Fatmir Terziu
Më 17 Tetor të këtij viti u zbuluan paraqitjet për titullin Oscar në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Sipas listës së paraqitur këtë vit shihet se ka një numër rekrod pranimesh. Kështu që gara për të fituar titullin e filmit më të mirë në këtë konkurim është e ngjeshur si kurë ndonjëherë dhe në të janë përfshirë filma nga 67 shtete të botës, të cilët do të konkurojnë për titullin e Oscar 2009. Kompania “Academy of Motion Picture Arts and Sciences” nëpërmjet presidentit të saj, filmkrijuesit, Sid ganis e zbuloi këtë listë me një numër rekord pjesëmarrësish për të shuar kureshtjen e pjesëmarësve dhe atyre që janë të interesuar për atë. Lajmet e Hollywoodit ishin tejet ndryshe në komentet e bëra për këtë prezencë të madhe, që gjithësesi shënon evenimentin e 81-të të “Annual Academy Aëards” që do të shënohet në 22 janar të vitit që vjen dhe do të prezantohet më 22 shkurt.
Kështu Oscar i vitit 2009 për këtë kategori filmash ka filluar që të grumbullojë rreth 67 filma nën rregulla të reja që e bëjnë garën më të ashpër se në vitet e tjera. Ashtu si gjithmonë që filmat në gjuhë të huaja janë një miksazh, me probleme buxhetesh dhe problematikash, Hollywoodi premton të rezervojë raportime për këtë eveniment. Gjithashtu janë ftuar edhe specialistë të kësaj fushe që të shprehin mendimet e tyre.
Këtë vit sipas THR.com/foreignoscars, në këtë garë shihet edhe filmi i Piro dhe Eni Milkanit, "Trishtimi i Zonjës Shnajder" ("The Sorroë of Mrs. Schneider,"). Pra, në listë është edhe Shqipëria. Mes titujve dallohet filmi i lartpërmendur "Trishtimi i Zonjës Shnajder" i regjisorëve Pirro e Eno Milkani, ndonëse në Tiranë nuk është përfolur asgjë për këtë përzgjedhje. Pak kohë më parë u fol se edhe këtë vit nuk do të kishte asnjë film shqiptar që do të paraqitej për konkurrim. Madje diskutimi u përqendrua se kujt institucioni i takonte ta bënte këtë punë kur drejtori i Qendrës Kombëtare Kinematografike, Ferri ishte shprehur se nuk u takonte atyre. Atëherë kur u besua se edhe këtë vit ky aktivitet prestigjioz u shpërfill, në listë del titulli i "Trishtimit të Zonjës Shnajder". Vetëm dy here më parë filmat shqiptarë kanë tentuar Oscar. Në vitin 1996 me "Kolonel Bunker" të Kujtim Çashkut dhe në 2001 me filmin
"Parullat" të Gjergj Xhuvanit. Lista e nominimeve do të shpallet nga Akademia më 22 janar, ndërsa çmimet do të shpallen më 22 shkurt 2009. Ngjarjet e "Trishtimit të Zonjës Shnajder"(një prodhim shqiptaro-çek i vitit 2007) zhvillohen në vitin 1961, kur një grup studentesh të FAMU-së, çeku Karel (Ondrej Moravec), sllovaku Artur (Kamil Kollarik) dhe shqiptari Lekë (Nik Xhelilaj) xhirojnë në Ceski Shternberk një
film diplome për fabrikën e prodhimit të motorave ESO. Në film jepet përballja e jetës së të rinjve, tërheqja e tyre për fshatin çek, jeta që ata bëjnë e më tej kthimi i detyruar i djaloshit shqiptar në vendin e tij.
Por ndërsa rregullat e reja kanë qenë më të ngurta këtë vit që në fillim shihet se fatin e keq e kanë mjaft filma, që me sa duket kanë hyrë vetëm për të paguar faturën e të qënit në këtë listë. Mundësia e fitimit të Oscarit natyrshëm për një film shqiptar ende është shumë larg, kjo për shumë arsye që lidhen në këtë fushë, që ende kërkon buxhet të mjaftueshëm dhe tematikë që të pëlqehet më gjerë.
Znj. Shnajder jeton në ëndrrat që humbën
Kooproduksioni i parë shqiptaro-çek realizuar nga Piro Milkani, i cili është njëkohësisht bashkëproducent me Jana Tomsoven, e pranishme në projeksionin e djeshëm në Tiranë, hap sot sezonin e shfaqjeve për publikun shqiptar. Filmi, bazuar në notat biografike të vetë regjizorit, tregon sesi ndërlikohet jeta e Lekë Serianit (Kreshnik Xhelilaj ),- studenti i ri në Universitetin e Arteve të Bukura në Pragë, kur gjatë një udhëtimi për të xhiruar një film në fabrikën e prodhimit të motorave ESO, njeh Znj. Shnajder (Anna Geslerova) dhe bie në dashuri më të. Por dashuria nuk është asnjëherë e thjeshtë, sidomos për një student nga Shqipëria komuniste e viteve 1960. Atij i duhet të zgjedhë, mes familjes që jeton në Shqipërinë e izoluar dhe dashurisë për gruan çeke e jetës së plotë në atdheun e dytë. Historia ngjan familjare. Karakteri i çiltër i një të riu, dyzohet kur i duhet të marrë këtë vendim. Të shpëtojë veten dhe dashurinë e tij apo njerëzit që ka lënë pas! Vetëm se, ky nuk është një film romantik me një fund të trishtuar, pavarësisht notave lirike përgjatë gjithë 108 minutave të filmit. Ky është një film indipendent, me tone të forta akuzuese kundër të gjithë atyre sistemeve që i privojnë njerëzit nga liria.
Filmi vetëm tekstin e merr nga historia melankolike e brezit të intelektualëve shqiptarë, që u detyruan të lënë gjysmën e zemrës jashtë Shqipërisë, por flet në fakt për shqiptarët e sotëm, të rinjtë sidomos, që ëndërrojnë për një të ardhme jashtë Shqipërisë, në një nga vendet europiane. Janë ata sot, të burgosurit, ata që nuk e realizojnë dot ëndrrën e tyre në vendin ku kanë lindur. Ndoshta kjo ishte një nga arsyet pse emri ngjitur emrit të Pirro Milkanit, si co-regjizor renditet ai i të birit, Enos. Është një moment në film, kur gjithçka fshihet dhe mendja e zemra përqendrohen në një koncept të thjeshtë: "Të përkiturit një emri, një toke, një kombi, do të lulëzonte edhe dashurinë më
Nuk ka komente:
Posto një koment