e premte, prill 10, 2009

“PROGNOZË” KRITIKE PËR KRIJIMTARINË NË TRE PIKA



Fatmir Terziu

Duke parë, lexuar dhe studiuar mjaft libra, autorë, kritikë, studiues, analistë dhe vëzhgues të letërsisë shqiptare dhe të asaj në të cilën hulumtova për gati tetë vjet dhe ende hulumtoj, pra asaj britanike, natyrshëm është një pikë ku dominon e përgjithshmja:
Gjatë gjithë historisë së saj letërsinë e ka përcjellë një studim i pasur dhe i shumëllojshëm, që ka synuar të përcaktojë karakterin dhe natyrën e saj, ta klasifikojë e të shpjegojë funksionin e saj dhe, më në fund, ta analizojë veprën letrare si të tillë” (Rrahmani, 1999:13).

Pra, ashtu siç edhe e kam ndeshur në tërë këtë bagazh të madh akademik, po aq edhe siç e thekson edhe studiuesi shqiptar, Zejnullah Rrahmani, kemi të bëjmë me dijen për letërsinë si një shkencë e veçantë, objekt i së cilës është vepra letrare. Sipas Rrahmanit, tri janë degët e saj: historia e letërsisë, teoria e letërsisë dhe kritika letrare. Ato janë mishërimi i njëra tjetrës. Por, në fakt ka edhe shumë arsye që ende sot kanë mbetur pa ndonjë përgjigje të veçantë. Marshall McLuhan mendon se thelbi i tyre vjen nga ‘kuptimi i medias’ (McLuhan; 2002:306-307). Duke lexuar McLuhan në tërë lidhjen e tij ne kuptojmë se këtu është fjala për një detaj që lidhet në skutat e këtyre tre degëve dhe që shënon atë që ne shpesh e ngatërrojmë me termat ‘poet’, ‘shkrimtar’ dhe në një farë mënyre me fjalët ‘krijues’, ‘vjershëtor’


lexoje te plote tek FJALA E LIRE

Nuk ka komente: