Fatmir Terziu
Dr Paul C Doherty, shkrimtari britanik i një kohe të gjatë në krijimtari shprehet: “ajo kap dhe zbërthen brendësinë, emocionet, ndjenjat dhe situatat e të rrinjve, dhe të rrinjtë vetë në zemër të tyre”, duke shtuar se libri i saj me poezi “Pëshpërima e vogël” (A Little Wisper) ka një hapësirë të gjerë të ndjeshmërisë…, dhe e rekomandoj këtë libër tek secili, tek gjithkush pa dallim moshe…”.
Është vetëm 11 vjeç. E thjeshtë, e urtë, e ndrojtur. Tepër e ndrojtur! Por, aspak e përhumbur. E dlirët deri në zgjuarsi të ndjeshme. Aq sa edhe kur flet të bën t’a dëgjosh, e dëgjosh pa harruar moshën e saj. Është poetja e vogël, shqiptare, është shqiptarja e vogël poete. Është thjesht ajo imigrante e mitur të cilën e sollën prindërit e saj në ishullin britanik me një thes me halle me vete, derte, dhimbje malli e lotë. Është Marinela Reka. Është autorja e 140 poezive në gjuhën angleze. Është poetja e cilësuar si e tillë nga Dr Paul C Doherty, shkrimtari britanik i një kohe të gjatë në krijimtari. Për këtë ai shprehet: “ajo kap dhe zbërthen brendësinë, emocionet, ndjenjat dhe situatat e të rrinjve, dhe të rrinjtë vetë në zemër të tyre”, duke shtuar se libri i saj me poezi “Pëshpërima e vogël” (A Little Wisper) ka një hapësirë të gjerë të ndjeshmërisë…, dhe e rekomandoj këtë libër tek secili, tek gjithkush pa dallim moshe…”.
Ndërsa vetë Marinela njëmbëdhjetëvjeçare i drejtohet lexuesit të librit të saj me fjalë zemre. Ajo shkruan: “unë fillova të shkruaj poezi në fillimet e moshës gjashtë vjeçare. Unë e kam shkruar çdo poezi me pasionin tim dhe me zemrën time. Unë gjithmonë kam konsideruar të mendoj se ëndrrat e mia janë aq të larta deri në qiell, sa unë gjithmonë kam shtyrë veten time përherë duke u ngjitur nëpër pemë të gllabërojë ëndrrën time. Dhe çdo herë që unë e kap ëndrën time, unë e hedh një ndryshe edhe ndoshta më lart. Tani ëndrrat e mia shtojnë të gjitha në atë rrugë drejt yjeve”.
Duke parë këto dy lidhje teorike që ndodhen në librin e Marinelës, një që i përket recensuesit të saj dhe një vetvetes që në hyrjen e librit, ajo që të bie në sy është libri. Libri është ndarë në pesë kapituj. Çdo kapitull ka nga mbi pesëdjetë poezi të renditura në llojin e vet dhe sipas tematikës. Në kapitullin e parë ajo krijon çdo gjë rreth saj, prandaj edhe këtë e titullon “Çdo gjë rreth meje”. Në kapitullin e dytë ajo shkruan për familjen dhe miqtë, nëtë tretin për imagjinatën dhe gjërat e saj. Kapitullin në vazhdim ia kushton limerikës dhe poezive të shkurtëra dhe atë të fundit e kompleton me poezinë humorsjellëse dhe atë me mendime personale. Kështu kompletohet edhe libri i saj me rreth 146 faqe. Është botuar nga “RB Rossendale Books” dhe ka parë dritën e botimit në vitin që lamë pas.
Mjafton të lexosh me vëmendje poezinë e saj “Princesha e poezisë” dhe të rilexosh fjalën e saj do të kuptohesh se ëndrrat e saj nuk mbarojnë me këtë libër. Ajo falënderon familjen e saj dhe motrën Sonila dhe premton të bëhet princesha e poezisë. “Unë do të bëhem princesha e poezisë”, premton ajo në këtë poezi dhe në tërë vëllimin e saj.
Nuk ka komente:
Posto një koment