Faruk Myrtaj
Po, kendveshtrim eshte gjithcka, Miri! Duhet veshtruar fillimisht, qe pastaj te flitet per menyre te veshtruari...duhet lexuar qe pastaj te vije te shkruarit dhe duhet jetuar bashke qe te vije dashuria (ose pa-dashuria, mos-shkuarja, ftohja, ndarja dhe mos o zot, urrejtja).
Personazhi i Terziut ne zyren e sekretarit merr ngjyren e limonit, kurse te ky synopsis qe na dhurove fytyra e te semurit ka te verdhen e ftoit.
Por me lejo te citoj edhe nje fragment nga tregimi "Magjia e zerit" i Albana Lifchin:
"E dëgjoj shpesh programin tuaj. Gjej tema me interes, por ndonjëhere ka disa tekste që nuk di si.
-Si? Pyeta une, pa e kuptuar se ç'desh te thoshte .
-Mediokër. Mbase janë shkruar jo nga profesionistë, tha ajo duke vënë tek buzët shishen e limonatës.
- Duhen edhe ata, thashë unë.
-Si? Ajo vuri shishen e limonatës në tavolinë, pa pirë asnjë pikë..."
E verdha,duket si ngjyre-mjet, por une si lexues prirem ta marre si kendveshtrim. Ne kete rast i te tre autoreve. Po te lexonim me kete "kendveshtrim", them se do ta gjenim edhe ne krijimtarine tjeterkund. Ngjyra ka ngarkesen e saj, gati imponuese. Letersia, si pjese e komunikimit ndernjerezor, duket se krijon stereotipet e saj, perfytyrim te posaçem jo vec per ngjyrat por edhe per secilen shenje.
Jo rastesisht, ne tere ate te gjelbert dhe te kaltert te Thethit, kendveshtrimi gjen breshken, dhe aspak rastesisht, breshka qenkej dobesi e mbesollkes se gruas se turnit te nates te Terziu. Them se edhe ardhja e motres se Zerit te Magjishem te...Albanes, nuk eshte e rastesishme: kendveshtrimi eshte perceptim dhe prej ketij te fundit rrjedhon gjithcka.Ose: ajo qe do te ndodh ka zgjedhur kendveshtrimin perkates...
Sinoptika jote ne hamendjet e te tjereve sikur s'ka lidhje fare me shendetin e te semurit (ashtu si renia e kornizes ne mes te nates tek Fatmir Terziu s'ka pse ka lidhje me numrin e permendur te muajve martesore qe kane kaluar ekzaktesisht ne kete makth, apo kenaqesia e njohjes - jo puthjes se befte- te motres se te admiruares ne zë te Albana Lifchin), por te treja keto detaje kane lidhje te pashmangshme me lexuesin: ai eshte "viktima" e tyre, se per te jane sjelle.
Ka nje te verdhe tek te tre prozat, si element i jashtem i trishtimit te brendshem, por ne fund te fundit kerkohet "kendveshtrimi i lexuesit": tek proza e Terziut ngjarja eshte permbysur, si rendi moral ne ate shoqeri, Albana rrjedh linearisht por mbyllet me befasi, kurse tek "kendveshtrim" pritet qe vdekja te ndodh, dhe ajo sigurisht do te ndodh, por deri atehere jane ne fuqi pandehmat!
Nuk ka komente:
Posto një koment