e martë, prill 07, 2009

Erudicioni i Fan Nolit-udherrefyesi i shqiptarise e krenarise kombetare!


Nga Raimonda Moisiu
Noli yne i madh,kjo fytyre historike, do te mbetet ne histori si njeriu i pare qe me hir te vullnetit, futi zyrtarisht gjuhen shqipe ne meshe, duke ngritur vlerat e shqiptarise, -do te mbetet njeriu qe rrezatoi urtesi, mencuri,atdhetari, qyteterim, aftesi, pergjegjshmeri per ceshtjen kombetare, dinjitet dhe ideal.

Fjalimi i Nolit në Parlamentin Shqiptar, më 1924, fjalim që ka po atë vlerë historike, politike dhe një mesazh për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare edhe aktualisht, siç e kishte më 1924. Ka të njëjtën vlerë sot, sidomos për ata politikanë kolltukofagë që vetëm majmen, çirren si atdhetarë. Ai fjalim i Nolit, mua më ka befasuar jo vetëm për inteligjencën e Nolit tonë të Madh- por ai përbën një mesazh të mençur që ka dalë nga shpirti i Nolit tonë.

. Noli jo vetëm është idoli yne, udherrefyesi i shqiptarise, por ne sot me krenarine kombetare qe na karakterizon ndodhemi ketu per te vendosur një tufë lule, te ndezim një qiri, sipas traditës shqiptare.-per t'i shprehur mirenjohjen dhe vleresimin tone shpirteror intelektual e kombetar, per cka ai beri per kombin, atdheun e letrat shqipe.

Ne jemi pafundesisht te lumtur për të gjetur, pare e prekur nga afer copëza të vyera nga jeta e Nolit të Madh. .

Fati yne i mirë e deshi që sot ne , nëpërmjet Te perndershmit At Arthur Liolini te jemi ne kete eveniment te rendesishem, per ne dhe SHSHSHA. Ne po vizitojme sot Kishën Autoqefale Shqiptare dhe varrin e Fan Nolit.

Ne sot ne bibliotekën e Nolit që ruhet me aq kujdes e fanatizem, nga At'Arthur Liolini, ne prekem nga afër sendet personale që ka prekur Noli ynë i madh. Ketu shohim portretin e Nolit fetar, prift, politikan, poet, shkrimtar, pamfletist, edhe përkthyes - atdhetar dhe shqiptar të vërtetë.Ndjejme e shohim, njeriun e madh të kombit, poliadrikun dhe eruditin, në mes të famës e lavdisë të të cilit, qëndronte modestia e tij.Ne kete kishe te ndertuar e themeluar prej tij, pasqyre e mbretërise se tolerancës fetare në komunitet-kontributi i Nolit shpaloset para nesh i materializuar e dokumentuar sipas thënies biblike që ai përdorte gjithmonë: "Një popull pa vizion zhduket”. Duke vënë në plan të parë vizionin e një populli - popullit të tij shqiptar - Noli hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor pas disa shekujsh shtypjeje.Shohim nga afer materiale e doreshkrime, qe jane shprehje e përpjekjes dinjitoze e te vlerësuar historikisht, por që përbën një eveniment historik e kombëtar; jo vetëm për ndjenjat atdhetare e kombëtare, por edhe ndjenjat fetare. Përpjekja dhe realizimi që bëri Noli ynë i madh - shkëputjes së ortodoksisë shqiptare nga ajo greke, shkëputje e cila ruhet edhe sot me fanatizëm nga pasardhësi i shquar i Nolit At 'Arthur Liolini, përbën një kontribut shkrepëtitës nga ana e klerikut ortodoks.

Ishte Noli e më pas pasardhësit e tjerë shqiptaro-amerikanë të Bostonit që luajtën një rol të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së Historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, themelet e të cilës janë hedhur që me Nolin e Madh, janë dëshmitar i gjallë i kontributit, nxitjes dhe bërjes realitet të asaj ngjarjeje shumë të rëndësishme. Nën frymën e Nolit, shumë gra të mençura shqiptaro-amerikane të Bostonit, Ustërit, Massachusët, Nev Jorkut, Nju Xhërsit, Detroit etj dhanë atë kontribut të madh kudo e kurdo për Shqipërinë e tyre që kishte nevoja shumë, që klithte si një shqipe e plagosur dhe kërkonte krahët, mendjen, energjitë dhe paratë e bijve të saj.
Ate klithme qe Noli yne e simbolizoi ne vargje :"Mbahu Neno mos ki frike se ke djemte ne Amerike!

Patriotë të vjetër si eruditi, njeriu i letrave shqipe, Faik Konica; Qamil Panariti, botuesi i gazetës ", Dielli" të themeluar nga Noli; biznesmeni që bëri legjendën në industrinë kulinare - amerikane, Antoni Athanas; Dhimitër Trebicka, botuesi i gazetës "Liria"; Thanas Laskaj, Bill Kamenica, Rexhep Baba Bardhi, njeriu shpirtëror i besimit bektashian shqiptar, pasardhësi i Nolit, i përndershmi At'Artur Liolini, Ekerem Bardha, etj. - këta studentë e pasardhës të Nolit ishin të parët që ngritën zërin e tyre në favor të çështjes së Kosovës deri në Departamentin e Shtetit e të Kongresit Amerikan, ashtu si kishin bërë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Unë po ju them edhe një fakt tjetër rreth Nolit. Noli si një kryeministër i Qeverisë të dalë nga Revolucioni i Qershorit, do të kishte shofer personal një shqiptar nga Kolonja, nga e kishte origjinën ai kolos i letrave shqiptare. Shoferi i tij quhej Jorgo Bello, apo si e thërriste Noli vetë - Xhejms Ford, pasi ngiste Fordin amerikan që përdorej nga Noli, si kryeministër i Shqiperise..

.

…Pasardhësi i Nolit, At 'Arthur Liolini, një njeri shumë fisnik qe na impresionon me shqipen e pastër e më kulturë qe flet megjithëse është brezi i tretë lindur në USA, ky pasardhes nga Boboshtica e Viktor Eftmiut, cfaqet sot para nesh një personalitet i shquar i kombit, diasporës dhe fesë.Ai merr sot vleresimin e madherishem nga komuniteti shqiptar ne USA. Shqiptarët janë ajo pjesë e emigracionit të vjetër e të ri shqiptar, që ngrohen me idenë e krenarinë e të qenit shqiptar; janë pjesëtarë të kulturuar e të emancipuar në vendet, ku ata jetojnë e punojnë, taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjeve dhe zakoneve të këtyre vendeve.

Nuk ka komente: