Vaid HYZOTI
Si eshte Amerika? Begati? Godina te larta.Rrokaqiej?Sa punoni.Vetem gjashte ore ne dite? Paguheni 300 dollare per gjashte ore pune?Keto dhe te tjera pyetje me benin te afermit, shoket e te njohurit para me shume se 11-te vitesh, kur u ktheva se pari nga Amerika per ne Shqiperi.Kuptohet se me shtimin e numrit te levizjeve te emigranteve, ne biseda me te njohurit tashme s'mund te kete naivitete te ketij lloji. Por 'zilia" per Ameriken eshte akoma e madhe.Madje jane gati te te hidhen ne gryke "t'u shash" Ameriken.Kjo nuk vjen aq nga ndjenjat amerikanedashese apo shprehje e nderimit per ndihmen e vyer e te pashoqe qe ka dhene shteti amerikan per Kosoven. Por ende njohja e shqiptareve per Ameriken eshte e vagullt, jo e sakte edhe prej prezantimit qe behet nga shteti per diasporen.
Me kronikat e pakta televizive nga vizita e personaliteteve te ndryshme ne diasporen shqiptare te Amerikes, te krijohet pershtypja se ketu behet kokrra e palles. Se hahet, festohet, kendohet, se shqiptaret me nje krenari te pashoqe vishen vetem me rroba kombetare, thuajse jetohet ne nje klime te nje festivali folklorik.
Por si eshte e verteta?
Per emigrantet,Amerika eshte si shume vende te tjera dhe disa here me minuse me te medha se Italia ,Franca apo Anglia.Se shume here nuk te del 8-oreshi per te perballuar pagesen e taxsave, se te duhet te kerkosh nje pune te dyte, ne mundsh.(Ne kete kohe krize nelesh si shume te tjere dhe pa pune fare e zhytesh ne borxhe).Por kete gjendje te diaspores nuk e thote shteti shqiptar,s'e gjen neper gazeta, s'e njeh dhe Instituti i Diaspores prane MPJ-se. Madje, ne festat e kaluara te Nentorit drejtori i ketij Instituti Flamur Gashi ishte ne Amerike, u takua me komunitetin shqiptar dhe te shumtet u njohen me kete vizite ne median e diaspores, nga fjalimet para tavolinave...
Eshte pozitiv fakti qe shteti ka ngritur nje organizem per diasporen kido ne bote.Me nje numer refugjatesh tejet te larte, ku 1/3 e popullsise jeton e punon jashte Shqiperise(ben pjese ne diaspore) mbase duhej nje ministri e vecante, sic e ka Italia.Edhe punonjesit e ketij Instituti si Ylli Polovina dhe Thimi Nika, herepashere shkruajne per diasporen.Por sigurisht kaq nuk eshte e mjaftueshme.Para disa vitesh ne nje reviste qe botohet ne Amerike lexova nje interviste te aktorit kosovar Cun Lajci,ku shprehej: "Ju (refugjatet) jeni larg atdheut.Por akoma me larg do te jene feminjet tuaj".E qe feminjet te mos largohen kaq shpejt nga atdheu duhet se pari te ruajne gjuhen.Per kete ne Cikago, ne Detroit, Boston e shkelqyeshem ne Filadelfia jane ngritur shkolla(ndonese modeste) prer mesimin e shqipes. Ah, po se harrova:edhe ne Staten Island te
New York city-t.Por qe keto shkolla te funksonojne, sre pari duhet mbeshtetja per tekste.Llazar Vero me tregon se pas shume telefonatave e shkresave me ministrine e arsimit, ministri Fatos Beja me premtoi se "do te bejme dicka".Dhe vertet iu dhane Institutit te diaspore nje sasi textesh shkollore.Por ne njoftimin e kesaj te fundit thuhet se duheshin 'terhequr ne Tirane"(!). A thua nuk ka fond per te postuar keto texte-si "A-ja" e kujdesit shteteror per diasporen.Dhe Llazar Vero me valixhen personale duhet t'i marre vete librat...
Si shembulli i mesiperm mund te sillnim shume.Ne fund te fundit atdheu e diaspora kane komunikim te perditshem sebashku, se perndryshe s'kishim pse t'i pranevinim.Ky komunikim kur kryhet dhe me "shkesine" e shtetit eshte dhe me frytdhenes; Se shteti duke permbushur detyrimin per shtetasit e tij arrin te krijoje portretin jashte falsitetit dhe t'u vije ne ndihme diaspores, per shume probleme qe varen prej tij, si pasaporta, legalizim dokumentash, shkembim informacioni,njohje bisnesesh e shume te tjera qe mund te perbenin objek per ndonje shkrim tjeter.
Nuk ka komente:
Posto një koment