e martë, shkurt 16, 2016

KUSH LUAN ME ÇAMËRINË?

KUSH LUAN ME ÇAMËRINË?

P O E M Ë
nga Minella Kureta

I.
Tokës rrënjët shtrin ulliri,
Të përballojë stuhinë.
Gëlltit lotët thellë shpirti
Ç’do bëjmë për Çamërinë?

Portat me Kanata hapur,
Sikur flasin, kë po presin?
Pemët majat duke zgjatur,
Duket sikur përshëndesin.

Gjethet e gjata si gjuhë,
Fëshfërijn’ e derdhin lotë
Sa ka djersë e gjak nën’ fushë,
Nuk ka ujë e bar mbi tokë.

Ç’më trondit kjo dramë e gjakut,
Kroje e strehë, ç’pëshpërisin!?
Sikur vjen një zë së largut;
Na ndanë, coptuan fisin.

II
Çamëri vend i bekuar,
Ku linde, rrite viganet.
Djep me fiset më të shquar,
Që shndritën në shekuj Çamët.

Si tempull kishin Dodonën,
Me kaq fuqi Perëndie.
Me Olimbi Kryezonjën,
Vatër dijesh, trimërie.

*   *  *
Dinasti e Ptolemenjve
I dha emër Çamërisë,
Ish’epoka e të mëdhenjve,
Kur s’njihej Komb’i Greqisë.

Linde Pirron e Epirit,
Papë, patrikë e peshkopë.
Mbretërinë e Egjiptit,
Që çuditën një Evropë.



Linde Kananë, Kostandinë,
Me Jakup, Refo Çapari.
Me Teutë e Bubulinë,
Legjendën Marko Boçari.

Me Dinot, Kollokotronin,
Ali Farmaqin me famë,
Pas tyre do të vazhdonin,
Qindra kryekapedanë.

Me Miaulin, Pargalinë,
Patrikun Atenagora.
Kush do t’ua ngrejë lavdinë,
S’u del një mal me kurora?...

Djep që linde Shën Donatin,
Me Papë Shën Eleuterin.
Të famshmin Hasan Filatin,
Jon Gjikën, Mitrush Kutelin.

Nxorre yj kohë pas kohe,
Kryetempuj botërorë.
Kryerilindas Europe
Që shndritën si meteorë.

Po dhe vetë Muhamedin,
E lindi Fisi Kuretë,
Që prej Mbretërisë Gencit,
Nise të nxjerrësh Profetë.

Ç’t’ju tregoj, ç’t’ju them më parë,
Për çdo fis të Arbërisë?
Që me Eugen Bullgarë,
Tek Artioti i Rusisë.

Nxorre bij si Odisea,
Ku krenaroheshin Çamët,
Ngrite shkollën Zosimea,
Ku morën dije Viganët.

Nxorre Kapedan Mihalë,
Osman Taka bukurinë.
Qindra trima legjendarë,
Që për liri jetën shkrinë.

 Nxorre bijtë e fisit Demi,
Që gjakun derdhën si lumë.
Po sot varret ku i kemi?
kush po i mban peng me dhunë?

III
Ku ta gjesh çdo trup të vrari,
Tokës kockë e drithërimë.
Zerva me shpirt gjakatari,
Mbyti në gjak Çamërinë.

Ç’është ky vend me barbarë,
Ku sundon gjuha e forcës?
Ç’është ky shtet me kusarë,
Që zë shteg te “Qaf’ e botës”?

*  *  *
Doja si te gjiri i nënës,
Të pi gjinë e Ambrakisë,
Të shuaj plagët e zemrës,
Cep më cep të Çamërisë.

Ku Zoti bekoi ullirin,
Ku nxjerr lot deg’ e limonit.
Ku Lindja me Perëndimin,
Puqen tok mbi breg të Jonit.

Ku me qitrot, mandarinat,
Togjet mal mbushin limanet.
Ku vetëtijnë vitrinat,
Nga valencat, portokallet.

IV
Ç’kalë Trojë ende fshihet,
Ç’krim mizor me pasurinë?!
Kur kjo e drejtë do zgjidhet
Kush luan me Çamërinë??

Dhe për ironi të fatit,
Dhunë dhe ndaj historisë.
Fustanellën e Filatit,
E mban Garda e Greqisë.

Këngët, vallet epirike,
Art’ i shpirtit Çamërisë,
Me dhunë dhe me grabitje
I atribohen Greqisë.

V
Çamë; kudo që të shkoni
Bij pellazgësh, me Titanët.
Kurrë ju mos u trishtoni,
Se u ndrijnë Zeusianët!

Se kini tempull Dodonën,
Që endrrat i kthen në forca.
Juve do ta humbni pronën,
Vetëm po u përmbys bota.

*   *   *
Pse s’ngrihesh t’i tregosh botës,
Ç’gjëmë të ka bërë Greku?!
Ka ikur koha e forcës,
S’të tremb dot me plumb dyfeku.

Ngri kryet e trimërisë,
Kujto trojet që ke patur!!
Nxirr tapitë e pasurisë,
Përplasja Europës hapur!!

E keqja si një kuçedër,
Prapë nis sulme të reja.
Ti pse s’ngre strategji tjetër
Ti godasësh si rrufeja?

Çaja rrjetat merimangës,
Kurthet sllavo-turko-greke!
Çoi mu në Gjyq të Hagës,
Lufto me guxim për vete!!

Denonco krimet e vjetra,
Çdo terror që ke kaluar!
Të shpëtosh nga këto kthetra,
Ndryshe të ka gllabëruar.

Nxirr dhe ti dhëmbët njëherë,
Se Ilirët s’kanë vdekur!
Ngrihu hapur, plasua prerë,
Të marësh çfar’ të ka mbetur!!!..

VI
Kemi derdhur lumenj gjakun,
Ta gëzonim tok lirinë.
Po na grabitën dhe pragun,
Me të gjithë pasurinë.

Ku ka dhimbje më të madhe,
Nga kjo dhunë, plagë e vjetër?
Kur tërë prodhimet çame,
I nxjerr në treg një komb tjetër.


Dhe Ne, pronarët e tokës,
Na shpon zemra si perona.
Ç’tragjedi përpara botës,
Kush luan me pronat tona!?

Pse s’vë dorë moj Evropë,
Ç’faj ka Kombi ynë i lashtë??
Ti na bëre copë-copë,
Tani pse s’na bashkon bashkë?...

Ti që flet, trumpeton ligjet,
Dhe mbron të drejta njeriu,
Pse për pronat çame s’flitet,
Kur do t’i marrë fatziu??...

Kemi varret, trojet shqipe,
Brez pas brezi, gjysh-stërgjyshi...
Ku ka dramë më tragjike
Se të të dhunohet fisi?!

VII

Sa nisi ndarjet Ballkani
Kur u vendosën kufijtë,
Mjerë ç’ka hequr vatani
Shpërthyen shtetet lakmitë.

*   *    *

Grekë, Ç’tu themi më parë,
Sa hyri kjo farë e djallit
Hapën luftën Grek-Shqiptarë,
Nxori flakët gjuhë e zjarrit.

Harruat katërmbëdhjetën,
Mbi katër mijë të vrarët?
Pse nuk thoni të vërtetën,
Po sot mashtroni të gjallët?



Kush e mbolli këtë farë,
Këtë lakmi mes etnive??
Që u sulën si barbarë,
Të zhvatnin copa kufijve.

Nuk u ngopët nga barbarët,
Ç’masakra bënë mbi Çamët?!
Ç’kurthe ngrehin shpesh shtetarët,
Ç’zjarr ndezin politikanët??...

Shihni prapë tek kufijtë,
Ku ka grekë minoritarë.
mjerisht sa futen partitë,
Zbrazin vrer e ndezin zjarrë.

Shihni ç’bëhet me simbolet,
Ç’thurrin, ç’flasin priftërinjtë!?
Çdo spiun riformon kodet,
Ndër varre si gjarpërinjtë.

Shihni, ç’mostra gjakatarësh,
Si vijnë rreth Jugut shkretë!
Shkulin eshtra shqipëtarësh,
T’i kthejnë ushtarë grekë.

Shihni, ç’bëhet në Himarë,
Ç’presion për të marrë detin!!
Në Korçë të futin zjarrë,
Ta kthejnë varre Përmetin.

Shihni, ç’gjuhë, zjarr e flakë,
Që përdorin sot partitë!!...
Ç’është ky “Agimi i Artë”
Që fut në sherr qeveritë?.

Si mund të presim, durojmë,
Kaq poshtërime të tilla??...
Ne kurrë s’do të pranojmë,
Kaq krime, kaq pabesira!..

               VIII

Ku i ke Europë ligjet,
Të ndalësh armiqësitë?
Nuk i nxisim ne konfliktet,
Po kërkojmë pasuritë...



Nuk po cënojmë kufijtë,
S’kërkojmë të marrim armët.
Po të shkojmë tek shtëpitë,
Që gëzojmë nga të parët.


Harruat ju Arvanitët,
Arbër-Albanë-Shqiptarët!
Kaq urrejtje si arritët,
Sa t’i mohoni krejt Çamët?

 IX

Katër mijë vjet Epirit,
Ilirët si më të vjetër,
Ndanin qumështin e gjirit,
Me Helenë e çdo komb tjetër.

Mbi 30 shekuj me rradhë,
Harruat vëllezëritë?
Tani kush na futi zjarrë,
Ku ti çojmë sot krushqitë??

Por dhe ndër 2000 vitet,
Nën të tre perandoritë,
Nuk i njihnin fare grindjet,
Nuk kishin sinor kufijtë.

Parlamenti Grek i parë,
Që krijuan kapedanët,
Gjysma ishte me shqiptarë,
Pse po i mohoni tanët?
Këto lidhje Arbër-Grekë,
Ishin ura miqësie.
Pse ju hapët kaq hendekë,
Ngritët mur armiqësie?..

Prapë mbas kaq çmendurive,
Me terror çdo gjë përligjet.
Për krimet e qeverive,
Vallë ç’brez do na përgjigjet?

Na trego Evropë e madhe,
Tek kush sot të mbajmë shpresë!?
Kur asnjë nuk kërkon falje,
Kur askush nuk ndjen pendesë.

X
S’dimë si ta shuajmë mallin,
Për trojet Prevez e Artë?
Kur do arrijmë ti marrim,
Na treti kjo pritje e gjatë?...

Sikur po klith çdo gur pragu,
Çdo varr me emrat e shkruar....
Pikon gjak çdo gur sokaku,
Shtatë dekada dhunuar.

Pse s’përgjigjesh moj Evropë,
Pse nuk vendos drejtësinë??
Ti na bëre copë-copë,
Tani na kthe pasurinë!...






MINELLA DH. KURETA