e martë, shkurt 16, 2016

Ky mesazh u është dërguar sot 6 deputetëve të Dibrës. Ju lutemi botojeni po ta shikoni të arsyeshme.

Ky mesazh u është dërguar sot 6 deputetëve të Dibrës. Ju lutemi botojeni po ta shikoni të arsyeshme.


*****

16 shkurt 2016

Të nderuar Deputetë të Dibrës:

z. Shkëlqim Cani
z. Bedri Hoxha
z. Roland Keta
z. Ulsi Manja
z. Sherefedin Shehu
z. Përparim Spahiu

Siç e dini, në Tryezën e Rrumbullakët për Rrugën e Arbrit që organizuam në Tiranë në vitin 2014, Ju të gjithë, pa përjashtim, ratë dakord me propozimin e z. Ulsi Manja se, po qe se edhe pasi të sigurohen fondet për këtë projekt do të ketë zvarritje në fillimin e punimeve, Ju së bashku do ta thërrisni z. Edi Rama në interpelancë: https://www.youtube.com/watch?v=K_Xzt7Ch1-w

Kanë kaluar dy vjet që nga ajo kohë dhe fondet nuk janë siguruar. Për pasojë, kjo vepër nuk do të ndërtohet brenda këtij mandati, siç u premtua me bujë nga Qeveria.

Në këto rrethana, ne mendojmë, që kjo e bën edhe më të justifikueshme që Ju të përmbushni premtimin për të thirrur në interpelancë Kryeministrin, duke dëshmuar se pavarësisht përkatësisë politike, Ju para së gjithash jeni përfaqësues të denjë të Dibrës.

Sot mësuam se kolegu juaj, z. Shkëlqim Cani, është shkarkuar nga detyra e Ministrit të Financave. Megjithëse si nënshkrues i peticionit, z. Cani refuzoi kërkesën tonë për të ndërmjetësuar një takim me z. Rama për të filluar dialogun tonë konstruktiv me Qeverinë për Rrugën e Arbrit, ne mendojmë se largimi i tij nga posti i ministrit përbën lajm jo të mirë për Dibrën. Megjithatë, tani që z. Cani po kthehet në detyrën për të cilën e kanë votuar dibranët, ai ka përsëri mundësi të dëshmoj devotshmërinë ndaj elektoratit të tij.

Me respekt,
Gëzim Alpion

(në emër të Grupit të Lobimit)

____________________________________________