e shtunë, shtator 20, 2008

KOÇO DILO, koha për t'i dhënë nderimin e duhur




EDUARD M. DILO










Vellezerit Dilo Sheperi, secili reflektim i miresise,zgjuarsise,diturise,patriotizmit. Kostandini, ose Koçua si thirrej, sikur parandjeu jeten terr qe e priste me vone. Ate fund nentori 1944, vllai i tij Jani i detyruar te largohej nga Shqiperia per te mos u kthyer me kurre , nuk pranoi ta merrte me vete ne barken qe largohej dhe mbarte me vete dhe "babane e shqiptarizmes", Mit'hat Frasherin e madh.
Jani ,me buzen qe i dridhej ,ju lut Koços qe te mos largohet," largesa ime esht vdekje per Prinderit...." dy vellezrit e tjere po emigrante ,nuk dihej fati i tyre ku ndodheshin.... "Ne do luftojme per atdhene dhe do ta çlirojme nga komunistet...", por kjo nuk u arrit,komunistet me dhune, vrasje e terror hodhen rrenjet dhe pasojat dihen nga te gjithe edhe sot e kesaj dite.
Koçua, ky djale i shkathet e i fuqishem,me nje trup prej atleti,para pushtimit nga komunistet punonte ne dhomen e tregetise ,ne Durres,(shok dhome me Themo Vasin e Vasil Katin). I mbrujtur dhe i edukuar ne nje familje ku perkundej vetem shqiptarizmi , ishte nga te paret qe ju kundervu pushtuesve te huaj fashiste. Pjesmarres ne lufte ,me rinine e Ballit,mori pjese gjithashtu ne luftimet e famshme te Barmashit qe drejtoheshin nga vellai i tij Kapiten Jani Dilo ,i cilesuar ne Kongresin e tete te Ballit ,ne Tirane, "nje strateg i madh lufte".
Qe ne fillimet e para te marrjes se pushtetit nga komunistet, familja Dilo Sheperi, ishte ne listat e para te debimit nga Tirana dhe Durresi , duke i internuar e izoluar ne Zagori, shoqeruar kjo me nje persekutim barbar, ne fillim duke i pushuar nga puna,(ishin te shkolluar ne universitete perndimore), ç'varrosur e thyer varret e te vdekurve, sekuestruar ç'do gje deri ne pergjakjen e truallit ,ne nje masaker te papare e degjuar ndonjehere. (Vrane dhe me pas i masakruan kufomen , duke i prere koken e nxjerre syte, nenes Kaliopi Dilo!) I shpallen "armiq populli",te atij populli qe ata punuan dhe e deshen si fort pak te tjere. Kundershtare te betuar te te kuqeve ,Koçua si dhe familjet e vellezerve te tjere Margarit dhe Qirjako, s'u bene kurre antar te kooperativave bujqesore. Iu sekuestruan çdo gje, çdo pasuri te luajteshme e te paluajtshme, i lane fare pa buke ne fshat, njeri nuk u fliste me goje, ne Sheperin qe e donin aq shume. Por edhe pse vuajten aq shume kurre nuk u tremben as u mposhten, por jetuan dhe vdiqen krenare dhe shqiptare te ndershem.
Me 9/3/1970, Koçon e arrestojne ne Fier me akuzen sa absurde dhe qesharake te "mendimit per t'u arratisur". Ne valixhe iu gjeten e sekuestruan nje pako ilaçe per ulçeren nga e cila vuante i vellai Margariti, si dhe nje garuzhde per te ndare gjellen, qe siç duket e kishte marre per t'ua çuar vellezerve qe kishte Doktor e Profesor ne Amerike se ata s'kishin.... ! Do arratisej nga Fieri, kur dihet qe Sheperi s'esht larg nga kufiri..., do arratisej nga Fieri, kur vite me pare ushtrine e kish kryer prane kufirit...! Ai nuk e kaloi kurre nderment nje gje te tille, per vete faktin se mendonte per pasojat qe do te kishte familja e tij,qe me pa te drejte vuante aq mizorisht.
Per afro kater muaj -tortura çnjerezorene Kalane tmerr te Gjirokastres, me 2-Korrik e nxjerrin ne gjyq, ne sallen e mbushur plot gjimnaziste ku filloi e luhej nje komedi vdekjeprurese qe dine te luajne aq mire "terroristat e kuq" . Aty ne salle oshetinte zeri ogurzi i Koço Noves, si dhe beniamineve te tjere te diktatures, te cilet ne emer te mjeranit popull akuzonin nje burre trim sheperjot,(nje prej bijve te Ilia Dilo Sheperit!!),ne shtepine e te cilit esht perkundur vetem patriotizmi.
Gjyqi qe s'ishte gje tjeter veç diçka e sajuar e farse u hap e u mbyll vetem me lakimin e emrit te Jani Dilo-s aq sa shpesh Koçua trim i pyet se nese ky ishte gjyqi i Jani Dilo-s qe zhvillohej. Deshmitaret e pafytyre Naqe Nita dhe Leonidha Kuro, vegla qorre ,deshmonin e binin ne kundershtim me njeri tjetrin e duke mos u dhene dot pergjigje te te pafajshmit Koço, filluan te qanin ne salle. Koçua me qetesi e butesi qe ja jepte pafajesia e tij, i drejtohet trupit xhelat gjukues:"Zoterinj,nxenesit nuk i keni mesuar mire,sepse ata po thone gjera kontradiktore, keshtu qe nuk e marrin provimin...",(e , sa dru e tortura hoqi ne kurriz Koçua pas mbrojtjes te se drejtes te tij ne kohen kur prape e kthyen ne qeli),nderkohe salla e mbushur me gjimnaziste u çua ne kembe duke thene:"lirojeni,esht i pafajshem ,deshmimtaret genjejne..." Koços kurajo i jepte dhe prania ne sallen e gjyqit e vellait Qirjako dhe nipit Anastas. Pas dy dite zhvillimesh gjyqi farse,e denuan Koçon me 10-te vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurise te luajtshme e te paluajtshme ,me argumentin qe "mendon te arratiset per t'u bashkuar me vellezerit e tij Janin dhe Orestin ne Amerike, mbeshtetur kjo dhe ne deklaraten e leshuar nga Organizatat e Masave te Krahines". Krahas spiuneve te njohur ne sallen e gjyqit,u mesuan dhe emrat e shume njerezve te tjere qe kishin dhene deshmi te rreme per te.Qirjakua(i vellai), i thote ne fund te gjyqit :"Te lumte vella ,ki besim e shprese vetem tek i madhi Zot". Kjo shprehje u lakua e interpretua aq gjate ne ate vend ateist. Margariti, i cili kishte me se 7-te vjet qe vuante ne shtrat nga nje semundje e pasherueshme, e cila ishte pasoje e vuajtjeve ne burgun e Maliqit, s'mundi te duronte kur mendonte torturat per vellane, keshtu qe ne moshe te re largohet nga kjo jete duke lene pese jetime ende te parritur. Bastardet grabiten çdo gje ne familje me preteks se po sekuestronin gjerat e Koços(qendrim shume te ulet e negativ mbajti ne ate kohe dhe kryetari i keshillit te fshatit ,komshiu Andon Golemi).Muaren gjithe librat,korespodencen dhe fotografite familjare,relike e kujtime nga prinderit e vdekur,pajen e vajzes se pamartuar Viktori,rrobat e femijve te Margaritit , unazat e nuseve te familjes...me nje fjale muaren gjithçka.
Koçua 10-te vjetet e burgut i kaloi ne burgun ferr te Spaçit, ku pasi doli prej andej ,ne nje kohe shume te shkurter nderroi jete , duke shpresuar se nje dite Shqiperia do çlirohet nga zgjedha komuniste,e do gezoje dite te bardha...Vdiq ne spitalin e Tiranes dy dite para se te operoej nga stomaku e me insistimin e niperve e mbesave u varros plot dhemshuri ne Sheperin e vuajtjeve ,( qe edhe pse qe i tille e deshi shume) , te prehet prane nenes,babait, vellezerve e motres Viktori ,qe nuk ju nda kurre burgjuve. Ndoshta ne perjetesi aty ku prehet ky burre i fjales dhe i beses ,aty prane atyre qe i deshi dhe e deshen,aty ndoshta shpirti i tij i plagosur aq rende ka gjetur pak prehje e qetesi qe ne kete jete aq i munguan.Ndoshta ata qe deshmuan ne menyre krejt te rreme per te ndihen fajtore e te penduar ,duke u skuqur nga vetja..., ndoshta...! Ndoshta s'ka ardhur akoma koha qe historia, e cila esht borxhlie karshi njerezve te tille,t'u jape vendin dhe pjesen qe u takon dhe meritojne . Shpresojme dhe besojme! Ndoshta nje dite...

Nuk ka komente: