ALBANA M.LIFSCHIN
tregim
Aktorja qe shtrirë në divanin e gjerë dhe qe përqëndruar në leximin e librit. Nga kuzhina shihja profilin e saj dhe përpiqesha të merrja me mend se ç’tregim po lexonte. Kjo grua në rininë time të hershme kishte qenë artistja ime më e preferuar. Qe tipi i gruas së bukur, sëpaku ashtu ashtu siç e konceptoja unë bukurinë femërore: sy të kaltër, flokë bjond të derdhura onde-onde mbi supe, një hundë të drejtë e buzë pak të fryra. Në rolet kinematografike dilte si një grua me personalitet të spikatur, herë si lidere, herë si madam klasi. Unë, gjimnazistja, i prisja fotografitë e saj nga revistat dhe i ngjisja në koleksionin e artistëve në albumin tim të paprepkshëm. Si vjen jeta! Tani pas 20 vjetëve, pikërisht kjo aktore ndodhej në shtëpinë time, shtrirë në divanin tim, duke lexuar një libër me tregime të shkruar nga unë, ndërkohë që unë po përgatisja për të një darkë të veçantë si për një mysafire të rallë. Isha përpjekur madje të merrja me mend se pasi të pushonte ndoshta do kërkonte të bënte një banjë dhe kisha nxituar të nxirrja një peshqiri të ri me përmasa më të mëdha se të zakonshmit.
Shtëpinë e kishte mbushur aroma e byreçkave me vezë e djathë. Ndërsa po nxirrja nga sirtari mbulesën e tavolinës, artistja u shfaq papritur tek dera. Në dorë e mbante librin tim të hapur mes gishtrinjve të saj
-Kush është kjo L, që ke shkruar këtë tregim të bukur për të ?
-Ah! Thashë unë duke vënë buzën në gaz, atë po lexonit?
Ishte tregimi im i parë dhe ndoshta më i frymëzuari. Ishte portreti i një gruaje që kisha takuar gjatë një shërbimi, një grua që më kishte lënë përshtypje të thellë dhe që më kishte frymëzuar gjithë jetën. Ajo nuk kishte qenë as artiste, as shkencëtare, por një grua e emancipuar me shpirt të gjerë, një grua prej së cilës mund të mësoje shumë, një grua që kishte ecur më shpejt se koha.
-Ju pëlqeu? Pyeta me sinqeritet.
-Po, tha aktorja, -por u bëra kurioze të di se kush është kjo grua. Nuk më ngjan me askënd që kam njohur. A është person publik kjo grua? A njihet?
-Jo aq e njohur sa ju, thashë unë përsëri me buzë në gaz.. Ka qënë pedagoge.
-Pedagoge? Pyeti aktorja, duke i kaluar syzet lart mbi ballin e lartë, pastaj mbi flokë. Ti ke shkruajtur kaq bukur për një grua që s’e njeh askush?
Vështrimet tona u ndeshën. Ajo ngriti njerën vetull lart.
-Pse nuk shkruan për mua !?? Unë jam…
Më ngriu dora mbi pjatë. Një ndjenjë e papritur hutimi më kaplloi dhe ndjeva të skuqesha.
- Ulemi të hamë drekë?
Ajo u ul me ngathtësi në karriken në krye të tavolinës duke e vënë librin në qosh të saj. Ai mbeti ashtu hapur tek tregimi i porsambaruar.
Më kishte lindur mendimi për të shkruar për të që në momentin e parë që e takova në Nju Jork. Kishte ardhur për vizitë tek disa të njohur. Mu ndje aq e afërt dhe e ftova apo më mirë të them e mora me vehte në shtëpinë time. Do të kalonim sëpaku një pasdite të mrekullushme. Kishim ç’kujtonim. Puna në televizion, dramatizimet që bënim kur shkonim me shërbime në rethe na kishin njohur pothuaj me të gjithë artistët. Nuk më ishte dhënë rasti ta prisja në shtëpi në Tiranë, por ja që e solli këtu, në Nju Jork. Kisha për darkë një mysafire të rallë.
Isha kujdesur të nxirrja në tavolinë pjatat më të mira, gotat e verës me reth floriri, pirunjtë e argjendit shtruar mbi mbulesën më të shtrenjtë, vetëm për të. Të gjitha këto tani më dukej sikur po më nxirrnin gjuhën. Hidheshin mbi tavolinë e më përqeshnin: Hë, shkruaj për mua! Edhe për mua! E mi, pse s’shkruan për mua ti?!
Darka u konvertua në biseda kuzhine e ca më keq. Ç’farë i gatuan më shumë burrit, gjellra shqiptare apo amerikane? Çudi, si e gjete amerikanin? Ku? Në shkollë? Ashtu, e? Shiko, shiko! Sa grua e zgjuar që je! Ku tjetër do e gjeje amerikanin, veçse në shkollë?
Kishte filluar të më përzihej …

Nuk ka komente:
Posto një koment