Faruk Myrtaj
"... Dhe fitimtarët e djeshëm, sot specie në rrezik, ëndërrojnë trashëgiminë e të mundurve. Si ujqit që nuk mund t'i bejnë ballë dimrit dhe zbresin fushave edhe ish fitimtarët përzihen sot me viktimat e dikurëshme. Duke përqafuar kultin e viktimës, ata vullnetarisht e fshijnë veten nga historia popullore...."
Eshte thene fare shkoqur, thelbi i asaj qe ndodh ne Shqiperine post-komuniste. Ne pak rreshta gjen tere faktoret e asaj shoqerie. Por duhet pak qetesi, per ta rrokur, pranuar dhe kerkuar rrugen e perbashket aty.
Shoqeria shqiptare, fill pas luftes se dyte, humbi ekuilibret. Fitimtare te brendshem, per fat te keq, rastisen te jene komunistet. Ata qe, qysh ne mbledhjen themeluese me te deleguar jugo-sllave, e paracaktuan si te papranueshem nacionalizmin. (A nuk e kemi vene re: jo pak ish-komuniste, edhe kur duna te distancohen nga diktatura e djeshme, e shikojne ende me dyshim, si dicka te keqe termin nacionalist! Nxitojne te rehatohen si patriote apo si atdhetare, kur eshte e njejta gje!) Shqiperia nisi te vuaje fatin e koalicionit boteror: perballe nazi-fashizmit u grupuan te gjithe. (Sic kunder komunizmit, ne vitet '90!).
Kur nisi te mendohet e te veprohet per pushtetin (pra edhe per shkrimin e historise ne sherbim te tij), nisen perjashtimet: komunistet nuk i njohin koalicionet. Ata kane perballe vetem armiq. Keshtu ndodhi edhe ne vitet '40: nese krimet e tyre me vone duket sikur ndodhin brenda llojit, ne vitet e para u ndeshkua ashti i shoqerise se djeshme. Pronaret, nacionalistet, dhe a s'eshte e vertete: tere elita e se djeshmes, gjer edhe shkrimtaret qe nuk beheshin dot ose s'donin te beheshin "njerez te rinj".
Nuk ka ndodnje befasi, qe pjesa me e madhe u bashkuan me fitimtaret. Pjesemarres ne krim te ben ngritja e dores dhe "hedhja e gurit" kunder atyre qe ti e di mire se kishin bere Atdheun, ekonomine dhe kulturen e tij. Individe qe e dinin apo e moren vesh pak me vone se ç'ishte komunizmi ne pergjithesi dhe ai shqiptar ne vecanti, dhe vazhduan te ngriheshin mbi kufomat e tij, nuk kane si fshihen dot: ata u bene pjese e pushtetit, ata moren pjese ne tjetershkrimin e historise se nje kohe se paku te erret per kombin.
Simbolikisht, nje pjese e ardhacakeve te rinj ne pushtetin e pas Luftes, zune vilat e pronareve te vjeter, te cilet ne rastin me tolerant zbriten ne bodrum, ose u degdisen fushave te Myzeqese qe s'kishte pasur pronare(!), ose u mbyllen ne shtepite pa qira, sic quheshin me perkedheli burgjet apo kampet e riedukimit.
Tere farsa synonte lenien pa prone te te gjitheve: a s'eshte per te qeshur qe Nexhmije Hoxha eshte pa shtepi te sajen ne fund te mbreterimit te kuq ne emer te proletariatit?! Madje, si vazhdim i ritualit te nderrimit te pushteteve shqiptare, provoi ca dite burg (nga qe ishte demokraci, u kompensua per te, me shpejt se te ndeshkuarit prej saj qe mbeten gjalle.)
Si i behet? As duhet shpresuar ndonjehere qe ndryshimin ta sjellin politikanet, pergjithesisht arriviste te etur per pushtet te dhunshem, perjashtues dhe materialistik. Ngaqe ata mbeten pjesa sunduese e ringut shqiptar, nuk pres te ndodh mrekullia ne gjallje te frymes se tyre. Madje jane veshtire te dallueshem prej ketyre edhe disa shtresa individesh qe kane qene prane tyre, jane privilegjuar prej tyre, edhe pse se fundi, sic shprehet Astrit Lulushi, disa prej tyre nxitojne te perqafojne "kultin e viktimes", edhe pse fitimtare te djeshem sot "perzihen me viktimat" e tyre te drejteperdrejta ose indirekte. Dhe lemshi eshte aq i ngaterruar sa vertete krijohet dukja se fitimtaret e djeshem njomeshin se lotuari per viktimat e atehereshme, por nuk kishin si ia benin t'i ndihmonin!
Edhe kur ndokush u kujton perballjet publike te tyre asaj kohe, fitimtaret qe metojne te mbeten fitimtare edhe sot e me tej, ia hedhin fajin kohes, sistemit, dhe tjerrin fjalen duke kerkuar te imponohen si personazhet groteske te Azis Nesinit qe te krruarin e kokes e interpretojne me vone si mospranim, rebelim apo ...disidence te tyre! Apo vazhdojne ta shfaqin ate kohe si skene te madhe humori, ku me pak mencuri mund te ruaje komoditetin e atehershem dhe ... disidencen e neserme!
Mbetet te shpresojme tek ata qe nuk e duan pushtetin! Kjo tingellon ca si shume ideale, se veshtire se gjen shembull ne historine boterore!
Meqe as kjo nuk ndodh dot, mbetet te mesohemi me pafytyresite, me shtirjet, me te pasuruarit brenda dites pushteterore, me listat e djeshme qe ato jane edhe sot, me miklimin e idhujve qe ata kane qene, me dekorimet e viktimave dhe viktimizuesve njeheresh, me elite qe vetem turp e dinjitet nuk ka...
Mbase duhet kerkuar e aplikuar nje rruge e ndermjetme: ç'duhet bere te mos kete humbes?
Por ata s'lene radhe. Duket sikur kane qene ne nje qeli me At Zef Pllumin, madje sikur qysh atehere e kane perjetuar dhunen njelloj si ai... Nuk dihet mire se si do nisen per atje ku Frati i Madh prehet, por nuk kane kala qe te mos e marrin, se edhe parajsen, si Keshtjelle e perfytyrojne!
"Duke perqafuar kultin e viktimes, ata vullnetarisht e fshijne veten nga kujtesa popullore", shkruan Astrit Lulushi.
Rruga shkon deri tek "ura per askurrkund" dhe mbyllet...!
Nuk ka komente:
Posto një koment