( tregim per diten e Shen Valentinit nga Roland Gjoza )
Huan Barbados i kishte mbushur te 70-t,po ende punonte si kujdestar ashensori ne nje hotel Marriott ne Manhattan.Ai kishte blere nje tufe te madhe me lule qe ishin gonxhe,ca larushi vezullimholle qe u thoshin kamelje Parisi.Ne te ri ai i kish pas rene kitares prej druri ne rruget e bambuve dhe ne trenat karakatine prej derrase qe terhiqeshin nga lokomotiva me qymyr.Asnjehere nuk i kishte perkedhelur femrat,vec u kishte dhene dru kur pinte e behej xurxull me tekila meksikane.
Sot ia kishte dhene ne tru ashtu kot ta festonte dhe ai Shen Valentinin si te gjithe njujorkrzet,si e gjithe bota e dashuruar.35 dollare kishte kushtuar ajo tufe me lule,50 kamelje Parisi,qe i kishte zgjedhur me shijen e nje artisti te salsas dhe sambas.U fut ne metro.Mori trenin Q ne Herald Square per te zbritur ne Canal Street.Prej andej do te shkonte ne Jamaica Avenue me trenin J.Atje ishte e dashura e tij,ajo derdengia nazemadhe e Zanzibarit,qe ia dinte tabiatet dhe ia bente qejfin me pashe.Ajo punonte kuzhiniere ne nje restorant peshku.Kjo ishte dashnorja e fundit qe po ia hante parate me te mire dhe po ia thethinte me neps te epshte palcen e paket prej plaku.
I vinte turp qe po i conte lule.Po e kishte zbutur ca si teper ajo kucke e zeze qe vinte ere sepie,karkalece deti dhe midhje Tahiti.Ia bente te gjitha nje me nje.E ushqente me majen e gjerit,i jepte te pinte c't'i donte shpirti dhe pastaj e linte t'i kercente si breshka e detit pa ia hequr deri ne agshol.Per ate pune ai s'kishte te dyte.Me nje fjale ia kalonin si jo me mire,ai te te shtatedhjetat,ajo ende pa i mbushur te pesedhjetat.E kolme,e rrumbullt,e zeze pis,me mish te brydhet perplot afshe te tornadove te Bermudes,ku ai e conte shpesh per pushime.Kishin pese vjet qe flinin ne nje shtrat te madh,qe ishte ndertuar me drurin e kuq te nje pianoje me bisht.Ne balletin prej abanozi dukeshin ende tastat e zinj te basit.Sa here ia kercente ai i shtypte ato me gishterinj per te lajmeruar Muzen se Pegasi ishte shaluar paq.
Tani po i shkonte ne shtepi t'i conte lule,kamelje parisi,ai,Huan Barbadosi qe s'dinte t'i perkedhelte grate.Qeshte me vete.C'ishte kjo teke rioshi qe e kishte kapluar ashtu papritur?Kishte dale nga natyra e vet,ishte bere ca qesharak.Dhe lulet s'dinte t'i mbante.
Mori trenin Q dhe u ul andej nga fundi.Ishte i lodhur,me i lodhur se zakonisht,kishte nje si mbrese rrenimi te shkrumbshem e humbelle te perhumbsheme ne gjoksin e lekurte.Mbylli syte dhe shkoi ne ate dynja.Treni e coi ne Coney Island buze oqeanit ne Brooklin
Nje cift te rinjsh capkene ia moren tufen e luleve nga duart qe nuk i shterngonin me dhe vajza, nje ruse me floke te platinte,i puthi dhe e quajti djalin me perkedheli hajdut lulesh.Ata zbriten dhe plaku mbeti vetem atje ne fund te vagonit duke bere nje gjume te paqte e te thelle,pa gerhitur e pipetire.
Djali dhe vajza u grinden,ai e qelloi dhe ajo e shau,ai e goditi perseri, kesaj radhe me grusht te syte dhe ajo ra pertoke.Erdhi policia dhe mori djalin.Lulet qe kishin rene ne trotuar i mori nje polic.
Plaku nuk po zgjohej.Treni Q vente e vinte neper metrone e zhurmshme te dites se Shen Valentinit.Dikush e preku ne sup,po ai nuk u zgjua.C'gjume!
Polici qe nuk e dinte fare se c'dite ishte dhe lulet si hynin fare ne sy ia la shefit mbi tavoline.
-- C'jane keto lule? e pyeti shefi.
-- I mbante ajo vajza e dhunuar prej atij djalit qe e kemi ketu.
-- Si i quajne?
Ai i vuri ne hunde.Gonxhet kishin shperthyer.
-- Nuk e di.
-- shko pyet djalin.
Polici shkoi dhe pyeti djalin si i quanin lulet.Ai ngriti supet,i tha se nuk e dinte,ia kishte marre nje plaku qe flinte ne trenin Q.Polici u nis dhe pyeti ata ta metrose per nje plak qe flinte ne trenin Q
Shefi priste me parandjenjen e nje dashnori qe i ecte.Cdo vit kishte cuar lule,,jo si keto,po trendafile te verdhe,se ashtu i donte e shoqja.Tani qe ishin ndare,dashnoret qe kishte zene nuk i preferonin dhe aq lulet,ato donin me fort parate.Po ajo e parembremshja,ajo zezakja e kolme qe i kishte gatuar aq mire ato midhjet e Tahitit,ndoshta i pelqente dhe i behej qejfi.Ajo dukej sapak delikate me gjithe mishrat e dendur e te afshte, qe te tundonin aq shume,ato mishra qe ai i kishte kafshuar keqas ne vendet e fshehta e te epshta duke i zbuluar me perdhune.
Polici trokiti dhe hyri brenda.
-- Shef,plaku kishte vdekur ne gjume.
-- S'ka gje,e kisha me teper nga kureshtja.Nuk eshte mire t'i dhurosh nje gruaje lule pa ua ditur emrin.Doja t'ia coja asaj te parembremshes,te kujtohet ajo kuzhinierja zezake,e Jamaica Avenue,e atij restorantit te peshkut te qoshja,qe i qante midhjet e Tahitit?
Nuk ka komente:
Posto një koment