I nderuar Roland,
E lexova me vemendje essene tuaj, me titull: “Pres nje telefon, po telefoni s’bie”dhe mendova te mos heshtja, njekohesisht e pashe te arsyeshme t’ju pergjigjem jo me esse, por direkt me nje leter miqesore.
Ne esene tuaj kuptova qe ju keni pritur gjate per nje telefonate nga shoqata e shkrimtareve shqiptaro-amerikane dhe pretendoni se kjo shoqate ju ka “denuar” duke ju futur ne listen e “qoftelargut”, (ne kuptimin figurativ).
Njekohesisht pas perfundimit te leximit te shkrimit tuaj, kontaktova kryetarin z.Luzaj, z.M.Velaj dhe presidentin e ri A.Mehmeti, pasi ju shkruani qe dikush ju ka telefonuar per t’u anetaresuar, edhe pse dikushi nuk kishte lexuar asgje nga ju, gje qe mosleximi dhe ftesa e te paditurit, kalon ne komedi per syrin tim.
Ata me konfirmuan se asnje prej tyre nuk ju kishte telefonuar,
Une ne kete leter aspak nuk marr rolin e avokatit te shoqates, ose per me teper si sekretare per shtypin prane saj, pasi nuk jam e autorizuar per kete, por po ju shkruaj meqense te dy se bashku me bashkeshortin tim, kemi pasur fatin te te kishim student ne Manhattan, ja qe koha sjell gjera te bukura, qe te te kishim student ne klase ketu ne Amerike.
E permend kete fakt, ( sepse edhe per te fshehur nuk eshte) qe ne kishim nje shkrimtar te nderuar ne klase, z.Gjoza dhe qe e respektonim dhe vazhdojme ta respektojme njeri-tjetrin reciprokisht me shume dashamiresi.
Pra, ne baze te kesaj njohjeje qe kemi detyrohem t’ju shkruaj shume sinqerisht dhe per me teper s’mund te heshtja.
Ju shkruani se shoqata jone nuk mund t’ju pranoje, pasi ju keni qene ish shkrimtar ne diktature, ne Kinostudio, etj…dhe per rrjedhoje jeni diskriminuar ju dhe shume te tjere, nga kjo shoqate. Ju nuk permendni se cilet kane qene keta te persekutuar kryetar ose president, qe nuk pranojne ish shkrimtaret ne kohen e diktatures, pasi shoqata ne fillim ka pasur president Gjeke Marinaj dhe kryetar Ramiz Gjinin. Ndersa tani me shume se nje vit eshte kryetar z.Dalan Luzaj, qe me sa di une si kryetar, vetem ai ka qene i internuar, dhe qe nuk besoj kurre te mos pranoje R.Gjozen ne shoqate, apo te shfaqe urrejtje, si biri i ish profesorit te denuar z.Isuf Luzaj, dhe vete ai i internuar si djale i tij.
Nese ti Roland do te kishje kerkuar per te aderuar, sikur dhe Albana Melyshit t’i kishje shprehur deshiren, meqense takoheni me shpesh ne te njejten ndertese ku punoni, ose te kishje telefonuar ku te doje ti, qofte dhe anetare te shoqates, per te vene ne dijeni se ju donit te vini, atehere sot do te ishje anetar aty.
Une mendoj miku i mire Roland, se ka nje keqkuptim te thelle nga ju!
Me lejoni ju lutem ta argumentoj me fakte dhe shkurt , kete mendim pa esse, drejtpersedrejti!
Kur une u pranova ne shoqate, ne baze te statutit qe ka shoqata, puna e pare qe behet per cdo anetar te saj, duhet te publikohet pak biografi dhe nga krijimtaria e shkrimtarit, ne websitin qe disponon shoqata jone.
Une me kenaqesine me te madhe dergova per publikim, artikullin qe u shkruajt dhe qe permban recensen tende per librin tim me poezi “Monumenti i Lotit”, ku ju ishit referuesi kryesor ne kete promovim.
Per me teper mund te lexoni: http://www.albanianliterature.org/writers/kozeta_zylo.htm
Askush nuk ma ktheu mbrapsht, materialin qe dergova, as Gjeke Marinaj, as Ramiz Gjini ish kryetar ne ate kohe, pasi ne rast se ata do te kishin urrejtje, diskriminim, nuk besoj ta kishin problem per ta kthyer cfare dergova, dhe une mund te jepja nje shkrim tjeter, qe per fat nuk mungoi kritika ne ate promovim libri te organizuar nga Kolegji.
Fakti i dyte eshte se perseri nje anetare e nderuar e shoqates sone, znj.Albana Melyshi me dergoi para pak kohesh, parathenien e librit te saj, shkruar nga ju, me qellim qe t’jua dergoja ne grupliste gjithe anetareve te shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane.
Une e dergova me kenaqesine me te madhe sepse hartuesi i parathenies ishte Roland Gjoza.
Absolutisht dhe kurre, askush nuk me tha pse e keni publikuar kete shkrim te Rolandit…etj…pasi dhe vete statuti nuk permban diskriminimin apo urrejtjen per ish shkrimtaret, nese me lejoni t’i referohem esese suaj, qe shkruani per ish shkrimtaret ne Diktature.
Fakti i trete eshte se ne shoqaten tone aderojne ish shkrimtare ne kohen e regjimit, te cilet i permbahen statutit dhe jane me se te mirepritur.
Keta jane:
Skifter Kellici
Rozi Theohari,
Albana Melyshi Lifschin ( e permend si punonjese ne TV)
Ilirjana Sulkuqi,
Kostaq Duka dhe te tjere, qe jemi miq me njeri-tjetrin dhe e respektojme reciprokisht pa kurrfare paragjykimesh, brenda statutit tone.
Sot lexova dhe nga Vaid Hyzoti miku juaj i ngushte i cili kishte reaguar menjehere duke ju mbeshtetur plotesisht per cfare ju shkruanit ne esse.
Personalisht Vaid Hyzotin nuk e kishja takuar dhe lexuar asnjehere me pare, emrin e tij e kishja degjuar vetem nga ju ne bisedat tona qe kemi pasur here pas here per kulturen dhe artin.
Para pak kohesh kishja lexuar nje reagim te shoqates sone, me ish president Gj.Marinaj, publikuar ne gazeten “Illyria”, e cila me te drejte mbeshteste z.Hyzoti per marrjen e dokumentave amerikane, drejtuar zyres se Emigracionit, me emocionoi pamase kjo leter mbrojtese qe i behej nje shkrimtari dhe nje bashkatdhetari tone, se nuk ka me bukur kur ne e mbeshtesim njeri-tjetrin, dhe e inkurajojme per me tej! ( nese jam e gabuar me kujtesen time, ju kerkoj ndjese, pasi ka kohe qe e kam lexuar)!
Ne rast se une do i pergjigjesha per analogji titullit te esese suaj: “Pres nje telefon, por telefoni s’bie per te vdekurit, atehere kam ndroje se mos je penguar per te na telefonuar si shoqate, se ju shoqatat i quani te…qoftelargut!
Secili Roland ka menyren e vete te jeteses, ju pretendoni se jetoni ne kopshtin e Luksemburgut, me njerez te shquar etj…disa te tjere kane deshire te jetojne ne shoqate, organizime, partira, te vetmuar, por nuk do te thote se aty nuk ka njerez te shquar, por ka dhe njerez te zakonshem, me halle, me probleme, femije per te mesuar gjuhen shqipe, eshte bukur dhe ne shoqerine e tyre, se ndryshe ndodhin keqkuptime te thella…!
Te gjitha keto qe shkruajta besoj t’ju kem bindur sadopak ne lidhje me cfare ju shprehni ne esse , nese jo, pranoj me kenaqesi bashkejetesen e mendimeve te kunderta, qe rrezatojne kulture dhe miresi!
Me respekt,
Keze (Kozeta) Zylo
Shkurt, 2009
Nuk ka komente:
Posto një koment