Mu te kodrat me ullinj
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
T'i shmangesh një sherri
T'i shmangesh një sherri, nuk je hiç frikacak
Se vet "turiderri" është veç burracak!
Se ai që kërkon sherr, mos kujtoni se është trim
Nga mendja është erë, nga sjellja përçmim!
Përçmim që ta shpallë, fytyrë nuk ka po surrat
Nga veset është djall; nga shpirti është natë.
Kam djegur *
Kam djegur letra... dhe libra kam djegur
Përgjonte "mesjtea" me shpatën mprehur
E di që do thoni:- Nuk paske qenë trim?!!!
Por ishte një kohë,e gjitha përçmim!
Ku është Golgota? Asgjë nuk ishe Ferr
Se shpata te koka; tmerr qe... tmerr!
S'do mend që u frika dhe gjoksin nuk rrah
Se mprehur qe "thika" dhe shkoje "badjava"
"Badjava" shkoje si lepuri në vresht
Dhe mos kujtoni se kot e shkruaj këtë vjershë
Kam djegur letra... kam djegur dhe libra
E keqe si mesjeta ajo kohë mbushur dimra
* aludohet për regjimin komunist.
Mu te kodrat me ullinj
Mu te kodrat me ullinj, mu atje, në Mbrostar-Urë *
Unë jam nisur si veri, se kam kohë pa shkuar, qëkur
Erë e ferskët seç më shtyn që të nisem si me vrap
Se nga malli jam bërë tym, se në shpirt sikur kam plagë.
Kam një mall që dot s'e mbaj , dhe jam mbushur thuaj plym
Dua që mallin unë ta shuaj, mu atje në fshatin tim
Mbledhur grusht si kërrmili veç nga malli që unë kam
Më ka ndezur keqas prilli, edhe gati sa s'bëj "bam!"
"Bam" pëllcas si flluskë sapuni, mezalla që më s'duroj
Si fëmijë u bëka burri veç nga malli që më bloi
Po më bluan siç bluhet drithi dhe u shkoqa si thërrime
Dua të prehem tek ulliri, të shuaj mallin e një grime.
* fshati im në Fier ku kam jetuar 50-vjet.
20 prill 2016
Mbrëmjen prisja me frikë
Mbrëmjen unë e pres me frikë
(Se kam frikë a do vish, vallë?)
Kam një mall që po më mpik
Ah, ta dish, sa jam në hall!
Edhe mbrëmja sapo erdhi
Tani zemra zu e hidhet
Erdhi? Jo, jo: s'erdhi?!!!
Tash dhe trupi po më dridhet.
Por ca çapa ndjej që "oh!"
Zemra, tash, gati të ndalë
Se janë çapa që i "njoh"
Ndaj dhe frika mori prrallë.
Se kë prisja, sapo erdhi
( Me të jam qafë për qafë)
Dhe të dy na pushtoi shendi
Gati ne të bëjmë"bërdaf!"
prill 1960
Kur ke para
Kur ke para, të gjithë të lëpihen
Si këlyshë të vegjël që duan të pinë
Por me para jo të gjitha blihen
Se ka njerëz të ndershëm që të vënë kufinë.
Kufinë ta vënë dhe nuk të qasin në sofër
Sado që kapërdisesh dhe mbahesh i rëndë
Ke para, po nga mendja je i"vogël"
Të vogël, të vogël e të lehtë si pëndë.
Një paralliu të tillë hiç s'i kam zilinë
Nga një i tillë, unë qëndroj larg
E kam fjalën për ata që pa djersë vunë pasurinë.
Për gjithë shoqërinë janë tamam si plagë.
26 prill 2016