edhe drejtuesit  e  Ballit  Kombëtar  dhe  të  Legalitetit  .  .
     Etëhem  Haxhiademi   nuk  e  mori  rrugën  e  mërgimit  , ai  nuk  u  largua  nga  Shqipëria  , ai  ndejti  në  Atdheun  e  tij   ,   në  qytetin  e Elbasanit   ,  pranë  familjes  së  vet  .
     Si  spjegohet  që  ky  personalitet  i  organizatës  Balli  Kombëtar  nuk e  mori  rrugën  e  mërgimit  ? 
    Pse  ,  nuk  e  njihte  ai  komunizmin  ?  Nuk  kishte  lexuar  ai  ,  se  cfarë  krimesh  kishin  bërë  të  kuqtë në  Rusi  ?  Nuk  e  kishte  mësuar  ai  politikën  e  udhëheqësve  të  Partisë  Komuniste  të  Shqipërisë       mbas mbledhjes  së  Labinotit  ,  ku  u  zyrtarizua  vëllavrasja   ? Nuk  e  kishte  mësuar   ai  se  delegatët  e  Titos  që  drejtonin  Partinë  Komuniste  të  Shqipërisë  kishin në  plan  edhe  zhdukjen  e  intelektualëve  shqiptarë  ?
     Ai  këto  i  dinte   . 
     Po  përse  ,  vallë ,  atëherë   ky  njeri  nuk mori  rrugën  e   mërgimit  si shokët  e  tij  ?
     Mos  vallë  ky  njeri  mendoi  , se  së  shpejti  do  të  sbarkonin    në  Shqipëri  forcat  angleze   ?
     Apo   besoi    deklaratat  e  udhëheqësve  komunistë   ,  se  ata  që  nuk  kanë  lyer  durët  me  gjak  nuk  do  të  ndëshkohen  ?
      Apo  mendoi  se  si  njeri  i  ndershëm    dhe  atdhetar   që  kishte menduar  dhe  punuar  gjithenjë  për  të  mirën  e  vendit   ,  nuk  do  të  pësonte  gjë  .    
      Apo  pranoi  humbjen  dhe  si  humbës  respektoi  fitimtarët  ?    
      Cilado  qoftë  arësyeja  ,  Etëhem  Haxhiademi  qëndroi  ,  por    e  pësoi   shumë  rëndë   nga  ai    vendim  .
                                                              0
N J Ë     V I Z I T Ë
  
     Ne  ,  disa  rë  rinj  elbasanas  ,  që  porsa  kishim  nisur  rrugën  e    bukur  të  letërsisë  ,  Etëhem  Haxhiademin  e  nderonim  dhe  e   respektonim  ,  veprat  e  tij  i  lexonim  me  ëndje  dhe  ,  si  bashkëqytetarë   krenoheshim  me  ate  . 
    Mbasi  mbaroi  lufta  ,  në  fillim  të  vtit  1946  ,  unë  bashkë  me  një  nipin  e      vet  ,   i  bëmë    një  vizitë  në  shtëpinë  e  tij   .  . 
     Ishte  pranverë  ,  një  mbasdite  e  bukur  ..  E  gjetëm   në  obrr   duke  vaditur  lulet  .  Ai  ishte  i  dhënë  shumë  mbas  luleve  .   U  gëzua   shumë  .  .  U  përshëndetëm  dhe  na  coi   në  dhomën  ku  kishte    bibliotekën  e  tij  . Kishte  një  bibliotekë  të  pasur
    Ndejtëm    një  kohë të   gjatë . 
   .Më  bëri   përshtypje  pritja  e  tij  e  ngrohtë  , biseda   e  lirë    që  bëri  me  ne  ,    inetresi  ,  që  tregoi  për  ne  dhe  udhëzimet  që  na  dha  .  Na  pyeti  se  cfarë  po  lexonim  ,  cilët  shkrimtar  pëlqenim  më  shumë  e   se  cfarë  po  shkruanim  .  Gjatë  bisedës    na  këshilloi  që    të  lexonim  sa  më  shumë  dhe  të  mësonim  pa  tjetër   mirë  një  gjuhë  të  huaj  ,   që  të  lexonim  jo  vetëm  shkrimtarët  tanë  ,  por  edhe  shkrimtarë  të  huaj  .  Nga  shkrimtarët  tanë  na  rekomandoi  Lasgushin  ,  Mitrush  Kutelin  e  Ernest  Koliqin   dhe  nga  të  huajët ,  shkrimtarët  italianë  dhe  francezë  . 
    Gjatë  asaj  vizite  folëm  edhe  për  veprat  e  tij  . Aty  na  tregoi  ,  se  kur  ishte  student  në  Austri  kishte  shkruar  një  roman  të  titulluar  ‘’TyrbJa  e  gocës ’’, por  dorëshrimi  i  kishte  humbur  gjatë  udhëtimit  ,  kur  po  kthehej  në  Atdhe  .
    Biseduam  vetëm  për  letërsinë   . 
    Ai   shkrimtar    dhe  unë   një  nxënës  shkolle    ,  Ai   shkrimtar  i  njohur  dhe  unë  një  djalosh  ,  që  ëndërronte  të  bëhej    shkrimtar     . Ai  mësuesi    i im  dhe  unë  nxënësi  i  tij 
  . Duke  biseduar  me  ate     ,  unë   e   ndjenja    veten  krenar  ,  se  po  bisedoja me  një  shkrimtar  të  madh            
Kur  ikëm  ,   na    përcolli  deri  te   porta  e  shtëpisë  . .
     Gjithë  ato  ditë   jetova    me   kujtimet  e  asaj  vizite                                                                
                                                            0
i N T E L E K T U A L I 
     
    Etëhem  Haxhiademi  ,  sikurse  dihet  ,  ishte  një  intelektual  i  formuar ,  që  eci  në  jëtë  e  tij  me  krenari   për  idealin    e  tij  republikan.
      .Regjimi  monarkist  nuk  e  vlerësoi  këtë  intelektual   sa  e  si  duhej  ,  ndërsa   më  vonë    e  vendosën   në  vendin  që  meritonte  .
    Si  dihet  ,  me  interesimin  e  intelektualëve  Mustafa  Kruja  dhe  Ernest  Koliqi  më  12  prill  të  vitit  1940  u  themelua   Instituti   i  Studimeve  Shqiptare  si  themel  për  ngritjen  më  vonë  të  një akademije  shqiptare  .  Në  këtë  Institut  është  thirrur  ajka  e  nteligjencës  shqiptare  e  asaj  kohe  .  Në  këtë  institut  ka  marrë  pjesë  edhe  Etëhem  Haxhiademi ,  në   saje  të    meritatave    të  tij  ,   ‘’Kur  vajta  së  pari  në  atë  Institut  ,  _  më  ka  thënë  Etëhem  Haxhiademi   , _  ata  ,  që  nuk  më  njihnin ,  nga  mbiemri  i  im  Haxhiademi  ,  pritnin  që  të  shikonin  një  haxhi  me  xhybe  , me  taxhën  në  kokë  e  me  mjekërr   dhe  u  habitën  ,  kur  panë  një  njeri  të  zakonshëm . ‘’
    Për  ta  paraqitur  sa  më  të  plotë  portretin  e  këtij  intelektuasli  duhet  të  përmendim  edhe  pjesëmarrjen  e  tij  në  Kuvendin  e  Parë  Kombëtar  .të  Kulturës  më  2 , 3 , 4  korrik  të  vitit  1942  në  Strugë  ,  në  Shën  Naum  , dhe  në  Dibër  .  ‘’  Në  kërë  Kuvend  , _ si  ka  deklaruar      analisti  i  njohur   Eugjen  Merlika  ,  _ u  mbajtën  shumë  kumtesa  të rëndësishme  me  karakter  kultural  nga  personalitetet  më  të  rëndësishëm  të  asaj  kohe  .  Dtramaturgu  Etëhem  Haxhiademi  mbajti  kumtesën  ‘’Teatri  dhe  muzika  shqiptare  ‘’ .
    Pjesëmarrja  e  Etëhem  Haxhiademit  në  këtë  Kuvend  ,  ku  referuan  personalitete  të  kulturës  shqiptare  si  Ernest  Koliqi ,  Dom  Lazër  Shantoja  ,  Vangjel  Koca e  të  tjerë  ,   tregon  fare  mirë  se  Haxhiademi  respektohej  në  atë  kohë  si  intelektual  i  mirëfilltë  ..
       Edhe  mbas  lufte  Haxhiademi  është njohur  si  shkrimtar   dhe  ze  vend  në  Lidhjen  e  Shkrimtarëve  që   me    krijimin  e  saj    në  Tiranë  në  vitin  1945  dhe  është  sgjedhur    edhe  si  anëtar  i  Komitetit  Drejtues  i  saj  . Ndërsa  kur  në  Elbasan  e  krijua  Dega  e  kësaj  Lidhje ,   ai  sgjidhet  kryetar  .  Si  kryetar  i  kësaj  Dege   Haxhiademi  nuk  mori  pjesë  në  asnjë  veprimtari  të  saj  me  përjashtim  të  një  mbasdite  letrare  mbajtur  në  Elbasan  në  fillim  ë  vitit  1946    .  Në  këtë  mbasdite  letrare  Dhimitër  Shuteriqi  recitoi  një  fragment  nga  poema  ‘’O  Ptoleme  ‘’ dhe  Sterjo  Spasse lexoi     një  kapitull  nga  romani  ‘’Afërdita  përsëri  në  fshat ‘’ ,,  që  porsa  e  kisht  përfunduar .
       Etëhem  Haxhiademi  ,  që  ishte  kryetar  i  Degës  së  Elbasanit  ,  duhej  të  fliste  në  atë    mbasdite  letrare   ,  por   ai  nuk  f0li  fare 
Shtojmë  se  kur  do  të  shkonte  në  Jugosllavi  delegacioni  i  parë  nga  Lidhja  e  Shkrimtarëve  të  Shqipërisë  ,  si  kryetar  i  këtij  delegacioni  u  propozua  Haxhiademi  ,  por  ai  nuk    pranoi  .
     Mos  vallë  ,  kishte  filluar  të  dyshonte  për  qëndrimin  ndaj  tij    ?
                                                                     0
A R R E S T I M I
  
       Në  vitin  1947  Shqipëria  ,  me  urdhër  të  ‘’vllezërve  jugosllavë ‘’ ,   u  kthye  në  një   kasaphane   të  përgjakëshme  . Në  ketë  kasaphane  u  përgjakën   shumë  intelektualë   të  ndryshëm  , tregtarë ,ish  pronarë  e  ish  oficerë  .   Në  këtë  kasaphane  u  përgjak  lemerishëm  edhe   themeluesi  i  tragjedisë shqiptare ,  poeti  ,  anëtari  i  i  Lidhjes  së  Shkrimtarëve  të  Shqipërisë    dhe  kryetari  i  Degës  së  kësaj  Lidhje  për  Elbasanin  ,  profesori  i  Normales  ,   Etëhem   Haxhiademi .  
    Ishte  një  natë    e  errët  .Qielli  nxinte  për  të  lajmëruar  krimin  . Kukuvajkat  kuisnin  për  të  thirrur  vdekjen  .
    Ethem  Haxhiademi  në  dhomën  e  tij   të  punës  kishte  hapur  fletoret  e  nxënësve  dhe  po  korigjonte  hartimet  e  tyre  me  temë  ‘’Djali  pa  nanë  ,  si  nata  pa  hanë  ‘’  .  Me  këtë  temë   profesori  i  Normales  donte  t’u  shtonte   nxënësve  daahurinë  ,  atë  ndjenjë  që  Diktatura  po e  zëvendësonte  me  urrejtjen  klasore .
    Ishte  mezi  i natës    ,  kur  hijet  e  përgjakura  të  Diktaturës   hapën  me  forcë  dritaren  e  dhomës  ku  ai  po  punonte i  dhe  hynë  brenda  ,  e  arrestojnë  ,  i  venë  hekurat  dhe  e  nisin  për  në  Tiranë  ,  duke  lënë  në  një  tmerr  të  llahtarishëm  gruan  dhe  fëmijët  e  tij  të  vegjël  ,  dy  djemt  e  dy  vajzat  të  pa  rritura  mirë  . 
       Atë  natë  u  arrestuan  edhe shumë  qytetarë  të  tjerë  .
       Mbas  disa  ditësh  muarën  nga  Burgu  i  Madh  i  Elbasanit    edhe  katër  të  burgosur   për  t’l  implikuar  me  akuzat  e  të  arresturëv  . Këta  ishin  SHefqet  Baholli  ,  Salim  Ceka  e  Nazmi  Fagu  ,  që  të tre  të  dënuar  me  burgim  të  përjeshëm  dhe  mua  . Birucat  e  Grand  hotelit  ,  ku  ishte  vendosur   atëherë    Dega  e  Punëve  të  Brendëshmë  ,   u  mbushën plot  me  të  arrestuar . 
    Etëhem  Haxhiademin  e  mbajtën  në Tiranë  disa  muaj  në  tortura  të  tmërreshme  .
     Kur  e  kthyen  në  Elbasan për  ta gjykuar  ,  unë  nuk  e  njohta  .  Ishte  plakur  shumë  ,  ishte  dobësuar  e  tretur    .  ishte    kërrusur  dhe  mezi  ecte  .  Ishte  transformuar  ,  që  të  vinte  keq  ta  shikoje  .
     Të   arrestuarit    i  mbajtën  13  muaj  nëpër  birucat  e  Grand  hotelit  dhe  në  biruca  të  tjera  , të  izoluar   me  gjashtëqind  gram  bukë  dhe  një   litër  ujë  në  ditë  ,    duke  i  torturuar  tmerrësisht  .  Cdo  ditë  e  cdo  natë birucat  e  Grand  hotelit   ushëtinin  nga  ulurimat  e  tyrë  dhe  spërkateshin    me     gjakun  që u   rrithte  nga  torturat  . 
     .Gjykimi   i  tyre   u  bë  në  zyrat  e  Degës   së  Brendëshme  më dyer  të  mbyllura  .  Në  grupin  e  parë  ,  që  u   gjykua ,   ishte  edhe  Etëhem  Haxhiademi  . Ai  u  akuzua  se  kishte  riorganizuar  Ballin  Kombëtar  .    Dramaturgun   poet     e    dënuan  me  vdekje .
    Gjatë  Diktaturës   shumë  nga   të  akuzuarit   në  hetuesi  dhe  të  dënuarit  me  vdekje    para  togës  së  pushkstimit  kanë  mbajtur  qëndrim  dinjitoz  .  Në  hetuesi  ka  ndodhur  që  të  akuzuarit  i  kanë  duruar  torturat  cnjerëzore  dhe  kanë  vdekur  në  duar  të  hetuesve  .  Ka  ndodhur  që  të  dënuar  me  vdekje  para  togës  së  pushtimit  kanë  sfiduar  vdekjen  ,  Një  djalë  nga  Labëria  ,  që  mendonte  se  do  të  dënohej  me  vdekje  ,   kishte  gjetur  një  copë  xham  dhe  kur  kryetari  i  gjygjit  shqiptoi    dënimin  e  tij    me  vdekje  ,  nxorri  xhamin  ,  cau  barkun   e  tij  duke  thënë , se  trupin  e  tij  nuk  e  shpojnë  dot  plumbat  e komunistëve   ,  ra   i  vdekur  para  trupit  gjykues  .Ka  qëlluar  që  një  malsor  para  togës  së  pushkatimit  ,  kur  prokurori  i  tha  ,  që  të  kthehej mbrapsh  ,  ka  hapur  gjoksin  dhe  ka  thënë  që  të  qëllojnë  ,  se  trimat  nuk  kanë  frikë  nga  vdekja  .       
    Etëhem  Haxhiademi  nuk  veproi  kështu  ,  kur  kryetari  i  gjygjit ushtarak   komunikoi  dënimin  e  tij  me  vdekje  .  Ai  shqiptoi  me  një  herë   shprehjen  atdhetare  që   thonin   rilindasit  tonë  , kur  i  pushkatonin  turqit .  Ai  thirri : ‘’Rroftë
Shqipëria  !’ Dhe  nga  ajo  thirrje    ushtoi  e  gjithë  salla   dhe  trupi  gjykues   shtangu .
      Në  ato  gjygje  të  asaj  kohe  tok  me  Haxhiademin   u  dënuan  me  vdekje  edhe  të  tjerë  . Mbasi  mbaroi  gjykimi  i    të  gjithë  të  arrestuarëve  ,  ata  me  dënime  të  ndryshëm   i  dërguan   në  Burgun  e  Madh  të  qytetit  ,   të  dënuarit  me  vdekje  i  futën  prap  nëpër  birucat  ,   ku  ishin  më  parë  ,   ndërsa    ne , katërt    e  tjerë  ,   që  ishim      dënuar   më  parë  , na  futën  tok  në  një  birucë 
    Në  këtë  kohë  birucat  e  nëndheshme  të  Grand  hotelit   ranë    në  një     qetësi  .   Nuk bëheshin  më  tortura  dhe  nuk  ndiheshin  më  ulurima  cdo  natë  si  më  parë   .  Atëherë  në  atë  kat  të  nëndheshëm  zotëronte  një  heshtje  që  të  lemeriste  ,  që  të  kallte  tmerrin  .  Ishte  një  heshtje  të  vdekurish  .
     Por  kjo  heshtje  nuk  vazhdonte  cdo    natë  ,  sepse  herë  mbas  here    krimi  shprehte  urrejtjen   e  tij   klasore  duke  vazhduar  të  torturonte  Etëhem  Haxhiademin   ,  edhe  pse  ai  ishte  dënuar 
  

P U S H K A T I M I
   
    Mbas  disa  ditësh  disa  nga të  dënuarit me  vdekje  Gjykata  e  Lartë  ua  fali  jetën  .  Dënimi  i  tyre  u  kthye  në  burgim  të  përjetshëm  .  Ata  të shkretë  u  gëzuan  . 
    U  gëzuan    se  u    falën  jetën  !  Atë  jetë  që  ua  kishte    falur  vetë  Zoti  . Atë   jetë  deshi  t’ua  merrte   Diktatura  , t’ua  grabiste    duke  i  torturuar  ,     që  të   pranonin      krimet  ,   ato  krime  ,   që  nuk  i  kishin    bërë  kurrë   dhe  as  që    kishin    menduar   ndonjë  herë ,   t’i    bënin  .
    Iu  njoftua     ky  vendim  dhe  ua  hoqën  prangat  .
   Tani  ata  do  të  kishin  jetën  ,  por  jo  lirinë   .  Lirinë atyre   Diktatura  do   vazhdonte  t’ua   grabiste   .  Tani   ata  do  të  jetonin  pa  liri  ,      pa  familje  ,  pa  njerëz  ,  pa gjallëri ,  pa   gëzime  ,  në  një  jetë të  heshtur    ,  në  një  jete  të  mërzitëshme    ,në  një  jetë  të  trishtueshme  ,  në  një  jetë   të  vdekur .  Tani    ato   do  të  vuanin  gjithë  jetën  nëpër  kanale  ,  nëpër  miniera ,  nëpër  mocaliste  duke  luftuar  me  vdekjen  ,    për  të  jetuar lirinë  e  ëndërruar    ,  atë  liri  ,  shpresa  e  së  cilës    rrinte  e  fshehur   në  ndërgjegjen  e  tyre   .
    Po  atë  ditë  ata  i  dërguan  në  Burgun  e  Madh  të  qytetit .
    Tani  në  birucat  e  nëndheshme  të  Grand  hotelit  mbetën  vetëm  të  dënuarit  me  vdekje  që  do të  pushkatoheshin  dhe  ne  të  katër  ,  që  ishim  dënuar  që  më  parë  .
    Të  dënuarit  me  vdekje  ,  të  lidhur  me  pranga   , rrinin  të  ndarë  në  ato  biruca  në  heshtje   në  shoqëri    me  vdekjen  . Rrinin  e  mendoheshin  ,  mendheshin  dhe  kujt0heshin  . Kujtonin  akuzat  e  rrema   ,  që   u  kishin  vurë  ,  torturat  që  u  kishin  bërë  ,  procesverbalet  ,  që  kishin  firmosur  në  gjendje  agonije  ,  kujtonin  procesin  gjygjësor  , fjalët  e  prokurorit  , akuzat  e  trupit  gjygjsor    dhe  vendimin  e  gjygjit  ,  atë  vëndim  të  tmerrshëm  ,  të  hatashëm  ,  vendimin  me    vdekje ,  që     i  ushtonte  ende  : ‘’ Me  vdekje  !  Me  vdekje  !  Me  vdekje  ! ‘’  Mendoheshin  dhe   kujtonin    njerzit  e  familjes  së  tyre  ,  që  nuk  do  t’i  shikonin  më   ,   kurrë  , prindërit ,  gruan   e  re  të  porsamartuar  ,   fëmijët  ,  që  pritnin  t’u  ktheheshin  baballarët  , por  nuk  do  t’u  ktheheshin  më    ,    kujtonin  kushurinjtë  ,  shokët ,   miqtë .
    Ata  ishin  shtatë  gjithësej  : Dhe  midis  tyre  ishte  edhe  Etëhem Haxhiademi  . 
      Po  ky  njeri ,Etëhem  Haxhiademi ,  vallë  ,     a  po    mendonte  dhe   a  po   kujtonte   edhe ai  si  të  dënuarit  e  tjerë me  vdekje  ?
     Edhe   ai    po  mendonte  dhe    po  kujtonte  si    të  dënuarit  e  tjerë   me   vdekje   ,   por  jo  gjithënjë  ,sepse  ate  ,  si  kemi  thënë  ,   vazhduan  ta  torturojnë  edhe  mbasi  u    dënua   me  vdekje  .  Ai  shkrimtar    edhe  pse  jetonte  nën  ankthin  e  vdekjes  ,  duhej  torturuar  ,  duhej  të  vante  ,  qëj   ata  njerës  të  ushqyer  me  krimin  ,  të  shuanin  urrejtjen  për  këtë  njeri  të  madh  .  Dhe  nga  këto   tortura  të  vazhdueshme  ai  u  bë  një  skelet  i  gjallë  ,  që  ,  kur  e  nxrrnin  për  të  shkuar  në banjë  ,  mbahej  te  muri  ,  se  nuk  kishte  më  fuqi  të qëndronte  në këmbë  dhe  së  fundi  edhe  të  e`ci  këmba  dorëas  
    Kjo  gjendje  vazhdoi  deri      në  mengjezin  e datës  9  mars  të  vitit  1948 ,  kur  në  bincat  e  Grand  hotelit  sbritën  disa  oficerë  dhe  policë   dukë  uluritur  e  duke  qeshur  . 
    Erdhi  dita  e  pushkatimit  .  Erdhi  casti  i  vdekjes  .
    I   nxuarrën   nga  birucat  me  radhë  për  t’i  pushkatuar  : Zija  Lunikun  ,  avokatin  e  nderuar  të   Elbasanit    ,  Fadil  Gurmanin  ,  mësuesin  idealist  të  shkollës  ushtrimore  ,  Kamer  Kazazin  ,  mësuesin   e  talentuar  që  kishte  mbaruar  shkollën  e  Fullcit  ,  Mahmut  Macin  ,  mësuesin  e  bujqësisë  të  shkollës  Normale  ,  Mehmet  Elezin  ,  atdhetarin  e  papërkulur  të  Peqinit  ,  dhe  Xhaferr Mirakun  ,  ish   luftëtarin   e  Luftës  së    Spanjës  ,  luftëtar  dhe  bashkëpunëtor  i  Enver  Hoxhës  ,  dhe  ish  komandant  i  një  brigade  partizane 
    Etëhem  Haxhiademin  nuk  e  nxuarrën  nga  biruca  .  Ai  nuk  do  të  pushkatohej  .  Atij  njeriu  i  ishte  falur  jeta  .
    Në  lidhje  me  këtë  fakt   është  shprehur  mendimi  se  duhet  të   ishtë   bërë  një  ndërhyrje   tek    diktatori Enver  Hoxha  ,  sepse  akuzat   kundër  Etëhem  Haxhiademit  ishin  shumë  të  rënda   .    Por  se  cili  ose  cilët  e  kishin    bërë  këtë ndërhyrje     janë  shprehur  tre  variante  .  Një  variant  është  se   ndërhyrjen  do  ta ketë    bërë  profesor   Aleksandër  Xhuvani  me  Omer  Nishanin  .  Varianti  i  dytë  është  se  do  ta   ketë   bërë  po  Aleksandër  Xhuvani  por  tok  me  Ymer  Dëshnicën  ,  ndeërsa  varianti   i    tretë  ishte   prap  po  me  prof  Xhuvanin  ,  por  tok  me  prof. Kostaq  Cipon  . Në  të  tre  variantet  del  figura  e  profesor  Aleksandër  Xhuvanit  dhe  kjo  duhet  pranuar  ,  se  ai   ishte   figurë  e  vjetër atdhetare  ,  se  ishte    personalitet  i  lidhur  shumë  me  Qeverrinë  e  atëhershëme   dhe    se  ishte  babai  i    dëshmorit   Ptoleme  Xhuvani  .  .
         Varianti    i  parë ,  shoqërimi  i   prof.  Xhuvanit  me  Omer  Nishanin   nuk  duhet   besuar    ,  sepse  Omer  Nishani  ,  pamvarësisht  nga  posti  ku  ndodhej  , nuk    kishte   konsideratë  për  atë  ndërhyrje  . Edhe   varianti  i   dytë ,  shoqërimin  e prof  .  Xhuvanit  me  doktorr Ymer  Dëshnicën  nuk   duhet  besuar    ,  sepse  doktorr  Dëshnica  atëherë   ishte  një mjek  i thjeshtë  gjysëm  i  internuar  në  Berat  . Ndërsa  varianti  i  tretë  ,   shoqërimi   me    prof  Kostaq  Cipon   duhet  besuar  ,  sepse    prof .  Cipo  kishte atëherë  një   post   që  mund   t’i  drejtohej  Diktatorit  .  Përfundimisht    më  tepër  duhet  pranuar varianti  i  tretë  se i  këtij    mendimi  ishte edhe  vetë  Etëhem  Haxhiademi  ,  si  më  ka  thënë  kur  ishim  tok  në  Burgun  e  Madh   të  Elbasanit  .
                                                                 0
A M A N E T I
     
    Në  ato  biruca   të  Hotel    Grandit    tani  ishim  vetëm  pesë  vetë ,  katër  ne  të burgosurit  të mëparshëm  dhe  Etëhem  Haxhademl    tani  i  dënuar  me  burgim  të  përjetshëm  .Sigurisht  që  egzekutimi  i  të  gjashtë  të  dënuarëve  na  dëshpëroi  shumë  ,se  ishin  njerëz  të  mirë  ,  të  ndershëm  ,  atdhetarë   dhe   të pafajshëm  .  Por edhe  ulja  e dënimit  të    Haxhiademit  na  gëzoi  .
    Ne  u  gëzuam  ,  por edhe  krimi  ,  sepse  iu  fal jeta  ,  u   inatos edhe   më  shumë   dhe e  shprehte  urrejtjen  dhe  inatin       ndaj    këtij    shkrimtari   ,   duke  i  vazhduar  torturat    më shpesh  dhe  më  të  egra  .    Dhe    ai    arriti  një  ditë  që  ,  po  ta  shikonte  ndonjë  njeri në  atë  gjendje  me  siguri  nuk  do  ta  njihte  se  cili  ishte  .   ,
     Mua  atëherë ,  me  që  ishja  shumë  i  ri  ,  afër  njëzet  vjec  dhe  me  dënim  të  pakët  në  krahasm  me  të  tjerët  ,  policët   që     shërbenin    në  birucat  e  nëndheshme    qëllonte  që    më  nxirrnin   në  koridorin  e  birucave    për të  bërë  pastrimin  e  tij    nën  mbikqyrjen  e  tyre    dhe   me  porosi  që  të  mos komunikoja  me ‘’ armikun e poullit ‘’ Etëhem  Haxhiademi  .
    Një  ditë  rastisi  që ,  ndërsa  unë  po  pastroja  koridorin  , polici   hapi  derën  e  birucës  së  Haxhiademit    ,  që  ai  të  shkonte  në  banjë  dhe  vet   u  ngjit  lart  .  Haxhiademi  doli  nga  biruca   dhe  ne   të   dy  u  ndodhm  ballë  për  ballë  .   . Haxhiademi  me  mundim  të madh  dhe  duke  rrënkuar  m’u  afrua  ,  më kapi  duarët  dhe  më  porositi  , që , kur  të  përmbyset  diktatura  ,   të  shkruaja  një  tragjedi  për   ate  duke  u  bazuar  mbi  vuajtjet  e  tij  aty  . Unë   shtanga   . Ai   shtoi  se  po  më  linte  një  amanet  dhe   amanetin  nuk  e  tret  as  dheu  .
    Kaq  më  tha  dhe  u  largua   .   
Këtë  amanet   ma  ka  përmendur   më  vonë  disa  herë  ,  kur  ishim  të  dy  në   kaushin  e  tretë    të  Burgut  të   Madh  të  Elbasanit  . Ma  kujtoi  edhe  më  vonë  ,   kur  unë  u   lirova  nga  burgu .  Duke    u  përshëndetur  ,  ai  më  tha  :
_  Mos  e  harro  amanetin !
                                                                    0
N Ë P Ë R     B U R G J E
   
    Eëhem  Haxhiademin  nuk  e  mbajtën  shumë  kohë  në  Burgun  e  Madh  të  Elbasanit  . Jo  më  shumë  se  katër  vjet  . Prej  këndej   tok  me  disa  të  burgosur  të  tjerë  të  dënuar  rëndë   e  dërguan  në  Kalanë  e  Gjirokastrës  .  Nuk  dihet  se  sa  kohë  e  mbajtën  atje  . Prej  andej    e  dërguan  në  burgun  e  Burrelit  ,  ku  Diktatura  grumbullonte    të  burgosurit  më  të  rrezikshëm  .
    Në  burgun e  Elbasanit  e  kanë  mbajtur  vazhdimisht  në  kaushin  e  tretë  .  Kështu  quheshin  atëherë  dhomat  e  burgut  ,  kaush  . Ky  kaush  ishte  kaushi  më  i  keq  i   atij  burgu  . Atje  nuk  hynte  kurrë  dielli .  Në  burgun  e  Elbasanit  Haxhiademin   mundoheshin  ta ofendonin  . Por dhe   ai    mundohej   të  mos  u  jepte  ndonjë  shkak   . Kështu  ,  për  shembull ,  kur  makina  ,  që  sillte  bukën  për  të  burgosurit  ,  prishej  ,  komanda  e  burgut  nxirrte  të  burgosur  me  dënime  të  ulët  të  merrnin    bukën  duke  e  sjellë  në  krah  . Bashkë  me këta  të burgosur  caktonte  edhe  Erëhem  Haxhiademin  .  Ai  nuk  kundërshtonte  .  Shkonte  me    të  tjerët  në  furrë  ,  ngarkonte  thesin  me  bukë  në  kurris  dhe  ecte  me  kokën  lart  në  mes  të   qytetit    tok  me  të  burgosurit  e  tjerë  .
     Unë    disa  muaj   kam  ndejtur    në   një  kaush   me  ate  . Madje   rastisi   që       edhe  të  rrija  e  të  flija  ngjitur  me  ate  .  
    Ishte  njeri  i  heshtur  .  Nuk  fliste  pa e  pyetur  njeri  . Më  shumë  mendohej  ,  se  sa  fliste  . Dhe  kur  fliste ,  fliste  me  ngadalë   ,  dhe me  zë  të  ulët  . . Nuk  hapte  vetë  ndonjë  bisedë  ,  vetëm  ndëgjonte  të  tjerët  dhe  nuk  ndërhynte  në  debate  . Nuk  pranonte  të  hynte  në  biseda  politike  .Kur  fillonte  ndonjë  e  tillë  ,  largohej  .Ndoshta  se  ishte  ende  nën    ndikimin  e  tmerrit  të    torturave  të    hetuesisë  .
      Kur  i  vdiq  i  vëllai  i  vetëm  ,  priti  në  heshtje  ngushullimet  nga të  gjthë  të burgosurit  e  kaushit .
    Kur  bisedonim  për  letërsinë  ,  fliste  me  respekt  për  at  Gjergj  Fishtën  dhe  lavdëronte  Lasgush  Pogradecin  ,  Mitrush  Kutelin   dhe   Ernest  Koliqin  ,     Shpesh  thoshte  ,  se  i  vinte  shumë  keq  , që  i  kishin  sekuestruar  bibliotekën  .
     Kur  na  nxirrnin  në  pajdos  (  pajdos  i  thonin  kur  na  nxirrnin  në oborrin  e      burgut  një  orë  në  ditë  ) ai   nuk  shoqërohej  me  njeri  .  Vinte    rrotull  vetëm  nëpër  oborr  .
    Ka  ndodhur  ,  që  ka   ndihmuar  me  ushqim  ndonjë  të  burgosur   të  varfër  ,  por  pa    rënë  në  sy  .
      Kaq  mund  të  therm  unë  për  kohën  që  kam  jetuar  me  ate   ,  Ndërsa  at  Konrrad  Gjolaj  O.F.M. ,  që  ka  jetuar  me  ate  për  një kohë  të  gjatë  në  Burgun  e  Burrelit  është    shprehur  në  veprën  e tij  ,  se  ‘’Kam  ndejë  6  vjet  me  te  . Shumë  i  sjellsheëm  .Ishte  me  parime  moderne  .Aspak  fanatik    Jo  fetar  .Kishte  dijtë  me  i ba  ballë  ‘’krymave  të  burgut  ‘‘  .  Ai  kishte  shoqëni  të  gjanë  dhe  konsiderohej  prej  të  gjitheve  zotni  .Ashtu  ishte  .  Nuk  gabonte  kurrë  kur i  ndante  njerzit  ndër  të  kulturuem  dhe  të  pa  kulturë  . Ishte   qefli   diskutimesh  në  të  gjitha  fushat  .dhe  e  kalonte  kohën gjithmone  tue  lexue  ,  bile  edhe shtrimë  ratë  .   Diskutimet  i  kishte  koncize  dhe  me  llogjikë  .Pranonte  gabimet  .dhe  dinte  edhe  me  lypë  të  falun  ,  gjithëmonë  tue  u  bazue  tek  e  drejta  . ‘’  
      Në  Burgun  e  Burrelit  nuk  ishte   më  i  heshtur  dhe  larg  bisedave   si  në  burgun e  Elbasanit  , se  tashmë  kishte  kakuar  një  kohë  e  gjatë  nga  kohë  e  torturave  ,  se  ishte    ambjentuar  me  jetën  e  burgut  dhe  se  në  këtë  burg  kishte  shumë  njerëz  të  kulturuar  .
    Një  ish i  burgosur  ,  që  ka  qenë  në një  dhomë  me  ate  në  Burgun  e  Burrelit  ,  më  ka  thënë  , se   nuk  përgojonte  njeri  dhe  se   ishte  absolut  kundeër  vjedhjes  .’’Kur  një  herë  i  vodhën   gjysmën  e  sheqerit   kokrra  ,   që  i  kishin  sjellë  nga  shtëpia  ,  ai  u  inatos  dhe  shfryni  shumë  rëndë  . Kur  i iku  inati  tha  se  ,  nuk  duhej  t’i  vidhte asnjë  kokërr   se  ,   po    t’i    kërkonte  ,   ai   do  t’i  jepte  ,  sa  të donte .
                                                            0
V D E K J A

    Mbasi  jetoi  një  kohë  të  gjatë    nëpër    burgjet    e  tmerrsheëm  të  Diltaturës ,    ky  njeri  ndërroi  jetë  në burgun  e  Burrelit  në   17  mars  1965  në  moshën  63  vjecare  .
    Vdiq  ai  njeri  ,  që e  deshi  jetën  .  Vdiq  ai  njeri  që  shkroi  për  jetën  . Vdiq  ai  njeri  ,  që  ia  rrëmbyen  jetën  Një  jetë  e  pastër  .   Një  jëtë  e  kulturuar  .  Një  jetë   shqiptari   .  Sa  nevojë  ka  Shqipëria  për   jetë  të  këtilla   ! 
    Vdiq  .   
     Por  vdekja  e  tij  është  misterioze  . Mund  të  ketë  qenë  e  natyrëshme  ,  por  mund  të  ketë  qenë  edhe  ktriminale  .
    Kështu  prifti   Konrrad  Gjolaj   O.F.M .   thotë  se  ka  vdekur   mbas   dy  muajësh  që  pësoi  një atak  ,   natën    në  gjumë  : ‘’Një  dite  i  ra  të  fikët  në  oborr.  U  ndodha  afër dhe  i  dhashë  ndihmën  e  shpejtë  dhe  thirra  infermieren  .  Erdhi  dhe  e  mori  me  vedi  n’infermieri  .U  kuptue  se  kishte   qenë   infrakt  . Kur  erdhi  në  dhomë  ,  me  dashamirësi  e  keshillova  me  kenë i  kujesshëm  se  po  t’u  përsërit  edhe  nji  here  , do  ta  kesh   pisk  . Mbas  dy  muajsh  ,  kur  kishte  ra me fjetë , kishte  vdekë  në  gjumë  .’’
    Një  vdekje  e  qetë  ,  një  vdekje  e  lehtë  , një  vdekje  e  dëshirueshme  nga të  gjithë  . Një   vdekje  pa  vuajtje .Kjo  vdekje mund  të  quhet  e  natyrshëme  ,  por  pse  mos  të  quhet  edhe  nga  një  helmim  me  efekt  të  ngadalshëm  ? Diktatura  nuk  donte  që  ai  njeri  të   dilte  i  gjallë  nga  burgu  . Pse  e  torturonte  edhe  mbasi    iu  fal  jeta  ?
     Kritiku  Petrit  Plangarica  thote  se  ai ka  vdekur  në  një  mynurë  tragjike  .
    Poeti  Visar  Zhiti  është  shprehur   se  ,  si    i  ka  thënë  një  ish  i  burgosur  ,   Haxhiademi   është  helmuar  ,  që  të  mos  dilte  t  gjallë  nga  Burgu  i  Burrelit  . 
     Edhe   mua  ma  ka  thënë  një   ish   i  bugosur  politik  të  njejtën  gjë  .  Për këtë  lloj  vdkje ma  ka  folur    edhe  e  shoqja  e Etëhem  Haxhiademit  në  shtëpinë  e  saj  ,  kur  unë  i  shkova  për  ngushullim  për  vdekjen  e  të  shoqit.  .
    Diktatura  i  mohoi    lirinë  dhe  më  vonë  i  vodhi    edhe  jetën  .
Por  këtij    njeriu   nuk  i   dihet   edhe   se  ku  janë    varrosur  eshtrat  e  tij  .  .
     Mbasi  u  shkërmoq  komunizmi ,   një  komision  i  Shoqatës  së  të  ish  të  përnfjkurve  politkë  i  Elbasanit  u  mundua  të  gjejë  eshtrat  e  këtij  njeriu  .  Takuan  në  Tiranë  infermierin  e  Burgut   të  Burrelit , por  ai  nuk  tregoi  gjë .  Shkuan  e  pyetën  në  Burrel  ,  Njerzit  tundnin  kokën  të  helmuar   .   Shkuan  në  Burgun  e  Burrelit  ,  ai ishte  kthyer  në  një  gërmadhë  .  Qershia  ishte  zhdukur  . Njëri   nga  ata  më  tha  se  ,  në    një  një  gropë   kishin   parë    eshtra  njerzish  .  U  kthyen  në  Elbasan  të  mërzitur   për  qndrimin  e  qeverrive  ,  të  partive    politike  ,  të  shoqatave të  ndrysme  për  mos  interesimin  për  këtë problem  atdhetar   .  Në  fund  ,  kur familja  i  humbi  cdo  shpresë  se  mund  të  gjendeshin  eshtrat  e  njeriut  të  tyre  ,  ndërtoi  në  mes  të  varrezave  të  Elbasanit  një  varr  fiktiv   me  mermer  të  zi  ku  u  shkrua     ky  epitaf :  ETËHEM  HAXHIADEMI    ,   1902 - 1965 
     Po  të  kaloni   në  Elbasan  ,  shkoni  dhe  e  vizitoni  atë  varr   dhe  përkuluni  me  respekt  para   kujtimit  të  atij  njeriu   . 
                                                              0
V L E R Ë S I M E
   
    Për  vlerën  letrare  të  veprave  të  tij  ,  por edhe  për veprimtarinë  e  tij  atdhetare  ,  që   ai  zhvilloi  ,  Etëhem  Haxhiademi ze  një  vend  të  vecantë  në  sofrën  e  shkrimtarëve  atdhetarë  shqiptarë . 
    Ai  është  themeluesi  i  tragjedisë  shqiptare   nga  shtatë  tragditë  ,  që  shkroi ,   ai  është   poet  dhe  poezitë  e  tij  edhe  sot  lexohen  me  ëndje  ,  ai  është  romancier  ,  pamvarësisht  se  dy  romanet  ,  që  shkroi  nuk  u  botuan  dhe  humbën   tok  me  një  dramë   ,  ai  është  edhe   shkrimtari    që  ktheu  në  shqip  kryeveprën  e  Vitgilit .
     Haxhiademi  ishtë  politikan  me  ide  republikane  ,  antikomunist  .Punoi  dhe  luftoi  për  clirimin  e  Shqipërisë  në  krahun  e  djathtë  të  politikës  shqiptare  dhe  përmendet  edhe  si   veprimtar   në  Konferencën  e  Mukjes  . .                               
    Njeri  me  karakter   të  fortë  ,  idealist   me  pikëpamje  republikane  .  Punoi  dhe  luftoi  për  clirimin  e  Shqipërisë  në  krahun  e  djathtë  të  politikës  shqiptare .E  shohim  edhe    veprimtar  në  Konferencën  e  Mukjes  .     
    Gjatë  Diktaturës  u  arrestua ,  u   torturua  tmerrësisht  ,  u  gjykua ,   u  quajt  nga  trupi  gjykues   kriminel   dhe  u  dënua  me  vdekje  .  Kur  kryetari  i  gjykatës  ushtarake  njoftoi  dënimin  e  tij  me  vdekje  ,  ai  thirri ‘’  Rroftë  Shqioëria!’’  I u  fal  jeta  nga  Diktatori  se  ndërhynë  njerzit  që  e  vlerësonin ,  Vuajti  vite  të  tërë  nëpër  burgjet  e  tmerrshëm   dhe  ,  së  fundmi   .vdiq  i   helmuar   nga  Diktatura  ,  që  të  mos  dilte  i  gjallë  nga  burgu   
     Mbas  shkërrmoqjes  së  diktaturës  komuniste  Etëhem  Haxhiademi  u  vlerësua  me  të  drejtë   si  shkrimtar  e  atdhetar  dhe  vepra  e  tij  filloi  të    studjohet  në  shkollat  e  mesme  të  vendit tonë .
     Mbas  shkërrmoqjes  së  Diktaturës     shkrimtarë  ,  kritikë  ,  analistë  e  gazetarë   nga  SHqipëria  e  Kosova  u  muarën  me  veprën  e  Haxhiademit   Po  shënojmë disa  nga  vlerësimet  e  tyre :
     Analisti  i  mirënjohur  Eugjen    Merlika  e  ka   vlerësuar  veprën  e  tij  dhe  Haxhisademin  e  ka  quajtur  ‘’Dramaturgu  i  njohur  ‘’
      Zoti  Josif  Papagjoni  e  ka  përcaktuar  Etëhem    Haxhiademin  ‘’ Dramaturgu  i  heronjve  mitik ‘’  dhe  për  ate   shkruan  : ‘’ I  pajisur  me  koncepte  letrare  e  teatrore  të  kohës  ,  ai  u bë  në  dramën  shqipe  një  nga  stilistët  dhe  udhëhapësit  e  modelit  mitologjik  e  modernist  ,  duke    risjellë   në  subjektet  e  mocme  shtresime  e  ngjyresa  të   kohëve  aktuale  me  theksa  mbi  anët  morale  dhe  ekzistenciale  të  njeriut  . ‘’   
     Shkrimtari   Tomorr  Plangarica   shprehet  mbi  zhvillimin  e   mesazheve   në  tragjeditë  e  Haxhiademit  ,  se  ato  ‘’  lindin  dhe  nisin  të  përcohen  nga  përplasja  artistikisht  përmes  një  veprimi  dramatik  në  tragjedi  ,  ato  janë  të kapshëm  ,  të  pranueshëm  dhe  të  dëshiruar  nga  publiku  dhe  lexuesi  i  thjeshtë .’’
    Studjuesi  Anton  Cefa   duke  u  bazuar  në  vlerën  e  veprave  të  këtij   shkrimtari  ,  shprehet  :  ‘’  Në  se  romantizmin  në  letërsinë  tonë  e  përfaqësojnë  De  Rada  ,  e  Naimi  ,    e  themi  me  plotgojën  që    klasicizmin  e  përfaqëson  Haxhiademi  . Në   themi  se  Naimi  është  pjellë  e  vonë  e  romantizmit  ,  sic e ka  cilësuar  Cabej  , Haxhiademi  është pjellë tepër  e  vonë  e  klasicizmit  …...Haxhiademi  duke  i  marrë  subjektet nga   antikiteti  grek  ,  bibla  dhe  nga  historia  e  jonë  e  herëshme  dhe  mesjetare  ,  trajtoi  probleme  shoqërore  e  morale  të  shoqërisë  shqiptare  .Kështu  që  veprat  e  tij  kanë  karakter  të  theksuar  edukativ  dhe   didaktiv  .  ‘’
      Në  veprën  ‘’Elbasani  ,  Enciklopedi ‘’   Etëhem  Haxhiademi  është  cilësuar  si  ‘’  më  i  miri  dramaturg  i  periudhës  midis  dy  luftrave  ‘’.    
      Ndërsa    at  Konrrad  Gjonaj   O .F.M.  ,   kur  ai   vdiq  ,  është   shprehur   :  ‘’Kombi  shqiptar  humbi  nji  njeri  të  madh  ‘’

E P I L O G
     
    Këtë  monografi  do   ta  përfundoj    me  një  propozim  .
     Kemi  perpara   50-vjetorin  e  vdekjes  të  shkrimtarit  dhe  politikanit  Etëhem  Haxhiademi ,  17  mars  2015. 
     A  nuk  do  të  ishte  mirë  që   me  rastin  e  këtij  përvjetori    qyteti  i  Elbasanit    të  sbukurohet  me  një  shtatore  të  Etëhem  Haxhiademit  ?   Pse  ,  nuk  e  meriton  ky   njeri    kërë    vlerësim  ?
    Sa  madhështor  do  të  duket  Elbasani   ,  kur  midis  shtatoreve   të     Kostandin  Kristoforidhit  ,  Aqif  Pashë  Bicakut  ,  Aleksandër  Xhuvanit  dhe  Isuf  Myzyrit  të  vendosej  edhe  shtatorja  e  Etëhem  Haxhiademit  , e  themeluesit  të  tragjedisë  shqiptare    !  Do  të  ishte  krenari  për  qytetin   e  Elbasanit  .  
      Besoj  ,  që   Bashkia  ,  partitë  politike  dhe  intelektualët  e  Elbasanit   do  të  nxiten  për  realizimin  e  këtij  propozimi  . 
      Njerzit  që  na nderojnë  ,  duhet  t’i  nderojmë     Fundja  ,  kjo   është   një  detyrë  atdhetare  .  .                                                        

MAKENSEN   BUNGO